Trump: SHBA duhet ta marrë Gazën dhe…

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rripi i Gazës duhet të kthehet në atë që ai e quajti një “zonë e lirë” e kontrolluar nga SHBA, megjithëse specifikat në propozimin e tij mbeten të paqarta.

“Unë kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira, bëjeni atë një zonë të lirë, lërini Shtetet e Bashkuara të përfshihen dhe ta bëjnë atë vetëm një zonë lirie. Keni një zonë të vërtetë lirie, sepse duket se Gazës, çdo herë, çdo 10 vjet, i ndodh dhe më shumë se kaq”, tha Trump.

“Në të vërtetë ndodh gjatë gjithë kohës. Nuk zgjidhet problemi i Gazës”, shtoi ai.

Trump tha se “nëse është e nevojshme, mendon se do të ishte krenar që SHBA ta marrë atë dhe ta bëjë një zonë të lirë”, shkruan AA, përcjell Telegrafi.

“Lërini disa gjëra të mira të ndodhin. Vendosini njerëzit në shtëpi ku ata mund të jenë të sigurt”, vazhdoi presidenti amerikan.

Ndryshe, Trump së pari paraqiti propozimin e tij që SHBA të merrte pronësinë e Gazës në shkurt.

Plani u kundërshtua gjerësisht nga kombet në mbarë botën, por ai ka vazhduar ta përsërisë atë gjatë tre muajve të fundit.

Megjithatë, përshkrimi i tij i “zonës së lirisë” është i ri.

Detajet se çfarë do të sillte kjo mbeten të pakta pasi presidenti nuk dha hollësi të tjera.

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

Një incident i rëndë ndodhi në një fluturim të Lufthansës në shkurt kur bashkëpiloti i avionit Airbus A321 humbi ndjenjat teksa ishte vetëm në kabinën e pilotit, duke bërë që fluturimi të mbetej pa një pilot aktiv për rreth 10 minuta.

Sipas raportit përfundimtar të autoriteteve spanjolle të publikuar të enjten Airbus A321 po operonte në linjën Frankfurt-Sevilje me mbi 200 pasagjerë në bord.

Incidenti ndodhi kur avioni kishte hyrë në hapësirën ajrore spanjolle dhe ishte afërsisht 30 minuta larg destinacionit të tij. Kapiteni doli përkohësisht nga kabina e pilotit për arsye personale, pasi kishte përcaktuar se bashkëpiloti i tij ishte në gjendje të mirë.

Kur u kthye tetë minuta më vonë, e gjeti derën e kabinës të mbyllur dhe bashkëpilotin pa ndjenja. Ai u përpoq të fuste fjalëkalimin pesë herë, ndërsa një asistente fluturimi u përpoq të komunikonte nëpërmjet interfonit, por pa sukses.

Në fund, mekanizmi i aksesit emergjent u aktivizua dhe, pak para se të skadonte kohëmatësi përkatës, bashkëpiloti rifitoi pjesërisht vetëdijen dhe hapi derën.

Sipas raportit, bashkëpiloti 38-vjeçar ishte “i zbehtë, i djersitur dhe kishte lëvizje të pazakonta”.

Kryepiloti menjëherë kërkoi ndihmë, ndërsa ekuipazhi i kabinës dhe një mjek në bordin e avionit ofruan ndihmën e parë dhe kapiteni vendosi ta devijonte fluturimin për në Madrid.

Pas uljes, bashkëpiloti u dërgua në spital. Shkaku i “paaftësisë së papritur dhe të rëndë” të pilotit ishte një krizë epileptike, për shkak të një çrregullimi neurologjik, siç raportohet nga ekspertët.

Autoriteti spanjoll i Aviacionit Civil thekson në raportin e tij se gjendja në fjalë është jashtëzakonisht e vështirë për t’u diagnostikuar, përveç nëse piloti kishte shfaqur simptoma në një kontroll të mëparshëm mjekësor.

