Serbia në prag të luftës civile, protestuesit thyejnë zyrat e partisë së Vuçiqit [VIDEO]

Serbët janë tubuar gjithandej Serbisë të enjten për të protestuar për incidentet e shumta që ndodhën dy ditët e fundit atje. Qytetarët protestues janë sulmuar nga mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe, policët janë përplasur me qytetarët e Policia nuk ka reaguar ndaj sulmeve të mbështetësve ndaj qytetarëve.

Deutsche Welle të enjten ka shkruar në një analizë për situatën në Serbi se regjimi i Aleksandër Vuçiqit po përpiqet t’i shtyjë qytetarët e Serbisë drejt një lufte civile me provokime dhe përdorimin e njësive paraushtarake.

Protestuesit në Novi Sad kanë thyer zyrat e Partisë Përparimtare Serbe, si dhe i kanë ngjyrosur muret e jashtme.

VIDEO:

Prokuroria kërkon që Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, përfshirë 3 vëllezërit

Për mbi 1 vit e gjysmë, Hashim Thaçi është nën regjim vizitash në paraburgim.

Kufizimi i takimeve me familjen e ngushtë, apo lejimi i vetëm 5 takime në muaj me miq e të afërm tjerë, nuk po i mjafton Prokurorisë. Madje as përgjimi 24/7 me përkthyes shqiptar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që ish presidentit t’i ndalohen krejtësisht vizitat me tre vëllezërit, Gani, Nazmi dhe Blerim Thaçi.

Këta janë përfshirë në një listë me 14 emra që po synohen t’i zhduken përkohësisht nga jeta e Thaçit, deri në përfundim të gjykimeve, edhe për krime lufte edhe për pengim të drejtësisë.

“Edhe pse janë vendosur masa të caktuara për ta minimizuar rrezikun e pengimit, ZPS ka mësuar përmes burimeve publike se disa vizitorë që përbëjnë shqetësim, vazhdojnë ta vizitojnë Thaçin në Qendrën e Paraburgimit. Për të qenë të sigurt, rreziku që Thaçi të përcjellë mesazhe të palejuara dhe udhëzime gjatë vizitave jo të privilegjuara nuk mund të eliminohet kurrë krejtësisht, as në Qendrën e Paraburgimit. Kjo është vërtetuar përmes shfaqjes së Hashim Thaçit në një thirrje me video te një i akuzuar tjetër, në shkurt 2025” – thuhet në kërkesën e ZPS që e ka parë Klan Kosova.

Fakti që prokurorisë i ka rënë në mend tek tash për videolidhjen ku Thaçi shihet me Haxhi Shalën, dhe nuk ka kërkuar më herët masa, sipas mbrojtjes, është krejt e paarsyeshme.

Avokatja Sophie Menegon, nuk ka gjetur në kërkesën e prokurorisë asnjë fakt të ri apo shkelje të klientit të saj ndryshe nga masat e vendosura në nëntor 2023. E veçon faktin se vetëm 5 nga 14 emrat e listës, përfshirë vëllezërit, e kanë vizituar Thaçin pas vendosjes së këtyre masave.
Njëri nga dy tjerët, në Sheveningen diskuton gjëra të përgjithshme.

“[E redaktuar] është mik i familjes. Ai e ka vizituar Z. Thaçi pas nëntorit 2023. Meqë Z. Thaçi lejohet t’i ketë vetëm 5 vizita jo të privilegjuara në muaj, takimet me miq të ngushtë si [E redaktuar] ia mundësojnë atij mbështetjen dhe përditësimin me situatën politike dhe ekonomike në Kosovë.”

Emri i pestë ndërkaq që ka zhvilluar vizita në Qendrën e Paraburgimit që kur është në fuqi regjimi, është anëtar i ekipit mbrojtës.

“[E redaktuar] është konsulent në ekipin mbrojtës të Z. Thaçi në rastin për krime lufte. Në këtë cilësi, ai është i autorizuar që të shkëmbejë informacione konfidenciale me Z. Thaçi. Që nga nëntori 2023, ai e ka vizituar Z. Thaçi si pjesë e vizitave të privilegjuara të Mbrojtjes dhe nuk ka zhvilluar asnjë vizitë jo të priviliegjuar. Pra nuk ka asnjë bazë që të vendosen kufizime tjera në vizitat e tij.”, transmeton Klankosova.tv

Gjyqtarja e procedurës paraprake, po e konfirmon këtë individ, për të cilin ka kërkuar të dhëna shtesë nga Mbrojtja, para se të merr vendim për kërkesën e ZPS me 14 emra.

