Nga Kurti te Rama? Liburni pjesë e qeverisë së re në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së shpejti do të publikojë emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë.

TCH, duke cituar burime të mediumit, ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë, për njoftimin e ministrave të rinj, transmeton albinfo.ch.

Prezantimi i emrave të ministrave të rinj, një ditë pas seancës së parë të Parlamentit, shënon një ndryshim në traditën e shpalljes së qeverisë në këto 12 vite, kur deri tani fundi i gushtit ka qenë periudha kur Asambleja Socialiste thirrej për t’u njohur me kabinetin e ri.

Me këtë rast, kabineti “Rama 4” do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa sot gjatë ditës burime të Raporto24 bënë të ditur se ish ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në detyrë, Liburn Aliu, ka marrë një ftesë nga kabineti qeveritar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Sipas këtyre burimeve, me shumë gjasë Aliu do t’i bashkohet ekipit qeveritar në Tiranë, edhe pse ende nuk ka konfirmim nga kabineti i Ramës.

Ky zhvillim, nëse zyrtarizohet, do të përbënte një lëvizje të papritur në skenën politike shqiptare.

Ekzekutivi reagon pas njoftimit se BE-ja shmang takimet në ndërtesën qeveritare

Ekzekutivi kosovar tha se Kryeministria është vendi i punës i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.

Përmes një letre dërguar Kurtit më 8 gusht, të cilën e publikoi Klan Kosova, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e ka informuar atë se deri te ky vendim kanë ardhur pas “aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit” dhe BE-ja “ka përshtatur praktikat e saj të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me shtetet anëtare”.

 

 

Përmes këtij aktgjykimi, Supremja shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi argumentoi se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, i pyetur për këtë letër, i tha Radios Evropa e Lirë se Kryeministria është vendi i punës i Kurtit, por takime mund të mbahen edhe jashtë ndërtesës së Qeverisë.

 

 

“Kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, duhet të vijë në vendin ku punon kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës”, tha Kryeziu.

“Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk mban takime pune edhe jashtë zyrës së tij, por për këtë duhet të ketë dakordim të palëve. Takime jashtë mjediseve të Kryeministrisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën edhe gjatë kohës sa ka qenë me mandat të plotë”, shtoi ai.

 

 

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Zyrës së BE-së në Kosovë për këtë çështje, por ende nuk ka pranuar përgjigje.

Takimin e fundit që Orav zhvilloi me Kurtin në kryeministri ishte më 25 korrik 2025. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Në përputhje me këtë aktgjykim dhe në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të vijë një qeveri me mandat të plotë”, thuhet në letër.

Pas publikimit të aktgjykimit të Supremes, Qeveria në detyrë e kishte cilësuar si “shqetësues” dhe “arbitrar” këtë vendim të Gjykatës, ndërkaq Murati e kishte cilësuar si “absurd” dhe duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes.

Pas kësaj, Orav kishte deklaruar se sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja në gjyqësor janë “të papranueshme”.

“Kjo letër po ashtu synon të shmangë çdo paqartësi apo keqinterpretim, siç ishin ato që rrethuan vizitën e fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi [Peter Sorensen]. E vlerësojmë si thelbësore që angazhimet tona institucione të mbesin në linjë me kornizën kushtetuese të Kosovës dhe vendimeve të gjykatës së saj të lartë”, u tha në letrën që Orav raportohet se i dërgoi Kurtit më 8 gusht.

Letra i referohet vizitës së Sorensenit në Kosovë të realizuar më 6 gusht. Gjatë kësaj vizite, ai kishte zhvilluar takim me Kurtin brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kosova është me Qeveri në detyrë pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ende nuk ka institucione të reja.

Prej 15 prillit, Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet, proces që do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re.

Kurti, që është zgjedhur deputet më 9 shkurt, ka deklaruar se nuk mund të ketë vakum në qeverisje, teksa ka hedhur poshtë thirrjet e bëra më herët nga partitë e tjera që mandatin e kaluar ishin në opozitë, që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje formale nga Qeveria./REL.

“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kërcënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut

Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli ka njoftuar se është kërcënuar nga një përkrahës i LDK-së, duke publikuar edhe fotografinë e tij nga selia e kësaj partie.

“Nexhi Krasniqi qenka trimeruar nga dikush, dhe po më kërcënon në mesazhe private”, ka shkruar Avdyli.

