Ishte me gruan e djalin, çka i mori jetën gazetarit Zheji

I papritur qe lajmi i ndarjes nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artur Zheji.

Ishte policia që dha detajet e para për ngjarjen e ndodhur rreth orës 16:00 në Sarandë.

E media që Zheji drejtonte deri sot ka ndarë detaje të tjera.

Mësohet se gazetari Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, shkruan 360gradë.al.

Më pas është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por pa jetë.

Zheji ishte djali i eruditit të shquar shqiptar Petro Zheji dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami, duke u rritur në një familje me traditë të thellë kulturore e intelektuale.

Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.

Që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik “360 Gradë” në ABC News.

Shqiptari që vrąu gruan flet pas arrestimit: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë

Fjalët e autorit 40-vjeçar të vrasjes së grave në Volos, Pandeli Nakoleci, menjëherë pas arrestimit të tij nga oficerët e policisë, janë tronditëse.

Sipas informacionit nga mediat greke, burri, dukshëm i rraskapitur pas 29 orësh i fshehur 200 metra larg shtëpisë, sapo iu vunë prangat, iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë” .

Këto deklarata nga autori i krimit kanë shkaktuar zhgënjim, pasi konfirmojnë ftohtësinë me të cilën ai e pranoi aktin e tij, duke këmbëngulur se nuk ndien asnjë pendim për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare.

Shtrenjtimi i energjisë, rrezik për largimin e kompanive dhe eksodin e të rinjve nga Kosova

Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe analistë politikë kanë paralajmëruar se rritja e çmimit të energjisë dhe kalimi i menjëhershëm në tregun e hapur rrezikon të largojë kompanitë nga Kosova dhe të nxisë një eksod të të rinjve.

Ata thonë se vendimi i ZRRE-së po e rëndon ekonominë dhe po e bën të pamundur funksionimin e shumë bizneseve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha për Ekonomia Online se shumë kompani të huaja do të largohen nga vendi, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ndërsa bizneset vendore po detyrohen të ndalojnë investimet e tyre.

“Do të ketë largim edhe të kompanive, sidomos kompanive të huaja që i kemi. Na kanë paralajmëruar që do të zhvendosen në Maqedoninë e Veriut. Do të ketë edhe largim për shkak se ka ndërhyrje në investime të biznesit dhe biznesi është i detyruar që t’i ndërpres investimet.

Po ashtu në qoftë se vazhdohet me këtë çmim të energjisë elektrike, kur tani në muajin gusht është 100 për qind më shtrenjtë, shto këtu edhe shtatorin e tetorin do të shkojë 200-300 për qind se gjatë periudhës së dimrit çmimi i energjisë elektrike do të shkojë duke u rritur, pa dyshim që do të ketë edhe shtrenjtim të produktit dhe shërbimit tonë. Produkti ynë me kohë do të vijë duke u zvogëluar ose do të bjerë kërkesa për produktin tonë. Hapësirën që e ka pasur produkti i Kosovës apo shërbimi që kanë ofruar kompanitë vendore do ta marrin kompanitë e huaja nëpërmjet eksportimit, përkatësisht rritjes së importit në vendin tonë dhe të humbas shpresa për të ardhmen”, tha ai.

Rafuna vuri në dukje se edhe punësimi është në rrezik, pasi shumë të rinj po largohen nga vendi.

“Pa dyshim se rinia po na ik, përkundër gjitha këtyre mundësive, rritjes së pagave, prapë ka qenë sfidë gjetja e fuqisë punëtore. Ky i riu ose ajo e reja do të gjejnë veten në tregun e huaj, do të shkojnë jashtë”, tha ai.

Nga ana tjetër, analisti Afrim Kasolli tha për Ekonomia Online se situata është pasojë e vendimit të ZRRE-së për kalimin e bizneseve të mëdha në tregun e hapur të energjisë, pa përgatitje dhe pa infrastrukturën e duhur.

