Trump ndërpret financimin e komunitetit LGBT në Ballkanin Perëndimor: Shpenzim i kotë

Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar gati 5 miliardë dollarë ndihmë të huaj të miratuar nga Kongresi, duke përdorur një manovër që nuk është përdorur në SHBA në gati 50 vjet.

Bllokimi përfshin 3.2 miliardë dollarë në ndihmë zhvillimore të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), 322 milionë dollarë nga Fondi i Demokracisë i USAID-Departamentit të Shtetit, 521 milionë dollarë në kontribute të Departamentit të Shtetit për organizatat ndërkombëtare, 393 milionë dollarë në kontribute të Departamentit të Shtetit për aktivitetet paqeruajtëse dhe 445 milionë dollarë në ndihmë paqeruajtëse të buxhetuar veçmas.

Shpenzimet ishin destinuar për një gamë të gjerë organizatash jofitimprurëse dhe qeveri të huaja dhe u ndaluan në fillim të këtij viti nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë (OMB) dhe më pas mbetën në pezullim ligjor për shkak të një padie të ngritur më pas nga Këshilli Global i Shëndetit.

Gjykata e Apelit e Qarkut të DC hoqi një urdhër ndalimi në këtë rast, duke i hapur derën Trumpit për të vazhduar me përpjekjen e parë për anulimin e ndihmave që nga viti 1977.

Administrata Trump ka nxjerrë në pah zëra shpenzimesh që dyshohet se janë të kota, të tilla si 24.6 milionë dollarë për “rezistencën ndaj klimës” në Honduras, 2.7 milionë dollarë për Fondacionin e Punëve të Demokracisë në Afrikën e Jugut, i cili publikoi artikuj nxitës racistë duke përfshirë “Problemin me Njerëzit e Bardhë” dhe 3.9 milionë dollarë për të promovuar demokracinë midis personave LGBT në Ballkanin Perëndimor.

Ndarje të tjera të theksuara përfshijnë 1.5 milion dollarë për të tregtuar pikturat e grave ukrainase.

Afërsisht 838 milionë dollarë në fondet paqeruajtëse që po eliminohen përfshijnë pagesa për të mbështetur forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në vende të tilla si Republika Demokratike e Kongos, ku administrata Trump kohët e fundit ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje me Ruandën fqinje, dhe Republika Qendrore Afrikane, ku misioni është kritikuar si i lidhur me interesat e biznesit rus.

Fondet e alokuara për ruajtjen e paqes përfshijnë 11 milionë dollarë për t’i siguruar ushtrisë së Uruguait transportues të blinduar, 4 milionë dollarë për një qendër trajnimi në Zambi dhe 3 milionë dollarë për kazerma për të strehuar paqeruajtësit kazakistanezë.

Kthimi i fondeve nuk do të ndikojë në mbështetjen e SHBA-së për misionin paqeruajtës të Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve përgjatë kufirit egjiptiano-izraelit.

Ligjshmëria e tërheqjeve së fondeve është një çështje debati, por ka pak precedent gjyqësor.

Zyra e Përgjegjësisë së Qeverisë legjislative e konsideron praktikën të paligjshme; ekipi i OMB i Trumpit thotë ndryshe.

Drejtori i OMB-së, Russ Vought, dhe Këshilltari i Përgjithshëm Mark Paoletta kanë treguar raste kur presidentët Gerald Ford dhe Jimmy Carter, me sa duket, kanë bërë anulime në vitet 1970.

Policia arreston një 61 vjeçar në veri të Mitrovicës, e kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi

Gazetari Vehbi Kajtazi ka qenë viktimë e një kërcënimi serioz nga një 61-vjeçar, i cili për disa javësh ishte në kërkim policor.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 13 gusht, i dyshuari Hysni Menxhiqi, rreth 61-vjeçar, përmes profilit të tij në Facebook, i kishte dërguar mesazh me përmbajtje kanosëse gazetarit Kajtazi.

Pas një pune hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, sot (29 gusht), rreth orës 09:20, në rrugën “Kollashniska” në Mitrovicën e Veriut, policia ka arritur ta ndalojë të dyshuarin.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar nga PTH Prishtinë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Bëhuni gati: Nesër paralajmërohet shi, rrufe dhe stuhi

Gjatë fundjavës, moti në Kosovë pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime dielli dhe vranësira të dendura, si dhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht të shtunën.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në disa zona të kufizuara mund të ndodhin edhe stuhi të shkurtra me breshër. Temperaturat do të luhaten ndërmjet ditëve, ndërsa era do të jetë më e fuqishme në disa zona.

Parashikimi i motit për fundjavë:

Të shtunën moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të dendësohen dhe priten reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Në zona të kufizuara nuk përjashtohet mundësia për stuhi të shkurtra me breshër. Erërat do të jenë më të fuqishme në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17°C, ndërsa ato maksimale parashihen të jenë 27-30°C.

Të dielën pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët, me mundësi të vogla për riga lokale shiu në disa zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë 22-26°C. Era do të fryjë nga perëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Policia e Kosovës bastis shtëpinë e Ana Murganiq në veri

Tash e disa muaj, brenda shtëpisë së Ana Murganiq nuk qëndron askush

As të premten lëvizje nuk u panë.

Në shtëpinë e Ana Murganiqit në lagjen “Iva Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, e cila u arrestua në Kroaci, me bashkëshortin e saj pilot, i cili ka shërbyer në Kosovë për misionin paqeruajtës, KFOR gjatë vitit 2022, të cilët dyshohen për spiunazh.

Pas arrestimit të Murganiq, Policia e Kosovës është vënë në lëvizje.

Në konfirmim ekskluzivisht për Tëvë1, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë se është bastisur shtëpia e saj, ku janë gjetur edhe prova.

“Në momentin që ka dalur informacioni atje, për neve ka qenë mjaftë për interes, për arsyeje që është përmendur se në lokacionet e caktuara, në komuna të caktuara dhe vende në vitin 2022, ne i kemi marrë veprimet e nevojshme që ta verifikojmë se ku është adresa e saj, kemi gjetur lokacionin e shtëpisë kemi pranuar informacione se në atë shtëpi mund të ketë armë, kemi hyrë kemi bastisur këtë shtëpi, kemi gjetur një sprej, disa gëzhoja, fishekë. Dhe jemi larguar nga ai vend”, tha Elshani.

Elshani theksoi se janë në koordinim të ngushtë me autoritetet kroate për këtë rast.

Sipas tij, Policia e Kosovës rastet e tilla i trajton në të gjitha komunat veriore.

“Ajo që është shumë e rëndësishme që në momentin se ne pranojmë informacion i ngjashëm sikur ky rast, ne nuk kemi ndonjë pengesë, ndalesë që ne nuk mundemi me hetua, në krejt veriun e vendit”, tha ai.

Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci thotë se institucionet vendore duhet të bashkëpunojnë me atë kroate, nëse është cenuar siguria e vendit.

“Unë mendoj se Republika e Kosovës dhe organet tona duhet të bashkëpunojnë me Kroacinë atje, me institucionet e sajë të sigurisë dhe që ta zbardhin këtë rast sa më parë, dhe që të dihet nëse është dëmtuar dicka, sepse lufta hibride e ka këtë, që të marrë informacion”, deklaroi Dashevci.

Mediet kroate kanë publikuar edhe mesazhe të shkëmbyera të Ana Murganiq me Vladimir Radivojeviq (Mami), pjesëtar i grupit terrorist të Millan Radojiciq, i cili dyshohet se shtypi butonin e mjetit eksplodues, ku kishte mbetur i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Incidenti në Prizren: E ndjekin 15-vjeçin, ia rrëmbejnë vëllain

Me motor e makina disa persona i shkuan familjes Elshani në Prizren para pak ditësh, pak para orës 4 të mëngjesit.

Ata po ia kërkonin djalin 15 vjeç me të cilin thanë se kishin probleme, por që në mungesë, ia rrëmbyen djalin tjetër 17 vjeçar.

“Njëri ia kap kryt, i mshojnë boks në kry. Ka pas nevojë për punë djali dhe ka punu tek ta”, thotë nëna e tij.

Nëna e të dyve po pretendon se të dyshuarit, qëllim kishin të kryenin vrasje. Me rastin po merren organet e hetuesisë.

 

Kurti s’e paska ndalur ‘tagjinë’, Shënjestër: Telekomi kishte nënshkruar kontrata me 6 televizione për marketing, vlera 200 mijë euro

Fjala më e njohur e militantëve është “Kurti ua ka ndalur tagjinë”.

Por, po del se nuk e ka ndalur.

Shënjestër ka raportuar se Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontrata me 6 televizione për marketing.

Vlera është 200 mijë euro.

Televizionet që përfituan nga Telekomi janë: KTV, Tëvë1, RTV21, ATV, RTK dhe Dukagjini.

Video:

Fidani prezanton makinën e re luksoze

Këngëtari i njohur Fidan Gashi ka shpërblyer veten pas një sezoni të mbushur me koncerte dhe performanca anë e mbanë trojeve shqiptare.

Në kulmin e angazhimeve muzikore dhe suksesit që ka arritur me këngët e tij, Fidani ka vendosur të bëjë një blerje të veçantë – një Audi A8 të zi, një ndër modelet më elegante dhe sportive të markës prestigjioze gjermane.

Makina super luksoze e këngëtarit kap shifrën e 100 mijë eurove.

 

 

Përmes një postimi në Instagram, ai publikoi foton pranë makinës së re, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Another One”.

Me këtë fjali të shkurtër, këngëtari ka lënë të kuptohet se kjo nuk është makina e tij e parë luksoze, por vetëm një tjetër shtesë në koleksionin e tij.

Audi A8 njihet për dizajnin modern, luksin në interier dhe performancën e lartë, duke e bërë një zgjedhje perfekte për artistët që jetojnë me stil.

Screenshot

 

 

“Albin dorëzohu në Prokurori”, kryeqyteti mbushet me grafite

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ende nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave shtetërore përkundër që është i urdhëruar nga gjykata që të paraqitet atje.

Që të zbatojë këtë urdhër Kurtit i është kërkuar edhe përmes disa grafiteve që janë vendosur në disa pjesë të kryeqytetit e që duket se lidhen me këtë çështje.

“Albin dorëzohu në prokuori”, shkruhet në ta.

Kurti refuzon të shkojë në Prokurori me arsyetimin se nuk dëshiron të bëhet “lajm botëror”, që kinse kryeministri po dyshohet për një rast korrupsioni.

Ai ka kërkuar që Prokuroria e Shtetit të shkojë te ai në zyre.

Fotografitë: Indeksonline

“Të dhemb, s’të dhemb”? Është bërë 63 vjeçar, kështu duket sot aktori “Coronado”

Nëse përmendet Coronado, edhe sot të gjithë do ta kujtonin.

Aktori meksikan u bë i njohur me rolin e Coronados në serialin, “Për ty” që u transmetua 20 vite më parë.

Ani pse kishte një rol jo te mire, Coronado në atë periudhë ishte personazhi më i komentuar, ky për faktin që rolin e zotëronte shumë mirë.

E sot aktori, Luis Felipe Tovar ka ndryshuar shumë, ani pse mbi supe mbanë plotë 63 vite, me mjekër dhe rrudha në fytyrë, ja sa shumë është plakur Coronado.

Shefqet Krasniqi i reagon Dimal Bashës: Kape shtagën ruaj loptë

Hoxha Shefqet Krasniqi ka komentuar zgjedhjen e deputetit të LVV-së, Dimal Bashës, në krye të Kuvendit të Kosovës.

Në një prej ligjëratave që mban online Krasniqi, ka thënë se lutet që të reflektojë Lëvizja Vetëvendosje “për të mos ngritur njerëzit që s’kanë vlera”.

 

Sipas Kransiqit, Basha e ka të kaluarën e “myktë”.

“S’të kam faj unë që e ki të kalurën tande të myktë. Rri te shpija trus, kape një shtagë e ruj loptë e delet qaty”, ka thënë Krasniqi.