Qeveria me vendim, ndahen mbi 2 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore

Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar kërkesën për transferimin e mjeteve buxhetore deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2025, për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2025/2026, njoftoi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, tha se kërkesa për këtë transferim ka ardhur nga Ministria e Arsimit.

 

 

“Nga MASHTI kemi pranuar kërkesën për transfer të brendshëm në vlerë prej 2 milionë e 41 mijë eurove që ndikon deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht nga ligji për ndarjet buxhetore”, tha ai.

Në kohë fushate, Kurti paralajmëron këto vendime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e nisi mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë me paralajmërimin e miratimit të disa vendimeve për investime të rëndësishme në komunat e vendit.

Ai, në kohë fushate elektorale për zgjedhjet lokale, tha se sot do të miratohen projekte kryesisht infrastrukturore për komunat.

“Në këtë mbledhje të radhës kemi një varg vendimesh të cilat kanë të bëjnë me investime dhe projekte infrastrukturore të rëndësishme në komunat e Kosovës”, tha Kurti në fillimin e mbledhjes së qeverisë.

“Në rend të ditës kemi vendimin për shpronësimin e pronave që preken nga realizimi i mëtutjeshëm i projektit të banimit të përballueshëm dhe social në Podujevë. Aty po ndërtohen dy objekte”, tha ai.

Gjithashtu, tha Kurti, po vazhdojnë procedurat për shpronësim në Komunën e Suharekës për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës në fshatin Mushtisht, e cila e lidh Suharekën me Shtërpcën.

Ai tha se në rend të ditës të mbledhjes së qeverisë në detyrë është edhe një projekt 18 milionë eurosh për modernizimin e ujësjellësit në Gjilan.

20 euro për të parë një ndeshje të Drenicës në Superligën e Kosovës?!

Skuadra e Drenicës të dielen më 21 shtator luan ndeshjen ndaj Dukagjinit, e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Në stadiumin “Bajram Aliu” kjo ndeshje pritet të fillojë nga ora 15:00 dhe tashmë biletat kanë dalë në shitje, shkruan Indeksonline

May be an image of ‎8 people, people playing football, people playing soccer and ‎text that says '‎0 IPKO FG MIRING ب B.X‎'‎‎

Befasi e madhe është çmim i biletave. Madje ka edhe çmim që shkon deri në 20 euro!?

20 euro është çmimi i biletës VIP, kurse Lindje: 2 euro, Perëndim: 3 euro.

Klubi i Drenicës gjithasthu njofton se, për secilën biletë të shitur, nga 1 euro shkon donacion te Klubi i Volejbollit për Femra në Skënderaj.

May be an image of 6 people and crowd
Digjen të gjallë brenda veturës një burrë e dy fëmijë në Gjermani

Një aksident tragjik ndodhi në Villigst të Gjermanisë Perëndimore, ku një makinë Tesla u përplas me një pemë dhe shpërtheu në flakë.

Si pasojë e aksidentit mbetën të vdekur një burrë 43-vjeçar dhe dy fëmijë 9-vjeçarë që ndodheshin brenda automjetit. Një fëmijë tjetër arriti të shpëtojë dhe u transportua me helikopter në spital.

Sipas policisë, makina doli nga rruga gjatë një manovre parakalimi dhe u përfshi nga flakët menjëherë pas përplasjes.

Një banor vendas u përpoq të ndihmonte, por dështoi të hapte dyert, të cilat ishin të tipit elektronik me tërheqje automatike, që sipas raportimeve nuk funksionojnë në rast ndërprerjeje të energjisë.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen ndaj sigurisë së automjeteve Tesla, veçanërisht përsa i përket dorezave elektronike, të cilat mund të bëhen të papërdorshme në raste emergjence. Autoritetet gjermane po kryejnë një analizë të plotë të aksidentit, ndërsa në SHBA, NHTSA ka hapur një hetim për dorezat e dyerve, duke theksuar mungesën e udhëzimeve të qarta për hapjen manuale.

Tesla nuk ka komentuar ende mbi rastin, ndërsa përfaqësues të kompanisë kanë deklaruar se po shqyrtojnë ridizajnimin e dorezave, pas disa incidenteve të ngjashme të raportuara edhe më parë.