Joe Biden shfaqet për herë të parë publikisht pas diagnozës së kancerit

Ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga njoftimi për diagnozën e kancerit në prostatë, duke marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij, Robert Hunter Biden II, në shkollën e mesme Salisbury në Connecticut, shkruan Gazeta Sinjali.

Fotot e postuara në Instagram nga ish-zonja e parë Jill Biden dhe vajza Ashley treguan momentet e festës familjare, ku Joe dhe bashkëshortja e tij ishin pranë Hunterit gjatë këtij momenti të rëndësishëm.

Jill Biden shkroi: “Urime Hunter – jemi shumë krenarë për ty”.

“Në moshën 13 vjeçare i vdiq nëna, pastaj edhe babai, punonte për mbijetesë”-Ja si e përshkruante jetën e tij Festim Isufi

Dizejnatori Festim Isufi më 9 maj është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Dje raporti i autopsisë i është dorëzuar gjyqatres së rastit. Sipas burimeve të Insajderit, është konstatuar se në trupin e tij kanë qenë shtatë plagë, në zonën e qafës dhe fytit, dy prej të cilave kanë patur pasoja fatale.

Kohë më parë në një intervistë, Isufi kishte rrëfyer për jetën e rënde që kishte jetuar.

Në mes tjerash ai kishte thënë: unë jam rritë në kushte jo të barabarta me personat që kanë qenë në gjeneratë me mu. Në vitin 2004 u kam humb nanën. Njerëzit ma të afërt që duhet më të përkrah, unë nuk I kam pasë. Mandej e kam humb edhe babën. Kështu që jam rritë në kushte jo të barabarta me fëmijët e tjerë duke marr parasysh që edhe kushtet nuk i kemi pasë të mira. Mu m’u ka dashtë me punu për me mbijetu.

Kush tha që Jozi nuk shkel më në Kosovë? Ai po merr vëmendje si i ftuar special në Gjakovë

Kush tha që Jozi nuk shkel më në Kosovë?

Pas gjithë zhurmës që u krijua rreth incidentit me Gjestin në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Jozi i dha një shuplakë Gjestit, shumë fansa u shprehën të indinjuar dhe paralajmëruan se nuk do e lejonin të hynte në Kosovë.

Por, duket se koha ka zbutur gjërat. Hiç më larg se sot, Jozi është parë në Gjakovë, i ftuar special në një fejesë luksoze.

Prive By Liberta Spahiu ka siguruar pamjet ekskluzive të pranisë së tij në këtë event, ku Jozi shihet duke vallëzuar me miqtë në fejesën e shokut të tij.

Një gjë është e sigurt pas ditës së sotme, Jozin do e shohim tashmë më shpesh në Kosovë!

Paralajmërohet se Vuçiqi mund të rrëzohet në Vjeshtë

Avokati serb Čedomir Stojković, në një intervistë nga Beogradi për emisionin “Balkan Talks”, ka komentuar protestat që po mbahen në Serbi kundër presidentit Aleksandar Vuçiq. Ai theksoi se ndryshe nga protestat e mëhershme, këto manifestime kanë një peshë më të madhe dhe potencialin për të çuar në një ndryshim të madh politik, shkruan Gazeta Sinjali.

“Protestat studentore kanë pasur një moment shumë të fortë dhe mendoj se në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës do të arrijnë kulmin e tyre. Atëherë pres protestat më të mëdha në Serbi”, deklaroi ai.

Stojković vlerësoi se qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga kërkesat e studentëve, ku më kryesorja është lufta kundër korrupsionit, ndërsa shtoi se presidenti Vuçiç po përpiqet të minimizojë peshën e protestave për të ruajtur pushtetin.

Sipas tij, zhvillimet politike pritet të përshkallëzohen në vjeshtë, një periudhë që mund të sjellë edhe rënien e Vuçiqit nga pushteti.

“Kush më kritikon ia q* nanën”, Përparim Rama e shan me nanë gazetarin

Gazetari dhe redaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Besart Galica, ka deklaruar se është ofenduar rëndë nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas Galicës, incidenti ka ndodhur para disa ditësh, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, ku rastësisht ishte përballur me kryetarin Rama.

