„Drama“ në fund: Vuçiqi ka pretenduar se gati e vranë në Bosnje dhe Hercegovinë

Për të mbrojtur atë që nuk mund ta mbrojë, pra kryetarin e enklavës serbe në BeH, të quajtur Republika Serbe, Millorad Dodikun, nga vendimi i Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Aleksandar Vuçiqi u rikthye te një ngjarje e ndodhur dhjetë vjet më parë, shkruan portali boshnjak “Oslobodjenje.ba”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua publikut pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, e cila u mbajt të shtunën, transmeton Paparaci.

Presidenti serb e thirri urgjentisht këtë mbledhje pasi të premten u konfirmua aktgjykimi i shkallës së parë ndaj kryetarit të Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Pas mbledhjes së të shtunës, Vuçiqi ka shprehur një sërë pretendimesh të pabazuara, të rreme dhe të rrezikshme në adresë të Bosnje dhe Hercegovinës, çka shkaktoi reagime nga shumë zyrtarë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Tronditëse: 64-vjeçari gjendet i varur në oborrin e shtëpisë nga nëna e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Cernicë, komuna e Gjilanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethana tragjike.

Sinjali mëson ekskluzivisht se më 04 gusht 2025, rreth orës 08:00, A.V, nëna e viktimës, ka njoftuar Policinë se ka gjetur të biri, B.V. rreth 64-vjeçar, të varur në litar në oborrin e shtëpisë në rrugën “Fevzi Hoxha”.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e 64-vjeçarit.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Rënda (NJHP/SRH-së) si dhe krim-teknikët rajonalë, të cilët nën autorizimin dhe praninë e Prokurorit të Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes po vazhdojnë intensivisht.

Rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë janë ende të paqarta.

“Sveçla i ka shpenzuar 3,300 litra naftë për 40 ditë pune, 55 mijë kilometra”

Xhelal Sveçla i ka shpenzuar 3,300 litra naftë për 40 ditë pune. 55 mijë kilometra. Kështu ka deklaruar Egzon Pacolli nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Pacolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ tha se Ministria e Punëve të Brendshme e dha këtë informacion pas kërkesës në qasje të dokumenteve publike vetëm pas paralajmërimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për gjobë, shkruan Insajderi.

“3300 litra naftë. 40 ditë pune. 55 mijë kilometra. Ky është Xhelal Sveçla, Kampioni i Shpenzimeve të Naftës.  Ka shpenzuar sikur të ketë bërë 12 herë rrugën deri në Londër dhe të është kthyer prapë. Me pare të popullit. E kur u kërkua llogaria nga ana ime,  e mbajti msheftë. Jo një ditë. Jo një javë. Por dy muaj!”, ka shkruar Pacolli.

“Vetëm kur Agjencia për Informim dhe Privatësi e obligoj me paralajmërim për gjobë, e nxori raportin. Me zor. Me vonesë. Me inat 3300 litra për 40 ditë nuk shpjegohen. Nuk justifikohen. Nuk arsyetohen”, përfundon shkrimi i tij.

“Kosova është Serbi” – Volejbollistja serbe sulmon Dua Lipën pas marrjes së pasaportës kosovare

Volejbollistja e njohur serbe, Milica Tasic ka reaguar ndaj Dua Lipës, e cila së fundmi u pajis me pasaportë të Kosovës.

Sportistja serbe e bëri një postim në rrjetet sociale duke reaguar vrazhdë ndaj këngëtares së famshme botërore, e cila gjithmonë më plot mburrje e përmend faktin se është shqiptare nga Kosova.

Lipa e bëri një postim ku shihej e shoqëruar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila në një takim zyrtar ia dha nënshtetësinë e Kosovës.

“Vajzë, nuk mund të bëhesh qytetare e një shteti që nuk ekziston. Kosova është Serbi. Kështu që, mirë se vjen në vendin tim”, shkroi volejbollistja serbe.

Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Ferizi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe ka vlerësuar kontributin e Ferizit për atdheun.

“Njoftim për ndarje nga jeta dhe kujtim përjetë për nipin tonë, veteranin e UÇK-së, Hysni Ferizi. Sot, me dhembje të thellë dhe zemër të thyer, do t’i japim lamtumirën e fundit një njeriu të rrallë – nipit tonë të dashur, Hysni Ferizi – një jetë të tërë në shërbim të atdheut, një jetë për kauzën e shenjtë të lirisë së Kosovës”.

Matoshi: Poshtërimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nën pushtetin e VLEN, me bekimin e Albin Kurtit

Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve në një ndeshje basketbolli në Kumanovë të Maqedonisë Veriore.

Ai ka thënë se shqiptarët u poshtëruan nën pushtetin e VLEN-it dhe me bekim të Albin Kurtit.

Shkrimi i tij:

Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nën pushtetin e VLEN, me bekimin e Albin Kurtit!

