Nesër moti me borë, ja se në cilat zona do të ketë reshje

Mendimi për motin – 15.05.2025

Mot i ftohtë me shi dhe erë parashihet për ditën e premtë, me kalimin e frontit të ftohtë në vend, që shoqërohet me erëra të fuqishme veriore, me hove çasti deri në 16m/s (60km/h). Të reshurat pritet të përfsihën vendin që sonte nga mesnata dhe orëve të hershme të mëngjesit për të vazhduar kohëpaskohe gjatë tërë ditës. Më të shumta po parashihet të jenë pjesëve më jugore përreth vargmaleve të Sharrit, deri nga Ferizaji dhe Gjilani. Temperaturat pësojnë rënie nga 12C e 14C fillimisht, deri në 7C e 9C gjatë ditës, e më vonë zbresin deri në 3C e 5C. Me këtë rënie të temperaturave reshje dëbore parashihen zonave malore fillimisht nga Alpet Shqiptare, e më vonë nga Sharri, paraqiten mundësi dhe nga bjeshkët e Gollakut, prej 1000m lartësi mbidetare. Reshje dëbore mund të bien dhe nga pjesë të larta të Gërmisë.

Ditën e shtunë mbetet mot më i ftohtë, me më shumë vransira që kalojnë mbi vend, herë herë të shoqëruara me ndonjë rigë shiu. Minimalet zbresin deri në 2C e 3C. Viseve malore ende mund të shfaqen kushte për ndonjë rrebesh bore. Ditën e diel më shumë diell, mirëpo orëve të pasdites parashihen kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 18C e 19C. Ditëve të para të javës vijuese, duken gjasa për mot paksa më stabil, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave mbi 20C. Të hënën pasdite, nuk duhet përjashtuar mundësinë për ndonjë rrebesh shiu përreth viseve malore. Minimalet shënojnë rritje deri në 7C. Erërat ndryshojnë drejtimin nga perëndimi e jugperëndimi, dhe frynë të lehta e mesatare 3-10m/s.

Nga Prishtina në Dubai: Arbenita lë pa fjalë, dhurata për ditëlindje kap shifrën marramendëse

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka bërë sot një postim në Instagram që nuk ka kaluar pa u vënë re, transmeton Insajderi.

Pak ditë pas ditëlindjes, ajo ka shpërndarë një video teksa provon një nga orët më të lakmuara në botën e luksit, një Audemars Piguet Royal Oak totalisht e mbuluar me diamante.

Në përshkrim, Arbenita shkruan: Imagjino të më urresh ndërkohë që unë zgjedh orën e ëndrrave të mia.

Me këtë postim, ajo duket se jo vetëm ka zgjedhur një aksesor super luksoz, por edhe ka dhënë një mesazh të qartë: jetën po e jeton sipas standardeve të saj, pa u ndikuar nga zërat e tjerë. 

Dhe fjala “luksoz” është pak të thuhet. Ora që shihet në dorën e saj është një Royal Oak Full Diamond, e njohur në botën e koleksionistëve për çmimin marramendës që fillon nga 150,000 dollarë dhe mund të shkojë deri mbi 500,000, në varësi të personalizimit, cilësisë së diamantëve dhe materialit bazë të orës (shpesh ari i bardhë ose platini).

Dizajni është ikonë i shtëpisë së orëve Audemars Piguet, me formën tetëkëndëshe karakteristike dhe ndriçimin e çmendur të mijëra gurëve të çmuar që mbulojnë çdo milimetër të sipërfaqes. Ky nuk është thjesht një aksesor, por një deklaratë fuqie, stili dhe statusi.

Kujtojmë që Arbenita prej kohësh jeton në Dubai, ku është përfolur për një lidhje me një biznesmen të pasur nga Emiratet.

E larguar nga skenat publike shqiptare dhe pas ndarjes me Fero, ajo ka ndërtuar një imazh të ri, që shkon përtej titullit të “ish-it të dikujt”.

E ndërsa rrjeti ka nisur të vlojë nga komentet, një gjë është e qartë: Arbenita s’po zgjedh më, ajo po dominon. Me orën e ëndrrave në dorë, buzëqeshjen ironike dhe një lifestyle që flet vet, ajo ka vendosur të jetë në kohën e vet.

Vdes aktori i njohur amerikan

Aktori i njohur i filmave Joe Don Baker ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.Shkaku i vdekjes së tij nuk u bë i ditur akoma.

Aktori i personazheve të famshëm u rrit në Teksas dhe pasi shërbeu në Ushtrinë Amerikane u zhvendos në Neë York City për të studiuar aktrim.

Ai u regjistrua për herë të parë në filma në vitet 1960 duke punuar në më shumë se 50 filma.

TË NGJASHME:

Vdes në moshë të re aktori i njohur kosovar!