Ai thotë se pas një komenti kritik që i kishte drejtuar këtij të fundit, reagimi i Ramës ka qenë ofendues.

“Po duhet me të kritiku prej mëngjesit për mospunë”, thotë se i ka thënë Ramës, i cili sipas tij, është përgjigjur: “Kush më kritikon, ia q*** nanën!”.

Galica shton se në momentin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe dëshmitarë, përfshirë kolegë të tij gazetarë.

Postimi i plotë i Galicës:

Po dua të ua tregoj një rast që me më pas thanë dikush nuk i kisha besu!

Para 3-4 ditësh, në oborrin e kryeministrisë, isha me një koleg, dhe e takuam kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama.

Pas përshëndetjeve si respekte, i thashë: Po duhet me të kritiku prej mëngjesit për mos punë!

Tha: Kush më kritikon ia @i nanën!

Dmth nuk mbrrijta me besu çfarë sjellje prej rrugaqi.

E të shamen, po ja ktheva bash qysh e lypi!

(Në këtë ngjarje veç kolegut tim, është dëshmitare edhe një tjetër kolege e imja në RTK)

Granit Xhaka e ka një lajm “bombë”, paralajmëron se do të ndodh diçka e madhe

Është një “bombë” që shpërthen gjatë ceremonisë së lamtumirës së Taulant Xhakës. E hedhur nga vëllai i tij, Graniti

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës është njëri nga shumë ish-bashkëlojtarë që kishin ardhur në “Joggeli” për ndeshjen lamtumirëse të veteranit të Baselit.

Menjëherë pasi Taulanti del nga tuneli dhe ecën drejt qendrës së fushës mes duartrokitjeve të fuqishme, Graniti merr mikrofonin.

 

 

“Në emër të familjes Xhaka, dua t’i falënderoj lojtarët, stafin dhe gjithë klubin,” tha lojtari i Leverkusenit. Më pas, rekordmeni i paraqitjeve me Kombëtaren shtoi: “Mund t’ju premtoj një gjë: Një Xhaka po largohet, por tjetri do të kthehet së shpejti.”

Megjithatë, pavarësisht këtij premtimi, duket thuajse e pamundur që Graniti të rikthehet në klubin e tij të zemrës që këtë verë. Mesfushori ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028, dhe drejtuesit e klubit gjerman kanë theksuar disa herë kohët e fundit se nuk kanë në plan ta largojnë atë gjatë kësaj vere — veçanërisht jo për një shumë që Basel do të mund ta përballonte.

Më e mundshme është që Xhaka ta përmbushë premtimin e tij për një ose dy vjet.

Rashiq i del kundër Sveçlës për incidentin në veri, akuzon Policinë e Kosovës

Ministri në detyrë, Nenad Rashiq ka akuzuar Policinë e Kosovës se përdori “forcë të papërshtatshme” gjatë incidentit në veri, derisa i ka kërkuar kolegut të tij në Qeverinë Kurti, ministrit Xhelal Sveçla, që të sigurohet që incidente të tilla mos të ndodhin më.

Ani se ky i fundit tha se Serbia po bën propagandë, dhe se nuk pati dhunë por vetëm kërkesë të zyrtarit policor që mos të provokohen qytetarët, Rashiq në një reagim të publikuar në faqen e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ka pasur qëndrim më ndryshe.

“Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dënon incidentin e djeshëm në veri të Mitrovicë, gjatë së cilit dyshohet se zyrtarë të Policisë së Kosovës përdorën forcë të papërshtatshme ndaj një të diplomuari nga shkolla e mesme…

Ministri Rashiq ka folur me kolegun e tij, Xhelal Sveçla dhe i ka kërkuar që ‘ti ndërmarrë të gjitha masat që të sigurohet se raste të tilla nuk do të ndodhin më. Rashiq po ashtu ka njoftuar se do të dorëzojë një kërkese zyrtare te Inspektorati i Policisë së Kosovës të hënën për një hetim të rrethanave të këtij rasti…” – thuhet aty.

