Vajzë a djalë? Gëzimja konfirmon gjininë e bebit të tretë

E veshur me të bardha dhe xhinse, përkrah vajzës dhe djalit të saj të parë, Gezimja ka zbuluar se pret një djalë tjetër. Me ngjyrën blu të përdorur si simbol, e vendosur mbi bluzën e saj të bardhë, nuk ka dyshim që në familje do të vijë një princ i vogël.

Në setin fotografik mungon bashkëshorti i saj, Hami Osmani, djali i këngëtares Remzie Osmani, i cili siç duket, nuk është shumë i dhënë pas fotografive publike.

Megjithatë, energjia dhe dashuria familjare reflektohet plotësisht përmes pamjeve të nënës me dy fëmijët e saj, vajzën me kaçurrela të ëmbla dhe djalin që tashmë po përgatitet për të qenë vëlla i madh.

 

Analisti Sadiku paralajmëron rënien e VV-së: Populli nuk fal më

Analisti Ermal Sadiku, mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli për situatën politike në vend, duke thënë se populli i Kosovës edhe pse ngadalë, reagon ndaj lëvizjeve të tilla.

Ai u shpreh se kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme populli do ta ndëshkojë Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell Klankosova.tv.

“Populli i Kosovës reagon ngadalë ndaj lëvizjeve të tilla, por reagon edhe do të reagojë në zgjedhjet e ardhshme, potencialisht nëse mbahen këtë vit”.

“Patjetër, Lëvizjen Vetëvendosje do ta ndëshkojë, ajo ka qenë në trend të rritjes, populli e vëren sepse aty është bllokada, e vëren se Lëvizja Vetëvendosje mundet me e ndërru pa asnjë problem kandidatin për kryeparlamentar, nuk i ka votat e nevojshme për ta bërë këtë kandidat që e ka vendosur, mund ta propozojë dikë tjetër dhe populli nuk e ka borxh me pritë”, u shpreh tutje Sadiku.

Në vend që të kapë hajdutët, hajdutët i vodhën armën zyrtares policore në Klinë

Një zyrtare policore ka mbetur pa armën e saj zyrtare, e cila iu vodh gjatë paradites së sotme në Sfërkë të Klinës.

Sipas burimeve të KLINA.info, personi në fjalë ka thyer automjetit e saj, pas ku edhe ia ka rrëmbyer armën zyrtare.

KLINA.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku aty kanë dalë ekipet e hetuesisë për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Klina.info për këtë rast ka kontaktuar zyrtarët e Zyrës për Informim të Policisë në Rajonin e Pejës ku dhe kanë deklaruar se aktualisht nuk kanë ndonjë informacion të detajuar lidhur me këtë incident.

Donjeta Kosumi shtatëzënë?

Donjeta Kosumi ka ndezur rrjetin me një postim në Instagram.

Në një foto ku shfaqet një enë e mbushur me qershi të gjelbra dhe dy emoji që lanë hapësirë për interpretime – një grua shtatzënë dhe një fytyrë që qesh me lot.

Ky postim shkaktoi reagime të shumta nga ndjekësit, duke ngritur menjëherë dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Shumëkush e interpretoi si një lajm të madh për jetën e saj personale, mirëpo e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe.

Burime për Prive by Liberta Spahiu bëjnë të ditur se bëhet fjalë vetëm për një shaka të këndshme nga ana e Donjetës, e cila si gjithmonë e ruan stilin e saj plot humor dhe spontanitet.

E vërteta? Jo, Donjeta nuk është shtatzënë – por padyshim, ajo është mjeshtre për të marrë gjithë vëmendjen me një story të thjeshtë. Dhe fansat? Kanë mbetur duke buzëqeshur, si gjithmonë!

Memli Krasniqi: Për kryeparlamentar s’votojmë asnjë nga anëtarët e Qeverisë Kurti II

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK nuk do ta votojë për kryetar të Kuvendit asnjë nga emrat që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti 2.

“Unë nuk kam dhënë propozime të emrave  konkret pikërisht për të ruajtur parimin që propozimi i takon partisë së parë. Megjithatë kolegu ynë z.Haradinaj ka propozuar dy emra: zonjën Bogujevci dhe zonjën Selimi të cilat jam i bindur se do t’i merrnin votat. Haradinaj ka thënë publikisht se do t’i votonte. Tani unë po përgjigjem konkretisht këtë që ia kam thënë z.Kurti. Ndoshta është hera e parë që po e them publikisht por qëndrimi i PDK-së është që ne nuk do ta votojmë asnjëherë asnjë nga anëtarët e qeverisë Kurti II sepse konsiderojmë se të gjithë janë përgjegjës për degradimin që e kanë sjellë vendin tonë.”, tha kreu i PDK-së.

Ai e ka komentuar edhe  takimin e sotëm mes liderëve të partive politike dhe Presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se nuk ka pasur pritje për zgjidhje konkrete, por e konsideron takimin si një hap të rëndësishëm drejt daljes nga kriza.

“Jo që kisha shpresa të mëdha që të kishte një zgjidhje por që të ishte edhe një hap përpara. Ne jemi munduar në çdo hap që veprimet tona të jenë kontribut për të dalë nga kriza që jemi si vend. Takimi ishte pak a shumë përsëritje e qëndrimeve publike që i kemi dhe nuk është që pritej, apo rezultoi me ndonjë zhvillim pozitiv që do të mundësonte daljen nga kriza, por nuk duhet ta shohim si të pavlerë por duhet ta shohim si një hap i duhur.”, tha Krasniqi në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Kreu i PDK-së fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke e lidhur këtë me insistimin për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“Kam propozuar që Presidentja, në përputhje me kompetencat e saj, të shqyrtojë mundësinë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një pyetje për interpretim kushtetues,” shtoi ai.

Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Albin Kurti nuk e ka pasur fjalën për Bedri Hamzën e Lumir Abdixhikun kur gjatë fushatës i kishte quajtur “hajvan”.

Sipas Pecit, Kurti e kishte fjalën për një eksponent të LDK-së, mirëpo jo për Abdixhikun.

“I harroj emrat, por e ka pasur fjalën për një eksponent të LDK-së që është nga Ferizaj”, ka thënë Peci në T7.

“Ai kishte dhënë disa premtime dhe pjesë të programit, ku në disa prej tyre projeksioni për buxhetin e kishte kaluar edhe GDP e Kosovës”.

Nëse e shihni këtë person lajmërone mënjeherë policinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Stacioni Policor në Podujevë, ka bërë publike fotografinë e një personi të dyshuar i cili është shpallur në kërkim, me autorizim të Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari akuzohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e cila është e paraparë me nenin 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Rasti për të cilin po zhvillohen hetimet ka ndodhur më 6 nëntor 2024, në rrugën “Fitorja”, në fshatin Letanc të Podujevës.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të kontribuojnë me informacione që mund të çojnë në identifikimin apo lokalizimin e personit të dyshuar, qoftë përmes tipareve fizike apo të dhënave tjera që mund të ndihmojnë hetimin.

 

BIK-u nis grumbullimin e porosive për Kurban, ky është çmimi astronomik për sivjet

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka njoftuar se edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.

Sipas një njoftimi, këtë vit Kryesia e Bashkësisë Islame ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 180 euro ose kundërvlera e këtij çmimi, për çka ka ngjallur reagimin e shumë qytetarëve që po e vlerësojnë si çmim të lartë.

Ndryshe, javëve të fundit në Kosovë po vazhdon ngritja e çmimeve për shumicën e produkteve bazike, me arsyetimin e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Në fshehtësi, këngëtarja shqiptare martohet me të dashurin arab

Këngëtarja shqiptare Anita Latifi, e njohur nga formati “DSDS” dhe aktualisht pjesë e spektaklit “Kampf der Realitystars”, ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Fabrice në fshehtësi të plotë.

Çifti është bashkë prej gati shtatë vitesh dhe njihen që nga koha e shkollës. Në një prononcim për BILD, Anita tregon:
“U fejova në prill në Zandvoort (Holandë), në bregdet. Propozimi ndodhi në perëndim të diellit, ishte vërtet romantik. Ishte një surprizë e bukur. Por pas kaq shumë vitesh lidhje, mendoj se ishte momenti i duhur.”

Pas propozimit, nuk kanë humbur kohë: “Donim menjëherë të martoheshim në mënyrë civile. Vetëm me familjen më të afërt. Asnjë nga miqtë tanë nuk e dinte”.
Sipas gazetës gjermane BILD, ceremonia u mbajt fundjavën e kaluar në Schloss Martfeld në Schwelm, një vend i mrekullueshëm dhe privat.
Anita vendosi të mos e bëjë publik mbiemrin e bashkëshortit, por konfirmoi se do të vazhdojë të përdorë emrin e saj artistik:
“Donim që gjithçka ta shijonim vetëm për veten tonë”.

Pas ceremonisë, çifti e festoi martesën në një restorant elegant, larg syve të publikut. “Fillimisht e mbajtëm gjithçka private – por tani duam ta ndajmë këtë lumturi edhe me fansat tanë.”

 

Gjatë xhirimeve të spektaklit “Kampf der Realitystars” në fillim të vitit 2025, Anita zbuloi se ishte shtatzënë.
“Në mes të setit, testi i shtatzënisë doli pozitiv,” tregon ajo për BILD.
Aktualisht në ekran ajo shfaqet ende pa barkun e shtatzënisë – të mërkurën ajo hyri në vilën e të famshmëve në plazhin e Tajlandës dhe nisi menjëherë përplasjet e para me banorët e tjerë.

A do ta trashëgojë foshnja e ardhshme karakterin shpërthyes të Anitës? Kjo mbetet për t’u parë. Ndërkohë, çifti po mendon të organizojë një dasmë më të madhe pas lindjes së fëmijës.