“Maska më e frikshme në institucionet e Kosovës…”, shfaqen afishe kundër zyrtares së lartë të Vetëvendosjes

Në rrugën “Fehmi Agani” të Prishtinës janë shfaqur afishe që kritikojnë një zyrtare të lartë të partisë Vetëvendosje, Dejona Mihalit.

“Për Halloween bonu si Dejona… Maska më e frikshme në institucionet e Kosovës”, është shkrimi që i është vendosur afishes.

Pamjet janë përcjellë sot në redaksinë e Insajderit nga lexuesit.

Zbulohet skandali: Dejona Mihali vendos kur të ndalet rryma në Kosovë, e kur jo

 

Nipi i Gani Gecit bashkohet me Gërvallën e Pecin në ‘GUXO’

Gjatë ditës së sotme njëri nga anëtarët e familjes Geci i është bashkuar Partisë Guxo.

Kështu ka bërë të ditur Donika Gërvalla përmes një njoftimi për media.

”Sot, në Partinë Guxo mirëpritëm Fatos Gecin, ekonomistin nga Drenica. Ai po bashkohet me familjen tonë politike, duke pasur guximin, idealizmin, patriotizmin dhe formimin institucionalist që e ka në asht, si pinjoll i denjë i familjes tradicionale e fisnike të Bajraktarit të Llaushës, djali i vëllait të madh nga Shtatë Vëllezërit Geci” ka shkruar Gërvalla.

Sipas Gërvallës, ‘Guxo’ është trashëgimtare e denjë dhe e vetme e Ibrahim Rugovës.

”Duke trashëguar traditën, familja e Fatosit dha provimin më të madhërishëm. Fillimisht, në rezistencën civile, pas kësaj si bashkëluftëtarë të Adem Jasharit e luftëtarë deri në çlirimin e vendit dhe në përpjekjen e përhershme për shtetndërtimin e Kosovës, gjithmonë duke qenë mbështetës të institucioneve të Kushtetutës së Kaçanikut dhe të Presidentit Ibrahim Rugova. Nga sot, rrugën për Kosovën, Fatos Geci do ta bëjë bashkë me Partinë Guxo, trashëgimtaren e denjë dhe të vetme të Ibrahim Rugovës”, ka shkruar Gërvalla

Kur mund të kemi zgjedhje në Kosovë, deklarohet Presidentja Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, është prononcuar pas takimit që ka zhvilluar me liderët e partive lidhur me ngërçin e krijuar në Kuvend duke thënë se ka pasur disponim minimal dhe se atmosfera në takim s’ka qenë e tensionuar, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë se tek liderët ‘’vullnet ka’’.

‘‘Unë  përmenda që pavarësisht dallimit në qëndrimi diskutimi ka qenë me respekt të ndërsjellë dhe ka qenë konstruktiv. Kam pa lloj-lloj takimesh, në atmosfera të tensionuara, dhe ky nuk ka qenë i tillë. Tymi i bardhë do të dalë vetëm kur kemi konstituim të Kuvendit, akoma nuk jemi në atë pikë. Disponim minimal e thash në kontekstin që vullnet ka’’, ka deklaruar ajo.

Tutje, ajo është pyetur edhe nëse janë diskutuar zgjedhjet si mundësi e daljes nga situata aktuale duke deklaruar është fol se nëse shkohet shumë gjatë me situatën e njëjtë duhet që liderët të pajtohen për zgjedhje, porse, edhe për këtë çështje duhet konstituimi i Kuvendit fillimisht.

‘‘Sa i përket zgjedhjeve, të gjithë jemi pajtuar që siç e dini Kushtetua e parasheh që zgjedhje mund të ketë në disa raste;  Në qoftë se 2/3 e kuvendit vendosin të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit; Në qoftë se dështojnë në zgjedhjen e qeveris; Në qoftë se ka pastaj votë mosbesimi ndaj qeverisë. Për momentin pa konstitumin të Kuvendit, nuk mund të shkohet të asnjëra nga këto opsione. Edhe në qoftë se partitë pajtohen që të shkojnë në zgjedhje, fillimisht duhet me u konstitu kuvendi.  U fol që në qoftë se shkohet shumë shumë gjatë, mund të vijmë në një pikë ku liderët duhet të ulën dhe të pajtohen për zgjedhje, mirëpo edhe për këtë parakusht është konstituimi i Kuvendit. Pa u pajtuar për konstituim të Kuvendit, nuk mund të pajtohen as për zgjedhje’’, ka deklaruar ajo.

Osmani deklarohet pas takimit me liderët politikë, pritet të ndërrmar këtë hap

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me liderët e partive politike, ku paralajmëruar se do të ketë takime të tjera.

Osmani tha se duke filluar nga java e ardhshme, mund t’i takojë edhe ndaras secalin lider nëse ka nevojë, shkruan Reporteri.net.