Theksojmë se autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim për një zyrtar të Policisë së Kosovës, pas incidentit që ndodhi të premten.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq i cili citohet të ketë thënë:

“Polici i Kosovës Dylot Brahimi do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për policinë serbe, pa parashkrim, sa herë që kjo të jetë e mundur”.

Theksojmë se pak më herët, një reagim në lidhje me incidentin e ka bërë edhe ministri në detyrë, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se kërkesa e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët, u quajt “dhunë”.

Sveçla ka shtuar se kjo propagandë nuk do të ketë sukses.

“Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajne dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngulfatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë e re nga ta! Kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi” – u shpreh ai.

Vuçiq: Jam më i respektuar në Evropë se çdo lider në rajon – edhe pa e njohur Kosovën!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ai gëzon më shumë respekt në Evropë sesa çdo lider tjetër në rajon. Sipas tij, ai respektohet më shumë edhe se ata liderë që pretendojnë se kanë përparuar më shumë në rrugën drejt integrimit evropian, shkruan Gazeta Sinjali.

Vuçiqi ka theksuar se ndryshe nga vendet e tjera, Serbia nuk e ka problem çështjen e Kosovës dhe qasjen që mban ndaj Rusisë. Ai ka shtuar se respektohet nga evropianët edhe pse, siç tha, “nganjëherë nuk e ka të qartë se çka bëjnë”.

“Ata më respektojnë shumë dhe prandaj po shtyjmë përpara agjendën evropiane dhe po bëjmë gjithçka që është e mundshme. Por e di se ka kufizime të caktuara, i di vështirësitë me të cilat përballemi, që janë të natyrës shumë objektive, dhe këto lidhen me pavarësinë e Kosovës, të cilën unë nuk dua ta njoh, dhe për prishjen e raporteve tradicionale me Republikën Popullore të Kinës dhe Federatën Ruse, në të cilën unë s’dua të jem pjesë”, ka thënë Vuçiq për “TV Pink”.

Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiqi ka pohuar se populli serb në Kosovë “e di se sa shumë i mbështet”.

Ai është zotuar se “edhe nëse mbyllen të gjitha dyqanet, edhe institucionet, prapë do të gjenden rrugë për t’u dhënë paga e përfitime të tjera”.

Videoja e Gresës nga Zvicra bën bujë: “Ika nga Kosova se rrejta shumë!”

Dyshja, Gresa dhe Vullneti, e bënë lëmsh rrjetin më një “prank”.

Aktorja dhe gazetari i bën të besojnë të gjithë se kanë prishur raportet mes tyre, dhe madje thanë se nuk do të bashkëpunojnë më as ne emisionin e tyre “S’je ti që vendos”.

Sot në “Weekend” në Klan Kosova, aktorja Gresa tha se është nisur për në Zvicër, pasi “kishte gënjyer shumë në Kosovë”.

“Ika se kam rrejt shumë. Këtu as një shqiptar ende nuk e kam pa”, tha Gresa.

Serbia kërkon arrestimin e policit kosovar për incidentin në Mitrovicën e Veriut

Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën ndaj një pjesëtari të Policisë së Kosovës, lidhur me një incident që ndodhi një ditë më parë në veri të Kosovës, në zonën e banuar kryesisht nga komuniteti serb.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili deklaroi se “polici i Kosovës, Dylot Brahimi, do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për autoritetet serbe, pa afat kohor dhe sa herë që të jetë e mundur”.

Megjithatë, Serbia nuk ka juridiksion mbi territorin e Kosovës, që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, e cila është njohur nga mbi 100 vende anembanë botës.

Incidenti në Mitrovicën e Veriut, më 23 maj, ka shkaktuar reagime të shumta, kryesisht për shkak të reagimit të pjesëtarit të Policisë së Kosovës që ishte në vendngjarje.

Ky polic është kritikuar për veprime të “selektive” dhe për përdorim të “forcës së tepruar”, pasi ndaloi një maturant serb gjatë festës së maturantëve në Mitrovicën e Veriut, për shkak se, sipas raporteve, ai kishte provokuar disa persona në një kafene pranë.