Kaq vite ka diferencë me burrin Sara e ‘Bashkallajk’

Prej kohësh është pjesë e familjeve kosovare me rolin e saj popullor në serialin tejet popullor Bashkallajk.

E sa interesim ka për aktoren Sara Bajrami u kuptua gjatë verës kur ajo kurorëzoi dashurinë.

Eventi ishte ndër më të komentuarit. Buja e dasmës e cila mblodhi edhe kolegët e saj, ishte diçka që tejkaloi edhe pritshmëritë e vetë Sarës.

Në mesin e komenteve të panumërta është përfolur shumë diferenca në moshë mes çiftit. A kanë aq shumë sa u tha në rrjete sociale?

E ftuar në Prive By Liberta Spahiu, aktorja e njohur tregoi se kanë vetëm katër vite diferencë, pavarësisht se si mund ta kenë marrë ndjekësit kontrastin në fotografi.

Ajo tregoi gjerë e gjatë historinë e dashurisë me Miradit duke zbuluar veprimin në fillimet e lidhjes që i mori zemrën.

Video e mëposhtme sjell detajet.

Pas divorcit të hidhur, Alma Bektashi rigjen dashurinë

Kohë më parë, këngëtarja e njohur Alma Bektashi u përfol gjerësisht për ndarjen e saj nga bashkëshorti, pas më shumë se dy dekadash martesë. Lajmi u konfirmua nga vetë artistja, e cila rrëfeu se kishte mësuar për tradhtinë nga portalet, ndërkohë që ish-partneri kishte nisur një lidhje me një grua shumë më të re në moshë.

Ajo nuk ngurroi të shprehej se marrëdhënia kishte përfunduar me një shije të hidhur dhe se ish-bashkëshorti nuk kishte më asnjë rol në jetën e saj dhe të fëmijëve të tyre.

Por jeta private e Almes duket se po merr një drejtim të ri.

Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu kanë konfirmuar se këngëtarja është në një lidhje të re dashurie, e cila ka nisur prej disa kohësh. Partneri i saj është një burrë nga Kosova, që nuk është figurë publike.

Për këtë arsye, çifti ka zgjedhur ta mbajë raportin tërësisht privat. Megjithatë, dëshmitarë të ndryshëm pohojnë se ata janë parë shpesh bashkë nëpër kryeqytet. Duket se Alma ka gjetur sërish paqen dhe stabilitetin emocional.

Aktivisti i njohur Iargohet nga Vetëvendosje: U kërkoj faIje të gjithëve, ishte një gabim

Mentor Majaci, një aktivist i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar dorëheqjen nga çdo funksion dhe përkrahje ndaj partisë. Në një postim publik, ai ka shpërndarë fotografi me liderët e VV-së, përfshirë Albin Kurtin, dhe ka kërkuar falje publike ndaj miqve e qytetarëve që i kishte ftuar t’i bashkoheshin kësaj lëvizjeje.

Ai tha se e kishte mbështetur Vetëvendosjen me bindjen se do sillte ndryshim të vërtetë, por sipas tij, përjetoi “keqqeverisje, arrogancë dhe punësime partiake”.

“VV sot është kthyer në një mekanizëm pushteti, ku përkrahen mediokriteti dhe besnikëria ndaj individëve, jo parimeve”, shkroi Majaci.

Ai përfundon duke thënë se do të mbetet aktiv si qytetar i lirë dhe i zëshëm përballë padrejtësive.

Postimi i tij:

Hyra në këtë lëvizje me bindjen e plotë se po i bashkohesha një alternative të sinqertë politike — që do të sillte ndryshim të vërtetë, drejtësi, barazi dhe shpresë për qytetarët e këtij vendi. Fatkeqësisht, gjatë përfshirjes sime, kam parë nga afër një realitet shumë të dhimbshëm: keqqeverisje, arrogancë, mosdëgjim të qytetarit, kapje të institucioneve dhe punësime të njëanshme partiake( Sidomos në Komunen tonë të Podujevës).E vërteta është se në vend të ndryshimit, po ripërsëritet e njëjta mendësi e vjetër që ky subjekt pretendonte se do ta luftonte.

Vetëvendosje, që dikur ishte simbol i idealizmit dhe sakrificës qytetare, sot është kthyer në një mekanizëm për pushtet të pandalshëm, përjashtues dhe interesash të mbyllura. Të rinjtë, profesionistët dhe aktivistët e ndershëm po injorohen e përjashtohen, ndërsa po përkrahen mediokriteti dhe besnikëria ndaj individëve, jo ndaj parimeve.

Unë, Mentor Majaci , jap dorëheqje nga përkrahja dhe nga çdo funksion dhe anëtarësi në “Lëvizjen Vetëvendosje”, me efekt të menjëhershëm.