Ai tha se “kërcënimet e tij të vazhdueshme ‘ke me hanger kryet, e sa s’mu ka bë vonë’ e fyerje tjera më janë dërguar në mesazhe private”.

Deputeti paralajmëroi se rastin do ta denoncojë në polici.

“Fotot i ka nga selia e LDK-së, dhe nesër në polici do e denoncoj si kërcënim që vie jo vetëm nga ky ‘trim’, por do kërkoj hetim nëse ky kërcënim është i shtyrë nga zyra qendrore e LDK-së ku edhe i ka bërë shumë foto”, ka shtuar Avdyli.

Sipas tij, “përndryshe veç i bëj të fala, se nuk tutet arusha e shoshë”.

Një natë më parë, deputeti i listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, reagoi ndaj intervistës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e kritikuar për kohën që i kushtoi mbrojtjes së të drejtës së Igor Simiqit nga Lista Serbe për të qenë nënkryetar i Kuvendit.

Avdyli e konsideroi të “zhgënjyese” që një kryetar partie shqiptare merr rolin e zëdhënësit të ekstremistëve serb në veri, duke shtuar se nga analistët nuk zhgënjehet dhe as befasohet

E rëndë, në Shqipëri: Ky është 61-vjeçari që u vra nga kushëriri

Personi në foto është 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Ndoc Maçaj, i cili pas ngjarjes është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Sipas burimeve paraprake, viktima dhe autori i dyshuar ishin kushërinj mes tyre dhe ngjarja dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të hershëm.

Forca të shumta policie janë nisur nga Shkodra drejt zonës së thellë malore të Shalës për të bërë të mundur kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shala: Kurti, LDK, PDK e AAK duhet ta kuptojnë, që Lista Serbe nuk është terroriste

Analisti politik, Azdren Shala ka deklaruar se të gjitha partitë politike në vend po valëvitin, siç e ka quajtur ai, “flamurin e marrëzisë” në raport me Listën Serbe, duke mos e zgjedhur as sot nënkryetarin e kësaj të fundit.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ai tha se subjektet politike janë duke e luajtur gjyqësorin, dhe sipas tij, nuk po e kryejnë punën që u takon.

“Në këtë Kuvend të Kosovës kurrë nuk kam parë performancë më të dobët dhe, besa, më të gërditshme. Janë duke luajtur me naivitet dhe gërditshëm po aq sa Albin Kurti, lojën e Kurtit edhe PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja”, theksoi Shala.

“Këtu kanë ndërruar funksionet. Listën Serbe, terroriste mund ta shpallë dhe e shpallë gjyqësori, jo legjislativi. Janë instancat që e shpallin terroriste, këtu janë ndërruar, është përmbysur e gjithë puna. Ato që duhet të bëjnë Kuvendin po e bën Gjykata Kushtetuese, ku iu tregon përfundime politike. Atë që e kërkon ta bëjë Gjykata po na e bën Kuvendi neve. Kjo marrëzi ndodh vetëm në Kosovë, në asnjë vend normal të Evropës ose të botës”, ka thënë Shala.

Sipas tij, Listën Serbe është mirë ta kuptojnë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, pasi siç u shpreh Shala, nuk është terroriste pa një aktgjykim të Gjykatës.

“Kështu veç futemi në atë spiralen dhe rrethin vicioz që e ka bërë Albin Kurti e këta po e luajnë me naivitet. Edhe kënaqen edhe thonë se ne po e kundërshtojmë, ti je duke e bërë si Kurti, vetëm se po përdor mjete të tjera”, tha Shala.

Labinot Rexhën e lë dashnorja, ka dy fjalë për gruan

Në një postim para disa ditësh, këngëtari Labinot Rexha mori jo pak vëmendjen e ndjekësve të tij.

Kjo pasi në shkrimin në fjalë ai fliste për tradhti e zhgënjim.

“Dashuri, kohë, jetë. Krejt i flijon për të e në fund të djegë si të mos kishe vlejt kurrë”

Meqë nuk përmendi emra, nuk u kuptua se për kë konkretisht e ka fjalën.

E prapaskenat e kësaj ngjarjeje në jetën personale të këngëtarit qenkan edhe me dramatike nga çfarë mund të mendoni.

Prive By Liberta Spahiu u interesua për të kuptuar se çka ka ndodhur konkretisht dhe ju sjell për herë të parë detajet.

