Krejt Vetëvendosja urojnë Hajrulla Çekun për kandidat të Prishtinës, përveç Mefail Bajqinovcit

E githë hierarkia e Vetëvendosjes ka apluduar dhe uruar Hajrulla Çekun për kandidautrën e tij për kryetar të Prishtinës.

Në këtë shumësi urimesh, mungon njëri: Mefail Bajqinovci

Ky i fundit as një postim e fjalë s’e ka bërë për kolegun partiak të tij.

Kishte preferencë të veten që të jetë ai vet kandidat.

Por, del që s’iu bë,.

“Nëse lideri dhe kryesia e partisë vendosin për mua, me kënaqësi e pranoj”, pati deklaruar Bajqinovci në një intervistë në “Blic” pyetur se a mund ta shohim kandidat për Prishtinë.

Kuvendi në ngërç, Haxhiu: S’ka ndryshim, flas kur të dal

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, u deklarua shkurt para gazetarëve në hyrje të Kuvendit, ku pritet të zhvillohet sot një seancë tjetër në përpjekje për konstituim.

Haxhiu tha se ‘beson’ që edhe sot do të vazhdojë njësoj, si në tentativat e kaluara, që kanë dështuar.

 

“Besoj që flas kur të dal. Nuk kam parë ndonjë ndryshim, kështu që edhe sot do të jetë situata njëjtë”, tha ajo.

Serwer: Kujdes, Trump është i prirur për ndarjen e Kosovës, do ta ofrojë si shkëmbim të territoreve me Serbinë

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara thotë se presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ndali shpërthimin e luftës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç shkroi të dielën në “Truth Social”, dhe sipas tij, “çdo përpjekje që ai bën tani mund të shkaktojë edhe më shumë dëme”, për shkak të, siç thotë, prirjes së tij “për ndarjen e Kosovës”.

Ndërsa tha se “Ballkani është trazuar sepse Presidenti Trump e përmendi rajonin”, Serwer thotë Administrata Trump do ta ofrojë ndarjen e Kosovës “si një shkëmbim territori”.

“Këshilltari i tij për Ballkanin, Ric Grenell, mendon se kjo është një ide e shkëlqyer. Ai do ta ofrojë si një shkëmbim territori. Veriu me shumicë serbe i Kosovës do t’i kalonte Serbisë, dhe komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë do t’i kalonin Kosovës. Tingëllon bukur, sidomos nëse je një nacionalist etnik. Trump dhe Grenell janë nacionalistë etnikë të përkushtuar të llojit supremacist të bardhë”, shkruan ai.

Por, Serwer thotë se “Serbia nuk do të pranojë ndarjen” e saj.

“Ajo preferon të mbajë të gjithë jugun e Serbisë, ku kalon një rrugë kryesore për në Selanik dhe Mesdhe. Prandaj Beogradi po bën çmos për t’i larguar shqiptarët prej andej. Kjo është një skemë klasike mashtruese: ofrohet shkëmbim, synohet ndarje. Kryeministri Kurti, apo pasardhësi i tij, do të bënte mirë të mos lejonte që diskutimi për shkëmbim të futet fare në agjendë”, thotë Serwer.

Ai thotë se “edhe një president amerikan plotësisht i kualifikuar do të kishte shumë gjëra për të menduar tani para se të merrej me Ballkanin”.

“Një president i çoroditur si Trump nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të marrë merita për gjëra që s’i ka bërë dhe të premtojë më shumë. Por ai po dështon kudo: Gaza, Irani, Ukraina dhe tregtia janë të gjitha në kaos. Mungesa e koherencës së tij nuk është e shëndetshme. Kujdes çfarë dëshironi. Këshilla ime për ata që mendojnë se u duhet ndihma amerikane është kjo: mos kërkoni. Zgjidheni vetë”.

Sipas tij, “as Serbisë dhe as Kosovës nuk u duhet ndihma nga njerëz si Ric Grenell apo Donald Trump”.

“Dialogu në vitet e fundit ka synuar t’i normalizojë marrëdhëniet mes tyre pa njohje të ndërsjellë. Kjo ka dështuar. I gjithë dialogu politik që nga viti 2013 ka prodhuar pak ose aspak”.

“Dialogu teknik që i parapriu kësaj përpjekjeje, dhe që ka vazhduar në heshtje, ka prodhuar shumë më tepër. Edhe pse u nënvlerësua në atë kohë, një kod telefonik për Kosovën, njohja e ndërsjellë e dokumenteve, rregullimi i furnizimit dhe pagesave të energjisë elektrike, kontrolli i integruar i kufijve – këto janë gjëra që kanë ndikim të vërtetë për njerëzit. Në këtë pikë, Beogradi dhe Prishtina e njohin mirë njëri-tjetrin për të vazhduar me çështjet teknike edhe pa ndërmjetësimin e BE-së. Nëse ekziston vullneti politik, duhet ta bëjnë”, shkruan ai.

Serwer thotë se Beogradi “duhet ta gjejë një mënyrë me Brukselin për të rifilluar” drejt anëtarësimit.