Osmani përgëzoi liderët e partive, për siç tha, qasjen e tyre konstruktive.

“Tani unë dua që t’i përgëzoj të gjithë liderët pjesëmarrës për qasjen e tyre konstruktive gjatë këtij takimi, sado që kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërmuese të temave, megjithatë me qasje konstruktive. Secili prej tyre treguan vullnet të mirë që të gjendet një zgjidhje përpara dhe të konstituohet Kuvendi sa më parë”, tha Osmani.

Sipas saj, “ekziston një disponim minimal”, për çka tha se është e bindur se do të rritet me kalimin e kohës, që tha se shpreson shumë se s’do të jetë kohë e gjatë.

Osmani tha se mund ta çojë këtë çështje në Kushtetuese, por se aktualisht do të presin. Ajo tha se këtë e ka përmendur edhe në takim dhe se s’ka pasur kundërshtim për këtë.

“Kam shprehur gatishimëirnë pas diskutimeve që të shohim rrugën përpara në qoftë se është e nevojshme, mirëpo për momentin mendoj që duhet të vazhdojnë përpjekjet për krijim me vetë vullnetin e partive, Nëse zvarrityet shumë, janë disa opsione. Një opsion është vetë deputetët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Mënyra tjetër është që unë si president ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ajo.

Thirrje tronditëse nga gazetari Nexhat Behluli: Kërkon ‘eliminimin’ e 10 gazetarëve nga Kosova!

Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli, ka bërë një postim katastrofal në Facebook, ku ka bërë thirrje për eliminimin e 10 gazetarëve të Kosovës.

Ai i ka quajtur ata “kancer i shtetit të Kosovës”.

“Nëse vetëm pak ja keni haberë profesionit të gazetaris e keni kuptu si funksionojnë këta profiterat medial, njëri prej tyne e publikon një Lajm tendencioz, të gjithë pas e publikojnë të njejtin Lajm vetëm ja ndryshojnë titullin. Nëse njërit prej ktyne ju zbulohet naj aferë, të gjithë këta tjerët pastaj i dalin në mbrojtje ! Këta janë kancer i shtetit të Kosovës dhe çka është më e keqja shumë jan forcu, nuk nalen, e vetmja mundësi me ja nal hovin e zullumit është sikur Bullgaria dhe Rumania qysh i ka  eliminu kriminelët në prag të antarsimit në BE”, ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni postimin e tij:

Zbulohet se çfarë tha Kurti në takim me Presidentën dhe liderët politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit të mbajtur sot nga Presidentja e vendit me liderët e partive parlamentare, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që ka përfshirë vendin, transmeton IndeksOnline.

 

 

 

Abdixhiku tha se nga takimi nuk doli asnjë gatishmëri për të dalë nga situata aktuale, duke theksuar se Vetëvendosje nuk ofroi asnjë ide apo propozim konkret për zgjidhjen e krizës.

“Nuk u dha gatishmëri që të dilet nga situata. Gjendja e tanishme është pa asnjë iniciativë nga VV. Nga ta nuk ka brengë e as urgjencë që kjo çështje të zgjidhet”, tha Abdixhiku, i cili kritikoi ashpër qasjen e partisë në pushtet.

Ai bëri të ditur se kishte propozuar formimin e një qeverie uniteti për një kohë të caktuar, ide e cila sipas tij u prit mirë nga pjesëmarrësit, përjashtuar partinë e parë – VV-në.

 

 

“Jam i lumtur që kishte reflektim nga partitë tjera. Por VV nuk ka asnjë ide si të dilet nga kjo situatë. Ky ngërç politik është i dëshmueshëm”, shtoi ai.

Kreu i LDK-së njoftoi se pas këtij takimi, do të mblidhet kryesia e partisë për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

“Nuk jemi të interesuar të vazhdojmë me cirkun e çdo 48 orëve me seanca pa përmbajtje. I bëj thirrje Presidentes që sa më shpejt ta shqyrtoi mundësinë që këtë çështje ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Abdixhiku.

Duke vënë theksin në përgjegjësinë e partisë së parë për formimin e shumicës, Abdixhiku tha se ishte i habitur nga qëndrimi i kryeministrit Kurti.

“Ajo që më habiti më së shumti ishte deklarata e Kurtit se nuk ka asgjë urgjente. Fakti që ai nuk e kupton se është urgjente zgjidhja e kësaj çështjeje është shumë shqetësuese”.

Ai theksoi se LDK nuk do t’i tradhtojë kurrë votuesit e saj, ndërsa përsëriti akuzat se partia e parë ka bllokuar vendin.

“E ftojmë partinë e parë që të ofrojë zgjidhje dhe të dalim nga kjo situatë”, përfundoi ai./