Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës

Një i ri humbi jetën tragjikisht në vendin e punës, në një aksident të rëndë të ndodhur mbrëmë në Gjakovë.

Bëhet fjalë për Bujar Zekën, 21-vjeçarin që ishte duke punuar në fabrikën e tullave “IMN Dukagjini” në rrugën “Gjergj Sokoli”, kur u lëndua rëndë dhe u transportua fillimisht në emergjencën e Gjakovës, e më pas në QKUK – ku fatkeqësisht ndërroi jetë pas mesnate.

Institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse janë shkelur protokollet e sigurisë në vendin e punës, me dyshimin se nuk ishin respektuar pajisjet mbrojtëse të domosdoshme për punëtorët.

Vdekja e 2 vjeçares në pishinën e familjes, policia jep detajet e fundit

Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Zallq të Istogut.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:40, policia është njoftuar për një rast në fshatin Zallq të Komunës së Istogit. Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se për rastin është njoftuar prokurori dhe se kanë nisur hetimet.

Kurse në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES- Istog / 05.07.2025 – 18:30. Viktima femër/kosovare-fëmijë ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ka rënë në pishinë, mjekët kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Vdes në një ndeshje bamirësie ish portieri i njohur

Firos Mohamed, ish-portieri i njohur i Penang FC, ndërroi jetë tragjikisht gjatë një ndeshjeje bamirësie në Malajzi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ndodhi në stadiumin e Këshillit Bashkiak Manjung, në shtetin e Perakut, ku 53-vjeçari u rrëzua papritur në fushë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të stafit mjekësor, përpjekjet për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat.

Mohamed, i njohur për paraqitjet e tij të qëndrueshme gjatë viteve 1990, ka lënë një boshllëk të madh në futbollin malajzian.

Klubi i Penang shprehu ngushëllimet e sinqerta për familjen dhe komunitetin sportiv, duke kujtuar atë si një sportist të përkushtuar dhe njeri me shpirt të madh.

 

 

Vdes në QKUK një i ri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë. Një i ri rreth 19-vjeçar, ka humbur jetën tragjikisht pasi është rreziuar në vendin e tij të punës.

Policia e ka konfrimuar rastin, raporton IndeksOnline.

Viktima është dërguar në Klinikën Emergjente me lëndime të rënda, por përkundër veprimeve të ndërmarra nga ekipi mjekësor, i riu s’ka arritur të mbijetojë.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku dhe më pas trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gjakovë / 05.07.2025 – 21:55. Viktima m/k në vendin e tij të punës në një fabrikë të tullave në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjakovë dhe pastaj në QKUK, mirëpo dyshohet për shkak të lëndimeve të rënda, rreth orës 00:20’ të datës  06.07.2025 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” thuhet në raportin e plotë të policisë.