Plagosja në Prishtinë, QKUK: Viktimat kanë lëndime të rënda

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga thika në kryeqytet, këtë të shtunë.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, për Klankosova.tv tha se viktimat kanë marrë lëndime serioze nga therja me thikë, derisa shton se gjendja e tyre është stabile.

“Janë në emergjencë duke i kryer ende ekzaminimet. Lëndimet i kanë të rënda, mirëpo gjendja e tyre është stabile”, tha Syla.

Ndryshe, rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Enis Pllana, zëdhënës i policisë në Prishtinë.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thotë Pllana.

Tutje, zyrtari policor shtoi se po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″…

Këngëtarja Lore ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa detaje ekskluzive rreth projekteve dhe planeve të saj.

E pyetur për mundësinë e një dissi muzikor, ajo e lidhi përgjigjen me përmendjen e “Big Brother VIP”, duke pranuar se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e formatit.

“Mua më ka ardhur një ftesë edhe vjet, por unë nuk isha gati. A jam gati tani? Nuk e di, do ta zbuloj kur të më vijë ftesa”, tha këngëtarja.

Edhe pse nuk dha një konfirmim të prerë, Lore e la të hapur mundësinë për t’u parë në edicionin e ardhshëm të reality show-t më të ndjekur në vend, ç’ka do ishte një surprizë për publikun.

Ermal Fejzullahu sot feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtari

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Fejzullahu, feston sot ditëlindjen e tij.

Ermali mbush sot 37 vjeç.

Kujtojmë që Ermal Fejzullahu është një ndër artistët më të mirë të showbizzit, fillesat e tij janë të hershme, që në kohën kur baba i tij, këngëtari Sabri Fejzullahu, ishte në kulmin e karrierës së tij muzikore.

Në këtë kohë që flasim Ermali është baba i 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali. Ai gëzon një martesë të lumtur me influenceren Ariana Fejzullahu, mamanë e 4 fëmijëve.

Përleshje mes dy familjeve në Lipjan, arrestohen 10 persona

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur të premten në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 10 persona, ndërsa motivet e përleshjes janë ende të panjohura për policinë, transmeton Zeri.info.

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike e cila nuk është përdorur”, thuhet në raportin e Policisë.

Nga ky rast janë lënduar dy persona, ndërsa të arrestuarit janë në ndalim 48 orësh.

“Njësitet policore si dëshmi materiale kanë konfiskuar armën e cekur me dy karikatorë dhe 46-fishekë dhe mjetet tjera të përdorura. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy të dyshuar prej të cilëve njëri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve (përfshirë edhe të lënduarit) pas intervistimit, u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë”, thuhet në raport.