Tërmet i fuqishëm godet Rusinë, paralajmërohet për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë goditi rajonin Kamchatka të Rusisë duke shkaktuar shqetësime për një cunami të mundshëm përgjatë Bregut Perëndimor të SHBA-së dhe Hawaii.

Tërmeti ndodhi rreth 80 milje në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, Rusi, në një thellësi prej gjashtë miljesh. Ai vjen vetëm dy muaj pasi një tërmet me magnitudë 8.8 ballë tronditi rajonin në korrik.

Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor po vlerëson aktualisht kërcënimin e cunamit për Hawaiin. Një paralajmërim për cunami është aktualisht në fuqi për Alaskën dhe Ishujt Aleutian./abcnews

Kandidati që premton ndalimin e ‘burkave’ dhe ‘ferrxheve’ kërkon votat e qytetarëve

Bashkim Fazliu, kandidat i pavarur për Komunën e Ferizajt, ka premtuar ndalimin e ‘burkës’, me qeverisjen e tij.

Fazliu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se me të filluar mandatin e tij do të ndalojë bartjen e ‘burkës’ nga besimtaret myslimane.

Ai ka thënë se këtë vendim do ta marrë duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

PËR NJË FERIZAJ EDHE PA BURKA – PA ‘NINXHA’
(S’ka kurfarë lidhje me fenë, por ka të bëjë me Sigurinë Publike)

Miq,

Sot, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës Neni 38 paragrafi 4 dhe në Konventën Europiane për të drejtat e Njeriut Neni 9 paragrafi 2 (shiko bazën ligjore, në fund të këtij teksti),

po prezantoj edhe një PROJEKT-PROPOZIM tjetër të rëndësishëm për JETËN dhe SIGURINË E QYTETARËVE TANË, që ka të bëjë me MBULIMIN e FYTYRËS nga individë, që dalin në publik në Ferizaj e besa edhe nëpër shkolla.

Ka një kohë që e kam ngritur këtë çështje dhe kam pritur që organet legjislative edhe në nivel qendror, në emër të sigurisë publike, do të nisin projektin për NDALIMIN E BURKËS në Kosovë apo NDALIMIN E MBULIMIT TË FYTYRËS NË PUBLIK, që personat të jenë të identifikueshëm.

Pasi ende nuk ka nisur Kuvendi i Kosovës, atëherë më duhet ta nis në qytetin tonë.

Prandaj pasi të marr mbështetjen tuaj për Kuvend të Ferizajt, që në mbledhjet e para do të nisë kontaktet me organet e sigurisë dhe do të kërkoj nga kolegët anëtarë të Kuvendit të Ferizajt që të votojnë për ndalimin e mbulimit të fytyrës në publik, përkatësisht ndalimin e burkës në publik në qytetin tonë, në emër të sigurisë publike, sigurisë së qytetarëve tanë, pasi MBULIMI I FYTYRËS, me persona të paidentifikueshëm, domosdoshmërish paraqet një CENIM i SIGURISË së QYTETARËVE tanë e në veçanti edhe për FËMIJËT tanë.

E kam vërejtë edhe frikën e fëmijëve kur i shohin këto që i kam quajtur “FANTAZMA TË ZEZA”, ku nuk mund ta dish se kush është prapa asaj veloje, prandaj po them ‘persona’, pasi mund të jenë femra ose meshkuj të maskuar.

Të rinjtë kanë dalë me një emër më kreativ se i imi për këta ‘fantazma te zeza’ dhe ata ju thonë ‘NINXHA’.

Pra, nga fitorja ime, më nuk do të ketë ‘NINXHA’ në Ferizaj.

E shumë shpejt nuk do të ketë ‘NINXHA’ as në krejt Kosovën.

Pavarësisht se ka individë apo grupe të cilët do të tentojnë t’i japin kahje tjetër kësaj çështjeje të sigurisë publike, të cilën e dijnë që e kanë të humbur nga kjo ditë, prandaj më duhet që në start të sqaroj atë që besoj është e nënkuptueshme se ky angazhim i imi për ndalimin e MBULIMIT të FYTYRËS apo BURKËS, NUK KA TË BËJË ASGJË ME BESIMTARËT e FESË ISLAME, pasi BURKA NUK KA LIDHJE ASGJË me KURANIN e Madhërishëm dhe ISLAMIN, e sidomos nuk ka kurrfarë lidhje me Islamin tradicional shqiptar, i pranishëm tek shumica e popullsisë në Kosovë.

