Po ia eliminon një nga një – Izraeli vret edhe tre shkencëtarë bërthamorë iranianë

Izraeli po vazhdo t’i eliminojë udhëheqësit ushtarakë si dhe shkencëtarë bërthamorë.

Tre shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë në sulme izraelitet, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.

Këta tre emra – Ali Bakaei Karimi, Mansour Asgari dhe Saeid Borji – shtohen në gjashtë të tjerë të raportuar më parë nga Irani, duke e çuar numrin total në nëntë, në përputhje me pretendimet e ushtrisë izraelite.

Izraeli thotë se këto sulme janë pjesë e përpjekjeve për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit, shkruan skynews.

Theksojmë se Izraeli ka eliminuar edhe disa komandantë të lartë ushtarakë duke i shkaktuar dëme të mëdha iranianëve.

Ndryshe, bisedimet midis Iranit dhe SHBA për një marrëveshje bërthamore janë vënë në pikëpyetje pas këtyre zhvillimeve.

Vjehrra e bën nusen e djalit për spital, viktima përfundon në spital

Rastet e dhunës në familje në vendin tonë nuk ndalen, ku përveç bashkëshortëve dhunues, gjithnjë e më shpesh viktimat përballen edhe me dhunë nga anëtarë të tjerë të familjes, siç është rasti i një gruaje nga Kaçaniku i Vjetër, e cila ka denoncuar vjehrrën e saj për sulm fizik.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 13 qershor 2025, rreth orës 18:30, 33-vjeçarja me inicialet E.L. ka raportuar në Polici se është sulmuar nga vjehrra e saj, S.L., 71-vjeçare, pas një përplasjeje që ka eskaluar në dhunë fizike, me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta në kokë dhe pjesë të trupit.

Pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar palët e përfshira. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Kaçanik, ndërsa ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, me urdhër të Prokurores Kujdestare.

Të dyja palët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti i është referuar Njësisë së Hetimeve për trajtim të mëtejmë.

Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqe në Gjermani

Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, raportohet se ka mbetur i vdekur në një liqe në Gjermani.

Sipas njoftimeve nga familjarë e miq të tij, thuhet se viktima është Ardian Osmani nga Podujeva.

“Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit.

Për vdekjen e Ardianit ka njoftuar edhe vëllai i tij, Armendi.

 

Ministri izraelit paralajmëron: Nëse sulmet vazhdojnë, Teherani do të digjet

Tensionet në Lindjen e Mesme janë duke u rritur në mënyrë dramatike. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke thënë se qytetarët në kryeqytetin Teheran do të përballen me pasoja të rënda nëse Republika Islamike nuk ndalon sulmet raketore ndaj Izraelit.

“Diktatori iranian po i kthen qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon realitet në të cilin ata – veçanërisht banorët e Teheranit – do të paguajnë çmim të rëndë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë”, deklaroi Katz pas një takimi urgjent me krerët e ushtrisë izraelite.

Ai theksoi se Izraeli nuk do të qëndrojë duarkryq përballë kërcënimeve nga Irani dhe paralajmëroi për një kundërpërgjigje të fuqishme: “Nëse Khamenei vazhdon të lëshojë raketa drejt frontit të brendshëm izraelit, Teherani do të digjet.”.

E vërteta e fotografisë që ‘trazoi’ rrjetin, personi i ngjashëm me Ibrahim Rugovën

Adnan Merovci, bashkëpunëtori shumëvjeçar i Presidentit historik Ibrahim Rugova, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm, pas publikimit të një fotografie që ngjalli reagime të shumta dhe konfuzion në opinion.

Në imazh, Merovci shfaqet duke ecur përkrah një personi që ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Presidentin Rugova. Një pamje që në shikim të parë bën të kthesh kokën dhe të pyesësh veten se çfarë po sheh vërtet.

Ai nuk shoqëroi fotografinë me ndonjë shpjegim, përveç mbishkrimit të shkurtër: “Pa koment”, duke lënë hapësirë për interpretim të lirë dhe të menjëhershëm nga ndjekësit.

Menjëherë nisën reagimet dhe teoritë: disa menduan se mund të ishte një fotografi arkivore, të tjerë nisën të pyesnin nëse ishte ndonjë krijim përmes inteligjencës artificiale. Por një sqarim i drejtpërdrejtë dhe i besueshëm erdhi nga vetë familja e Merovcit.