Në listë janë edhe Artan Behrami e Vllaznim Kryeziu që përmenden në aktakuzën e dytë të Hashim Thaçit për tentim-pengimi të drejtësisë.

Vdes togerja e Policisë në Ferizaj, Suzana Krasniqi

Ka vdekur Suzana Krasniqi, zyrtarja policore në rajonin e Ferizajt, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, kancer në mushkëri.

Njoftimin për vdekjen e saj e bëri të ditur qytetari Agon Zhinipotoku me anë të një postimi në Facebook.

“Zoti të mëshiroftë me Xhennet Suzi. Faleminderit të gjithëve që kontribuuat që nga dje për togeren tonë Suzana Krasniqi”.

“Ajo sot ia dorëzoi shpirtin Zotit duke na lënë gjithmonë të pikëlluar, e gjithmonë krenar që ishte aq njerëzore, familjare e përkushtuar dhe e dashur nga të gjithë”, ka shkruar Zhinipotoku në Facebook.

E rëndë në Maliq, vritet me thikë një 14-vjeçar

Pasditen e sotme në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e policisë në Maliq.

Grupi hetimor sipas a2cnn, nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tifoz i Steauas futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’”

Një incident i pazakontë është shënuar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pak para nisjes së ndeshjes evropiane mes FC Dritës dhe Steaua Bukureshtit.

Indeksonline ka kapur momentin kur një tifoz rumun, i ekipit mysafir, është parë me fanelën që kishte simbolin serb brenda stadiumit, gjë që ka ngjallur reagime nga tifozët vendas.

 

Autoritetet e sigurisë janë vënë menjëherë në lëvizje për të shmangur çdo tension të mundshëm.

Adri lë pa fjalë Ilirianën me befasinë e ditëlindjes

Ditëlindja edhe këtë vit e ka gjetur Ilirianën në mbyllje të një sezoni shumë aktiv me dasma.

Por, pavarësisht vlugut të punëve, Adri u kujdes që të shënohet siç duhet ditëlindja e saj në mesnatë.

Iliriana na dha një ‘shije’ të asaj që e priti në ndërrimin e akrepave por duket se angazhimi dhe surpriza e Adrit paska qenë shumë më tepër se aq.

Në një video të ndarë me ndjekësit në Instagram, Iliriana ka zbuluar momentin e befasisë me fishekzjarre, buqetë me lule dhe unazën ‘Georgina-style’.

Edhe 100 Ilirianës.

 

Nipat e mbesat e Shqiptar Shaljanit kthehen në katolicizëm

Aktivisti Shqiptar Shaljani ka bërë të ditur se në Kishën e “Shën Kryqit” në Mitrovicë, zyrtarisht janë kthyer në katolicizëm të afërm të tij.

Shaljani ka deklaruar se nipa e mbesa të tij, të cilët po ashtu e kanë marrë mbiemrin ‘Shaljani’, janë kthyer në katolicizëm.

“Afërdita & Fitimi, Aurela dhe Edmond Shaljani — tashmë me mbiemrin e marrë në nderim të dajës së tyre, Shqiptar Shaljanit— e kurorëzuan publikisht vendimin e guximshëm për t’u kthyer në gjurmët e rrënjëve të vërteta shqiptare.”, ka shkruar ai.

Tutje Shaljani ka thënë se ky akt nuk është vetëm një pagëzim, por një mesazh për gjithë shqiptarët kudo ndodhen: rrënjët nuk thahen kurrë, nëse ne kujdesemi për to.

“Ky është vetëm fillimi i një fryme të re ringjalljeje kombëtare. Shqiptarë, le ta mbrojmë dhe ta jetojmë identitetin tonë, ashtu siç na e lanë amanet të parët — me besë, me nder e me krenari!”, ka shkruar ai.

I riu që veshë çorapet me fytyrën e Mihrije Brahës, befasohet nga këngëtarja

Këngëtarja Mihrije Braha, ka dhuruar një moment emocionues në “ATV”.

Në një skenar të përgatitur nga stafi i programit, ajo ka bërë një surprizë të veçantë për TikToker-in e njohur, Labin, i cili në videot e tij në platformën TikTok shfaqet shpesh si fans i këngëtares.

