Limaj: Nëse as pas 60 ditësh nuk konstituohet Kuvendi, 120 deputetët duhet të decertifikohen
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me urdhrin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ai theksoi se procesi duhet të jetë i drejtë dhe t’u jepet mundësia edhe një grupi tjetër të propozojë kandidat.

Ai shtoi se në rast se deputetët nuk arrijnë të zgjedhin kryeparlamentarin brenda afatit 30-ditor, duhet të krijohet mundësi për të tjerët që të propozojnë kandidatë dhe, nëse edhe pas 60 ditësh nuk ka rezultate, 120 deputetët aktual duhet të de-certifikohen.

“GJK nuk është një xhelat atje. Ajo është pjesa më e rëndësishme e mbrojtjes, e ruajtjes, e funksionimit juridik e ligjor të këtij vendit. Ata njerëz me aktgjykimin e kanë pas parasysh këtë interes dhe e kanë marrë. Prandaj e vlerësoj.Dhe shpresoj që ta kemi pasojën juridike.

Unë mendoj se këtu duhet më ua dhënë rastin të gjithë deputetëve. Nëse nuk zgjedhet as te i dyti, atëherë neve duhet me na i marrë e drejta e deputetit. Edhe nëse edhe 30 ditë i kanë deputetët dhe nuk kanë shumicë. Tani krijohet një opsionin publik tjetër opinioni publik e sheh e dinë që këta 120 deputetë nuk janë në krye të detyrës. Nuk meritojnë me qenë në Kuvend, këta e kanë keqkuptuar përfaqësimin e popullit. Dhe gjykata me të drejtë mundet me i de-certifiku këta. Dhe me ua jep mundësinë atyre mbrapa nesh, në pritje, edhe 60 ditë. Nëse edhe aty nuk funksionon, atëherë gjykata duhet të çoj vendin në zgjedhje”, ka thënë Limaj në Debat Plus.

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë herë duke dhënë udhëzime më të qarta.

Deputetët duhet të formojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe të zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimi të hapur, me mundësinë që i njëjti kandidat të hedhë në votim jo më shumë se tri herë.

Seanca nuk mund të mbahet deri në publikimin e aktgjykimit të plotë, i cili pritet të sqarojë edhe disa çështje të tjera. Në aktgjykimin e mëparshëm, të 26 qershorit, i shpërfillur nga deputetët, Kushtetuesja nuk kishte përcaktuar pasojat juridike të një moszbatimi të vendimit të saj.

Ndërkohë, për rreth gjashtë muaj ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, një krizë disamujore që ka ardhur si pasojë e mungesës së marrëveshjes politike mes partive, pasi asnjë parti nuk ka fituar shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.

Tensione të ashpra në Serbi – përplasje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Vuçiq, disa të plagosur

Përplasje të dhunshme shpërthyen në Novi Sad, ku protestuesit anti-qeveritarë dhe mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq u përballën për të dytën ditë radhazi.

Sipas raportimeve, mbështetësit e Vuçiq hodhën flakadanë drejt protestuesve pranë zyrave të Partisë Progresive Serbe.

Derisa protestuesit kundër qeverisë përgjigjën duke thyer dritaret e ndërtesave.

Sipas Al Jazeera, policia serbe ndërhyri dhe u vendos jashtë godinës për të mbrojtur objektin, ndërsa Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq konfirmoi se një oficer u plagos gjatë përplasjeve.

Ai kërkoi rikthimin e rendit dhe ligjit në vend, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe paqes shoqërore.

Këto ngjarje ndodhin pas më shumë se nëntë muajve të protestave të vazhdueshme kundër presidentit serb Vuçiq dhe qeverisë së tij, të cilat kanë intensifikuar tensionet politike në Serbi.

U raportua i zhdukur, ja se ku u gjet kosovari Veton Canolli

Është gjetur shtetasi i Kosovës, Veton Canolli, i cili u raportua si i zhdukur dje nga ana e familjes së tij pasi ishte nisur nga Anglia 10 ditë më parë

Lajmin e ka bërë të ditur familjari i Vetonit, Milazim Canolli, i cili tha se Vetoni është gjetur shëndosh e mirë në një kamp në Angli.