E bija e tij, Alba Merovci, prezantuese e njohur në televizionin publik ka sqaruar përmes një postimi detajet.

Ajo sqaruar se bëhet fjalë për një sozi të Presidentit Rugova, një qytetar me nacionalitet italian.

Fotografia e sotme, ndonëse shkaktoi zhurmë, na kujtoi edhe një herë ndikimin e pashlyeshëm që ka lënë Rugova në memorien kolektive dhe sa lehtë çdo shfaqje që lidhet me të zgjon emocione të forta në publik.

Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill, ka dhënë një mesazh të qartë për vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën, në lidhje me pritjet nga ShBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar.

Hill ka theksuar se ka përfunduar epoka kur shtetet e rajonit kërkonin ndihmën e Washingtonit apo vendeve perëndimore për çështje dypalëshe me fqinjët.

“Mendoj se do të ketë një përpjekje nga SHBA-ja për t’i nxitur vendet e Ballkanit që të fillojnë t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Mendoj se koha kur vendet vinin te ne ose te ndonjë shtet perëndimor evropian për t’u ankuar për fqinjët e tyre, [ka mbaruar] dhe njerëzit janë lodhur nga kjo. Dhe çështja kryesore, sigurisht, është se në botë po ndodhin edhe gjëra të tjera. Nuk jetojmë më në vitet 1990. Jemi në një epokë shumë ndryshe”, u shpreh ai, në një intervistë për REL-in.

Hill theksoi se fokusi global është zhvendosur drejt krizave të mëdha ndërkombëtare dhe se shtetet e rajonit duhet të ofrojnë modele bashkëpunimi, jo viktimizimi.

“Pala tjetër (SHBA-ja) është sjellur në një mënyrë që e ka bërë dialogun të pakuptimtë. Nuk mund të pretendosh se je i interesuar të negociosh dhe në të njëjtën kohë të lejosh regjimin zionist (Izraelin) të shënjestrojë territorin iranian”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei.

“Ndaj, mendoj se koha kur një vend i Ballkanit vinte te ne për t’u ankuar për një vend tjetër të Ballkanit, [ka mbaruar], sepse njerëzit nuk kanë më kohë për këto gjëra. Ata duan të shohin modele bashkëpunimi brenda rajonit, dhe jo një vend që shkon te ndonjë anëtar i preferuar i komunitetit ndërkombëtar dhe i thotë: Na ndihmo!”, deklaroi ai.

Sa i përket qëndrimit të ShBA-së ndaj Kosovës, Hill tha se aleanca varet nga ajo që vetë qytetarët e Kosovës duan të arrijnë.

“Mendoj se, deri diku, kjo varet nga ajo që njerëzit në Kosovë duan të bëjnë. Mund të them se këto çështje në Ballkan janë shumë komplekse, por kompleksiteti i tyre e tejkalon interesin e njerëzve për t’i kuptuar. Të shkosh në SHBA dhe të thuash: ‘I kemi të gjitha këto probleme me fqinjët tanë’, njerëzit do të përgjigjen: ‘Shikoni, të gjithë kanë probleme, zgjidhini vetë’,” u shpreh diplomati amerikan.

Ai shtoi se nuk mund të pritet ndërmjetësim i vazhdueshëm nga ShBA-ja apo organizatat ndërkombëtare.

“Mendoj se pritjet janë që – pa pasur domosdoshmërisht ndërmjetës çdo ditë, pa u mbështetur gjithmonë në organizata joqeveritare apo miq – njerëzit të përpiqen vetë t’i zgjidhin problemet me fqinjët e tyre të afërt, sepse komuniteti ndërkombëtar, thjesht, është përqendruar në çështje të tjera”, tha ai.

“Nuk po them që Ballkani nuk është i rëndësishëm. Siç e thashë, Ballkani është, padyshim, një punë e papërfunduar në Evropë, por njerëzit në Ballkan duhet të kuptojnë se në pjesë të tjera të botës, po ndodhin gjëra të tjera. Ndaj, nuk duhet të presin që njerëzit t’i lënë mënjanë problemet me të cilat po merren, qoftë në Ukrainë apo në Lindjen e Mesme, dhe të thonë: ‘Në rregull, Kosovë, do të mundohemi të të ndihmojmë me këtë’. Kosova, ashtu si të gjitha vendet e Ballkanit, duhet vërtet të marrë përgjegjësi dhe t’i zgjidhë vetë problemet e saj”, përfundoi Hill.