Labi, nuk e ka fshehur haninë kur është përballur për herë të parë me këngëtaren

 

 

Nëna e mohon publikisht, thellohet drama për aktorin e njohur

Këngëtari dhe aktori i njohur turk, Özcan Deniz, po kalon ditë të trazuara pas prishjes së bashkëpunimit 22-vjeçar me vëllain e tij, Ercan Deniz. Ajo që nisi si ndarje biznesi është kthyer në një krizë të madhe familjare, me akuza për mosmarrëveshje mbi transferimin e pasurive, kërcënime dhe një borxh të madh prej 85 milionë TL, ku Özcan figuron si garantues.

Për më shumë se dy dekada, Ercan Deniz ka menaxhuar karrierën e vëllait të tij. Por ndarja e rrugëve profesionale jo vetëm që shkatërroi partneritetin e tyre tregtar, por theu edhe lidhjet familjare.

Sipas mediave turke, në të kaluarën Özcan ka dalë garant për borxhet bankare të vëllait të tij. Me kalimin e viteve, borxhi është rritur nga 40 milionë TL në 85 milionë TL, duke çuar në sekuestrimin e pasurive dhe llogarive të tij bankare. Thuhet se bankat kredidhënëse kanë vënë në shënjestër të ardhurat dhe pronat e këngëtarit.

Kriza mori përmasa më të mëdha pasi nëna e tyre, Kadriye Deniz, publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku deklaroi se kishte “hequr dorë” nga djali i saj Özcan:

“Kur lidhja e gjakut bie përballë lidhjes së interesit, ajo që mbetet nuk është ‘fëmijë’ por ‘i huaj’. Edhe nëse emri i tradhtarit është ‘jeta’, ai fshihet nga zemra ime. Disa u rrënjosën, disa u shkulën e u larguan. Ata që bashkohen për interes: Özcan, Melek, Sibel, Nurcan… Ju uroj rrugë të mbarë, ua kam lënë Zotin! Ercani dhe Yurda, që u padrejtësuan, u bëfshin si plep i fortë. Nga sot, as për festë, as për përshëndetje…”

Pas deklaratave të nënës, Özcan reagoi publikisht duke shprehur zemërimin e tij:

“Për hir të 40 viteve që më keni vjedhur, do të bëj 40 postime. Ju nuk më keni parë kurrë si fëmijë apo vëlla, por si një mundësi, si një skllav të cilit i keni vënë peng mundin tim. Nuk ju mjaftojnë as pallatet po t’ua dhuroj. Çështja nuk është Səmar, nëna ime e dashur, por tradhtia, pabesia, mosmirënjohja, urrejtja, gënjeshtrat, shpifjet dhe padrejtësia. Edhe ndaj fëmijës tim tregoni armiqësi, ndërsa unë jam përkujdesur për fëmijët tuaj. Sot djali im nuk njeh as gjyshen, as xhaxhain. Kjo është turpi juaj.”

Kjo përplasje publike ka bërë bujë të madhe në median turke, duke e kthyer historinë e familjes Deniz në një nga temat më të komentuara të momentit.

Në Gjermani, e vendosën këtë tabelë vetëm në 13 vende: A e dini kuptimin e saj?

Shenja më e rrallë rrugore në Gjermani është vendosur në vetëm 13 vende në afërsisht 140 kilometra autostradë në veri të Mynihut.

Nuk është çudi që pak njerëz dinë për domethënien e shenjës.

Nëse e gjeni veten në autostradën A9 midis Pfaffenhofen dhe kryqëzimit Holledau në Bavari, me siguri do të pyesni veten se si të silleni siç duhet.

Ndihuni të lirë ta injoroni, shkruan Fenix Magazine,sepse këto tabela të reja, të ashtuquajtura “shenja referimi”, të vendosura çdo 2.5 kilometra përgjatë autostradës A9, nuk tregojnë ndonjë kufizim apo rregull.

Kjo shenjë bardh e zi është pjesë e “Fushës së Testimit të Autostradës Dixhitale” (DTA), e cila u krijua në vitin 2016. Kjo shenjë u shërben automjeteve autonome, të cilin mund të lëvizin pa shofer, që të testohen te shenja për orientim – kamerat e automjetit mund t’i përdorin këto shenja për të përcaktuar pozicionin e tyre me saktësi centimetri.

Ministria Federale Gjermane për Dixhitalizim dhe Transport, si dhe Agjencia Federale e Transportit Rrugor (BASt) ofrojnë informacion mbi fushat e testimit në faqet e tyre të internetit.

Harta, e përditësuar në gusht 2021, tregon 26 fusha testimi dhe 142 projekte në të gjithë vendin.