Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore “Thaçi dhe të tjerët” për akuzat lidhur me administrimin e drejtësisë, lëshoi vendimin e saj lidhur më kërkesën e ZPS-së për modifikimin e kushteve të paraburgimit të Hashim Thaçit.
Gjykatësja Masëlo miratoi pjesërisht kërkesën, në të cilën miratoi disa kufizime të vizitave të paprivilegjuara të Thaçit prej disa personave të caktuar që përmenden në vendim, i cili u lëshua më 18 gusht 2025.
Pjesa tjetër e mocionit të ZPS-së u hodh poshtë.
Kufizimet e reja do të rishikohen çdo tre muaj prej gjykatëses nëse janë ende të domosdoshme.
Kush janë personat të cilëve u janë ndaluar vizitat te Thaçi?
Gjykatësi i Procedurës Paraprake vëren se “lista e Vizitorëve të Rrezikshëm” përmban: Artan Behramin, Blerim Shalën, Ismail Sylën, Vllaznim Kryeziun dhe dy persona tjerë, emrat e të cilëve janë të redaktuar.
Këta persona thuhet se e kanë vizituar Thaçin në paraburgim mes datave 1 korrik dhe 7 tetor të vitit 2023, dhe thuhet se përmenden edhe në vendimin e konfirmimit të akuzave kundër Thaçit.
Po ashtu, në këtë listë janë edhe Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati dhe një person tjetër emri i të cilit është redaktuar. Këta thuhet se kanë vizituar Hashim Thaçin në paraburgim mes datave 1 korrik dhe 1 tetor të vitit 2023, por nuk përmenden në Vendimin e Konfirmimit.
Ndërkaq, ndalesë kanë edhe tre vëllezërit e Thaçit.
Top Kolshi i cili po dyshohet për vrasjen dhe groposjen e tani të ndjerit Enver Bajraktari, në vitin 2024 ishte dënuar nga Gjykata në Lipjan me 800 euro gjobë për akuzën se më 25 gusht 2022 në Baicë të Lipjanit i kishte shkaktuar lëndime trupore Bajraktarit, duke e goditur me gyp plastike.
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, të marrë më 8 tetor 2024, në të cilin thuhet se Kolshi u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit u zëvendësua me 800 euro gjobë.
Sipas vendimit, më 25 gusht 2022 në fshatin Baicë, Komuna Lipjan, pas një mosmarrëveshje paraprake mes Top Kolshit dhe tani viktimës Enver Bajraktari, Kolshi e godet me gyp plastike në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.
“Me datë 25.08.2022, rreth orës 08:30 në fshatin B. në L., pas një mosmarrëveshje paraprake që kishin ndërmjet veti, i pandehuri T. K., me dashje dhe qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore e godet të dëmtuarin E. B., me gyp të plastikës në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, mjet ky i rrezikshëm që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit”, thuhet në këtë vendim.
Në vendim thuhet se Kolshi më pas e kishte goditur Bajraktarin edhe me shuplakë, duke i shkaktuar skuqje dhe ënjte të lehtë.
“…i dëmtuari si rezultat i goditjeve ka pësuar skuqje dhe ajtje të lehtë, gjakderdhje nën lëkurore në krah, 3 hematoma në shpinë, 5 hematoma në vithe, 3 hematoma në këmbën e majtë, 2 hematoma në kokë si dhe skuqje dhe gërvishtje e veshit të djathtë, lëndime këto të shkaktuara nga goditja me mjet të fortë mbretës, që si të tilla, paraqesin DËMTIME TË LEHTA TRUPORE me pasoja të përkohshme të shëndetit”, thuhet në vendim.
Me këto veprime, sipas aktakuzës, Top Kolshi ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të Kodit Penal të Kosovës.
Gjithnjë sipas vendimit, Kolshi në shqyrtim fillestar kishte pranuar fajësinë, ishte shprehur i penduar dhe i kishte premtuar Gjykatës se nuk do t’i përsërisë ato veprime. Kishte thënë se është pajtur me tani të ndjerin Bajraktari.
“Në shqyrtimin fillestar i pandehuri ka deklaruar se e ndin veten fajtor dhe e pranon fajësinë me vullnetin e tij, pa presion, me vetëdije të plote. Eshte shprehur i penduar, i vjen keq qe është ne gjykate, pas dy tri dite ka deklaruar se është pajtuar me Enverin dhe me familjen e tij. Gjykatës i ka premtuar se nuk e perserit me këtë vepër penale dhe nuk e ka perseritur dhe është duke punuar ne bujqesi per familje si dhe per veten. I ka premtuar gjykates se kjo nuk do te ndodhe më”, thuhet në atë vendim.
Për pranimin e fajësisë, në vendim thuhet se ishte pajtuar edhe avokati i Kolshit, Halim Shala, duke e lutur gjykatën që me rastin e sanksionit penal të ketë parasysh gjendjen ekonomike të të akuzuarit, pajtimin me palën e dëmtuar dhe premtimin që në të ardhmen nuk do të përsërisë veprime të tilla të cilat bien ndesh me ligjin.
