Fëmija 7-vjeçar përplaset nga vetura

Mesditën e sotme në Mallakastër ka ndodhur një aksident rrugor ku një automjet ka përplasur një vajzë 7-vjeçare.

Sipas raportimeve të Abc News, vajza është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Bajrami: Kurti po çon Kosovën drejt kolapsit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pasi BE ka vendosur të mos e takojë në objektin e Qeverisë Albin Kurtin, e as deputetët tjerë që mbajnë pozita ekzekutive në Qeveri.

Bajrami ka thënë se LDK më 8 maj ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale 17 kallëzime penale ndaj gjithë deputetëve që ushtrojnë edhe pozitë ministri.

Ajo ka thënë se Kurti ka dështuar ta jetësojë besimin e 9 shkurtit.

“Albin Kurti me shpejtësi po e çon drejt kolapsit Shtetin e Kosovës. Sot u publikua edhe letra e nënshkruar nga ambasadori i BE-së në Kosovë që izolon deputetin Albin Kurtin dhe gjithë shkelësit e tjerë të ligjit e Kushtetutës që po mbajnë kundërligjshëm pozitat qeveritare. Pra, BE ka vendosur të mos e takojë në objektin e Qeverisë as deputetin Kurti dhe asnjë deputet tjetër që mbajnë edhe pozita ekzekutive në Qeverinë në largim.  LDK më 8 maj ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale 17 kallëzime penale ndaj gjithë deputetëve që ushtrojnë edhe pozitë ministri. Ende nuk kemi parë asnjë veprim të Prokurorisë Speciale por besojmë se do të ketë mbrojtje të ligjshmërisë dhe rendit ligjor e Kushtetues të Republikës”,ka shkruar Bajrami.

A po hetohet Rina për rastin e Festimit? Ky është zhvillimi i fundit

Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga vdekja tragjike e dizajnerit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B të Prishtinës, por hetimet rreth rastit ende nuk kanë çuar në ndonjë përfundim konkret.

Familjarët dhe opinioni publik mbeten në pritje të së vërtetës.

Përveç Isufit, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra me mjet të mprehtë, bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, u gjet në banesë me lëndime trupore dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

Në lidhje me hetimet, avokati i Rina Malokut, Arianit Koci, ka deklaruar për media se klientja e tij nuk është në cilësinë e të dyshuarës dhe se nuk ka pranuar asnjë informacion zyrtar nga organet e drejtësisë.

“Po besojë që policia po vazhdon hetimet, me punët e veta. Unë nuk kam informacion as që e kanë mbyll as që s’e kanë mbyll. S’kemi më informacione. Policia s’kanë dhënë asnjë informacion. Dua të theksoj se Rina nuk është në cilësinë e të dyshuarës.”, ka thënë avokati i Rina Malokut, Arianit Koci për IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se më 23 maj është finalizuar autopsia e trupit të Festim Isufit, e cila është dorëzuar familjes dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Sipas raportit zyrtar, Isufi ka pësuar shtatë plagë në trup, ndërsa vdekja e tij është shkaktuar nga plagët fatale në zonën e qafës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë – thikë.

BE “e leqit” Kurtin: I çon letër se nuk do t’i shkojnë më në zyre(DOKUMENT)

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, është qortuar ashpër mbi zhvillimet e ngërçeve aktuale institucionale.

Siç raporton KlanKosova shefat e Misioneve të BE-së i ka shkuar një letër Albin Kurtit, ku në të flitet për pakënaqësitë ndaj ekzekutivit në detyrë, referuar mosrespektimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të datës 25 qershor 2025.

”Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”, theksohet ndër tjera në letrën ekskluzive që ka siguruar Klan Kosova.

Heroina, Besarta Jashari sot feston ditëlindjen!

Në familjen legjendare të Jasharajve sot ka festë.

E mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta Jashari sot feston ditëlindjen e radhës, shkruan IndeksOnline.

 

Janë familjarë e miqë të shumtë të Besartës që e kanë uruar atë me fjalët më të mira.

 

Besarta është e martuar dhe është nënë e tre fëmijëve. E bija e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari është e mbijetuara e vetme e kësaj familje legjendare, që i shpëtoi masakrës së 5 marsit të vitit 1988.

Besarta atë kohë ishte vetëm 10 vjeçe.

Lidhjet me spiunen serbe, reagon Qeveria e Kosovës

Përparim Kryeziu, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës, ka reaguar në lidhje me pretendimet se personi me inicialet A.M., serbe nga Mitrovica, e cila është arrestuar nga autoritetet kroate për dyshime për spiunazh për Serbinë, ka pasur lidhje edhe me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.”

No photo description available.

“… në krye të herës duam ta bëjmë të qartë për publikun se Zyra e Kryeministrit përbëhet nga stafi civil i përhershëm dhe kabinetet e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave të cilat përbëhen nga të emëruar politikë. Më tej, duam të theksojmë se qasja në informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit është strikt e kufizuar.

Andaj ne hedhim poshtë çdo pretendim se personi në fjalë mund të ketë siguruar informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit.

Viteve të fundit, si pasojë e humbjes së kontrollit në veri përmes rrjetit kriminal të udhëhequr nga Millan Radojiçiq, Serbia ka rritur aktivitetet e spiunazhit dhe ne vazhdimisht kemi ngritur në publik shqetësimet tona mbi aktivitetet e inteligjencës serbe në territorin e Republikës së Kosovës. Ju kujtojmë se në muajin korrik një toger i Policisë së Kosovës, i etnisë serbe, ishte arrestuar mbi dyshime të bazuara për veprimtari spiunazhi në Republikën e Kosovës, për interesa të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), me synim rrezikimin e sigurisë në përgjithësi dhe operacionet e Policisë së Kosovës në veçanti. Kurse në shkurt ishte arrestuar një person tjetër mbi dyshime për spiunazh, po ashtu e etnisë serbe, e cila punonte në misionin e OSBE-së në Kosovë. Institucionet tona të sigurisë dhe inteligjencës po punojnë në vazhdimësi e me vigjilencë të lartë, dhe suksesshëm po i kundërvihen përpjekjeve të dashakeqe dhe destabilizuese të Serbisë në Kosovë.

Duke qenë se veprimtaria e A.M. dhe shtetasit kroat, të dy të arrestuar në Kroaci, është zhvilluar në Kosovë, institucionet tona janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve dhe zbardhjen e plotë të aktiviteteve dhe rrjetit të veprimit”, thuhet në reagim.

Pa vaksina, fëmijët s’mund të regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se të gjithë fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi vaksinimi, në përputhje me ligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse dhe udhëzimet administrative të MAShTI-t dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas IKShPK-së, kjo masë synon të mbrojë shëndetin e fëmijëve dhe të komunitetit shkollor, duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe duke garantuar një mjedis të sigurt arsimor.

Instituti thotë se prindërit që kanë paqartësi ose pyetje mund të drejtohen në Qendrën më të afërt të Mjekësisë Familjare për ndihmë dhe këshillim.

IKShPK thekson se mbrojtja e shëndetit të fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët e gjithë shoqërisë.

E dashura e pilotit të KFOR-it lidhet me bisedat e njërit prej sulmuesve të rastit në Banjskë – publikohen mesazhet sekrete

Një pilot i Forcave Ajrore Kroate J.I. (54) dhe partnerja e tij A.M. (46), përfunduan në paraburgim për të mos penguar hetimin.

Zyra e Prokurorit të Shtetit të Qarkut të Splitit konfirmoi vetëm sot se kishte hapur një hetim kundër tyre për spiunazh, përcjell KosovaNews.

Piloti akuzohet për një formë më të rëndë të krimit, për të cilën mund të dënohet deri në 10 vjet burg, pasi sipas prokurorisë ishte ai që zbuloi informacion sekret.

Partnerja e tij përballet me një deri në pesë vjet burg pasi dyshohet për mbledhjen e informacionit sekret dhe transmetimin e tij. Ajo u urdhërua të qëndronte në paraburgim, për shkak të rrezikut të arratisjes, për të cilin ajo mund të ofrojë lirim me kusht në vazhdimin e hetimit.

 

 

Edhe pse prokuroria kërkoi që ata të urdhëroheshin të qëndronin në paraburgim për shkak të rrezikut të përsëritjes së krimit, gjykata arriti në përfundimin se kjo nuk mund të ndodhte më pasi piloti nuk është më i angazhuar në misionin në Kosovë.

J.I., dyshohet se po i jepte partneres së tij informacione që i kishte në dispozicion si anëtar i forcave ndërkombëtare.

J.I dhe A.M. u takuan në vitin 2016 në Kosovë. Atë kohë, J.I. ishte anëtar i kontingjentit kroat në KFOR, ndërsa A.M. punonte përkthyese në EULEX.

Marrëdhënia e tyre ka qenë e vazhdueshme, me ndërprerje, për nëntë vjet. A.M. ka ardhur shpesh në Kroaci gjatë viteve, ku përfundimisht u arrestua në ishullin Vis.

Piloti dyshohet se u ka pohuar hetuesve, të cilët i morën në pyetje pas fillimit të këtyre procedurave, se partnerja e tij i dërgonte vetëm të dhëna të motit që ishin të rëndësishme për fluturimin e tij.

Ai mohoi se ata kanë shkëmbyer informacione konfidenciale. Megjithatë, sipas prokurorisë, ai i dha asaj të dhëna mbi lëvizjet dhe pozicionet e forcave të KFOR-it, dhe ajo ia përcolli ato duke përdorur aplikacione të koduara.

Ai vetë, sipas prokurorisë, pranoi se supozonte se A.M. mund të tregtonte të dhëna sekrete. Hetimi do të vazhdojë të hedhë dritë mbi atë që saktësisht ishte e përfshirë. Konkretisht, A. M. ishte punësuar gjithashtu si ndërmjetës, ose një person në terren për ekipe të shumta të mediave.

Nga myslimanë në katolikë, çifti thotë se u kthyen në rrënjët e tyre

Era Krasniqi dhe Flamur Krasniqi, çifti myslimanë i konvertuar në katolikë, duket se kanë probleme në fshatin e tyre.

E rreth këtyre problemeve, çifti ka folur këtë të enjte në emisionin “Kosova Today”.

Zotëri Flamuri thotë se nuk janë konvertuar, por që janë kthyer në rrënjët e tyre, pra sipas tij, në fenë e paraardhësve të tyre.

Nga ana tjetër, zonja Era thotë se vendimin e kanë marr bashkë me bashkëshortin e saj, transmeton Klankosova.tv.

Flamur Krasniqi thotë se ai është kërcënuar nga bashkëfshatar të tij.

Tjetër dorëheqje në Qeverinë Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra e zëvendëskryeministres Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj nënkryetare e Kuvendit.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se një ditë më parë Kurti, ka caktuar Blerim Sallahun si ushtrues i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë.