div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është kosovari që zgjidhet kryetar komune në një qytet në Texas

Gino Mulliqi, me prejardhje nga Kosova, është zgjedhur kryetar i komunës në qytetin Wylie të shtetit të Texasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u emërua në këtë pozitë nga anëtarët e këshillit komunal të qytetit, i cili numëron rreth 60 mijë banorë dhe gjendet në pjesën verilindore të Texasit.

Pas zgjedhjes, Mulliqi ka falënderuar kolegët për besimin dhe mundësinë që t’i prijë qytetit, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për paraardhësin e tij, Tem Jeff Forrester.

“Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për ish-kryetarin e komunës, Tem Jeff Forrester, për shërbimin e tij dhe udhëheqjen e qëndrueshme. Jeff ka dhënë një shembull të fortë dhe jam mirënjohës për themelet që ka hedhur”, ka shkruar Mulliqi në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se është një nder i madh për të që t’i shërbejë komunitetit të qytetit Wylie dhe premtoi se do ta kryejë detyrën me përkushtim të plotë.

“Jam i përkushtuar që këtë rol ta kryej me integritet, transparencë dhe bashkëpunim”, theksoi Mulliqi.

Zgjedhja e tij në këtë pozitë të rëndësishme përbën një tjetër histori suksesi të diasporës kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima shtetase e Shqipërisë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në përplasjen mes një kamioni dhe një veture, e vdekur ka mbetur një grua. Viktima është shtetase e Shqipërisë, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

“Autostrada Ibrahim Rugova / km-7 / 14.05.2025 – 13:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë e udhëtarëve me targa të Shqipërisë me drejtues meshkuj shtetas të Shqipërisë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Redoni feston ditëlindjen, a e uroi Egli?

Ditën e sotme këngëtari Redon Berani feston ditëlindjen.

Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ai bëri një falënderim të veçantë, shkruan Indeksonline.

“Sot e kam ditelindjen 🎉

Faleminderit Zotit per shendetin, familjen dhe shoqerine 🥂”, shkroi ai përbri postimit.

 

Deri më tani, Egli nuk e ka uruar dhe nuk dihet sesi qëndrojnë raportet mes tyre pa përfundimit të “BBVA4”.

 

 

Inflacioni nuk ndalet -Çmimet e kafesë, çajit dhe kakaos rriten ndjeshëm

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 3 për qind më i lartë në muajin prill krahasuar me prillin e vitit 2024 dhe 0.2 për qind në krahasim me marsin e këtij viti, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Në muajin prill, ndër produktet që kanë pësuar rritjen më të ndjeshme të çmimeve janë kafeja, çaji dhe kakaoja – me një mesatare alarmante prej 16% më shumë krahasuar me një vit më parë. Bashkë me to, janë shtrenjtuar ndjeshëm edhe shërbimet për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit personal, frutat, vajrat dhe yndyrnat, mishi, energjia elektrike, produktet bazë të bulmetit (qumështi, djathi, vezët), perimet, si dhe shërbimet hoteliere dhe pijet alkoolike.

Sipas të dhënave të muajit mars 2025, inflacioni ishte 0.8 për qind në nivel mujor, dhe 2.9 për qind në nivel vjetor, krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Ndërsa në janar, , inflacioni mujor i matur ishte 0,7 për qind, ndërsa norma vjetore e inflacionit arriti në 1,5 për qind krahasuar me janarin e vitit 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimet mesatare të produkteve gjatë dy muajve të fundit kanë arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit.
Vdes një grua në Prishtinë

Të mërkurën rreth orës 02:05, policia ka njoftuar se një femër ka humbur jetën në Prishtinë.

Sipas njoftimit, vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjeksor dhe me kërkesë të familjarëve dhe me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Prishtinë / 14.05.2025 – 02:05. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës femër kosovare e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me kërkesë të familjarëve dhe me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërsa rasti është inicuar si “hetim i vdekjes”.

A është në lidhje me Anen? Kevini habit me përgjigjen

Vëmendje të madhe që pas përfundimit të “BBVK”, kanë çiftet të cilat janë krijuar në këtë format.

E një dyshe e cila pëlqehet shumë nga publiku janë Ana dhe Kevini, shkruan Indeksonline.

Ai në “Instastory” ka hapur një pyetësor ku nuk kishte si të ikte nga pyetjet për Anen.

“A je me Anen a jo?”, ishte pyetja drejtuar atij.

 

Ai u përgjigj që ende janë bashkë, dhe nuk do të ndahen kurrë.

Më poshtë keni postimin e plotë./Indeksonline/

 

Parashikimi i motit për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku vonë pasdite dhe në mbrëmje, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, ndërsa pas mesnate intensifikim i reshjeve në të gjithë vendin.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-52 km/h, raporton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C.