“Kjo duhet të përfshijë si përparësi zbatimin e marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit që supozohet se është arritur në vitin 2023. Presidenti Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë, por BE-ja po i përfshin angazhimet në procesin e anëtarësimit. Ai do të bënte mirë t’i zbatojë në heshtje”.

“Kosova ende po vuan nën sanksionet e pajustifikuara të BE-së për veprime që askush nuk i mban mënd”, shkruan Serwer.

“Por ato ndihmuan në stabilizimin e situatës në veri dhe demonstruan profesionalizmin e forcave të sigurisë së Prishtinës përballë përpjekjeve të koordinuara të Beogradit për destabilizim. Brukseli ka filluar procesin e heqjes së sanksioneve. Duhet ta përfundojë sa më shpejt”, shton ai.

Bombardimi i spitalit Soroka, reagon zv/ministrja e Jashtme e Izraelit: Ishte sulm kriminal, bota duhet të flas

Zëvendësministrja e Jashtme e Izraelit e ka quajtur sulmin e Iranit ndaj Spitalit Soroka “të qëllimshëm” dhe “kriminal”.

Sharren Haskel, duke postuar në X, thotë se vendi që u godit “nuk është një bazë ushtarake”, por “një spital”, duke shtuar se kjo është qendra kryesore mjekësore për të gjithë rajonin Negev të Izraelit.

Ajo gjithashtu ndan një video që duket se tregon dëmet brenda spitalit.

“Bota duhet të flasë”, thotë Haskel.

Donald Trump jep “OK”, SHBA gati t’i bashkohet Izraelit në bombardimin e Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka miratuar planet për një sulm të mundshëm ushtarak ndaj Iranit, por ende nuk ka dhënë dritën jeshile për zbatimin e tyre, sipas raportimeve nga Bloomberg dhe Wall Street Journal.

Trump është takuar të mërkurën në mbrëmje me gjeneralët më të lartë në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, ku janë diskutuar në detaje opsionet e ofensivës ndaj Iranit, si përgjigje ndaj sulmeve të fundit me raketa iraniane, përfshirë goditjen e spitalit Soroka në Beer Sheva.

Sipas Wall Street Journal, një nga opsionet më të diskutuara është përdorimi i bombarduesve të padukshëm B-2, për të lëshuar bomba bunkerësh 30,000 paundëshe mbi objektet bërthamore më të fortifikuara të Iranit, siç është impianti i pasurimit të uraniumit në Fordow.

Ndërkohë, administrata Trump dhe zyrtarë të lartë të sigurisë po analizojnë një sërë skenarësh për të reaguar në ditët në vijim. Një zyrtar i paidentifikuar tha për mediat amerikane se planet janë gati dhe po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa Trump pret të shohë nëse Irani do të tërhiqet nga programi i tij bërthamor përpara se të japë miratimin përfundimtar për ndërhyrjen.

“Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, u shpreh Trump më herët kur u pyet për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj Iranit.

Në të njëjtën linjë të ashpër është edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili deklaroi se Irani do të “paguajë një çmim të lartë” pas goditjes së objektivave civile në Izrael, përfshirë goditjen e spitalit në jug të vendit nga raketat iraniane.

Ky zhvillim përforcon frikën për një përshkallëzim të mundshëm të përplasjes ushtarake mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, në një moment të ndjeshëm për sigurinë në Lindjen e Mesme dhe më gjerë

Trump në mëdyshje për të filluar sulm ndaj Iranit: Vendimi final…

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë që Shtetet e Bashkuara t’i bashkohen ofensivës së Izraelit ndaj Iranit, përfshirë përdorimin e bombave të fuqishme për të goditur objektiva bërthamore të fshehura thellë nën tokë, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë, burime të afërta me administratën thanë për CNN se një diskutim intensiv është duke u zhvilluar mes zyrtarëve të tij të lartë mbi mënyrat se si SHBA mund të ndërmarrë veprime ushtarake pa u përfshirë në një luftë të re në shkallë të gjerë.

Trump është i hapur ndaj argumenteve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili beson se vetëm SHBA-të mund t’i japin fund ambicieve bërthamore të Iranit. Por presidenti amerikan mbetet i kujdesshëm, duke pasur parasysh premtimin e tij për të shmangur konflikte të huaja të zgjatura.

Sipas diplomatëve evropianë, administrata Trump po planifikon të ndjekë me kujdes zhvillimet gjatë javës së parë të ofensivës izraelite, përpara se të marrë një vendim nëse do të angazhojë forcat amerikane. Vetë presidenti ka deklaruar:

“Më pëlqen ta marr vendimin përfundimtar një sekondë para se të vijë koha. Sidomos me luftën, gjërat ndryshojnë.”

Burime pranë presidentit theksojnë se Trump nuk e sheh një sulm të mundshëm amerikan si domosdoshmërisht të barasvlershëm me një përfshirje të plotë në luftë, duke besuar se goditjet vendimtare mund të qëndrojnë të kufizuara dhe strategjike.