div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati 30-ditor?“

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me krizën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka mirëpritur vendosjen e afatit 30-ditor për zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime për mungesën e qartësisë mbi pasojat nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda këtij afati.

“Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar një afat kohor dhe tashmë e dimë, që ka një afat kohor… Nuk duke shumë e qartë, nga ajo që kam parë, se çfarë do të ndodhë nëse nuk bëhet brenda 30 ditëve”, tha Bajrami në emisionin Debat Plus.

Ajo theksoi se paqartësitë mbeten të mëdha, sidomos duke marrë parasysh numrin e lartë të vazhdimeve të seancës konstituive që nuk kanë prodhuar rezultat.

“Kur e dimë se më kënd kemi të bëjmë në Kuvend, kur e marrim faktin se nesër është vazhdimi i 39 i seancës konstituive, menjëherë pyetja e parë që i bërë vetes që a ka thënë Gjykata Kushtetuese çka ndodh, në fakt a ka dhënë përgjigje se çka ndodh nëse edhe brenda këtyre 30 ditëve ne nuk arrijmë ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Po thuhet se duhet të ketë zgjedhje”, u shpreh ajo.

Bajrami tha gjithashtu se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit bie mbi partinë që ka të drejtën për të propozuar Kryetarin, duke theksuar nevojën për konsensus.

“Unë e pash që partia e parë nuk e ka vetëm të drejtën, e ka edhe përgjegjësinë për të ardhur deri te konsensusi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Dmth normalisht obligohen të gjithë deputetët, por përgjegjësia kryesore edhe nga ajo çka lexuam është që partia që e ka të drejtën e ka edhe përgjegjësinë që të arrij konsensusin. Duhet ta gjej në figurë konsensuale, e pranueshme për pjesën më të madhe të deputetëve”, deklaroi Bajrami.

Ky veprim i kushtoi shtrenjtë Gjestit, ndjekësit i kthehen kundër

Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania” Gjesti ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas një videoje të publikuar së fundmi në TikTok.

Ky moment i këngëtarit në vend të pëlqehej, duket se ka ngjallur reagime të forta negative nga një pjesë e konsiderueshme e ndjekësve të tij, shkruan “Kosovarja”.

Shumë prej ndjekësve kanë reaguar me kritika të ashpra, duke e cilësuar veprimin e tij të papërshtatshëm.

Ende nuk dihet nëse Gjesti do të reagojë ndaj komenteve, por një gjë është e sigurt, ky postim i fundit ka shkaktuar një valë pakënaqësie në mesin e fansave.

Konstituimi i Kuvendit, Gjykata Kushtetuese merr vendim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim njëzëri në rastin KO124/25, duke deklaruar të pavlefshme vendimet e Kuvendit lidhur me refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendimet e ngjashme të seancave të tjera konstituive, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas aktgjykimit, seanca konstituive e Kuvendit e nisur më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, pasi nuk është zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, duke e bërë kështu të pavlefshme konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka theksuar se brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, deputetët janë të detyruar të përfundojnë procesin e zgjedhjes së udhëheqjes së Kuvendit dhe të fillojnë funksionimin e plotë të tij.

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në zbatim të paragrafit 1
të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] në ndërlidhje me nenin 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe
Nënkryetarëve], nenin 70 [Mandati i Deputetëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit]
të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kreun IV të Rregullores së Kuvendit të
Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Aktgjykim duhet që sa më shpejt dhe jo më
vonë se tridhjetë (30) ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit duke zgjedhur
Kryetarin dhe nënkryetarët e tij
“, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjykata ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit konstruktiv midis grupeve parlamentare për zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve, duke theksuar se bllokimi i këtij procesi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloret e Kuvendit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Sërish tërmet në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, rreth orës 13:51, në jugperëndim të Shqipërisë.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte rreth 17 kilometra në juglindje të Patosit, ndërsa thellësia u përllogaritur në vetëm 5 kilometra, duke e bërë tërmetin të ndjeshëm për banorët e zonës.

Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Fier, Patos dhe Ballsh, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Koalicion me VV-në? Ja si përgjigjet LDK-ja

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, i është përgjigjur kërkesës së deputetëve të LVV-së për një koalicion të mundshëm LVV-LDK duke thënë se LDK-ja asnjëherë nuk i ka shkelur marrëveshjet politike, por janë tradhtuar nga LVV-ja dhe nuk preferojnë më një bashkëpunim VV-në.