Për më tepër, burka apo MBULIMI i FYTYRËS, pra PARAQET PROBLEM SERIOZ TË SIGURISË, ashtu sikur e kanë ndaluar tashmë disa vende të BE-së e më gjërë dhe NUK ËSHTË FARE ÇËSHTJE FETARE.

Mua më vjen keq për ato femra shqiptare që mbase detyrohen të mbulohen tërësisht në atë mënyrë përkundër vullnetit të tyre, mbase edhe nën presion, me ç’rast u shkelen të drejtat elementare të garantuara me Kushtetutën tonë. Porse edhe ato duhet ta dijnë se maskimi apo mbulimi i fytyrës përbën cenim të sigurisë publike dhe jetës së qytetarëve tanë.

Së fundmi, është e nënkuptueshme poashtu se JU TAKON QYTETARËVE tanë që të VENDOSIN ME VOTË me 12 TETOR se a duan ta MBËSHTESIN këtë projekt timin, se a i DUAN NINXHAT në FERIZAJ e KOSOVË të SHËTISIN RRUGËVE e besa edhe SHKOLLAVE, ku rrezikohen edhe fëmijët tanë.

Do t’më vinte shumë keq nëse qytetarët vendosin ndryshe, por e kanë përgjegjësinë secili për vehte dhe për të tashmen dhe të ardhmën e fëmijëve të tyre!

E imja është t’ju OFROJ ZGJIDHJE, ashtu siç kam ofruar zgjidhje për shumë probleme tjera në Ferizaj e më gjërë, të cilat ju i dini. Është e juaja të vendosni!

VOTO ✔️ 163 Bashkim Fazliu
PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC
EDHE PA ‘NINXHA’

Kandidat i Pavarur
për Kuvendin e Ferizajt

18.09.2025
Zgjedhjet Lokale 12 tetor 2025
#BashkimFazliu #KandidatiPavarur #Ferizaj #ZgjedhjetLokale2025 #Migjeni

Baza ligjore:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

>Neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë]

4. Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse nje gjë e tillë është e domosdoshme pěr mbrojțjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose te tẽ drejtave të personave të tjerë.

Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut

>NENI 9 i KEDNj

2. Liria e shfaqjes së fesë së tij ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

Tre hetuesve që kishin ndjekur Pecin u punësohen gratë në Ministrinë e Bujqësisë

I gjendur në mesin e dyshimeve serioze për afera të rënda korruptive, të cilat kulmuan me intervistimin e tij për disa orë rresht nga prokurorët specialë, Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecit, iu kujtua një zgjidhje për të dalë nga situata.

Ishte ndoshta gjeniale për kokën e tij, por korruptive në përmbajtje.

Tre hetuesve të Policisë së Kosovës, që në duart e tyre kishin pasur rastet e Pecit si të dyshuar, pa pritur e pa kujtuar, iu punësuan gratë në Ministri të Bujqësisë.

Pajtim Kllokoqit, njërit prej hetuesve kryesor që po merrej me korrupsionin në këtë Ministri, iu rehatua bashkëshortja në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, e cila funksionon në kuadër të dikasterit që e drejton Peci.

Shqipe Krasniqi – Kllokoqi, në shkurt të vitit të kaluar, aty fitoi pozitën si Zyrtare për Buxhet dhe Financa.

Në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës u rehatua edhe Vlora Gashi – Hashani, që është bashkëshortja e Faton Hashanit, një tjetër hetuesi të Policisë që po merrej me aferat e ministrit Peci.

Ajo aty u punësua në pozitën e Zyrtares Ligjore.

Hetimit të rasteve të Faton Pecit ia pa hajrin edhe hetuesi Gojart Zeqiri, gruaja e të cilit, Tringa Leka, u punësua në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë si Inspektore Fitosanitare.

Më 27 maj, Faton Peci ishte paraqitur në cilësinë e të dyshuarit në zyrat e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Aty ai do të përgjigjej për kontratën për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Paraqitja e tij aty ishte kurorëzimi i shumë çështjeve të dyshuara korruptive për të cilat mediat raportuan vazhdimisht.

Ky skandal tregon qartë si pushteti tenton të blejë heshtjen dhe të manipulojë drejtësinë.

Faton Peci po përdor pushtetin për të mbrojtur veten duke shpërblyer familjarët e hetuesve që po e hetonin.

Kjo është fytyra e kësaj Qeverie dhe këto janë vetëm ato që ne i dimë.

E me gjasë, ne akoma dimë shumë pak për ta./VOX Kosova

Haliti për Kurtin: BE na sanksionoi, SHBA na la vetëm – fajtor është kjo Qeveri

Ish-deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Haliti ka shkruar se Kosova tash e më shumë se një vit ndodhet nën sanksione të Bashkimit Evropian si pasojë e vendimeve të Qeverisë, të cilat kanë sjellë dëme të mëdha për ekonominë dhe diplomacinë e vendit.

Sipas tij, propaganda e pushtetit nuk po e mbulon dot realitetin.

“Grantet janë bllokuar, ekonomia është dobësuar dhe në planin diplomatik kemi humbje të pallogaritshme,” u shpreh ai, duke shtuar se SHBA ka qenë më e butë, por ka dhënë “këshilla prindërore për qeverinë e Kosovës, të cilën e cilësoi si ‘kopsht fëmijësh’”, ka shkruar Haliti.

Ai shton se tërheqja e SHBA-së nga dialogu strategjik me Kosovën lidhet drejtpërdrejt me dështimin e legjislaturës aktuale për të formuar Qeverinë e re.

“Me kë do të flasë i dërguari i Presidentit të SHBA-së në mungesë të një Qeverie legjitime? U është thënë qartë: luani në kopshtin tuaj, por më parë duhej t’i bënit detyrat e shtëpisë”, ka shkruar ai.

Bëhet thirrje për krijimin e një qeverie të re pa Albin Kurtin

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe tensionimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas pezullimit të dialogut strategjik nga Uashingtoni.

Tahiri ka bërë thirrje për krijimin e një qeverie të re të unitetit kombëtar, duke përjashtuar kryeministrin aktual Albin Kurti nga çdo rol ekzekutiv në të ardhmen e afërt.

Sipas saj, pezullimi i dialogut nga SHBA është një sinjal shumë i rëndë për shtetin e Kosovës.

“Nëse aleati kryesor e ndërpret dialogun strategjik, e thotë qartë se nuk e ka obligim më as ta njohë nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit kjo është ndalje e rrugës,” deklaroi Tahiri.

Ajo theksoi se Kosova nuk është e ndërtuar mbi baza të dobëta, por mbi sakrificën e brezave dhe heronjve të luftës.

“Ky shtet nuk ka themele të dobëta, por themele të forta sepse i ka themelet te heronjtë që ranë për liri. Por bota këtë nuk po e sheh më për shkak të krizës aktuale politike,” shtoi ajo.

Edita Tahiri u bëri thirrje partive politike që të veprojnë urgjentisht dhe të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga kriza.

“Prandaj është urgjente që të gjendet rrugëdalja. Të bëhet një qeveri e koalicionit nga të gjitha anët nga opozita dhe edhe ata që nuk janë zyrtarisht në pushtet, por që aktualisht po e mbajnë qeverinë në mënyrë të paligjshme. Të ulen bashkë, të bisedojnë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për hir të Kosovës dhe popullit, edhe për hir të aleancës me Amerikën,” theksoi Tahiri.

Duke komentuar më tej situatën, ajo shprehu bindjen se zgjidhja nuk do të vonojë dhe se do të vijë përmes krijimit të një formati të ri qeverisës.

“Pas këtij pezullimi të dialogut strategjik nga Amerika, pres dhe jam e bindur që shumë shpejt do të ketë rrugëdalje. Me fjalë të tjera, do të ketë një formulë një qeveri koalicioni, por pa Albin Kurtin si kryeministër,” përfundoi ajo./tëvë1/

Alaudini dhe Olsa “zbulojnë” kandidatët e përzgjedhur për BBVK: Sa të mirë janë! (Foto)
Vazhdojnë pregatitjet për fillimin e ri të Big Brother Vip Kosova 4.

 

Alaudin Hamiti ndan lajmin e madh për BBVK 4

Këto ditë, herë pas here na kanë mbajtur të informuar rreth disa detajeve të këtij spektakli, moderator Alaudin Hamiti si dhe Olsa Muhameti, producentja e BBVK, shkruan IndeksOnline.

“Kjo mund të përmbajë grafikë të dashurueshme dhe mund të biesh në dashuri.”, shkruan fotografi, ku nën hije janë edhe banorët e ri, e që ne ende nuk e dijmë se kush janë.

Ende nuk ka ndonjë datë se kur pritet të nis Big Brother Vip Kosova 4.

Kjo është banorja e parë e ‘Big Brother VIP Kosova’?

 

 

 

Lajm i mirë për mësuesit në Shqipëri: paga shkon deri në 1250 euro

Qeveria e re, që u miratua të enjten në Kuvend do të rrisë pagën mesatare të mësuesve në 1250 euro deri në vitin 2029, nga 950 euro që është sot.

Në fokus të programit 4-vjeçar të qeverisë për fushën e arsimit është ndërtimi i 200 shkollave të reja, të pajisura me infrastrukturë europiane dhe teknologji moderne, për të garantuar arsim cilësor për çdo nxënës. Gjithashtu do të vendosen 1000 laboratorë inteligjentë në deri në vitin 2027, duke garantuar akses për çdo nxënës në mësimin e teknologjisë digjitale, shkruan ATSH.

Një tjetër prioritet është edhe zgjerimi i shërbimeve arsimore online, digjitalizimi i testimeve dhe sigurimi i njohjes automatike të diplomave, përmes ngritjes së një agjencie të specializuar dhe të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare.

Brenda mandatit të katërt do të zbatohet edhe programi i ushqimit në çdo bashki qendër-qarku, si dhe nisja e një programi të ri passhkollor (after school).

Programi përfshin edhe zhvillimin e kurrikulave të reja ku teknologjia digjitale, inovacioni dhe inteligjenca artificiale janë pjesë integrale, ndërsa të gjithë mësuesit do të trajnohen për t’i zbatuar ato me aftësi digjitale dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

Në mandatin e katërt qeveria do të vijojë të garantojë tekstet falas për 236 mijë nxënës të arsimit bazë, nxënësit e pakicave kombëtare dhe kategori të veçanta sociale të shkollave të mesme.

Një tjetër prioritet është pajisja e shkollave me kamera inteligjente, si dhe dyfishimi i numrit të oficerëve të sigurisë dhe rritja e prezencës së psikologëve dhe punonjësve socialë në shkolla.

Gjithashtu do të rritet numri i mësuesve ndihmës për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe investimi në klasa burimore në çdo shkollë, si edhe në platforma të personalizuara të mësimdhënies sipas nevojave specifike të nxënësve.

Programi parashikon edhe ngritjen e një shoqërie publike të transportit shkollor dhe ofrimin e transportit falas për nxënësit dhe mësuesit që udhëtojnë në distancë nga vendbanimi i tyre, në zona të caktuara.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe mbështetjes së shkollave me orientim artistik dhe sportiv, duke garantuar autonominë dhe mbështetjen e tyre financiare, si dhe ngritja e një modeli të ri shkolle me drejtim shkencor dhe fokus tek inovacioni, duke filluar me hapjen e Liceut franko-shqiptar.

Ndërkohë që do të zgjerohet brenda vitit 2027 programi i mbështetjes financiare për mësuesit në diasporë dhe forcimi i mbështetjes për fëmijët dhe mësuesit e gjuhës shqipe me libra falas dhe me krijimin e platformës së mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Në mandatin e katërt qeveria do të dyfishojë numrin e nxënësve në arsimin profesional duke investuar 60 milionë euro në ndërtimin e shkollave profesionale dhe instalimin e laboratorëve teknikë.

Një tjetër objektiv është që të arrijë në 35% numri i përgjithshëm i nxënësve që ndjekin arsimin profesional dhe garantohet që deri në vitin 2030 të gjithë nxënësit e arsimit profesional të kenë konvikte me standarde europiane.

Në fokus të programit qeverisës është edhe kthimi i ndërkombëtarizimit të universiteteve në udhërrëfyes të politikave zhvillimore në arsimin e lartë, duke synuar hapjen e filialeve të universiteteve prestigjioze ndërkombëtare dhe shtimin e programeve të përbashkëta, të dyfishta dhe në gjuhë të huaj. Hapet pranë Universitetit Politeknik të Tiranës kampusin e Universitetit Teknologjik të Compiegne, duke pasuruar ofertën akademike për studentët vendas dhe të huaj.

Gjithashtu diaspora akademike do të përfshihet në hartim politikash, mësimdhënie dhe kërkim shkencor, përmes programeve qeveritare, që përcjellin eksperiencat më të mira ndërkombëtare dhe krijojnë ura bashkëpunimi.

Do të ndërtohet një sistem kërkimor-shkencor i përafruar me modelin e BE-së, duke zbatuar kuadrin ligjor për shkencën dhe duke dyfishuar investimet për laboratorë modernë në universitetet publike, institutet dhe njësitë kërkimore.

Gjithashtu do të nisë mbështetja financiare për programe doktorale për kërkuesit e rinj, duke përfshirë diasporën akademike dhe nxitjen e bashkëpunimit akademi-biznes, me synim që sistemi i kërkimit shkencor në Shqipëri të përthithë fonde të krahasueshme me vendet e BE nga programi Horizon Europe.

Në programin e ri do të përmirësohet infrastruktura universitare dhe kërkimore përmes ngritjes së kampuseve të reja dhe investimeve madhore, duke nisur ndërtimin e kampusit të Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit të Evropës, zhvilluar kampusin e Universitetit të Durrësit, përfunduar investimet në kampuset e Universitetit Politeknik dhe ndërtuar Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin e Elbasanit.

Kjo është banorja e parë e ‘Big Brother VIP Kosova’?

Vetëm pak javë na ndajnë nga fillimi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, dhe tashmë ka filluar një valë thashemesh rreth emrave të mundshëm që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Edicioni i ri pritet të sjellë surpriza të shumta, ashtu siç ka ndodhur edhe në sezonet e kaluara. Emrat e njohur nga bota e showbizit dhe politikës janë në qendër të vëmendjes, duke krijuar një atmosferë emocionuese për fansat e këtij reality show.

Një nga emrat më të përmendur deri më tani është ai i Edita Abazit, një figurë e njohur në mediat shqiptare. Ajo ka një histori të gjatë në industrinë e muzikës dhe është e njohur për stilin e saj të veçantë dhe personalitetin e saj të fortë.

Megjithatë, konfirmimi i saj si banore e këtij edicioni mbetet i paqartë. Spekulimet rreth pranisë së saj në shtëpi kanë krijuar një interes të madh, duke e bërë atë një nga emrat më të diskutuar në rrjetet sociale.

Fansat janë të etur për të parë se si do të zhvillohet dinamika në shtëpi, veçanërisht nëse Edita do të jetë pjesë e kastit. Ajo ka një bazë të madhe ndjekësish, dhe prania e saj do të sjellë një dimension të ri në lojë.

Edicioni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” pritet të fillojë së shpejti, dhe me të do të vijnë edhe shumë surpriza të tjera. Organizatorët janë duke punuar për të siguruar që ky sezon të jetë më emocionues se kurrë më parë.

Me emra të tjerë të njohur që po përfliten për t’u bashkuar me Editën, fansat janë të etur për të zbuluar se kush do të jetë pjesë e këtij edicioni. A do të ketë rivalitete, miqësi të reja, apo edhe drama të paparashikuara?

Me kalimin e kohës, ne do të vazhdojmë të ndjekim zhvillimet dhe të sjellim informacionin më të fundit për ju. Cila është mendimi juaj për Editën si banore të mundshme? Na tregoni në komentet më poshtë!

Osmani javën tjetër udhëton për në SHBA, mësohet arsyeja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e ardhme do të udhëtojë për në SHBA.

Presidenca ka bërë me dije se ky udhëtim ka të bëj me fillimin e punimeve të Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, ka treguar se gjatë qëndrimit në New York  Osmani do të takohet me shumë homologë të saj.

“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në Neë York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Kupina për Express.

Qalaj: Nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet Beogradit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se komuniteti serb në Kosovë jeton nën presion dhe terror të ushtruar nga Beogradi dhe mekanizmat e tij të sigurisë.

Qalaj ka thënë se nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet urdhrave të Beogradit, për shkak të presioneve dhe formave të frikësimit që, sipas tij, ushtron shteti serb.

Sipas tij, as ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiq, s’i shpëton presionit nga Beogradi.

“Ne dimë që Lista Serbe kontrollohet nga Beogradi. Gjema një serb që nuk i bindet Beogradit. Më vjen keq që nuk është ashtu (edhe Nenad Rashiqi i bindet Beogradit). Nuk ka serb në këtë vend që nuk i bindet Beogradit. Ka pas edhe njerëz para tij që kanë qenë pjesë e qeverise të Kosovës. Edhe ky (Rashiqi) ka qenë pjesë qeverive. Nuk e them rastësisht, nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet shtetit të Serbisë. E di çka po flas.

Shteti i Serbisë, presidenti i Serbisë, mekanizimet e sigurisë bëjnë terror tek komuniteti serb në Kosovë, tek të gjithë. Dhe terrori është që të mos i bindet institucioneve të Kosovës. Dhe ata kanë mekanizma për tu bërë presion. Përveç ndaljes në kufi, intervistimit, burgosjes. Kanë mekanizma të tjerë, i largojnë njerëzit nga puna… ua ndalin ato ndihmat. Pra bëjnë terror. Ky është mekanizmi që e përdor në vazhdimësi shteti i Serbisë. Ndërsa një pjesë tjetër që janë të kyçur në politikë, pra Lista Serbe janë pjesë e këtyre terrorizimeve që i bëjnë nëpër qytetet e Kosovës. Të cilët mekanizmat tona të sigurisë dhe drejtësisë duhet t’i demaskojnë…”, ka thënë Qalaj. /dukagjini