Nuk do ta besoni se çfarë fakulteti ka përfunduar këngëtarja Melinda Ademi

Reperja e njohur Melinda Ademi ka arritur një kulm të jashtëzakonshëm në industrinë muzikore, duke e kombinuar pasionin e saj për artin me njohuritë akademike për historinë.

Ajo është duke u afirmuar gjithnjë e më shumë si një nga emrat më të njohur në muzikën shqiptare, por shumë pak e dinë se para se të bëhej këngëtare, Melinda ka përfunduar fakultetin e historisë.

Një formulë interesante e kombinimit të njohurive të së kaluarës me ritmet moderne, që ndihmon në krijimin e një stili unik dhe të veçantë.

Melinda ka shpeshherë ndarë me fansat e saj përkushtimin e saj ndaj historisë, duke treguar se i pëlqen të dijë më shumë rreth historisë së shteteve dhe njerëzve të suksesshëm. Kjo njohuri, përveçse e bën atë një artist më të përkushtuar, e ndihmon të lidhë më mirë mesazhet që dëshiron të përcjellë me muzikën e saj.

Artisti është një shembull i shkëlqyer për të rinjtë që përpiqen të arrijnë ëndrrat e tyre, duke treguar se arsimimi dhe pasioni mund të ecin paralelisht.

Një nga arsyet pse Melinda është kaq e suksesshme është se ajo ka një bazë të fortë akademike, që e ndihmon të krijojë tekste dhe melodi më të thella dhe më domethënëse.

Ndërkohë, ajo ka punuar vazhdimisht në përmirësimin e zanorit të saj dhe stilit muzikor. Rezultatet kanë qenë të dukshme; muzikat e saj kanë arritur sukses në platformat më të njohura, duke shënuar miliona klikime. Është e qartë se Melinda nuk është vetëm një emër i njohur, por një force që po transformon skenën muzikore shqiptare.

Me një imazh që reflekton stilin modern dhe ndjeshmërinë për traditën, Melinda Ademi vazhdon të jetë një figurë frymëzuese për ata që ndjekin ëndrrat e tyre në art dhe çdo fushë tjetër. Suksesi i saj tregon se me përkushtim dhe pasion, gjithçka është e mundur.

Martohet Melinda, ja kush është fatlumi

Rep-artistja e njohur kosovare, Melinda Ademi, ditën e sotme i ka dhënë fund beqarisë.

Përmes një postimi në Instastory, zbuloi që ka marrë propozimin e ëndrrave.

Në një ambient luksoz pranë detit, fotografoi pankartën me mbishkrimin “Do të martohesh me mua”.

Vëmendje mori unaza e martesës e cila qenka gjigante.

Iu shkoftë mbarë, Melinda e Granit!

Syla për Kurtin: Partneritet me SHBA më sa të është gjallë ia kanë shkym dritat

Analisti politik Valon Syla ka deklaruar se marrëdhëniet e kryeministrit Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë inekzistente dhe, sipas tij, kështu do të mbeten përgjithmonë. Megjithatë, ai thekson se Kosova duhet të dalë nga kjo situatë.

Syla reagoi pas deklaratës së ish-ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, i cili tha se Kurti nuk i ka më marrëdhëniet e mira me SHBA-në.

“Ka mbetur vetëm me ia ndalu Albinit edhe Greqinë, që të mos shkojë më në det me shoqërinë e Dejanës Mihaili”, ironizoi Syla.

Ai shtoi se Kurti nuk do të ketë më mundësi të bashkëpunojë me SHBA-në, por se në këtë situatë është e domosdoshme të shpëtohet Kosova.

“Sa i përket partneritetit me SHBA, sa të jetë gjallë, atij ia kanë fikur dritat. Nga kjo situatë duhet shpëtuar Kosova, sepse Albin Kurti e pati – mot e për jetë. Pikë”, shkroi Syla.

Dogana ia sekuestron Mozzikut dy orat luksoze: Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro

Dogana e Kosovës ka dal me njoftim për ndalimin e reperit Mozzik në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në njoftim thuhet se janë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze, të cilat nuk ishin deklaruar nga një udhëtar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro.