Kurse, prokurorja e shtetit, Nebahate Salihu nuk e kishte kundërshtuar pranimin e fajësisë, duke propozuar që Kolshi të shpallet fajtor dhe të marrë dënimin e merituar, si dhe ka propozuar që me rastin e matjes së dënimit si rrethanë lehtësuse të marrë pranimin e fajësisë, ndërsa si rrethanë rënduese shkallën e lartë të dashjes për kryerjen e veprës penale.
Më pas, Gjykata kishte aprovuar pranimin e fajësisë të bërë nga Kolshi, duke e dënuar me 6 muaj burgim e që me pëlqimin e vetë të akuzuarit dënimi me burgim i ishte zëvendësuar me 800 euro gjobë. Aty përmendet që Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit mori parasysh edhe faktin se i akuzuari ka qenë i dënuar edhe më parë.
Më pak se një vit pas këtij dënim, Top Kolshi dyshohet se ka vrarë dhe groposur personin të cilit akuzohej se i kishte shkaktuar lëndime trupore, Enver Bajraktarit, duke e vrarë dhe groposur në Baicë të Lipjanit mes datave 3 dhe 4 gusht 2025.
Një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen Bon Air në Anderlecht të dielën në mbrëmje. Noel, një burrë 56-vjeçar me origjinë shqiptare dhe menaxher i njohur i kafenesë “La Maison Haute”, u vra me gjakftohtësi rreth orës 20:30 nga qiramarrësi i tij. Ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe hidhërim të thellë në komunitetin lokal.
Dëshmitarët raportojnë të paktën katër të shtëna në vendngjarje. Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Autoritetet kanë arrestuar autorin e dyshuar dhe kanë përjashtuar për momentin lidhjet me trafik droge, duke theksuar se shkaku mund të ketë qenë një konflikt personal.
“Ishte njeri i rrallë, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte”
Banorët e lagjes janë ende të tronditur nga krimi. Michèle, një banuese e Itterbeek që e njihte mirë Noel, rrëfen me lot në sy se vetëm një orë para vrasjes kishte qenë duke pirë një gotë me të.
“Noel sapo ishte kthyer nga pushimet. Shpresoj që maskarai që e bëri këtë të japë llogari për veprimet e tij,” tha ajo.
“Ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me zemër të madhe, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. Më kishte ndihmuar edhe me vendosjen e një tavani fals në shtëpi. Sa herë që i kërkoje diçka, ai pranonte pa ngurrim.”
Michèle ndau edhe një foto të bërë me të natën e ndërrimit të viteve, duke kujtuar buzëqeshjen dhe pozitivitetin e tij.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën në mbrëmje në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Llapushnik.
Në aksident kanë mbetur të vdekur një çift bashkëshortor, ndërsa i lënduar djali i tyre, 19 vjeçar.
Çifti bashkëshortor që kanë humbur jetën janë nga Drenasi, ku për këtë një telegram ngushëllimi e ka bërë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Në telegram thuhet se kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Llapushnik, ku humbën jetën bashkëshortët Shemsi dhe Ajshe Gashi, ndërsa është lënduar djali i tyre, Fatlumi.
“Kryetari Lladrovci i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, duke u dëshiruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe. Po ashtu, të lënduarit Fatlum Gashit i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë. Ngushëllime të sinqerta”, thuhet në telegram.
Për aksidentin me fatalitet, policia njoftoi se kanë qenë të përfshira dy vetura, dhe njëra ishte me targa të huaja.
“Ka ndodhur aksident në trafik në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja, me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy viktimat dhe një ka pësuar lëndime. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë”.
Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmë në Devoll, ku një 59-vjeçar vdiq sapo doli nga një klinikë dentare.
Burime nga hetimet për A2Cnn bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë dhe dy të afërm.
Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë: “S’jam mirë”.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt.
Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë.
Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku i saktë i vdekjes.
Prodhuesi i këpucëve Solid, me bazë në Suharekë, po paralajmëron se do të zhvendosë operacionet e tij në Kukës të Shqipërisë nëse nuk zgjidhen problemet e vazhdueshme me energjinë elektrike.
Pronari i kompanisë, Ahmet Kuçi, shpreh shqetësim të thellë për shkëputjet e energjisë dhe kostot e larta shtesë, duke e cilësuar situatën si “shumë të vështirë.”
Sipas Kuçit, kompania ka paditur operatorin e shpërndarjes KEDS për këtë çështje, por procesi gjyqësor mbetet i pazgjidhur. Kuçi thekson se KEK-u (Korporata Energjetike e Kosovës) ka kërkuar një garancion prej 15,000 eurosh nga kompania, pa dhënë asnjë shpjegim të vlefshëm për këtë kërkesë. Për më tepër, fatura e fundit e energjisë ishte 2,200 euro më e lartë se normalja.
Kuçi shpreh dyshime se kjo kërkesë për garancion po përdoret si pretekst për të rritur çmimet e energjisë. Kompania “Solid”, e cila operon prej rreth 20 vitesh dhe eksporton mbi 76% të prodhimit të saj, ndodhet nën presion të madh për shkak të kontratave afatgjata me partnerë evropianë. “Ne nuk mund të ndalemi,” shprehet Kuçi, duke shtuar se puna e tyre është e lidhur me partnerë ndërkombëtarë dhe se ata nuk mund të ndërpresin prodhimin, pavarësisht kostove të papritura.