BBC nxjerr një fakt prekës: Jota udhëtoi me veturë pasi mjeku i kishte thënë…

Futbolli botëror ndodhet në zi pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës, ndërsa po dalin detaje të reja rreth udhëtimit të tij fatal

Sipas “BBC Sport”, sulmuesi portugez kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale të lehtë dhe mjekët i kishin rekomanduar të mos udhëtonte me avion.

 

 

Për këtë arsye, ai kishte zgjedhur një rrugë tjetër për t’u kthyer në Angli, drejt Liverpoolit, për të nisur përgatitjet parasezonale që priteshin të fillonin të hënën.

Jota kishte planifikuar të udhëtonte me veturë nga Porto drejt qytetit Santander në veri të Spanjës, prej nga do të merrte tragetin për në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë kësaj rruge ndodhet edhe qyteti Zamora, afër kufirit spanjollo-portugez, aty ku ndodhi aksidenti fatal.

Sipas BBC, ai e kishte bërë të njëjtën rrugë, por në drejtim të kundërt disa ditë më parë për të udhëtuar drejt Porto-s me rastin e dasmës së tij, një moment i veçantë që fatkeqësisht do të mbetet i lidhur me një fund të dhimbshëm.

Isa Mustafa i reagon Kurtit për deklaratën për Thaçin e Veselin: Nuk bëhet politikë me njerëzit të cilët luftuan për këtë vend

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili ka sulmuar dy ish-kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Kurti tha në një intervistë mbrëmë se “janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike. PDK-ja nuk është reformuar”.

Duke komentuar këtë deklaratë, Mustafa tha se “nuk bëhet politikë me njerëz, të cilët luftuan për këtë vend e që janë në arrest qe pesë vite i cili më shumë po përngjanë në pengmarrje sesa në drejtësi”.

“Unë mund të paramendoj kompleksin e Albin Kurtit ndaj Thaçit, por akuzat ndaj tij dhe Veselit në kontekstin e situatës së tanishme politike dhe bllokimit të konstituimit të Kuvendit janë të pakuptimta, përveç se ua ngjesin dorën akuzuesëve të cilët duan ta barazojnë luftën e UÇK-së me krimet makabre të Millosheviqit në Kosovë”.

Ai mes tjerash tha se nuk është Kurti mentor i reformimit të partive politike në Kosovë, që ai të flas për reformat.

“Ai mund të flas për mashtrimin, për luftën hibride me gënjeshtra ndaj kundërshtarëve politik dhe për autorësinë e tij të konceptit të “ analfabetëve funksional”, të cilët po i ushqen me popullizëm dhe po e votojnë. Kjo është reforma e tij dhe kontributi i tij në reformimin politik, për të cilin kontribut po i japin merita ata që s’ia duan të mirën këtij vendi, sipas bindjes time”, shtoi Mustafa.

Diogo Jota u martua 11 ditë para vdekjes, postimi i fundit i gruas së tij prek zemrat e të gjithëve!

Sulmuesi i Liverpoolit dhe kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota, ka ndërruar jetë në një aksident tragjik trafiku në provincën spanjolle Zamora.

Futbollisti 28-vjeçar ndodhej atje për pushime dhe muajin e mjaltit me bashkëshorten e tij, Rute Cardoso.

Vetëm 11 ditë para vdekjes, më 22 qershor 2025, Jota ishte martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, Ruten – një dashuri që kishte nisur që në bankat e shkollës së mesme. Dasma, e organizuar në Portugali, ishte kurorëzimi i një historie dashurie të gjatë dhe të fortë.

Mbrëmë, bashkëshortja e tij ndau një video emocionuese nga dita e martesës, duke prekur zemrat e mijëra ndjekësve në rrjete sociale.

Çifti ishte njohur gjatë shkollës së mesme dhe që nga viti 2012 kishin qenë në lidhje. Në korrik të vitit 2022, Jota e propozoi për martesë. Në publikimin e tyre të fundit me fotografi nga dasma, ata kishin shkruar: “22 qershor 2025 – Përgjithmonë”.

Gjatë këtyre viteve, ata përballuan së bashku shumë sfida dhe gëzime. Çifti kishte tre fëmijë: djemtë Denis dhe Duarte, si dhe një vajzë të lindur në vitin 2024.

Diogo Jota humbi jetën bashkë me vëllain e tij më të vogël, André, kur automjeti i tyre doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët. Aksidenti ndodhi më 3 korrik 2025, në rajonin spanjoll Zamora.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur botën e sportit dhe miliona tifozë në mbarë globin. Jota la pas një grua të përkushtuar, tre fëmijë të vegjël dhe një karrierë të pasur si futbollist – me suksese në klube të mëdha si Wolverhampton, Liverpool, dhe me paraqitje të shumta për kombëtaren portugeze. /Telegrafi/

Kishin nënshkruar së bashku me Porton, ky është vëllai i Jotas që ndërroi jetë bashkë me të

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare, së bashku me të ishte edhe vëllai i tij.

