“U arratis në Greqi”, Netanyahu kapet duke dalë nga bunkeri

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, për të cilin u përfol se ishte arratisur në Greqi nga frika e hakmarrjes iraniane, u fotografua sot në Bat Yam.

Pas disa ditësh heshtjeje dhe kritikash të ashpra, Netanyahu la bunkerin dhe u shfaq në publik për herë të parë, duke vizituar pjesën e Tel Avivit që ishte shndërruar në rrënoja.

Bëhet e ditur se të premten, më 13 qershor, Izraeli filloi një operacion ushtarak kundër Iranit.

Menjëherë pas kësaj, Netanyahu zbriti në strehë me ekipin ministror dhe nuk nuk u shfaq për ditë të tëra.

Kur aeroplani shtetëror i qeverisë izraelite u filmua në Greqi, filluan të qarkullonin spekulime se Netanyahu ishte larguar nga vendi.

Martohet shqiptarja që i dha botës ChatGPT

Mira Murati, shqiptarja që i dha botës inteligjencën artificiale ChatGPT-i, do të martohet në një ceremoni tërësisht private në Toskanën e bukur italiane.

Më pak se një vit pasi nëna e saj pyeti vetë ChatGPT-inë se kur do të gjente burrë e bija, duket se fati dhe teknologjia “bashkëpunuan” për t’i dhënë përgjigjen e shumëpritur.

Dasma është organizuar me një protokoll sigurie shumë të lartë, duke mbajtur larg vëmendjes publike çdo detaj. Të gjithë të ftuarit janë pajisur me kontrata të rrepta privatësie, të cilat ndalojnë publikimin e çdo materiali – foto apo video – nga ceremonia në rrjete sociale apo media.

Megjithatë, disa detaje kanë dalë: në festë nuk do të mungojnë ritet dhe zakonet shqiptare, duke i dhënë ceremonisë një shije autentike dhe krenare, shkruan A2 CNN-i.

Mira Murati do të veshë kostumin tradicional të nuseve të jugut, me jelekun karakteristik të zonës së Vlorës, duke nderuar kështu rrënjët e saj kulturore. Këngët dhe vallet popullore shqiptare do të jenë pjesë e ceremonisë.

Vesa publikon momentin e veçante me Mirlind Dakun

Vesa Vllasaliu një nga emrat më të përfolur kohët e fundit në mediat rozë, po tërheq vëmendje të madhe për shkak të zhvillimeve në jetën e saj sentimentale.

Prej disa javësh, ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë vënë re sinjale që aludojnë për një romancë të re në jetën e saj. Në postimet që ka shpërndarë, Vesa ka lënë të kuptohet se është në një lidhje me futbollistin e njohur të Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, shkruan “Kosovarja”.

Dyshimet u forcuan edhe më shumë sot, kur Vesa publikoi një moment të veçantë, ku shihej brenda një veture luksoze. Edhe pse në pamje nuk shfaqet vetë Mirlindi, ndjekësit e saj kanë arritur të zbulojnë detaje që sipas tyre e konfirmojnë praninë e tij.

Bëhet fjalë për dizajnin e veturës, e cila i përket futbollistit, si dhe një orë luksoze e vendosur njëjta që Mirlind Daku është parë duke e mbajtur në paraqitje të mëparshme publike.

Burri rrah gruan e bën për spital

Dhuna në familje po vazhdon të jetë shqetësuese në Kosovë.

Një rasti i tillë ka ndodhur pasditen e së premtes në Klinë.

Siç njofton policia, një burrë e ka rrahur gruan e tij, e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, raporton IndeksOnline.

“Klinë / 13.06.2025 – 16:00. I dyshuari m/k dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të shtëna armësh në Prishtinë

Një burrë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri nga dritarja e shtëpisë së tij, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.

Policia thotë se ka siguruar video-incizimin si dëshmi e të shtënave.

“I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe  video incizim  si dëshmi e të shtënave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Trump kërcënon Iranin: Nëse sulmon SHBA-të, do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Donald Trump ka paralajmëruar se çdo lloj sulmi nga Irani ndaj Shteteve të Bashkuara do të përballej me një përgjigje ushtarake “në një shkallë që nuk është parë më parë” nga ana e Amerikës.

Në një mesazh të publikuar në platformën e tij, The Truth, Trump theksoi se SHBA-të nuk kishin asnjë lidhje me ndonjë sulm ndaj Iranit që mund të ketë ndodhur gjatë natës.

Ai shtoi se një marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit është plotësisht e mundur dhe se me pak vullnet mund t’i jepet fund këtij konflikti të përgjakshëm.