“Jemi përballur me presione të jashtëzakonshme, veçanërisht që prej shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike 16 për qind për gjithë qytetarët e Kosovës dhe detyrimit të bizneseve të mëdha që befas dhe menjëherë të dalin në tregun e hapur energjetik. Konfirmimi i vendimit të ZRRE-së edhe nga instanca e fundit e Gjykatës Komerciale duket se e ka trimëruar këtë trup administrativ energjetik, i cili ka kërcënuar se nëse të gjitha subjektet komerciale nuk bëjnë kontratë me disa prej kompanive të licencuar për distribuim do të pasojë shkyçja e tyre.

Kjo është një goditje shumë e madhe, jo vetëm aktualisht. Edhe parametrat e disfavorshëm ekonomikë edhe të tjerë tregojnë që është rritur në masë shumë të madhe deficiti tregtar ndërmjet Kosovës dhe vendeve të tjera. Sot Kosova importon në masë enorme dhe shumë më pak eksporton”, tha ai.

Kasolli paralajmëroi se një aplikim i menjëhershëm i liberalizimit të tregut të energjisë, pa faza tranzitore, mund të shkaktojë pasoja të rënda ekonomike dhe shoqërore.

“Aplikimi i menjëhershëm pa e përgatitur terrenin dhe infrastrukturën për një kalim të tillë, ashtu siç po e kërkojnë edhe bizneset, asnjëra prej tyre nuk është kundër daljes së tregut energjetik, por kjo të bëhet në mënyrë të planifikuar gradualisht dhe hap pas hapi në mënyrë që ato të mos e ndiejnë e të mos rëndohen me një shpenzim të papritur që ka dalë gjatë rrugës. Frikësohem, e kam ankthin tim që aplikimi i menjëhershëm i këtyre masave do të jetë burim i një eksodi të ri kombëtar, sepse shumë kompani nuk do të jenë në gjendje që të përballojnë befas këtë ndryshim që po ndodh. Shumë të tilla tashmë vetëm po raportohet që kanë filluar të mbyllin prodhimin e tyre. Gjithë kjo katrahurë e kaos ekonomik po ndodh në një kohë kur po ashtu skena politike vazhdon që të jetë e paralizuar”, tha ai.

ZRRE-ja ka njoftuar se nga 16 gushti ka filluar të shkëputen nga rrjeti elektrik të gjitha bizneset që i plotësojnë kushtet për të dalë në tregun e hapur të energjisë nëse ato nuk kanë lidhur kontratë me furnizues.

Vendimi për liberalizimin e tregut ka hyrë në fuqi më 1 qershor 2025 dhe obligon të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro në vit të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.

Kjo është bashkëshortja e “Mehmet Kosovës”

Aktori i njohur turk, Kenan İmirzalıoğlu, i cili mbetet i paharruar për publikun kosovar në rolin e “Mehmet Kosovës” nga seriali “Jetë e hidhur”, është gati për një rikthim të madh në ekran.

Pas një pauze të gjatë nga aktrimi dhe fokusimit në prezantim, 51-vjeçari ka nënshkruar për projektin e ri televiziv “Abi”, që ka ngjallur entuziazëm tek fansat e tij. Detajet e serialit priten të zbulohen së shpejti.

Në jetën personale, Kenani është i martuar me aktoren Sinem Kobal dhe janë prindër të dy vajzave.

Vdiq gazetari i njohur shqiptar

Gazetari i njohur, Artur Zheji, ka vdekur të shtunën, në moshën 64-vjeçare.

Sipas njoftimit të uniformave blu, rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal të Sarandës, e ka marrë gazetarin nga rruga Butrinti, në afërsi të restorantit Layos, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.

Publicisti i mirënjohur ndiq përgjatë transportit në spital, raporton TV Klan.

“Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë,i cili kishte probleme të shëndetit,diabetik.Ky shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.”, njofton policia.