Lojtari i Kombëtares së Portugalisë ndërroi jetë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva – pas një aksidenti me makinë në zonën Zamora në Spanjë.

Silva është vetëm 25-vjeçar dhe kjo dyshe së bashku kishin shkuar për të nënshkruar me Porton B para disa vjetëve.

Ai ishte ende aktiv në futboll, duke luajtur për skuadrën portugeze, Penafiel, ku kishte kontratë deri në vitin 2026.

Silva dhe Jota do të mbahen mend gjatë, kjo dyshe ndërruan jetë pas një aksidenti me makinë në zonën Zamora të Spanjës.

Mësohen detaje tragjike nga vdekja e Jotas dhe vëllait të tij

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka humbur jetën në një aksident trafiku përgjatë së enjtes.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, ku kanë njoftuar se bashkë me Jotan ka ndërruar jetë në vendngjarje edhe vëllai i tij, po ashtu futbollist profesionist.

Futbollisti portugez i Liverpoolit, Diogo Jota, vdiq në një aksident trafiku herët këtë mëngjes në moshën 28-vjeçare. “Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, në provincën e Zamorës, pranë qytetit Palacios de Sanabria“, thuhet në raportim.

Sipas këtyre raportimeve, ai po udhëtonte me vëllanë e tij André, 26 vjeç, gjithashtu futbollist profesionist për Peñafiel, i cili gjithashtu vdiq.

Vetura me të cilën po udhëtonin u përfshi nga flakët pas aksidentit.

Tragjike: Vdes sulmuesi i Liverpoolit

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, ka vdekur në moshën 28-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e famshme spanjolle, Marca.

Lojtari portugez ka pësuar një aksident trafiku, ku ka ndërruar jetë.

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, vdes në një aksident trafiku në provincën e Zamorës Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria“, thuhet në raportim.

 

Deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin, reagon ashpër OVL e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin.

Në reagimin e kësaj organizate, thuhet se deklarimi i Kurtit, për Thaçin e Veselin, është një dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës.

“Ne, OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së, dënojmë me ashpërsi deklaratën e fundit të ish-kryeministrit Albin Kurti, i cili pretendon se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, po japin “instruksione politike nga burgu në Hagë”, thuhet në reagim.

Ndërkaq në reagim, OVL e UÇK-së, thekson se ky deklarim publik është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe politikisht i rrezikshëm, veçanërisht në një kohë kur ndaj Thaçit dhe të tjerëve është ngritur një aktakuzë e re, që përfshin pretendime për frikësim, pengim dhe hakmarrje ndaj dëshmitarëve, nëpërmjet komunikimeve të mundshme nga institucioni i paraburgimit.

Gjermania s’lejon valëvitjen e Flamurit të Krenarisë, Merz: Bundestagu nuk është cirk për të valëvitur flamuj sipas dëshirës

Kancelari gjerman Friedrich Merz shkaktoi zemërim tek disa në publik  me deklaratën e tij se Bundestagu “nuk është një cirk për të valëvitur flamuj sipas dëshirës në të”.

“Është një deklaratë shumë e paqëlluar dhe kancelari duhet ta mendojë përsëri”, tha Armand Zorn, nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Zorn beson se në kohën kur anëtarët e komunitetit LGBTQ përjetojnë armiqësi të hapur, deklarata e Kancelarit “nuk është e duhur”.

Edhe nga radhët e Unionit të tij Kristian Demokrat CDU/CSU, Merz po përballet me kritika. “Mendoj se deklarata është e gabuar dhe do ta diskutoj personalisht me kancelarin”, tha Soenke Siegman, presidente e Federatës së Lezbikeve dhe Homoseksualëve brenda Unionit.

Në të njëjtën kohë, kryetari i grupit parlamentar të Demokristianëve dhe një nga politikanët më të shquar gjermanë që nuk e ka fshehur kurrë se jeton në një marrëdhënie homoseksuale, Jens Spahn, e mori kancelarin në mbrojtje.

“Kancelari ka plotësisht të drejtë. Nuk mendoj se ky debat i zgjatur mbi këtë temë po kontribuon që komuniteti LGBTQ në Gjermani të gëzojë më shumë liri”, tha Spahn.

Kancelari gjerman Merz (Unioni Kristian Demokrat CDU) mbrojti Presidenten e Bundestagut, Julia Kloeckner mbrëmë në një intervistë për shërbimin publik ARD, e cila refuzoi të varte flamuj ylberi në ndërtesën e Bundestagut gjatë paradës në Berlin në fund të korrikut.

“Bundestagu nuk është një tendë cirku mbi të cilën mund të varen flamuj sipas dëshirës”, tha Merz.

Merz, i cili ka qenë në krye të qeverisë Demokristiane-Socialdemokrate që nga fillimi i majit, njihet brenda partisë së tij CDU, të cilën ai e drejton, si anëtar i krahut konservator.