Sipas njoftimit, “duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.”

Dje u raportua se personi i dyshuar është reperi i njohur Mozzik.

Ai është intervistuar më 17 shtator nga autoritetet doganore dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët e luksit mbeten të ndaluara deri në një vendim të mëtejmë të Prokurorisë.

Poashtu bëhet e ditur se Mozzik ka shmangie tatimore mbi 5000 euro.

“Duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, në përputhje me kompetencat që dalin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar”.

Burri i Albulena Haxhiut i futet konspiracioneve: “Në Hagë po gatuhet…”

Alban Krasniqi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur shqetësime lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Në një status në rrjetet sociale, ai ka theksuar se zgjedhjet e vitit 2021 janë një mësim që tregon se çdo tentim për të nëpërkëmbur vullnetin qytetar të shprehur me votë është i dështuar.

Gjithashtu, ai ka akuzuar se “tradhëti të mëdha po gatuhen si në Hagë, ashtu edhe në Prishtinë, nga ata që kanë keqpërdorur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për 25 vite”

Krasniqi ka theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit qytetar dhe ka paralajmëruar për pasojat e tradhtisë ndaj këtij vullneti. Ai ka nënvizuar se çdo veprim që shkel këtë vullnet mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e vendit.

 

Çun apo qen? PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK’së ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kishte pretenduar se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, e kishte fyer kundërshtarin e tij nga PDK, Arian Tahiri, duke i thënë “qen” gjatë një debati televiziv.

Në vendimin e marrë sot, më 17 shtator 2025, PZAP thuhet se: Nuk ekziston asnjë dëshmi e besueshme që ta mbështesë pretendimin e tillë. Përkundrazi, provat në dispozicion dëshmojnë qartë përdorimin e fjalës ‘çun’, e cila nuk përbën ofendim.

Çun apo qen? PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit - Insajderi - 12333esa

Në ankesën e PDK-së, fjala e pretenduar “qen” cilësohej si gjuhë fyese që “ka krijuar një atmosferë të tillë që nxit urrejtje dhe polarizim, përkundër parimeve të etikës që duhet udhëheqin procesin zgjedhor.”

Madje aty thuhej se kjo fyerje “ka nxitur polemika të shumta, duke pasur ndikim negativ jo vetëm në procesin zgjedhor, por edhe në marrëdhëniet shoqërore dhe politike në komunitet

Megjithatë, PZAP konstatoi se dëshmitë tregojnë të kundërtën.

Në vendim thuhet se “dëshmitarë se kemi të bëjmë me fjalën ‘çun’ e jo ‘qen’.

Paneli Zgjedhor thekson:

“Në këtë rast nuk ka pasur shprehje fyese ose denigruese nga ana e kandidatit në fjalë”, duke e shpallur ankesën e PDK-së si të pabazuar”.

Ndërron jetë 34 vjeçari shqiptar në Gjermani

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Buran Demiri.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten, në Leverkusen.

Më poshtë njoftimi:

Fshati Çellopek:

Njoftim:
Buran Demiri (34)djali i Basriut, pas një sëmundje ndërroi jetë.
Varrimi do të bëhet ditën e premte, më 19.09.2025, në Reuschenberg, Leverkusen.

Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të sinqerta, Zoti e shpërbleftë me xhenet dhe ju dhëntë durim.”

Reuschenberg
Auf dem Weierberg 11
51373 Leverkusen.

Prokuroria përdor si material intervistën e Surroit: “Thaçi e gjuajti me filxhan të espresos Bukoshin”

 Prokurori i Specializuar, James Pace e ka përdorur si material dëgjimor në seancë gjyqësore në rastin Thaçi dhe të tjerët një intervistë të mëhershme të Veton Surroit ku ai flet për një incident të dyshuar në Konferencën e Rambujesë në mes Hashim Thaçit dhe Bujar Bukoshit.

Pace e ka përdorur këtë intervistë për t’i drejtuar pyetje dëshmitarit të mbrojtjes, Paul Williams, ish-këshilltarit ligjor të Delegacionit Shqiptar në Rambuje.

Dëshmitari ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për këtë incident të pretenduar nga Surroi.

Sipas intervistës së prezantuar nga prokurori Pace, Surroi deklaronte se Thaçi i hodhi Bukoshit një filxhan të espresos.

Pjesë nga intervistimi i dëshmitarit Paul Williams:

Prokurori: Dëshmitar, më herët ju dëshmuat se z. Thaçi ishte sjellë në mënyrë diplomatike, respektuese në Rambuje. A e dini nëse ai ishte sjellë në mënyrë respektuese dhe diplomatike ndaj z. Bukoshi gjatë gjithë Konferencës së Rambujesë?

Williams: Po.

Prokurori: Do të thotë që ju e dini, apo që ai ishte sjellë ashtu?

Williams: Do të thotë që unë e di. Mund të jap kontekst shtesë, nëse doni.

Prokurori: Nuk do të doja.

Prokurori: Pika tjetër që do të doja të paraqes nuk është për transmetim publik. Do të doja të hapet… Dhe nëse mund të kalojmë te faqja 27, ju lutem. Do të lexoj nga rreshti 15. Dhe, dëshmitar, për kontekst, kjo është nga një intervistë e z. Veton Surroi.

Pyetje nga intervistuesi: Dhe, disa nga retorikat që janë përdorur në prag të Rambujesë kanë qenë shumë të forta. A u shfaq kjo në mënyrën si Thaçi ndërveproi me dr. Rugovën ose Bukoshin?

Përgjigja e Surroit: Po, në një moment ai e kërcënoi Bukoshin. Më duket se i hodhi një kafe, jo një filxhan të madh, por një filxhan ekspreso. Ai ishte në një distancë të madhe, prandaj nuk bëri shumë. Por ai…

Pyetje nga intervistuesi: Cili ishte shkaku për këtë?

Përgjigja e Surroit: Nuk mundem… nuk ishte diçka thelbësore, por ishte ndonjë mosmarrëveshje mbi… ishte që, në një moment, do të dilte gjak nga njëra palë apo tjetra dhe thuhej: “Epo ti…” “Ti e di…” “Ju, LDK-ja kështu…” “Ju e bëtë këtë…” “Ne nuk do të ishim në këtë situatë po të mos ishte për ju” etj.

Prokurori: Dëshmitar, a kishit dijeni për këtë incident të pretenduar gjatë Rambujesë, z. Thaçi duke kërcënuar z. Bukoshi dhe duke i hedhur një filxhan ekspreso?

Williams: Jo.

 

Hovenier: Disa thonë se Kurti dhe Qeveria e Kosovës ende kanë marrëdhënie të mira me SHBA-në, s’është e vërtetë

Ish – ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar qartë se marrëdhëniet ndërmjet kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë në gjendje të mirë, pavarësisht pretendimeve të disa zyrtarëve dhe përkrahësve të Qeverisë së Kosovës.

Hovenier ka theksuar se pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA nuk është një veprim i zakonshëm dhe se tregon nivelin e zhgënjimit që administrata amerikane ka ndjerë ndaj qasjes së Qeverisë së Kosovës.

“Disa thonë se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës ende kanë marrëdhënie të mira me SHBA-në, por kjo, thjesht, nuk është e vërtetë”, u shpreh Hovenier.

Ai shtoi se nëse marrëdhëniet do të ishin të mira, nuk do të kishte pasur nevojë për një hap kaq serioz si pezullimi i Dialogut Strategjik – një mekanizëm kyç për koordinimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Kjo nuk është një situatë e këndshme. Kjo është një pengesë e keqe për realizimin e vizionit që SHBA-ja ka pasur që nga pavarësia, dhe që populli i Kosovës ka pasur po ashtu”, theksoi ambasadori për REL.

Sipas tij, vendimi i Uashingtonit për të ndërmarrë masa konkrete vjen pas një periudhe të gjatë paralajmërimesh dhe deklaratash publike, të cilat, sipas tij, nuk kanë pasur efektin e dëshiruar në sjelljen e Qeverisë Kurti.