Hajrullah Çeku i VV-së, emri surprizë që pritet të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Një garë interesante pritet të zhvillohet në zgjedhjet lokale në Kosovë, veçanërisht në kryeqytetin Prishtinë. Një emër befasues pritet të dalë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, bëhet fjalë për ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, partia e Albin Kurtit nuk e ka mohuar mundësinë që Çeku të jetë kandidat për kryetar komune.

Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, ka deklaruar për Indeksonline se gjatë kësaj jave ka gjasa të bëhet zyrtarizimi i kandidatit.
“Është një prej emrave që përmendet”, është shprehur shkurt ai.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale.
“Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës.

Të shtëna, panik dhe kaos – pamje të sulmit me armë në shkollën austriake që la dhjetë të vdekur dhe të tjerë të plagosur

Një nga të shtënat masive më të këqija në historinë e Austrisë ka ndodhur të martën në qytetin Graz.

Një autor, me sa duket një ish-nxënës, thuhet se ka hapur zjarr në dy klasa në BORG Dreierschützengasse.

Si pasojë, aktualisht, raportohet për dhjetë persona të vdekur dhe një numër dyshifror i të plagosurve rëndë, përcjell Telegrafi.

Dhe imazhe që qarkullojnë në internet tregojnë të shtënat rreth kampusit të shkollës së mesme, ndërsa nxënës të tmerruar shihen të fshehur në klasën e tyre – dhe jo vetëm.

Sipas raportimeve, ndërtesa u kontrollua me imtësi ndërsa autori i dyshuar thuhet se u gjet i vdekur në njërën nga tualetet.

 

Thuhet se 22-vjeçari ka qëlluar veten me armë. I riu ishte një ish-student në BORG dhe thuhet se e konsideronte veten viktimë të ngacmimit.

Banorëve iu kërkua të shmangnin zonën. Zona u rrethua dhe u ngritën dy qendra kujdesi për njerëzit e shumtë të prekur.

Rreth mesditës, policia e vlerësoi situatën si “të sigurt” për popullsinë dhe automjetet e emergjencës po largohen ngadalë.

 

Bazuar në informacionet aktuale, supozohet se një autor i vetëm ishte përgjegjës. Thashethemet se autorë të shumtë ishin të përfshirë nuk janë vërtetuar ende.

Skena tronditëse u zhvilluan përpara Sallës ASKÖ në Graz-Eggenberg, ku ishte ngritur një qendër reagimi ndaj emergjencave. Prindërit e nxënësve të prekur shpërthyen në lot dhe u kujdesën për ta nga ekipet e ndërhyrjes në kriza; i gjithë rrethi ishte në shok.

Policia vazhdon t’u kërkojë publikut të shmangë zonën dhe të ndjekë në mënyrë strikte udhëzimet e shërbimeve të emergjencës. Prindërve u kërkohet të mos i marrin vetë fëmijët e tyre nga shkolla, por të presin për informacione të mëtejshme nga autoritetet.

Së bashku me anëtarë të tjerë të qeverisë, edhe kancelari Christian Stocker është në rrugë për në Graz. Një konferencë për shtyp është planifikuar për sot pasdite. Në orën 15:00, udhëheqja e qeverisë do të japë informacion mbi incidentin në shkollën e Grazit.

Kurti gjuhet me vezë në Skenderaj – VV fajëson Sami Lushtakun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë marrë pjesë në inaugurimin e çerdhes së re në Skenderaj.

Por, eskorta e kryeministrit atje është goditur me vezë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i degë se LVV në Skenderaj, Hyseni Mehani.

Ai ka akuzuar Sami Lushtakun se qëndron prapa këtij veprimi.

“Lajmi i sotëm është perurimi i çerdhes në Skënderaj dhe punët e mira që po bën qeveria. 3.2 milionë të investuara nga Qeveria e Kosovës në Skënderaj vetëm gjatë këtij mandati. Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në.

“Ata që kanë gjuajtur me kallash kur fituan kur një pasardhësi të Jsharajve, nuk na bëjnë përshtypje kur gjuajnë me vezë.

Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vemendje me skandale”, ka shkruar ai, përcjell.

Vajzën semimaturante, Edona emocionon me dedikimin

Dita e sotme është e veçantë për këngëtaren, njëherësh deputeten e Kuvendit të Republikës, Edona Llalloshi.

Koha po fluturon dhe vajza e saj Doa po e përmbyll një kapitull për të nisur një të ri.

Si sematurante, ajo po shkëlqen në ditën e saj, me ç’rast Edona ka ndarë një dedikim të ndjerë me ndjekësit e saj shoqëruar me një foto krah të bijës.