Sipas tij, subjekti i parë politik (VV) ka subjekte të tjera politike me të cilat mund të arrij marrëveshje.

‘’LDK-ja gjithmonë ka qenë korrekte në çdo marrëveshje dhe asnjëherë nuk ka dal prej marrëveshjeve që është bërë. Në të kundërtën të tjerat nuk e kanë pasur këtë situatë sepse ne e dimë edhe situatën politike të cilën kemi kaluar dhe jemi tradhtuar gjatë ecjes. Kjo situatë ka bërë që LDK-ja të mos ketë vullnet për të hyrë në një marrëveshje politike me LVV-në. Ne e kemi dhënë përgjigjen tonë, janë edhe disa subjekte të tjera politike të cilat mund të hyjnë në këtë marrëveshje politike. Pa marrëveshje politike nuk ka dalje  nga kjo situatë politike në të cilën jemi”, tha ai

Gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete një i moshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 10:50 në rrugën “Hamez Jashari” në Ferizaj është gjetur i shtrirë në tokë pa ndjenja.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku njoftoi se sipas mjekut viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje l, si pasojë e një vdekjeje natyrale.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 26.06.2025, rreth orës 10:50, në rrugën “Hamez Jashari” në Ferizaj, kemi pranuar një informacion se një person ishte i shtrirë në tokë pa ndjenja.

Patrulla policore ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendngjarje, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca, e cila ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes. Sipas mjekut  viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje l, si pasojë e një vdekjeje natyrale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore të Stacionit Policor në Ferizaj për procedurat e mëtejme hetimore”, ka thënë Veseli për IndeksOnline.

Ndërsa ka bërë të ditur se viktima është identifikuar I. H, i moshës 74 vjeç.

Nëse e njihni këtë person lajmërojeni policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë në identifikimin e një personi të dyshuar për grabitje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë, derisa janë ndarë dhe fotografi të të dyshuarit.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën grabitje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bahtiri premton dorëheqje nga VV-ja nëse bashkëpunon me PDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka shprehur kundërshtimin e tij të fortë ndaj mundësisë së një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar se një bashkëpunim i tillë do ta shtynte të largohej nga Vetëvendosje dhe mund të dorëhiqej nga posti i deputetit.

Bahtiri citohet të ketë thënë: “Unë nuk e besoj një gjë të tillë asnjëherë. Por dua ta bëj të qartë që ky është mendimi im personal: në momentin që Vetëvendosje bashkëpunon me PDK-në, unë nuk do të jem më pjesë e asaj liste. Do të largohem nga VV-ja dhe ndoshta do të heq dorë edhe nga mandati im si deputet, për shkak të veprimeve të dëmshme që i ka bërë PDK-ja gjatë periudhës pasluftës.”.

Bahtiri ka shtuar gjithashtu se Vetëvendosje ka numrat e mjaftueshëm për të formuar qeverinë, duke theksuar se kjo është e mundur pa nevojën për një koalicion me PDK-në:

“Sipas meje, numrat për formimin e qeverisë janë siguruar, dhe brenda dy javëve do ta dëshmojmë këtë para qytetarëve.”, tha për rtv21.

Ai ka bërë të qartë gjithashtu se zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe nuk është në dorë të një partie të vetme.

“Qeverinë e formon partia që ka marrë besimin e qytetarëve dhe mandatin për ta udhëhequr vendin,” ka thënë Bahtiri.

Ish-deputeti i PDK-së kritikon ashpër Enver Hoxhajn: “Jo shoku Enver, me Kurtin dhe Vetëvendosjen as në xhenet nuk shkohet!”

Ish-deputeti dhe zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bashkëpartiakut të tij, Enver Hoxhaj, për një koalicion të mundshëm me VV duke e cilësuar atë si të papranueshëm.

“Jo shoku Enver, me Kurtin dhe Vetëvendosjen as në xhenet nuk shkohet,” ka shkruar Koci në një reagim publik, duke ngritur dyshime nëse deklarata e Hoxhajt është serioze apo thjesht një batutë.

Koci ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës i ka rrugët e saj të qarta dhe nuk duhet të ketë dilema për bashkëpunime të mundshme me Vetëvendosjen, të cilën ai dhe shumë zyrtarë të tjerë të PDK-së e shohin si të papërputhshme me vlerat e partisë.