Çitaku: Ne besojmë që çlirimtarët do të kthehen në pranverë të vitit tjetër

Sot gjatë ditës u raportua se procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, që nisi në prillin e vitit 2023, pritet që përfundimin ta ketë më së largu më 22 dhjetor.

Lidhur me këtë ka folur deputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku.

Çitaku ka thënë se presin që krerët e UÇK’së të kthehen të pafajshëm në pranverën e vitit tjetër.

“Ne besojmë që çlirimtarët do të kthehen të pafajshëm dhe faqebardhë në pranverë të vitit tjetër.”, tha ajo për Periskopin.

Erion Braçe për Zhegrovën: Ngriji pantallonat o çun!

Emri i Edon Zhegrovës është kthyer në senasacion jo vetëm të dashamirësit e futbollit në Shqipëri e Kosovë, por edhe te politikanët.

Pasi Kryemisnitri Edi Rama e “pagëzoi” kalimin e Zhegrovës te Juventusi, ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Erion Barçe. Në një “story” në rrjetin social “Instagram”, Braçe shkruan me nota ironike rreth veshjes së sulmuesit 26-vjeçar gjatë prezantimit në Torino:

“Pupupupupu! Ngriji pantallonat u çun. Po vjen te ekipi i avokatit, jo te klubi i getos”. Sulmuesi i “Dardanëve” ka shansin e “artë” të tregoi veten në një nivel të lartë të futbollit botëror.

Behrami: Kundër njerëzve të UÇK’së, Kurti çdoherë është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar për shkuarjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në seancën dëgjimore në rastin ku po dyshohen për kanosjen e tij Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani.

Behrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se Kurti është gjithmonë i gatshëm të dëshmojë kundër njerëzve të UÇK’së, shkruan Insajderi.

“Kundër njerëzve të UÇK-së, Albin Kurti gjithmonë është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë! Për afera korruptive, për të amnistuar krimet ekonomike, nuk i përgjigjet drejtësisë”, deklaroi Behrami.

Sipas Betimit për Drejtësi, dy të akuzuarit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë janë deklaruar të pafajshëm gjatë seancës fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 3 shtator.

I pranishëm në gjykatë ishte edhe Kurti, në cilësinë e të dëmtuarit, i cili tha se nuk paraqet kërkesë pasurore juridike.

Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani u deklaruan rreth fajësisë, pasi prokurori Bekim Kodraliu lexoi aktakuzën.

“Konsideroj se nuk ka vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kanosje dhe nuk e pranoj”, tha Klinaku.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Nuredin Selmani po ashtu i deklarua i pafajshëm.

“Jo, nuk i pranoj” akuzat, tha ai.

Prezantuesja e RTK-së në zi, ndahet nga jeta vëllai i saj në moshë të re

Prezantuesja e njohur e programit të mëngjesit në RTK-ë, Brikena Beqiri, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë.

Ajo ka bërë me dije se vëllai i saj është ndarë nga jeta ditën e djeshme, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen.

Brikena publikoi në rrjete sociale një foto të të ndjerit, ku bashkëngjiti fjalët prekëse: “Eh ore vëlla, na le”, duke shprehur dhimbjen dhe mungesën e papritur.

Lajmi ka prekur shumë miq, kolegë dhe ndjekës të saj, të cilët kanë dërguar mesazhe ngushëllimi e solidariteti për prezantuesen dhe familjen Beqiri në këtë moment të vështirë.

Ngushëllime familjes Beqiri për këtë humbje të rëndë.

Pas përfundimit të seancës Nuredin ‘Drenica’ e quan Kurtin “tuc”: Duhet të përgjigjet në Prokurori

Nuredin Selamni, i njohur me nofkën Nuredin ‘Drenica’, ka vazhduar me gjuhën e tij të vrazhdë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, edhe pas përfundimit të seancës fillestare ku ai është paraqitur si i akuzuar.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, “Nuredin Drenica” e cilësoi kryeministrin në detyrë si “tuc”.

Sipas tij, Kurti duhet të jap llogari përpara Prokurorisë Speciale për korrupsionin në Kosovë.

“Duhet të frikësohet nga historia që një ditë ndoshta ka me dënu histori e popullit shqiptar. Ky tuc duhet të lajmërohet çdo herë, t’i përgjigjet Prokurorisë sepse duhet të jap përgjegjësi për paratë e këtij shteti. Po e theksoj se Prokuroria e Shtetit duhet të respektohet në maksimum prandaj tucit i them që duhet të jap llogari për korrupsionin që është jashtëzakonisht i lartë në Kosovë”, tha ai pas përfundimit të seancës gjyqësore.

Selmani së bashku me Faton Klinakun akuzohen nga Prokuroria Speciale për kanosjen e kryeministrit Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale.

Në seancën e mbajtur sot, Selmani e Klinaku u deklaruan të pafajshëm për akuzat e Prokurorisë Speciale.

Kërcënimi me jetë ndaj Kryeministrit Kurti në veri, zbulohen detaje të reja

Në mbrëmjen e së martës në rrugën “Vasilije Ostrovski” në Mitrovicën e Veriut, është hasur një shkrim kërcënues në mur, i adresuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Rasti është raportuar në polici dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar si kanosje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Tëvë1 se aktualisht nuk ka persona të dyshuar apo të arrestuar lidhur me këtë rast.

Po ashtu, sipas Elshanit, i njëjti shkrim me përmbajtje grafike ishte shpërndarë më herët edhe në rrjetin social Telegram.

“Mbrëmë pas orës 21 në rrugën vasilije ostrovski në Mitrovica Veri në mur është shkru një shkrim adresuar kryeministrit kurti. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është inicu rast kanosje. Nuk ka të dyshimt e as të arrestuar. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendos më herët në rrjetin social Telegram”, ka deklaruar Elshani.

Albin Kurti paraqitet në gjykatë- Nis seanca ndaj Faton Klinakut

Pas pak pritet të fillojë seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Faton Klinakut, i dyshuar për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në sallë është paraqitur Klinaku, në cilësinë e të dyshuarit, si dhe Kurti, në cilësinë e palës së dëmtuar.

Disa javë më parë, Prokuroria njoftoi se aktakuza ndaj Klinakut dhe të dyshuarit tjetër, N.S., për veprën penale “Kanosja”, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri Faton Klinaku me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin Albin Kurti, në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, deklaroi Prokuroria.

“Më parë e vras Kurtin se sa ia lëshoj rrugën’’, del para gjykatës Faton Klinaku

Sot, me fillim nga ora 09:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet shqyrtimi fillestar në çështjen penale ndaj Faton Klinakut, i cili po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për veprën penale të kanosjes ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës, Faton Klinaku akuzohet se më 29 gusht 2023, në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kërcënuese.

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij sa që tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka bërë por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin se sa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”, citohet të ketë shkruar Klinaku në Facebook.

Kërcënohet me jetë kryeministri Kurti në veri të Mitrovicës

Një kanosje serioze me jetë është raportuar mbrëmë në veri të Mitrovicës, ku shënjestër ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sinjali mëson se në rrugën “Vasilije Ostrovski” është gjetur një grafit i shkruar në gjuhën serbe me shkronja cirilike, i cili në shqip përkthehet: “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Pas marrjes së informatës operative, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimin.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Kanosje”.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.