Si një masë kryesore parandaluese, studiuesit sugjerojnë që Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) të informojë linjat ajrore që të shqyrtojnë rreziqet që lindin kur vetëm një pilot mbetet në kabinën e pilotit.

Befasi në Mitrovicë: LDK shpall kandidatin për kryetar

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka propozuar zyrtarisht Gëzim Plakollin si kandidat për kryetar të komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së fundit të Kryesisë së degës, ku është theksuar besimi i plotë në përvojën dhe angazhimin e Plakollit si dhe vizioni i tij për një Mitrovicë më të zhvilluar dhe me qeverisje më efikase.

Mirëpo, kjo kandidaturë nuk është konfirmuar ende nga organet qendrore të partisë, të cilat janë në proces të vendosjes së kandidatëve.

‘Diana është gati’, çka po paralajmëron Alaudini?

Moderatori Alaudin Hamiti duket se po i vazhdon kontaktet me ish-banorët e Big Brother VIP Kosova.

Pasi ishte i ftuar në iftarin e Leles dhe Leos, i cili mblodhi disa nga shokët dhe miqtë më të mirë të tyre, ai sot pasdite është shfaqur krah Dianës. Mirëpo, ajo që ka lënë më shumë përshtypje është fakti se ka lënë një përshkrim: “Diana është gati”, duke nxitur dyshime se për çfarë bëhet fjalë. A është ndonjë emision apo ndonjë projekt i ri? Po presim që Alaudini të na tregojë të plotë përtej këtij ngacmimi që na bëri sot.

Kujtojmë se aventura e Dianës mbeti në gjysmë pasi u detyrua të largohej për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të saj.

Po ashtu, ajo nisi një romancë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, mirëpo ajo romancë nuk zgjati shumë.

Mesa duket, Diana ka gjetur një rehati të madhe në Prishtinë, ku po punon më së shumti në modelizëm dhe si influencer. Ndërkohë, Norvegjia është bërë një vend ku po qëndron çdo ditë e më pak.

 

E njohur për skandalin me Gjicin, tani i prinë protestës së thirrur nga Sali Berisha

Alma Kaçi, e cila u bë e famshme për videon në zyrën e Safet Gjicit, ka dalë këtë të premte në protestën e Sali Berishën.

Pjesëmarrja e Kaçit ka tërhequr vëmendjen, pasi që pas skandalit ajo ka preferuar të qëndrojë larg kamerave.

Ajo është shfaqur në “ballë” të protestës, me një bluzë ku kishte një mesazh për presidenten e KE-së Ursula von der Leyen.

“Ursula, a jeton dot me 100 euro në muaj”, lexohej në bluzën e saj.

Alma Kaçi u dënua nga GJKKO për “prostitucion” me një vit burg, ndërsa nga hetimet rezultoi se ajo ishte paguar nga eksponenti i PD-së dhe kundërshtari i Gjicit, Abedin Oruçi për të kryer video-regjistrimin.

E njohët vajzën në foto? Sot është fytyra më e dashur e ekranit shqiptar!

Fotografia e mësipërme mund t’ju duket si një imazh i thjeshtë i një fëmije të buzëqeshur, por pas saj fshihet një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, shkruan Gazeta Imazhi.

Me një fustan të bardhë dhe një buzëqeshje të pafajshme që duket se nuk e ka humbur kurrë, kjo vogëlushe është sot një ndër emrat më të suksesshëm të televizionit në të gjitha trojet shqiptare. Prej vitesh ajo ka fituar zemrat e publikut me profesionalizmin, elegancën dhe thjeshtësinë e saj, duke u kthyer në një ikonë të ekranit dhe sidomos të formatit që tashmë e identifikon – reality show-in më të ndjekur shqiptar. Edhe pse nuk është më pjesë e “Big Brother”, formati që dikur e identifikonte, ajo mbetet një ndër moderatoret më të respektuara dhe të dashura në të gjitha trojet shqiptare.

