Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët!

Sonte në orën 20:00, Festivali Sunny Hill do të publikojë zyrtarisht listën e plotë të artistëve që do të marrin pjesë në këtë edicion të festivalit.

Bëhet fjalë për artistë të jashtëzakonshëm, përfshirë yje ndërkombëtare dhe fitues të çmimeve Grammy, MTV dhe Brit Awards.

Deri më tani është konfirmuar se në skenë do të rikthehet ikona globale e muzikës, Dua Lipa, e cila do të hapë festivalin më 1 gusht.

Ndërsa nata përmbyllëse do të sjellë një performancë të veçantë nga artistja e njohur ndërkombëtarisht, Peggy Gou.

 

Këtë vit festivali mbahet nga 1 deri më 3 gusht në Parkun Sunny Hill në Bërnicë.

Vdes babai i Hekuran Muratit

Ka ndërruar jetë Muhamet (Bislim) Murati, babai i ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Njoftimi për vdekjen e babait të ministrit e ka bërë një i afërm i tij.

Sipas njoftimit varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:30 në varrezat e Fshatit Kishnapolë.

Takimi Ukrainë-Rusi në Turqi mbyllet – çfarë u vendos?

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka njoftuar agjencinë Reuters se janë përmbyllur bisedimet mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura sot.

Këto ishin bisedimet e para direkte që nga viti 2022, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë.

Sipas Reuters, diplomatët ukrainas kanë reaguar menjëherë pas takimit, duke thënë se kërkesat e Rusisë janë jorealiste dhe shumë larg nga ato që janë diskutuar më parë në tryezën diplomatike.

Përmbajtja e plotë e diskutimeve ende nuk është bërë publike, por palët duket se mbeten larg një marrëveshjeje të mundshme.

Rohde për ngërçin politik, kritikon pozitën: Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar çështjen e dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 16-tën herë me radhë.

Në një event për Ditën e Gjuhës Gjermane, për çka në Prishtinë të premten u mbajt një event në kick box, diplomati gjerman u pyet nga Klan Kosova se çfarë duhet të bëhet në situatën në të cilën gjendet vendi.

Ai mori një shembull interesant, duke e ndërlidhur situatën politike me një lojë futbolli.

“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, u shpreh shkurt Rohde, duke iu referuar dështimit të Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Në këtë event morën pjesë një ekip kick-boxi nga Ambasada gjermane, ajo austriake si dhe nga ajo zvicerane.

Ulja e temperaturave/ Bora “sfidon” verën edhe në Shqipëri, ‘zbardhen’ këto vende

Edhe pse ndodhemi në mesin e muajit maj dhe në prag të stinës së verës, reshjet e dëborës janë rikthyer këtë të premte në qarkun e Shkodrës.

Mëngjesin e sotëm, bora ka zbardhur Qafën e Thorës në Theth si dhe fshatrat Lëpushë dhe Vermosh, në njësinë administrative të Kelmendit, Malësi e Madhe.

Krahas reshjeve të dëborës në zonat malore, në të gjithë qarkun raportohen ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në qytetet kryesore kanë mbizotëruar reshjet e shiut.

Ky ndryshim i papritur i motit vjen në një periudhë kur zakonisht priten temperatura më të larta dhe kushte më të favorshme klimatike për sezonin turistik që po afron.

Bora surprizon në maj – shtresat e bardha mbulojnë edhe këtë pjesë të Kosovës

Ndërsa pranvera ka hyrë në mesin e saj, reshjet e borës kanë rikthyer pamjet dimërore në bjeshkët e Rugovës.

Pamje të siguruara nga terreni tregojnë zona malore të mbuluara nga bora, një dukuri e pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Edhe rruga që lidh Pejën me Rozhajën është mbuluar nga shtresa e bores, si pasojë e reshjeve të pazakonta për këtë peri udhe të vitit.

Rruga Pejë-RozhajëStankaj-Rugovë

Rugovë

Tronditje në Tiranë: Një grua gjendet pa jetë në makinë, dyshohet vet’vrasje

Një grua është gjetur e pajetë brenda një automjeti në zonë e Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Sipas policisë, 38-vjeçarja është vetëvrarë brenda një makine tip Volvo, të parkuar në sheshpushimin poshtë pallatit.

Burime bëjnë me dije se viktima ka qenë e ulur në vendin e pasagjerit kur është gjetur nga policia që është lajmëruar nga motra e 38-vjeçares.

Ende janë të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje.

Deputeti i PDK-së takon Richard Grenell në SHBA – përshëndesin me simbolin e njohur si “gishti i Thaçit”

Deputeti nga Mitrovica, Artan Behrami, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Behrami ka ndarë një fotografi me ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, të cilin e ka përshkruar si “mbështetës të madh të Kosovës dhe luftëtar të palëkundur për drejtësi”.

Në fotografi, Behrami dhe Grenell shihen duke bërë përshëndetjen simbolike me një gisht – një gjest që në diskursin publik shpesh identifikohet me ish presidentin e të Kosovës, Hashim Thaçi.