Irani kërcënon SHBA-në, Britaninë dhe Francën me sulme

Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Francën se do të shënjestrojnë bazat dhe anijet e tyre në rajon, nëse këto shtete ndërhyjnë për të ndaluar sulmet e Teheranit ndaj Izraelit.

Kjo është bërë e ditur nga media shtetërore iraniane të shtunën.

Sipas autoriteteve iraniane, sulmet do të vazhdojnë, ndërsa një zyrtar i lartë iranian u shpreh se do të shënjestrohen edhe bazat amerikane në rajon brenda ditëve në vijim. Ky paralajmërim vjen pas një sulmi ajror të Izraelit në Teheran, ku u raportua për të paktën 60 viktima, përfshirë 20 fëmijë, ndërsa një foshnjë 6-muajshe ishte gjithashtu mes të vdekurve.

 

 

Ndërkohë, autoritetet iraniane deklaruan se sulmet e Izraelit kanë shkaktuar deri tani 78 viktima. Kjo përshkallëzim i dhunës ka rritur tensionet në rajon, duke shqetësuar komunitetin ndërkombëtar për pasojat e mundshme.

Djali kanos babanë dhe qëllon me armë brenda shtëpisë

Nën ndikimin e alkoolit, një burrë në Pejë ka kanosur babanë e tij dhe ka gjuajtur me armë zjarri brenda shtëpisë dhe jashtë saj.

I dyshuari më pas është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa policia s’ka raportuar për të lënduar.

Policia e ka cilësuar rastin si “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Pejë 13.06.2025-21:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, ka kanosur prindin e tij. Sipas viktimës, i dyshuari  edhe ka shtënë me armë zjarri në brendi të shtëpisë dhe një here jashtë shtëpisë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhe e fishekut. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

Putini përfshihet në konfliktin Izrael-Iran

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për qetësim të situatës në dy thirrje telefonike me liderët e Izraelit dhe Iranit të premten në mbrëmje.

Për Iranin, Putini ka shprehur dënuar sulmet e Izraelit dhe ka shprehur ngushëllime për të vrarët, përfshirë civilët, ka bërë të ditur Kremlini.

Ndërkaq, në bisedën me Netanyahun, Ptini ka thënë se çështja e armëve bërthamore të Iranit duhet të zgjidhet nëpërmjet diplomacisë dhe politikës.

“Ndërtesat po shkunden” – zhurma të mëdha në Tel Aviv, momenti kur Irani godet Izraelin

Irani ka kryer sulme ndaj “dhjetëra objektivave, qendrave ushtarake dhe bazave ajrore”, që i përkasin Izraelit, tha Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike në një deklaratë.

Ai tha se operacioni u quajt “Premtimi i Vërtetë 3” dhe se detaje të mëtejshme do të publikohen.

Shtatë persona thuhet se janë “plagosur lehtë dhe mesatarisht” pas sulmit që goditi kufirin e Tel Avivit dhe qytetin Ramat Gan në Izrael, sipas Eli Bin, kreut të Magen David Adom, shërbimeve të emergjencës së Izraelit.

Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë tronditur ndërtesat në Izrael, sipas ish-ambasadorit izraelit Michael Oren, i cili thotë se ai dhe familja e tij tani janë në një “dhomë të sigurt”.

“Ndërtesa u shkund jo pak disa minuta më parë”, tha ish-ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara për Brianna Keilar të CNN të premten.

Oren tha se mori paralajmërime në telefonin e tij celular përpara sulmeve për të “na thënë saktësisht, e dini, çfarë të presim dhe ku të shkojmë kur të vijë e pritura”.

“Dhe e pritura mbërriti”, shtoi ai.

Ai theksoi efektivitetin e Kupolës së Hekurt të Izraelit në shmangien e disa prej raketave të Iranit.

“Nëse Irani ka qëlluar 100 raketa drejt nesh dhe pesë deri në shtatë kanë goditur, kjo është normale”, tha Oren.