E njihët? Po, është Arbana Osmani – moderatorja që ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme në media dhe që vazhdon të jetë shembull për shumë të rinj që ëndërrojnë suksesin në këtë fushë.

 

Nuk do ta besoni – Arbana Osmani kaq vite është më e madhe se burri i saj

 

Zbulohet! Ky është super ylli botëror që do performojë në Sunny Hill

Ylli i muzikës botërore Shawn Mendes do të jetë këtë verë në Kosovë, në festivalin më të madh, Sunny Hill Festival.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të Sunny Hill është bërë e ditur se artisti kryesor që do të performojë në Prishtinë është Shawn Mendes, më datë 2 gusht, në Bërnicë të Prishtinës.

Gjithashtu, disa nga artistët tjerë shqiptarë që do të ndajnë skenën më të janë edhe MC Kresha, Lyrical Son, Loredana, Sahati e shumë e shumë artistë të tjerë.

Sunny Hill Festival do të mbahet nga data 1 deri më 3 gusht të këtij viti në Bërnicë, ku pritet të jetë një spektakël i vërtetë.

Kjo është nusja e Diaspores që i do vjehrritë më së shumti!

Agnesa, personazhi mjaft i ndjekur në TikTok, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet me videot e saj argëtuese ku në qendër të vëmendjes është vjehrri i saj.

Familja jeton në diasporë dhe shpesh ndajnë situata komike nga përditshmëria e tyre, ku vjehrri luan rolin e një personazhi të çiltër e shpesh të papritur.

Edhe pse më rrallë, në video shfaqet edhe vjehrra.

Me humorin e tyre të natyrshëm, Agnesa dhe familja e saj janë kthyer në personazhe të njohur, por edhe mjaftë të komentuar./Kosovarja/

Reagimi i BE-së për veriun: Veprimet e Kosovës rrezikojnë tensione

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me aksionet e fundit në veri të Kosovës, duke kërkuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe autoritetet e Kosovës të ndalojnë veprimet e njëanshme dhe të tregojnë përmbajtje.

Sipas një deklarate të BE-së, veprimet e tilla janë dënuar për shkak të ndikimit negativ që mund të kenë në përpjekjet për të ndërtuar besim ndërmjet komuniteteve.

Veçanërisht, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për operacionet kundër kompanisë “Vodovod Ibar” në Mitrovicën e Veriut dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës. BE-ja thekson se këto veprime të pakoordinuara mund të dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e një marrëdhënieje më të mirë ndërmjet komuniteteve.

Në reagimin e Bashkimit Evropian, theksohet gjithashtu rëndësia që ka angazhimi i Kosovës dhe Serbisë në dialog, si dhe zbatuar marrëveshjet e arritura, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Reagimi i plotë:

Veprimet e fundit të policisë së Kosovës, inspektimet dhe mbylljet e shërbimeve publike rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale, si dhe të dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Jemi veçanërisht të shqetësuar për operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovicën e Veriut dhe kundër uzinës së furnizimit me ujë dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

I bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë të ndalojnë këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës.

Si Kosova, ashtu edhe Serbia, u bëhen thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në kuadër të këtij dialogu, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve. 

Nesër sërish moti me borë, ja se në cilat zona do ketë reshje

Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu vransirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, e viseve malore rrebeshe të shkurta bore. Mbetet ende ftohtë, me minimale që zbresin në 3C e 5C, ndërsa temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 18C. Frynë erë veriperëndimore e perëndimore, 3-7m/s.

Mot kryesisht me diell parashihet të dielen, me një rritje të temperaturave deri në 18C e 20C. Pasdite pjesëve veriore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut pritet të përfshinë vendin më shumë ditën e hënë. Të martën në mes vransirash të ndryshueshme, priten mundësi për ndonjë rigë shiu. Më shumë diell të mërkurën, megjithëse shtohen vransira të larta, e krejt më vonë në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu zonave malore. Maksimalet shënojnë rritje deri në 21C e 23C. Minimalet luhaten ndërmjet 3C e 8C. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-12m/s.