“Vajza ime e dashur, Sot në këtë ditë të veçantë për ty, dhe gjithë bashkmoshatarët e tu, dua t’ju uroj nga thellësia e zemrës shëndet e suksese në rrugëtimit tuaj të radhës drejt dijës. Jam pafund krenare për ty, për përkushtimin tënd, dhe për arritjet e tua. Shijojeni dhe shfrytëzojeni jetën në liri për të na bërë krenar”, shprehet ajo mes tjerash.

Shumë urime Doas dhe suksese në shkollë të mesme!

Publikohet videoja e vrasjes së Martin Canit, si ndodhi ngjarja tragjike?

Është publikuar videoja e cila tregon dinamikën e ngjarjes së datës 18 nëntor të vitit të kaluar, kur u vra Martin Cani.

Pamjet i ka publikuar gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj.

Në video duket që Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit mban në dorë një thikë.

“Mario ende nuk ka dëshmuar. Ditën e mërkurë është seanca e radhës, ku është thirrur përpara gjykatës personi i rritur që ka goditur Martinin ditën e premte me shpullë”, thotë Harlicaj në postim.

Të paktën tetë të vdekur – detaje dhe pamje të tjera nga të shtënat me armë në një shkollë në Graz

Raporte të pakonfirmuara në median austriake thonë se të paktën tetë persona u vranë në sulm, me numrin e të plagosurve që besohet të jetë “dyshifror”, siç raportohet nga Kronen Zeitung.

Këto janë disa nga detajet e të shtënave me armë në një shkollë në lagjen Lend, në Graz të Austrisë.

Ngjarja ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit të së martës.

Dhe si pasojë, numri i të vdekurve ka vazhduar të rritet: tani është raportuar për tetë të vdekur, përcjell Telegrafi.

 

Mediat lokale, duke cituar burime lokale dhe njerëz në vendngjarje, thotë se dëshmitarët dëgjuan rreth 20 të shtëna me armë brenda shkollës.

Kujdes: të gjitha këto shifra ende nuk janë konfirmuar nga një burim zyrtar.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, thuhet se është duke shkuar në Graz.

Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, njësi të shumta policore dhe njësia speciale Cobra janë aktualisht të dislokuara – vendi i incidentit është BORG në Dreierschützengasse.

 

Autori i vrasjes ishte student në BORG dhe thuhet se e konsideronte veten si viktimë të ngacmimit.

Ende nuk është e qartë nëse ai veproi i vetëm.

Autori i dyshuar thuhet se u gjet i vdekur në njërën nga tualetet gjatë kontrollit të shkollës.

Të shtëna u qëlluan në dy klasa. Midis viktimave ishin mësues dhe nxënës.

Sara Hoxha “harron” Ledrin, zbulohet i dashuri i ri misterios i blogeres / Foto

Sara Hoxha duket se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes me reperin, Ledri Vula.

Fillimisht u raportua se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë shumë të njohur në rrethet e Tiranës, por duket se tani kemi një ide se për kë bëhet fjalë.

“Sekretin” e ka zbuluar Instagrami, shkruan boldnews.

Në të njëjtin vend, duke shijuar detin në këtë fundjavë, Sara Hoxha është parë me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin.

Ai ka publikuar një foto nga bregu i detit, ndërsa nga i njëjti vend ka publikuar edhe Sara.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet se dyshja mund të jenë në një romancë me njëri-tjetrin, por nuk përjashtohet as mundësia që mund të kenë shkuar bashkë si pjesë e një grupi shoqëror.

Megjithatë ka raportime se dyshja janë parë bashkë prej muajsh dhe tashmë kanë nisur që të frekuentojnë hapur të njëjtat vend.

Mesa duket, Sara ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga reperi Ledri Vula, me të cilin ka edhe një vajzë, të quajtur Poem.

Tragjike: Një grua dyshohet se u hodh nga ballkoni, vdeś në vend

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Gurrakoc të Istogut, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sinjali mëson se viktima është Hanemsha Kabashi, 62-vjeçare, e cila dyshohet se është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj. Sipas burimeve të gazetës, rasti është raportuar rreth orës 10:00, kur trupi i pajetë i saj është gjetur në oborr.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore, njësiti i hetimeve dhe mjeku kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe është hapur hetim nga njësia rajonale në Pejë.

Rrethanat që çuan deri te kjo ngjarje tragjike mbeten ende të paqarta.

Haradinaj porosit ish-ushtarët e UÇK-së: Mos udhëtoni nëpër serbi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar se ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe familjarët e tyre të ngushtë, si dhe pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, që të mos udhëtojnë nëpër Serbi.

“Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi”, shkruan ai.

Ky paralajmërim është bërë për të shmangur rreziqet e mundshme të ndalimeve ose arrestimeve nga autoritetet serbe, pasi dy ditë më parë atje është ndaluar ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu.