Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmjen e 27 qershorit në Prishtinë, ku sipas burimeve të Sinjalit, është arrestuar gazetari Valon Syla, nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëjetueses së tij.

Sipas të dhënave policore, viktima E.N. ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar rëndë nga i dyshuari, për çka ka pranuar trajtim mjekësor dhe është fotografuar për dëshmitë e lëndimeve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.

Në deklarimin e saj të dytë, viktima ka konfirmuar pretendimet fillestare, ndërsa dëshmitarja, motra e saj E.N., 24 vjeçare, ka dorëzuar video-incizime të momentit të incidentit, të cilat do të përdoren si provë në rastin penal.

Valon Syla është intervistuar në prezencë të avokatit të tij, ndërsa me urdhër të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes, në pritje të procedimeve të mëtejshme ligjore.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, ndërkohë hetimet vazhdojnë nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kërcënimi rus, Gjermani marrin një vendim urgjent

Qeveria gjermane synon të përshpejtojë procesin e blerjes së armëve dhe pajisjeve mbrojtëse për Bundeswehr-in, në mënyrë që të jetë më e gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim nga Rusia, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një projektligji të parë nga agjencia DPA dhe raportuar nga Handelsblatt, synohet thjeshtimi i prokurimeve duke eliminuar nevojën për tendera në nivel evropian për kontrata urgjente, duke i kaluar ato në nivel kombëtar për të kursyer kohë.

Ndryshimet përfshijnë edhe mundësinë e dhënies së kontratave pas tenderëve, pavarësisht nga ankesat ligjore të ofertuesve të pasuksesshëm, si dhe reduktimin e dokumentacionit për të zvogëluar barrët burokratike.

Gjithashtu, ligjvënësit mund të nisin procedura prokurimi edhe pa financim të siguruar paraprakisht.

Si pasojë e luftës në Ukrainë, Gjermania po rrit ndjeshëm investimet për modernizimin e ushtrisë dhe përforcimin e rezervave, duke e bërë buxhetin vjetor për Bundeswehr-in pjesërisht të përjashtuar nga rregullat kushtetuese për borxhin dhe duke synuar që shpenzimet të arrijnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në përputhje me marrëveshjet e NATO-s.

Jozi i reagon ashpër Ledri Vulës

Ish banori i ‘Big Brother VIP Albania’ Joz Marku ka realizuar një bised virtuale me ndjekësit teksa i është përgjigjur disa pyetjeve.

Jave më parë Ledri Vula është shprehur se nuk do bënte bashkëpunim asnjëherë me Jozin.

Andaj Jozi sot i është përgjigjur me një deklaratë të pa pritu “Kingjat në tufe, Luani vetëm në fron”.

Vidovdani: Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar një person në Graçanicë

Policia e Kosovës ka arrestuar V.P., organizatorin e një udhëtimi pelegrinazhi nga Beogradi.

Grupi që ishte i udhëhequr prej tij, kishte të veshur bluza me mesazhe politike “Serbia e Bashkuar”, dhe me ngjyrat kuq, kaltër dhe bardhë.

Ndalimi i V.P. u bë në prani të pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Inspektoratit Policor, raporton Kossev.

Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, nuk deshi të japë sqarime për mediat lidhur me arsyet e ndalimit të V.P.-së. Ai i referoi të gjithë gazetarët tek zyra për media e Policisë së Kosovës.

Sipas raportimeve nga gazetarët e Radio Kim që ndodhen në vendngjarje, në terren janë të pranishme forca të shtuara të Policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarë të KFOR-it të shpërndarë me disa automjete në pika të ndryshme të Graçanicës