Reagon Arbërie Nagavci pas ftesës së Osmanit – Ja si përgjigjet VV

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ,është deklaruar për ftesën e Presidentes Osmani, para vazhdimit të seancën konstituive të Kuvendit shkruan Gazeta Infokus.

Ajo tha se për këtë do të njoftoj kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Ndryshe sot do të bëhet përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive, e ndërprerë të dielën do të vazhdojë në orën 10:00. Kjo do të jetë seanca e 15-të çdo 48 orë që nga 15 prilli.

Banorët nën breshëri plumbásh në mesnatë – Dalin detaje tronditëse nga sulmi i armatosur në Prishtinë
Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Prishtinë është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Dy vetura janë dëmtuar të masë të madhe ngase në to janë shkrepur armë.

 

 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gëzhojë të armës AK-47.

Por nga ky akt terrori, kanë mundur të pësojnë edhe banorët që jetojnë pranë rrugës “Bardhyl Qaushi”.

Plumbat kanë depërtuar në ballkon dhe muri të banesave pranë kësaj rruge

‘Natë lufțe’ në Prishtinë – 22 plumba tronditin rrugën ‘Rrugën B’

Ky është oficeri serb i BIA-s, që komunikonte me Hysri Selimin i dyshuar për spiunazh

Përgjimeve të reja kanë dalë nga dosja e Hysri Selimit – i arrestuar për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb, BIA.

Në emisionin Debat Plus, Ermal Panduri ka dhënë detaje të reja për Igor Babiq me të cilin ka punuar ngushtë Hysri Selimi.

‘’ I lindur në vitin 1975 është lindur në Gjilan, officer I BIA-s në Nish të Serbisë.  Igor Babiq ka peshë të madhe në rajonin e Gjilanit ku ëhstë nga njerëzit më të rëndësishëm për ruajtjen e pushtetit nga Lista Serbe. Ky është oficeri I BIA-s që I ka dhënë detyra Hysri Selimit. Selimi ka pas disa udhëtime në Serbi për të cilat AKI ka të dhëna. Dihen metodat e udhëtimit, vendet e takimit dhe masat që I ka marr për parandalimin e rrjedhës së informacionit. Babiq ka punuar në vitet e 90-ta për sigurimin e shtetit të atëherë Jugosllavisë’’, tha Panduri

‘Natë lufțe’ në Prishtinë – 22 plumba tronditin rrugën ‘Rrugën B’

Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në rrugën B në Prishtinë është raportuar për të shtëna intensive me armë zjarri.

Sipas burimeve  brenda Policisë, Sinjali raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 dhe 6 të tjera të kalibrit 9×19 mm, që dyshohet se janë shkrepur nga pistoletë.

Si pasojë e gjuajtjes janë dëmtuar dy vetura, një Mercedes dhe një BMË, të cilat ishin të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhur incidenti.

Njësitet e hetimeve dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë sekuestruar provat. Pronarët e veturave të dëmtuara pritet të paraqiten për të dhënë deklaratat lidhur me dëmet materiale.

Rasti është cilësuar nga autoritetet si: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetim intensiv nga ana e Policisë së Kosovës.

Sinjali do të sjellë detaje të reja sapo ato të konfirmohen nga institucionet kompetente.

Parashikimi i motit

Sot parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në mëngjes të ketë reshje të pakta lokale shiu. Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në zonat malore pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në perëndim të vendit.

Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.

Këshilli i Evropës i kthen shpinën Kosovës – S’është në agjendë as kësaj here

Kosova nuk pritet të jetë në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës as në mbledhjen e komitetit të Ministrave që mbahet sot.

Në mbledhjen që do ta mbajë Komiteti i Ministrave sot dhe nesër, Kosova nuk figuron si pjesë e agjendës.

Një nga zërat që përfaqësoi Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KiE’’së, deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se nuk e sheh asnjë mundësi që Kosova të jetë në agjendë.

“Si një vend që për momentin jemi pa institucione, pa përfaqësim, si një vend që nuk kemi aleatë që flasin për ne, që lobojnë për shtetin e Kosovës, unë nuk shoh që të ketë asnjë hap pozitiv dhe nuk e shoh asnjë mundësi që Kosova të jetë në agjendë, në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Ministrave”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, një kthesë pozitive mund të vije vetëm nga një qeverisje e re.

“E kemi pas një qeveri e cila nuk ka qenë bashkëpunuese me aleatët tanë, e cila nuk i ka përmbushë premtimet të cilat i ka dhënë karshi aleatëve tanë dhe prandaj ne jemi një shtet që nuk ka asnjë përkrahje nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Kushtet kryesore për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ishin zbatimi i vendimit të Kushtetueses për kthimin e pronave të Manastritit të Deçanit dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.