“Faleminderit nga zemra për angazhimin, kontributin dhe lutjet tuaja. Një falënderim i veçantë shkon për Ambasadën e Kosovës në Angli si dhe për të gjithë miqtë, shokët dhe familjarët që u interesuan dhe u angazhuan për gjetjen e Vetonit”, shkroi Milazim Canolli, transmeton Klankosova.tv.

Dje familja pati pohuar se Vetoni ishte nisur nga Anglia për në Kosovë dhjetë ditë më parë, por që prej asaj kohe s’kishin informata rreth vendndodhjes së tij.

“Dy persona të ulur në tokë, tre tjerë në këmbë”, FOTO nga përplasja mes viktimave dhe të dyshuarve pak para para vrasjes

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e diel në Gjilan. Viktimat janë: Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir), si dhe Abedin Hoxha.

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra.

Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti.

 

 

Vrasja ndodhi në një lokal në Gjilan.

Gazeta Insajderi ka siguruar një foto nga përplasja që çoi në vrasje.

Dy persona aty shihen në tokë, ndërsa tre të tjerë në këmbë.

 

 

“Nuk bon me kanë Bujari”-inçizimi në tavolinë i momentit kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gjilan

Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha.

 

 

Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person.

Por gjithçka merr një kthesë të errët në një takim.

 

 

Takimi ishte thirrur nga Edmond Hasani, i cili kishte ftuar Mefail Shkodrën për një bisedë “miqësore”.

Gazeta Insajderi ka siguruar edhe një audio-incizim nga nisja e konfliktit e deri tek vrasja.

Aty dëgjohet Mefail Shkodra që thotë se e ka të ndaluar të takohet me Bujar Hoxhën sepse janë në proces gjyqësor.

“Unë e ti Bujari ulemi në tavolinë folim dhe e gjajmë vërtetën se për ketë punë jemi ardh këtu”, thotë dikush nga viktimat.

“Bujari është këtu”, dëgjohet një zë në video.

“Nuk guxon me ma pru Bujarin këtu, s’guxon. Unë jam proces me Bujarin e kam ndalune mu zatet me ta”, iu kthye Mefail Shkodra.

“Na ju kemi thirr disa herë mu zatet me Bujarin, tash e keni ndalune mu zatet me ta”, dëgjohet duke thënë pala tjetër.

“Ja thirri policinë”, dëgjohet teksa thotë dikush.

Pas kësaj, fillojnë edhe të shtënat me armë ku humbin jetën tre persona.

Insajderi ka siguruar edhe biseda të realizuara para takimit. Edhe aty Mefail Shkodra kërkon që në takim të mos jetë Bujar Hoxha.

Dyshohet që përleshjen e kanë filluar viktimat.

Takimi ndodhi në kafenenë ku Mefail Shkodra pinte rregullisht kafen e tij.

Në lokal ishin vetëm Edmond Hasani dhe Naim Hoxha, vëllai i Bujarit.

Gjithçka ndryshoi për pak sekonda. Në kafene, shfaqet Bujar Hoxha, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Nga babai i tij Abedin Hoxha dhe nga vjehrri i tij Selami Hasani. Mefail Shkodra, i lutet me ngulm Edmondit që t’i ndalojë të hyjnë në lokal, duke theksuar se ndodhen në mes të një procesi penal.

Ai çohet për të kontaktuar policinë. Sipas burimeve, Mefail Shkodra nuk kishte asnjë raport me personat tjerë, përveç Bujar Hoxhës.

Takimi ishte thirrur me kërkesën e Edmond Hasanit, pasi përmbaruesi kishte bllokuar llogaritë bankare të Bujar Hoxhës –për një borxh të papaguar për veturën Audi Q5, të blerë nga vetë Mefaili.

Përmbarues në këtë rast ka qenë Përparim Xhelili. I njëjti ka konfirmuar për Insajderin se llogaritë i ishib bllokuar para dy jave Bujar Hoxhës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë masa drastike, duke suspenduar katër zyrtarë policorë, mes tyre: Bekim Sabedini, Metush Arifi, Ardian Demiri dhe Shaban Hajdaraj. Bekim Sabedini dhe Metush Arifi janë parë në shoqërinë e Albert Rexhepit i njohur si Albert Malisheva, i cili në vitin 2024 ishte burgosur pastaj ishte lene në arrest shtëpiak për fajde, e Mefail Shkodra bashkë me djalin e tij Edonisin ishin në paraburgim për këtë rast.