Postimi i Labinotit nuk i drejtohet gruas por të dashurës të cilën madje edhe e ka në një prej fotografive në rrjetin e tij social Facebook.

Labinoti prej disa vitesh mësohet se ka pasur raport paralel. Rreth dy muaj më parë, ai ka vendosur të pauzojë nga të dy raportet, gjë që nuk i ka rezultuar mirë.

Brenda shumë pak ditësh, partnerja e tij ka nisur një lidhje të re me dikë tjetër duke e zënë këngëtarin në befasi totale, çka ka sjellë edhe thirrjen e tij që të mos besohet në dashuri.

Prive By Liberta Spahiu e kontaktoi këngëtarin për të marrë prononcimin e tij, por a pranoi ai të fliste, e nëse po, çfarë tha?

Detajet tjera i kuptoni në videon në vijim! /Prive By Liberta Spahiu

 

 

“Pse e ke thirrë Policinë”, detaje nga tragjedia në Fushë Kosovë, momenti kur 28-vjeçarja bie bashkë me kornizën e dhomës së hotelit

Rreth dy vite nga ngjarje e rëndë e ndodhur në një hotel në Fushë Kosovë, ku në rrethana ende të paqarta krejtësisht, argjentinasja Maria Clara Urdangaray vdiq duke rënë nga dritarja e dhomës 403, janë publikuar pamje nga ky moment tragjik, raporton GazetaDemos.

Se çfarë, si e pse ndodhi nuk dihet, por dyshimet tashmë janë të drejtuara. I dyshuari kryesor për vdekjen e Marias është i fejuari i saj, Endrit Nika, i cili ndodhet në paraburgim për “vrasje të rëndë”.

Në shqyrtimet e fundit bëhet e ditur se Prokuroria e Kosovës, ka përdorur video të kamerave të sigurisë së hotelit ku ndodhi ngjarja e rëndë, si prova materiale për zbardhjen e tragjedisë.

Në këto pamje shihet qartë se në orën 1:54:35 xhami fillon duke u thyer bashkë me kornizën e dritares, e që bien të parët, ku pas pak sekondash bie edhe viktima Maria Clara.

Për këtë tragjedi, avokati i Endrit Nikës, Drilon Imeri, ka përshkruar versionin e klinetit të tij, ku thotë: Endriti thotë që ajo vazhdimisht kishte sjellje agresive me motive xhelozie… në një moment ajo e tërheq prej këmbëve, ai e mban për t’u qetësuar dhe thotë se janë shtrirë në tokë. Ai thotë se nuk e ka lëshuar deri i ka thënë që “u qetësova, jam mirë”. Pas disa minutave, Endriti thotë që e ka lëshuar dhe “ajo ka shkuar për t’u ulur afër xhamit, unë rri në mes të dhomës, ajo mbështet nga xhami dhe bisedojmë edhe pak sekonda ose 1 minutë 2 dhe i them po shkoj në fshat po flej, flej edhe ti vetëm sonte. Në ato momente kthehem me shpinë nga ajo për ta marr një maicë dhe e dëgjojë një krismë të lehtë, kur shikojë mungon korniza e dritares së bashku me Claran”.

Siç shihet në pamje, pas rreth 3 minutash nga rënia e Maria Claras, recepcionistja e Hotel Sonoma, Erëza Limani, del me telefon në dorë dhe vërehet duke u afruar te trupi i saj, i cili ende lëvizte. Ajo përpiqet ta ndihmojë dhe i jep ujë, ndërsa poshtë del edhe Endriti Nika, i cili qëndron pranë saj.

“Endrit Nika ka qenë duke ma shpjeguar dhe më tha qysh ndodh me lëshu xhami e me ra… Unë i thash nuk ka mundësi me ra pa e shty, ai është bërë nervoz… gjatë kohës që po vijnë policia, më tha pse e ke thirrë policinë, o deshtë me thirr vetëm ambulancën dhe shajke”, ka thënë Limani në Prokurori, sipas emisionit MAT.

Pamjet e kamerave tregojnë që Endriti vazhdon të qëndrojë pranë Claras, duke i dhënë shishen e ujit dhe duke komunikuar me recepcionisten, deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës.

Pasi mbërrinë Ambulanca, trupi i viktimës dërgohet për tretman mjekësor, ndërsa policia e lokalizon vendin.