1.

Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun e klerofashizmit të VMROsë dhe Mickovskit, i pranishëm personalisht në këtë shfaqje fashiste!

Janë nënvetëdija e zâshme e tyne!

Frika që ata kanë mbjellun për tjetrin/tjetren (shqiptarët) âsht e përmasave fashiste.

2.

Shqiptarët, shtetas të Maqedonisë së Veriut, e kanë mbrojtë shtetin e ri nga shpërbamja, tue mbështetë Marrëveshjen historike të Ohrit e tue e bâ shtetin e përbashkët pjesë të NATOs, megjithithë idetë shtetomdhaja bullgare, greke e serbe për coptimin e FYROM.

3.

Porse, faktori politik shqiptar i detronizuem nga Albin Kurti (që vet, âsht në thelb kundër shteteve të reja shumëetnike e shumëkulturore në Ballkanin Perëndimor!?) âsht tue u përplitin si pula pa kry, derisa “Lideri Suprem” Kurti nuk po bâhet i gjallë, ngase fuqia e tij politike âsht në ramje të lirë edhe në Kosovë!

Shqiptarët albinista fodull, në Maqedoninë e Veriut që shajnë e pështyjnë shqiptarët e Kosovës që kundërshtojnë autoritarizmin dhe paligjësinë e Kurtit, nuk po guxojnë as me u reagu maqedonëve sllavë, sepse druejn se u kthen shpinën “Baba Albin”, i katandusun në projektet avetine nacionaliste të shekullit 19 dhe i arratisun në izolim ndërkombëtar!

4.

Çfar trishtimi kur sheh gojëkyçunin Kurti se si nuk guxon me i bâ ciu Muckovskit!?

Athue për arsy të pazareve me “strujë” apo instruksioneve dhe agjendave konspirative!?

Çfarë mjerimi kur sheh shqiptarë të poshtnuem që i udhëheq Dejona Mihali, të ciles i interesojnë aleancat antiamerikane dhe ato energjetike parasecilit interes të shqiptarëve!?

Sa për Albin Kurtin ai âsht i humbun në konspiracion antikapitalist dhe abtiamerikan, ai nuk ka mâ asnji qëllim final, ai nuk di ku po e çon anijen që e drejton e cila, ia ka lshu ujin!

Ai po lufton për mbijetesën e vet politike jo për ide të mëdha shqiptare!

Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e Enver Bajraktarit nga Lipjani

Familjarët e Enver Bajraktarit, i njohur edhe si Veli, nga fshati Baicë i Komunës së Lipjanit, po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë, pasi ai është zhdukur që nga dita e djeshme rreth orës 16:00.

Apelohet që kushdo që ka parë Enverin ose ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, të njoftojë menjëherë familjen apo të kontaktojë Policinë e Kosovës.

Numrat kontaktues janë:
📞 045 874 106
📞 045 220 350

Çdo informacion është i mirëpritur dhe i rëndësishëm për gjetjen e tij.

‘Puthja’ e Stresit me Jozin, Gjesti reagon menjëherë bën reagimin e papritur

Dy ditë më parë u bë virale videoja e Jozit dhe Stresit në të cilën ai thotë se çunat e zonës së Jozit i ka vëllezër teksa edhe zbaton ‘urdhërin’ për ta puthur në faqe këngëtarin.

Stresi reagoi duke u shprehur se video ishte ‘prank’ përpara këngës së përbashkët që do nxjerrin por nga ai moment, rrjeti nuk është ndalur me tallje e rikrijim të videos.

Sigurisht, një zhvillim i tillë që la të habitur shumëkë nuk i ka shpëtuar Gjestit.

Ky i fundit ka ndërmarrë një veprim mbi situatën që flet shumë.

Ai ka vendosur ta heqë Stresin nga lista e personave që i ndjek në Instagram, veprim të cilin e kishte bërë pas daljes nga Big Brother VIP Albania marrë shkas nga përkrahja e zjarrtë që Stresi i jepte atij në rrjete sociale e në intervista.

Ndërkaq, Stresi po vazhdon ta ndjekë Gjestin, mbase deri kur ta kuptojë nga ky artikull që Gjesti nuk e bën më të njëjtën.

E pranoi fajësinë, me kaq vite burgim dënohet serbi që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Millosh Antoviq, i njohur me nofkën “Xhaja”, është dënuar me 5 vjet burgim dhe gjobë prej 30 mijë eurosh për sulmet në Zveçan të kryera dy vite më parë ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Antoviq ka pranuar fajësinë për sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmën që kryen vepra penale dhe huliganizëm.

Ndaj tij u ngrit aktakuza më 30 mars të këtij viti

Ndaj Antoviqit, i njohur me nofkën “Xhaja”, u ngrit aktakuzë më 30 korrik të këtij viti. Ai gjendet në paraburgim që nga 15 prilli.