Del incizimi nga momenti kritik në Gjilan, ja çfarë kishte paralajmëruar Mefail Shkodra para se të ndodhte vrasja e trefishtë

Nga rasti tragjik me tri viktima ka ndodhur të dielën në Gjilan. Aty ka mbetur i plagosur rëndë edhe Bujar Hoxha. I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra. Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti.

Si shpërtheu konflikti?

Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha.Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person.Por gjithçka merr një kthesë të errët në një takim.

Takimi ishte thirrur nga Edmond Hasani, i cili kishte ftuar Mefail Shkodrën për një bisedë “miqësore”.Gazeta Insajderi ka siguruar edhe një audio-incizim nga nisja e konfliktit e deri tek vrasja.Aty dëgjohet Mefail Shkodra që thotë se e ka të ndaluar të takohet me Bujar Hoxhën sepse janë në proces gjyqësor.“Unë e ti Bujari ulemi në tavolinë folim dhe e gjajmë vërtetën se për ketë punë jemi ardh këtu”, thotë dikush nga viktimat.

“Bujari është këtu”, dëgjohet një zë në video.“Nuk guxon me ma pru Bujarin këtu, s’guxon. Unë jam proces me Bujarin e kam ndalune mu zatet me ta”, iu kthye Mefail Shkodra.

“Na ju kemi thirr disa herë mu zatet me Bujarin, tash e keni ndalune mu zatet me ta”, dëgjohet duke thënë pala tjetër.

“Ja thirri policinë”, dëgjohet teksa thotë dikush.

Pas kësaj, fillojnë edhe të shtënat me armë ku humbin jetën tre persona.

Dyshohet që përleshjen e kanë filluar viktimat.

Takimi ndodhi në kafenenë ku Mefail Shkodra pinte rregullisht kafen e tij.

Në lokal ishin vetëm Edmond Hasani dhe Naim Hoxha, vëllai i Bujarit.

Gjithçka ndryshoi për pak sekonda. Në kafene, shfaqet Bujar Hoxha, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Nga babai i tij Abedin Hoxha dhe nga vjehrri i tij Selami Hasani. Mefail Shkodra, i lutet me ngulm Edmondit që t’i ndalojë të hyjnë në lokal, duke theksuar se ndodhen në mes të një procesi penal.

Ai çohet për të kontaktuar policinë. Sipas burimeve, Mefail Shkodra nuk kishte asnjë raport me personat tjerë, përveç Bujar Hoxhës.

Takimi ishte thirrur me kërkesën e Edmond Hasanit, pasi përmbaruesi kishte bllokuar llogaritë bankare të Bujar Hoxhës –për një borxh të papaguar për veturën Audi Q5, të blerë nga vetë Mefaili.

Përmbarues në këtë rast ka qenë Përparim Xhelili. I njëjti ka konfirmuar për Insajderin se llogaritë i ishib bllokuar para dy jave Bujar Hoxhës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë masa drastike, duke suspenduar katër zyrtarë policorë, mes tyre: Bekim Sabedini, Metush Arifi, Ardian Demiri dhe Shaban Hajdaraj. Bekim Sabedini dhe Metush Arifi janë parë në shoqërinë e Albert Rexhepit i njohur si Albert Malisheva, i cili në vitin 2024 ishte burgosur pastaj ishte lene në arrest shtëpiak për fajde, e Mefail Shkodra bashkë me djalin e tij Edonisin ishin në paraburgim për këtë rast.

Kush janë viktimat?

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Insajderi, Bujar Hoxha është një nga personat kyç të përfshirë në këtë ngjarje. Burime të afërta bëjnë të ditur se thelbi i konfliktit që çoi në vrasjen e trefishtë ka nisur pikërisht nga Bujar Hoxha.

Në prill të këtij viti, Bujar Hoxha kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën për fajde. Prokuroria Speciale konfirmoi se Hoxha kishte dorëzuar edhe një kallëzim penal ndaj Shkodrës.

Fajdexhiu nga Gjilani, pasi ishte marrë në pyetje nga Prokuroria, ishte lënë i lirë në procedurë të rregullt.

Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij në rastin ku u vranë tre persona në Gjilan

Kanë dalë disa pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe dy djemtë e Mefail Shkodra kanë pësuar nga përleshja. 

Pamjet që i ka siguruar Insajderi tregojnë se i biri i Mefail Shkodrës, Engjell Shkodra është i plagosur me armë zjarri. Ai ka plagën ne njërin krah, por ende nuk dihet kush e shkaktoi këtë plagë.

I biri i tij tjetër, Edonis Shkodra ka goditje në pjesën e prapme të kokës, dhe jo vetëm.

Mefail Shkodra me të bijtë janë në kërkim nga Policia.

E jashtëzakonshme: VV, PDK, LDK, AAK, bëhen bashkë për të garuar kundër Listës Serbe në Graçanicë

Pas gati katër vitesh si nënkryetar i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti ka njoftuar kandidimin e tij për Kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale të ardhshme, si përfaqësues i listës së përbashkët shqiptare “Aleanca Shqiptare”, e mbështetur nga të gjitha partitë shqiptare: VV, LDK, PDK, AAK.

Ai theksoi se kjo iniciativë unifikuese lë anash dallimet partiake për të bashkuar të gjithë shqiptarët nën një vizion të përbashkët për zhvillimin e Komunës së Graçanicës.

“Me shumë përgjegjësi dhe përulësi kam pranuar kandidaturën si kryetar i kësaj liste të bashkuar. Premtoj se do të shërbej me përkushtim të plotë, për të sjellë investime e zhvillim në çdo vendbanim të komunës, pa dallim etnie apo feje,” u shpreh ai.

I plotë:

Të nderuar familjarë, miq e bashkëqytetarë të Komunës së Graçanicës,

Pas gati katër vitesh si nënkryetar në Komunë të Graçanicës, pozitë kjo e garantuar me ligjet në fuqi, tash ka ardhë koha për një sfidë të re. Me shumë kënaqësi ju njoftoj që bindjet tona partiake për këto zgjedhje kemi vendosur t’i lëmë anash dhe të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një iniciativë që quhet, ALEANCA SHQIPTARE, prandaj bashkarisht me të gjitha partitë: VV, LDK, PDK dhe AAK do të garojmë në këto zgjedhje lokale me një listë. Përveç partive që kane deleguar anëtaret e tyre, pjesë e listës do të jenë edhe pjestarë e aktivistë me profile të ndryshme e me ndikim në Komunën tonë. Nga dhjetë kandidatë për Asamble Komunale, katër do jenë të gjinisë femërore.

Të dashur bashkëqytetarë të Komunës së Graçanicës,

Përveç listës së përbashkët shqiptare për Asamblenë Komunale, këto zgjedhje kandidojmë edhe për Kryetar të Komunës. Me kënaqësi të madhe e përgjegjësi të lartë ndihem skajshmërisht i priveligjuar që emri im ështëi përzgjedhur si kandidat për kryetar të Komunës, i listes së përbashkët shqiptare.

Ashtu siç besoj kam kontribouar e shërbyer këtë mandat si nënkryetar, zotohem që do të shërbej shumëfish më shumë për të rregulluar jetën e qytetarëve tanë, prandaj me përulësi kërkoj besimin tuaj për të çuar përpara projekte madhore në çdo vendbanim të Komunës. Juve të dashur qytetarë ju kisha mbështëtës kur kisha nevojë, dhe ju jam përherë mirënjohës, dhe jeni sërish ju që do të vendosni me besimin tuaj që Komunën tonë ta radhisim në mesin e komunave më të rëndësishme në vend! Bashkë, pa dallim, Graçanicën do ta transformojmë, me ide të përbashkëta bashkë me ndihmën e nivelit qëndror e akterë të tjerë të rëndësishëm!

Ditëve në vijim do të dalim edhe me programin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme, program që do të përfishij investim në çdo pjesë të Graçanicës, pa dallim etnie e feje, sepse ALEANCA SHQIPTARE do t’ju shërbej të gjithëve.

Po ashtu, këto ditë do të njoftoheni me listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, e cila do t’jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve.

Na priftë e mbara!

 

 

LAJM I MIRË: Gjendet shëndosh e mirë kosovari që kishte humbur në Angli

Një lajm i mirë ka ardhur sot për familjen e 24-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Veton Canolli, i cili ishte raportuar i zhdukur prej 10 ditësh në Londër.

Vëllai i tij ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, duke njoftuar se Vetonin e kanë gjetur dhe aktualisht ndodhet në një kamp në Angli.

Ende nuk dihen detaje të tjera mbi rrethanat e gjetjes së tij, por lajmi ka sjellë lehtësim të madh te familjarët dhe miqtë, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë jetuar me ankth dhe pasiguri për fatin e tij.

Kujtojmë se Veton Canolli kishte humbur çdo kontakt me familjen që prej 10 ditësh, ndërsa punonte në ndërtim në zonën e Seven Kings në Londër. Apeli për ndihmë i bërë publikisht dje u shpërnda gjerësisht, duke mobilizuar komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktorja e njohur e “Familja Moderne” i futet politikës, i bashkohët VV-së

Për shumë vite, roli i saj si Alma në serialin vendor “Familja Moderne” e bëri një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

Megjithatë, prej një kohe të gjatë, Vlora Merovci është distancuar nga skena dhe angazhimet artistike, duke u shfaqur rrallë edhe në intervista.

Tani, aktorja e njohur prishtinase po rikthehet në qendër të vëmendjes, por jo për një rol të ri në ekran, por në një sferë krejt tjetër që nuk ka lidhje me artin – këtë herë ajo ka zgjedhur të angazhohet në politikë.

Foto: RTK/YouTube

Vlora Merovci ka vendosur të garojë për këshilltare komunale në Asamblenë e Prishtinës, nën patronatin e Lëvizjes Vetëvendosje!, ku mban numrin 25 në listën zgjedhore.

Përveç karrierës së saj artistike, Vlora ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike. Prej kohësh, ajo shërben si zyrtare në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke qëndruar pranë aktiviteteve dhe zhvillimeve kulturore në vend.

Kandidatët nga VV për zgjedhjet lokale 2025 në Prishtinë (Foto: Hajrulla Çeku/Facebook)

Ky hap i ri në politikë pritet ta rikthejë Vlorën më afër publikut, kësaj here në një rol krejtësisht të ndryshëm – atë të përfaqësueses së qytetarëve të kryeqytetit.

Apeli lë në fuqi paraburgimin për rreshterin Nexhmi Krasniqi dhe tre të dyshuarit për shmangie nga tatimi

Departamenti i Përgjithshëm, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 6 gusht 2025, me të cilin të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nga data 4 gusht deri më 4 shtator 2025.

Aksionin e arrestimit dhe hetimet i ka udhëhequr kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Gjykata Themelore në Prizren, përmes vendimit të 6 gushtit 2025, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Nexhmi Krasniqit dhe Ramadan Paçarizit, të arrestuar nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie nga tatimi.

Sipas Apelit, vendimi i Themelores është i drejtë dhe nuk përmban shkelje të dispozitave ligjore, ndërsa ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, në bazë të provave materiale dhe shkresave të lëndës.

Gjykata ka vlerësuar se lënia e tyre në liri do të rrezikonte asgjësimin, fshehjen, falsifikimin apo ndryshimin e provave, si dhe do të ndikonte në dëshmitarë dhe të dëmtuar. Duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, si dhe karakteristikat personale të të pandehurve, Apeli ka konstatuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe e arsyeshme në këtë fazë të procedurës.

Sipas vendimit të Themelores, ekziston dyshimi i bazuar se Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, gjatë muajve nëntor–dhjetor 2024, kanë vepruar si anëtarë të një grupi për të detyruar të dëmtuarin E.M. të tërhiqej nga një marrëveshje shitjeje toke, duke i shkaktuar atij dëm pasuror dhe duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Gjithashtu, ndaj Ramadan Paçarizit rëndon edhe dyshimi për shmangie nga tatimi, pasi dyshohet se nuk ka deklaruar qarkullimin real të një transaksioni prej 250 mijë eurosh, duke iu shmangur detyrimeve tatimore për 130 mijë euro.

Ndryshe në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit u sekuestruan përveç armëve edhe telefona mobil e elektroshok..