Vrąsje me armë zjarri, viktima një 61-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në mbrëmje në fshatin Abat të Shkodrës, ku një person dyshohet se ka vrarë me armë zjarri një 61-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orës 20:00. Pasi janë informuar për krimin, njësitet policore janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Mediat raportojnë se autori është ende në kërkim, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe për të identifikuar përgjegjësin.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet më shumë informacion në orët në vijim.

Italia tronditet nga skandali i fotove intime të lidereve politike, mes të cilëve edhe kryeministrja italiane Meloni dhe motra e saj

Një forum online ka publikuar foto të lidereve politike nga të gjitha partitë italiane, duke shkaktuar indinjatë dhe reagime të shumta në skenën politike të Italisë.

Denoncimi i parë erdhi nga Valeria Campagna, nënsekretare e Partisë Demokratike në Lacio, e cila deklaroi: “Ka nga ata që e minimizojnë, por ngacmimet nuk janë komplimente.”

Meloni dhe Schlein mes të ekspozuarave

Mes emrave të përfshirë në të ashtuquajturin “seksioni VIP” të portalit Phica.eu, shfaqen edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, motra e saj Arianna, si dhe sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein.

Forumi, i krijuar në vitin 2005, me mbi 200 mijë anëtarë, përmban mijëra imazhe të vjedhura nga rrjetet sociale të grave të zakonshme dhe figurave publike, shpesh të retushuara e të shoqëruara me fraza fyese e vulgare.

Edhe pse e pyetur, kryeministrja Meloni zgjodhi të mos komentojë, duke lënë të hapur mundësinë e një reagimi në ditët në vijim.

Politikanet e tjera të përfshira

Në listën e gjerë të forumit shfaqen gjithashtu politikanet Mara Carfagna dhe Mariastella Gelmini (Noi Moderati), Maria Elena Boschi (Italia Viva), Chiara Appendino (M5S), si edhe ministrja e Arsimit, Anna Maria Bernini dhe ajo e Turizmit, Daniela Santanché.

Ky skandal vjen pas një tjetër rasti të ngjashëm, grupit në Facebook “My Wife”, ku shpërndaheshin imazhe të vjedhura të grave nga partnerët e tyre, duke krijuar një “arkiv dixhital”.

Campagna: “Privatësia ime u shkel dhe u ofendova”

Kryetarja e grupit të PD-së në këshillin bashkiak të Latinës, Campagna, tregoi se fotot e saj ishin publikuar pa pëlqimin e saj: “Jo vetëm imazhe me rroba banje, por edhe momente nga jeta ime publike dhe private. Privatësia ime u shkel dhe u shoqërua me komente fyese si: ‘Do doja t’i shihja këmbët, por gjoksi duket i shkëlqyer’ ose ‘Sa seksi duket në këtë veshje të ngushtë’.”

“Sot ndihem e neveritur, e zemëruar, e zhgënjyer. Por nuk mund të rri në heshtje, sepse kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me mua, por me të drejtën tonë për të qenë të lira dhe të respektuara”, tha Campagna e zemëruar.

Policia postare italiane ka hapur një hetim mbi portalin Phica.eu. Campagna theksoi se kishte zbuluar një seksion të tërë të dedikuar për të në pjesën “gratë në politikë”, duke theksuar se shumë nga komentuesit duket se ishin njerëz nga qyteti i saj, që ndiheshin të lirë të flisnin për trupin e saj si të ishte “pronë e tyre”.

Denoncime të tjera nga politika

Në vijim edhe eurodeputetja, Alessandra Moretti denoncoi forumin, pasi zbuloi se prej vitesh i ishin vjedhur dhe modifikuar fotot e programeve televizive.

Të njëjtën gjë raportoi deputetja Lia Quartapelle, ndërsa ish-deputetja Alessia Morani paralajmëroi se është gati të ndërmarrë veprime ligjore, duke e quajtur publikimin e fotove pa pëlqim një sulm ndaj dinjitetit të grave.

“BE izolon Kurtin, Kurti po izolon Kosovën“

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në raportet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ajo tha se BE ka vendosur të mos takohet më me Kryeministrin Kurti dhe ministrat e tij, për shkak të siç theksoi, mosrespektimit të rendit kushtetues në vend, transmeton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë: