Presidenti i Kroacisë reagon pas arrestimit të pilotit dhe shtetases serbe për spiunazh në Kosovë
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka reaguar pas arrestimit të pilotit të ushtrisë kroate, J.I., dhe shtetases serbe nga Kosova, Ana Murganiq, nën dyshimet për spiunazh.

Në një deklaratë nga zyra e tij thuhet se Milanoviq shpreh mbështetje për institucionet shtetërore, veçanërisht agjencinë e inteligjencës ushtarake VSOA, për identifikimin e veprave të mundshme penale në dëm të sigurisë kombëtare.

Të dy të dyshuarit janë lënë në paraburgim, ndërsa mediat kroate raportojnë se piloti dyshohet se i ka zbuluar të dashurës së tij informacione konfidenciale për KFOR-in, të cilat ajo më pas ia ka përcjellë Listës Serbe dhe kontakteve të tjera.

Hetimi është duke u zhvilluar nga policia ushtarake, civile dhe Europol, ndërsa rasti përfshin edhe të dhëna për lëvizje ushtarake në veri të Kosovës.

Nuk certifikohet kandidati i PDK-së për kryetar në këtë komunë, Gjykata ia refuzon ankesën

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Deçanit, Korab Mushkolaj, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi këtij të fundit iu refuzua certifikimi për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në vendimin e Supremes thuhet se ankesa e Mushkolajt është “e pa themeltë”, duke konfirmuar konstatimin e PZAP-së dhe Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Kjo e fundit kishte refuzuar certifikimin e kandidaturës së Mushkolajt, pasi ai është i angazhuar me aktemërim të përhershëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme si zyrtar i lartë – çka bie ndesh me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, i cili ndalon kandidimin e anëtarëve të këtij shërbimi.

PDK kishte refuzuar kërkesën që ta zëvendësonte Mushkolajn me një kandidat tjetër, ndërsa pjesa tjetër e listës është certifikuar pa pengesa.

Gjykata Supreme ka theksuar se moscertifikimi i Mushkolajt nuk është i kundërligjshëm dhe se nuk përbën diskriminim apo cenim të së drejtës së tij për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

“Vendimi është i drejtë dhe nuk janë shkelur as parimet themelore të procesit zgjedhor e as të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në aktvendimin e Supremes.

Gucati: Në VV ka dëshmitarë në Gjykatën Speciale, Donika Gërvalla, por do të dalin edhe tjerë

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka ngritur një dilemë të fortë gjatë një konference për media lidhur me lidhjet e disa individëve brenda Lëvizjes Vetëvendosje me Gjykatën Speciale.

Ai tha se disa nga këta individë janë pjesë e VV-së dhe kanë lidhje me procedurat e Speciales.

“Nga VV ne e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatën Speciale, duke filluar nga Donika Gërvalla e cila ka dorëzuar dokumentacione në atë kohë që vet e ka pranu. Të tjerët që do të dalin me emra, sepse nuk kemi frikë nga askush. Mos të na matin impulsin, atë na e ka mat Serbia dhe ka dal humbëse. Dimal Basha me kategoritë e dala nga lufta, sidomos me veteranë të UÇK-së, invalidë dhe dëshmorë do të dal humbës. Ne do të marrim veprime të tjera shumë shpejt.”, u shpreh Gucati.

Turqia merr sërish komandën e KFOR-it në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se vendi do të marrë përsëri komandën e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) në tetor 2025, për një mandat njëvjeçar. Ky do të jetë rikthimi i komandës turke pas drejtimit të suksesshëm të forcave gjatë periudhës 2023–2024.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, kontradmirali Zeki Akturk, konfirmoi se Turqia do të udhëheqë sërish misionin ndërkombëtar, duke theksuar angazhimin e Ankarasë për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin euroatlantik.

“Vendi ynë, i cili ka dhënë kontribute të rëndësishme dhe vendimtare për sigurinë e NATO-s dhe rajonit euroatlantik, do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen”, deklaroi Akturk.

“Detyra do të përmbushet në mënyrë neutrale dhe transparente, në përputhje me rezolutat e NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.”

“E shpëtoi babai”, Zbulohen detaje tronditëse për fëmijën 5-vjeçar që u sulmua dhe dhe u tërheq zvarrë nga ujku

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në fshatin Brod të Shtërpcës, ku një fëmijë pesëvjeçar u sulmua nga një ujk. Fëmija është tërhequr zvarrë disa metra derisa babai ia arriti ta shpëtojnë nga nofullat e kafshës.

Fëmija është dërguar në QKUK, ku po merr trajtim mjekësor të specializuar.

Drejtori i kirurgjisë torakale Nazmi Kolgeci, që po kujdeset për fëmijën, tha se ai ka pësuar lëndime në gjoks dhe shpinë dhe ka trauma psikologjike nga sulmi.

Deklarata e plotë:

VIDEO: KLIKO

Paralizohet në fytyrë ish-banori i BBVA, ndan rrëfimin prekës!

Kelly, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4 dhe këngëtari që fitoi zemrat e publikut me muzikën e tij, ka zbuluar sot të vërtetën e hidhur pas mungesës në skenë. Me një mesazh që ka lënë pa fjalë ndjekësit, ai pranoi se po përballet me një betejë shëndetësore të papritur.

 

“Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur kështu edhe kordat zanore,” shkruan ai, duke zbuluar se ky çrregullim i papritur i ka shkatërruar jo vetëm pamjen, por edhe fuqinë e zërit. “Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe,” shton këngëtari, i cili prej muajsh ishte zhdukur nga koncertet dhe ekranet.

Kelly pranon se momentet kanë qenë të rënda, por asgjë nuk e ka thyer. “Me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë,” rrëfen ai, duke treguar se po lufton çdo ditë për të rimarrë veten.

E megjithatë, mes dhimbjes ai sjell edhe një premtim që emocionon: “Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua.”

Një mesazh i sinqertë, i mbushur me dhimbje, forcë dhe shpresë. /

5-vjeçari sulmohet nga ujku në oborrin e shtëpisë, kjo është gjendja e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Brod të Shtërpcës, ku një ujk ka sulmuar një fëmijë 5-vjeçar në oborrin e shtëpisë së tij.

I mituri është dërguar fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK për trajtim më të specializuar. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, ka bërë të ditur se gjendja e tij është stabile.

“Gjendja është stabile për momentin, por është duke u përcjell. Jemi duke u përkujdesur, ekzaminimet e nevojshme janë bërë të gjitha. Kemi ftuar dhe ekipin e epidemiologjisë….gjendja është stabile por ky pacient duhet të qëndroj rreth një javë ditë në klinikën tonë. Lëndimet i ka në gjoks dhe në shpinë”, tha Kolgeci.

Ndërkohë, për rastin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka konfirmuar kohën dhe rrethanat e sulmit.

“Me datën 27 gusht 2025, 21:45 policia në Shtërpcë është informuar për një sulm që ka ndodhur në lagjen ‘Coklarë’ të fshatit Brod, ku një ujk ka sulmuar një fëmijë. Fëmija pas sulmit është dërguar fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas në Prishtinë, për trajtim më të specializuar mjekësor. Sipas familjarëve, sulmi kishte ndodhur rreth orës 19:00 kur fëmija, 5 vjeç ishte në oborrin e shtëpisë”, ka thënë Veseli.

Votoi pro kandidatit për nënkryetar të Listës Serbe, AAK’ja e përjashton deputetin e vet nga grupi parlamentar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Adem Hoxha.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Ajo tregoi se vendimi është marrë pasi Hoxha kishte votuar pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Ndryshe, deputeti i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha kishte votuar pro kandidatit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës serbe, Slavko Simiq edhe pse ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

E rëndë, gjykatësi i njohur kosovar i jep fund jetës në Skënderaj

Gjykatësi mbikqyrës i Gjykatës Themelore Mitrovicë, dega në Skënderaj, Avdullah Mecinaj dyshohet se i ka dhënë sot fund jetës, duke kryer vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Klinë të Epërme të Skënderajit. 65-vjeçari në rrethana të panjohura dhe për arsye të paditur dyshohet se ka kryer vetëvrasje në fshatin e lindjes.

Mecinaj ka ushtruar pozitën e gjyqtarit për shumë vjet në Gjykatën Komunale në Skënderaj dhe Mitrovicë.

Duda Balje: Një prej arsyeve që nuk e votova Dimal Bashën është se e barazoi Zotin me gjygym

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, para seancës se Kuvendit të Kosovës ku pritet përmbyllja e konstituimit, ka folur edhe për kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Bashën.

Balje ka thënë se një nga arsyet se pse nuk e ka votuar Bashën, ka qenë edhe një deklaratë e këtij të fundit për Zotin dhe krahasimin që e kishte bër me gjygymin e çajit.

“Ka pasur shumë arsye pse nuk e kam votuar Dimal Bashën, një prej tyre sepse e ka barazuar Zotin me gjygym”, ka thënë Balje.