Kosova regjistron pozitën më të lartë ndonjëherë në FIFA

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur renditjen më të lartë ndonjëherë në historinë e saj në renditjen e re të FIFA-s, që u përditësua të enjten (18 shtator 2025).

Pas fitores ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri” dhe humbjes nga Zvicra në Basel, ndeshje që i zhvilloi këtë muaj për kualifikuese në Botërorin 2026, Kosova është renditur në pozitën e 91, duke u ngjitur tri vende më lartë sesa ishte në ranglistën e fundit (94). “Dardanët” kanë 1262 pikë.

Në grupin ku bën pjesën Kosova, pas dy ndeshjeve, Zvicra ka gjashtë pikë, ndërsa Kosova është e dyta me tri. Suedia e Sllovenia kanë nga një pikë.

Më 10 tetor, Kosova pret Slloveninë në Prishtinë, ndërsa “Fadil Vokrri” pritet të jetë i mbushur pasi për pak orë u shitën të gjitha biletat. Pas tri ditëve, Kosova udhëton në Suedi.

Arrestohet nënkryetarja e Leposaviqit, dyshohet se e rrahu një grua në objektin e komunës

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit është arrestuar dje, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht një grua që kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna.

Policia ka bërë me dije se e njëjta është liruar pas intervistimit.

SULM -Leposaviq 17.09.2025-11:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Vdes një 59 vjeçare në Zubin Potok, dyshohet se ra në kanalin e Ibër Lepencit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Zubin Potok.

R.M, 59 vjeçare ka vdekur pasi që dyshohet se kishte rënë në kanalin e Ibër Lepencit.

“Në vendngjarje kanë dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen, po ashtu në vend-ngjarje kanë dalë edhe njësit e hetimeve rajonale. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”, thuhet njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës, në koordinim me institucionet relevante, po vijon me procedurat e nevojshme ligjore lidhur me këtë rast.

Rasti po hetohet dhe po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Reagon sërish Getinjo: Po na sulmojnë sepse e duam çlirimtarin, s’paguajmë haraç

Vëllai i reperit Mozzik, Getinjo, doli përsëri me një reagim publik pas valës së raportimeve që kanë përfshirë familjen e tyre. Në një postim të drejtpërdrejtë, ai përshkroi përvojat e tij me sulmet mediatike dhe akuzat e paprovuara, duke i cilësuar ato si tentativa për prishje reputacioni.

“Kur nuk kishim kurgjë vinin na e këputnin rrymën, tash i bëmë falë punës së pandalshme, vijnë na e këpusin rrymën e bankomatit haha! Kështu që na dënojnë pa para, rrymë s’po na lënë kërkund,” shkroi ai, duke iu referuar në mënyrë ironike ndryshimeve në jetën e tyre dhe reagimeve të jashtme.

Getinjo shtoi pyetje retorike që i drejtohen kritikëve: “A thua vetëm ne jemi në këtë Kosovë që pak i kemi rregulluar kushtet? A thua vetëm neve duhet gjithsesi të na sulmojnë në të gjitha anët? Pse? Se e duam çlirimtarin? Se jemi familjarë? Se jemi besnikë ndaj familjes? S’pagujmë haraç?”

Ai gjithashtu i adresoi mesazhe të forta atyre që, sipas tij, veprojnë në errësirë: “Ky shkrim i dedikohet personave të padukshëm (tinëzakëve) që bëjnë planifikime për zullume dhe prishje të reputacionit.”

Në fund të postimit, Getinjo i përshkroi sulmet si të kota dhe ftoi publikun që të mos merret me llogaritë false: “Hajt tash ju me facebooka fallso edhe ju badihavgjit nisni fyeni me komente se s’keni faj, aq shihni aq jetoni. Zoti ju dashtë njëjtë qysh na don neve.”

Eskalon Zogiani i VV-së aludon se Valon Syla ka probleme psiqike: Kosova duhet të investojë në psikologë

Avni Zogiani, zëvendësministër në Qeverinë Kurti ka hedhur akuza të rënda në drejtim të gazetarit, Valon Syla.

Ai ka ofenduar Sylën duke e aluduar se ka probleme psiqike dhe se në Kosovë nevojiten psikologë.

“Kanë nevojë kritike për ndihmë… Kosova duhet të investojë në psikologë pro-bono se këta vetë nuk ia dijnë rëndësinë trajtimit!” – ka shkruar ai duke ia bashkëngjitur një foto të gazetarit Syla.

Si duket Zogiani nuk e kupton stigmën që krijon për qytetarët që kanë nevojë për shërbime psikologjike duke ditur sa tabu konsiderohet ky trajtim në vendin tonë, pikërisht për shkak të kësaj qasje.

Grabovci: Qeveria e Kosovës pasive, Edi Rama më aktiv në mbrojtjen e së vërtetës për UÇK-në

Ish – anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, shprehet kritik ndaj institucioneve aktuale të vendit, të cilat sipas tij nuk kanë bërë asgjë për ta ndërkombëtarizuar çështje e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Në të njëjtën kohë, ai përmend rolin e Shqipërisë dhe veçanërisht të kryeministrit Edi Rama, të cilin e sheh si të angazhuar duke e krahasuar me pasivitetin e institucioneve të Kosovës.

‘’Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, nuk a ka ndërkombëtarizuar aspak këtë çështje asnjëherë gjë që është shumë negative, sepse edhe shtetet fqinje e kanë përmendur shumë këtë proces, fatbardhësisht po e bën më përkushtim të jashtëzakonshëm sidomos Edi Rama i cili është munduar shumë me të gjitha mundësitë që i ka në dispozicion në krahasim me qeveritarët tanë’’, tha Grabovci për Front Online.

Ai tha se është obligim i gjithsecilit të japë kontribut që dëshmon luftën e pastër të UÇK-së.

‘’Po bëhet përpjekje për t’u njollosur lufta jona dhe është duke u gjykuar populli jonë dhe e drejta jonë për e fituar me shumë mund dhe sakrifica. E kemi obligim të gjithë si shqiptarë për të dhënë kontributin tonë, sidomos institucionet e vendit’’, tha ai.

 

Haradinaj nxjerr dokumente: Kurti i rekrutuar nga Serbia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sonte në Rubikon se Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia për të punuar në dëm të Kosovës.

Sipas Haradinajt, Kurti madje ka shënuar suksese për shtetin fqinj. Haradinaj, si dëshmi ka prezantuar edhe një dokumentet, në të cilin e mbështet këtë deklaratë.

“Kjo është letra e datës 8 gusht që e kanë dërgu, e që kryeministrit të Kosovës i thonë Evropa, në kohën kur Maqedonia deri edhe Serbia hap kapituj, Shqipëria po shkon përpara, i thonë, ‘zotëri, s`mundemi me të taku ty në zyre’.

Imagjinojeni ne edhe para luftës, edhe Ibrahim Rugovës i kanë shkuar në Velani, në shtëpi të vet, në zyre, sot kryeministrit të shtetit të pavarur i thonë s`mundemi me të ardhë në zyre.

A e kuptoni çfarë suksesi është ky për Serbinë? Ku ka me shku më sukses për ta sesa përfaqësuesi i krejt vendeve të BE-së i thotë këtij të Kosovës nuk muj me të ardhë në zyre, se po e mban jashtëligjshëm se po rri edhe deputet edhe kryeministër jashtëligjshëm”, tha Haradinaj në Rubikon.

Për më tepër, Haradinaj deklaroi se Kosova nuk rrezikohet nga Lista Serbe e serbët e veriut, veç se Kurtit i është dashur të gjejë një armik për t`i shpallur luftë.

“Albin Kurti nuk i ka menaxhuar mirë as dialogun as marrëdhëniet me serbët e Kosovës. Për fat të keq na ka kushtu kjo, se ky e ka ba showbiz veç për vota.

Rreziku që i vjen Kosovës nga serbët e veriut ose nga Lista Serbe është minimal. Albin Kurtit i është dashur me gjet një armik, me shpall një luftë, me u ba patriot me i mbulue ato të këqijat që ia ka bë Kosovës, me mbulue kontratën që e ka me Serbinë e me armiqtë. Ai është i rekrutuar nga serbët, është i tyre”, tha Haradinaj.