Kërkoj falje publike nga çdo qytetar, mik apo bashkëpunëtor që e kam ftuar t’i bashkohet kësaj lëvizjeje, duke u bazuar në bindjen time të sinqertë të dikurshme. Ishte një gabim që tani e kuptoj qartë, dhe për të cilin marr përgjegjësi morale dhe njerëzore.

Nga sot, nuk kam më asnjë lidhje me këtë subjekt. Do të vazhdoj të jem i zëshëm, aktiv dhe i përkushtuar si qytetar i lirë që nuk rri duarkryq përballë padrejtësive.

Me respekt,

Mentor Majaci

06.09.2025

Vdes fëmija 2 vjeç, nuk u mbijetoi plagëve pasi u rrëzua

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vranjak të Rahovecit, ku një fëmijë vetëm 2-vjeçar ka humbur jetën pas një rrëzimi aksidental.

Sinjali mëson se viktima është O. B., 2-vjeçar i cili më 31 gusht rreth orës 16:00 ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë. Fillimisht ai ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës dhe më pas në QKUK, ku i ishte nënshtruar një operacioni.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, familja është njoftuar sot në mesditë se fëmija nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Albin Kurti nominohet si kandidat për kryeministër nga LVV-ja

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër.

Ai në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm tha se kriza institucionale zgjati sepse partitë tjera vendosen që Albulena Haxhiu të mos jetë kryetare e kuvendit dhe tash po zgjat sepse po mendojnë se s’mund të ketë Kuvend pa Listën Serbe, gjë që sipas tij janë politika antishtetërore.

Sipas tij, edhe Gjykata Kushtetuese i kontribuojë krizës politike.

Propozimi i LVV-së, vjen përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e Kuvendit të Kosovës deri në fund të shtatorit pas ankesës së Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarëve.

Ekskluzive: Kjo është 42-vjeçarja që u gjet pa shenja jete në një objekt të pabanuar

Ngjarja e rëndë që tronditi dje Pejën ka marrë përmasa edhe më të dhimbshme me identifikimin e viktimës.

Sinjali mëson se personi i gjetur pa shenja jete në një objekt të pabanuar në rrugën “Mehmet Akif” është Florentina Dregzaj rreth 42-vjeçare.

Trupi i saj u zbulua nga dy qytetarë që kalonin aty pranë, të cilët menjëherë njoftuan Policinë. Në vendin e ngjarjes doli emergjenca, ku mjeku kujdestar konstatoi se ajo ishte pa shenja jete, ndërsa në trup nuk u vërejtën gjurmë të dukshme dhune.

Zona është rrethuar nga Policia dhe hetuesit së bashku me krimteknikët e SP Pejë, ndërsa në fazën e mëvonshme u përfshi edhe Sektori Rajonal i Hetimeve dhe Prokurori kujdestar i shtetit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 42-vjeçare në një objekt të banuar

 

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 42-vjeçare në një objekt të banuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Pejë, ku një grua është gjetur e vdekur brenda një objekti të braktisur në rrugën “Mehmet Akif”.

Sinjali mëson se viktima është F. D rreth 42-vjeçare, e cila është gjetur e shtrirë në dysheme në një nga kthinat e objektit.

Trupi i pajetë është zbuluar nga dy qytetarë, të cilët menjëherë kanë njoftuar Policinë.

Në vendngjarje kanë dalë patrullat policore dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj, duke theksuar se nuk janë parë shenja të dukshme dhune në trupin e viktimës.

Zona është rrethuar me shirita policorë, ndërsa aty kanë mbërritur edhe hetuesit, krimteknikët e SP Pejë, Sektori Rajonal i Hetimeve dhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do të kryhet obduksioni për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Rasti është regjistruar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë në vijim.

Ekskluzive: Kjo është 42-vjeçarja që u gjet pa shenja jete në një objekt të pabanuar

 

Viktima u privua nga jeta në veturën Opel Astra – Policia e gjeti të vdekur në karrigen e shoferit në Podujevë

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmë Podujevën me rrethinë, ku një person është vr@rë në fshatin Llapashticë e Epërme.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30, në oborrin e njohur si “Oda e Havollëve”, ku viktima është gjetur pa shenja jete në uIësen e shoferit të një veture Opel Astra me targa 01-426-OC.

Sipas dëshmitarëve okularë, dyshohet se vrsja është kryer nga Arbër Havolli rreth 31-vjeçar.

Policia e Kosovës, bashkë me njësitë relevante dhe Krimet e Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo ai nuk është gjetur aty dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe lokalizimin e të dyshuarit janë duke vazhduar.