22-vjeçarja e raporton në polici xhaxhanë: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku policia ka nisur hetimet ndaj një 51-vjeçari, i kallëzuar nga mbesa e tij 22-vjeçare për marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Sipas të dhënave paraprake, e reja ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë.

Pas kallëzimit, materialet iu referuan Prokurorisë dhe është regjistruar procedimi penal ndaj të dyshuarit.

“Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.”- bëri të ditur policia e Elbasanit, njofton euronews.al.

Autoritetet vijojnë hetimet dhe pritet të përcaktohen rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Xhaferi i LDK: Kurrë s’kam votuar me më shumë kënaqësi ‘kundër’ sa ndaj Muratit, bllokuesit të buxhetit të Prishtinës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se asnjëherë s’ka votuar ‘’kundër’’ me më shumë kënaqësi sesa sot, gjatë votimit për Hekuran Muratin si propozim për kryetar të Kuvendit.

Xhaferi ka thënë edhe se Murati e ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës, dhe e ka ka penguar ekonominë e vendit.

‘‘Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës ndër vite, që ka penguar ekonominë e vendit dhe i ka fryrë përçarjes politike, normalisht nuk mund të ketë votën time. Njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike. Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike’’, ka shkruar ai.

“Tregu i lirë”, asnjë biznes në veri nuk u shkyç nga rrjeti energjetik

Mbi 1 mijë e 400 njehsorë elektrikë të bizneseve të ndryshme në disa komuna të Kosovës janë shkëputur nga rrjeti i energjisë elektrike, si pasojë e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që obligon bizneset të kalojnë në tregun e lirë të energjisë.

Megjithatë, ky vendim nuk po zbatohet në katër komunat veriore të Kosovës, ku bizneset furnizohen me energji nga kompania “Elektrosever”. Kjo kompani nuk i nënshtrohet tarifave të rregulluara nga ZRRE-ja, dhe deri më tani nuk janë ndërmarrë masa për shkyçjen e konsumatorëve në këtë pjesë të vendit.

Përjashtimi i bizneseve në katër komunat veriore nga obligimi për daljen në treg të lirë po konsiderohet diskriminues nga ekspertë të ekonomisë dhe avokatë.

Ata thonë se Ligji për Energjinë Elektrike zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pa dallim veri apo jug. Sipas tyre, kjo çështje duhet të rregullohet nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE). Derisa nuk përjashtojnë mundësinë që kjo çështje të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Eksperti i ekonomisë, Kushtrim Ajavzi thotë për se bizneset në veri, të cilat furnizohen nga “Elektroseveri”, nuk janë përfshirë në tregun e lirë, dhe për këtë arsye nuk po paguajnë çmime më të larta, ndryshe nga bizneset në pjesët tjera të Kosovës, që sipas tij po përballen me fatura deri në trefish më të larta për të njëjtin konsum dhe prodhim.

Ai e quan këtë diskriminim të radhës duke theksuar se Ligji për Energjinë nuk bën ndarje, ndërsa përmend se Kushtetuta e Kosovës garanton mosdiskriminimin territorial.

Ndërkaq, ZRRE-ja në një përgjigje me shkrim për thotë se deri tani nuk janë ndërmarrë masa shkyçjeje për konsumatorët në veri për shkak të mos ndryshimit të furnizuesit.

ZRRE për KosocaPress, thotë se çdo konsumator në Kosovë, pa marrë parasysh se ku ndodhet, ka të drejtë të zgjedhë ose të ndryshojë furnizuesin e energjisë elektrike.

Sipas ZRRE-së, kompania Elektrosever është licencuar si furnizues për katër komunat veriore, por ajo nuk i nënshtrohet tarifave të rregulluara nga ZRRE-ja dhe nuk ka obligime të shërbimit publik. Po ashtu sipas ZRRE, Elektrosever vepron si furnizues komercial, duke operuar vetëm në atë zonë specifike.

