Xheneta Fetahu nuk ndalet, shfaqet joshëse – mesazhi i saj për Gjestin ndez rrjetet sociale

Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është gjithmonë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Edhe tani ajo ka ndarë me ta disa fotografi, ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër dhe po duket tejet bukur, raporton IndeksOnline.

Këtyre fotografive ajo ia ka bashkëngjitur një mbishkrim me nëj mesazh të dedikuar.

‘Vështirë për tu harruar’, ka qenë përshkrimi që Xheneta ju bën këtyre imazheve.

 

 

A është ku një mesazh për Gjestin? Këtë e di vetëm Xheneta.

Vdes një grua në QKUK

Ka vdekur gruaja që u akisdentua mbi një muaj më parë në Kllokot.

Akisdenti mes dy veturave që ndodhi më 12 prill të këtij viti, la të lënduar tre persona, derisa ditën e djeshme pasagjerja e njërës prej veturave vdiq.

Sipas policisë, njëri prej të lënduarve është duke u trajtuar në QKUK, derisa tjetri është liruar.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe një pasagjere femër kosovare. Pas tretmanit mjekësor njëri nga vozitësit është liruar, ndërsa vozitësi tjetër dhe pasagjerja janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Më 17.05.2025 nga QKUK është raportuar se pasagjerja ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sulm i rëndë në Gjermani: Disa të plagosur rëndë

Një sulm i rëndë me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në qendër të Bielefeldit, landa e Nordrhein-Westfalen në Gjermani, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas mediave gjermane, një burrë ka sulmuar disa persona që po festonin para një bari, duke i plagosur disa prej tyre rëndë. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia ka ngritur një komision hetimor për vrasje dhe është vënë në kërkim të agresorit.

Ai përshkruhet si një burrë me pamje mesdhetare, i gjatë rreth 1.65 deri 1.70 metra, i veshur me një bluzë të bardhë dhe një xhaketë të markës “Northface” në ngjyrë blu ose të zezë. Dyshohet se mund të ketë plagë në fytyrë. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion të mundshëm për identifikimin e tij.

Përplasen dy helikopterë civilë në Finlandë, pesë të vdekur, mes tyre dy biznesmenë estonezë

Dy helikopterë janë përplasur me njëri tjetrin në Finlandë, duke lënë pas pesë të vdekur.

Sipas planeve të tyre përkatëse të fluturimit, një helikopter mbante tre persona. Dy prej viktimave ishin biznesmenë estonezë.

Mediat transmetojnë se helikopterët u ngritën nga Estonia. Shkaku i përplasjes, e cila ndodhi në perëndim të Helsinkit në mesditë, nuk është bërë ende publik.

Një dëshmitar okular i tha se pa njërin nga helikopterët të manovronte dhe të godiste helikopterin tjetër. “Njëri ra si gur, tjetri më ngadalë, nuk dëgjova asnjë zhurmë”, rrëfeu dëshmitari. /TCh/

Momenti i aksidentimit

 

 

E rëndë: Kjo është 19-vjeçarja që humbi jetën në vetaksidentin tragjik në Pouskë të Prizrenit

Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për një aksident në orët e para të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit, ku një grua humbi jetën e dy të tjerë u lënduan.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pouskë është Dilge Nanovçe, 19 vjeçare, shtetase turke me prejardhje nga Kosova.

E ndjera ishte duke e vozitur makinën në momentin kur e humbi kontrollin dhe u vetaksidentua.

E reja 19-vjeçare po udhëtonte me dy persona të tjerë kur vetura me të cilën po lëviznin pësoi vetaksident. Për fat të keq, ajo nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy personat e tjerë kanë pësuar lëndime – njëri rëndë dhe tjetri më lehtë.

Ngjarja ka tronditur familjen dhe opinionin publik, ndërsa autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.