Kurse, avokati Ardian Bajraktari potencon se çdo përjashtim i ndonjë komuniteti apo komune nga rregullat e përgjithshme, si në rastin e mos-përfshirjes së komunave veriore në tregun e lirë ose në rastin e rritjes së çmimit me 16.1% në maj për energjinë elektrike, për pjesën tjetër të vendit, është një veprim diskriminues.

Bajraktari kërkon që edhe palët e autorizuara ligjërisht të veprojnë dhe ta adresojnë këtë çështje në gjykatë, për të garantuar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim komune apo komuniteti.

Bajraktari: Është vendim i natyrës diskriminuese dhe si i tillë duhet të konstatohet nga ana e gjykatave

“Sa i përket çështjes së daljes në treg të hapur, natyrisht që ky vendim në bindjen time nga ana e zyrës së rregullatorit të energjisë, është marrë fillimisht në shpërputhje me dispozitat respektive të ligjit…Çfarëdo përjashtimi në këtë rast të një komuniteti të caktuar, ose komunave të caktuara qoftë në vendimin për daljen në treg të hapur, qoftë në vendimin për shtrenjtimin e energjisë për qytetarët e vendit në masë prej 16.1 për qind, është një vendim i natyrës diskriminuese për çka jam shumë optimist se instancat gjyqësore kur t’i vije radha do ta trajtojnë, përkatësisht do të konstatojnë si të tillë…Vlerësoj që është vendim i natyrës  diskriminuese dhe si i tillë duhet të konstatohet nga ana e gjykatave. Standardin e njëjtë duhet ta ndjekin edhe palët e autorizuara për ta adresuar çështjen në gjykatë”, potencon Bajraktari.

KosovaPress ka dërguar pyetje edhe tek kompania “Elektrosever” lidhur me këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Në pjësën jugore, këndej Ibrit, më 16 gusht nisi shkyçja e bizneseve nga furnizimi me energji elektrike, të cilët nuk kishin zgjedhur një operator energjetik për furnizim me rrymë. Atë ditë ishin shkyçur mbi 90 për qind të bizneseve të mëdha.

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë padi  në Gjykatën Supreme ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRRE).

Sipas OEK, kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe më e rëndësishmja, mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës si konsumatorë të fundit, kundër vendimit të padrejtë të ZRrE-së.

Edhe Partia e Demokratike e Kosovës (PDK) ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, vendim ky i cili detyron mbi rreth 1 mijë e 300 biznese të dalin në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj shkyçjes së qindra bizneseve nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga ana e KEDS-it, duke e cilësuar këtë veprim si një formë persekutimi ndaj sektorit privat.

Ndërsa, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.

Bizneset vazhdimisht kanë protestuar në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e ZRRE-së, që sipas tyre shkakton barrë të rëndë për kompanitë vendore dhe ekonominë e Kosovës. Ndërsa, sipas komunitetit të biznesit vendimet e ZRRE-së rrezikojnë largimin masiv të mijëra punëtorëve, ulje të prodhimit dhe rritje të importit.

Ndërkaq,  Qeveria e Kosovës nuk mori parasysh asnjë herë kërkesat e komunitetit të biznesit për shtyrje të vendimit.

Ndërron jetë një 39-vjeçare nga Kosova në spitalin e Traumës në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka nisur hetimet për vdekjen e një 39-vjeçareje nga Kosova tek spitali i Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, për “Vlerësim”, pasi më datë 21.08.2025, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë është dërguar në gjendje të rëndë shtetasja A. I., 39 vjeçe, banuese në Kosovë, njofton tch. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ajo është dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të përcaktuar saktë shkakun e ndërrimit të jetës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Vjehrri dhe dy djemtë e ‘bëjnë për spital’ dhëndrin në Malësinë e Madhe

Tre shtetas të Shqipërisë janë vënë në pranga pas dhunës ndaj dhëndrit të tyre për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Flakë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe intervenuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u arrestuan: Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm. Ata dyshohen se, për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasit A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.