Kandidati i VV-së për asamblist nga ura e Ibrit kërkon që Mitrovica të quhet Albin Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për këshilltar të Kuvendit Komunal, Avdyl Ferataj, ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale pas një propozimi të pazakontë. Në një video të publikuar në Facebook, ai u paraqit tek ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe kërkoi që qyteti të marrë emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ferataj deklaroi:

“MITROVICËS I DUHET NJË EMËR I RI. KJO MITROVICË DUHET TË QUHET MITROVICA E ALBIN KURTIT.”

Pas lavdërimeve për liderin e Vetëvendosjes, në fund të videos ai iu drejtua Kurtit edhe në gjuhën gjermane duke i shprehur dashurinë e tij:

“RESPEKT PËR ALBIN KURTIN. ZOTI E RUAJT ALBIN KURTIN. TË DUA SHUMË. ICH LIEBE DICH.”

Ai e përmbylli mesazhin e tij duke bërë shenjën e shqiponjës dykrenare me duar – një gjest simbolik që e bëri videon të përhapet shpejt në rrjete sociale.

Statovci: Kur Sabri Fejzullahu këndoi për ujin e Llapit, sigurisht nuk e kishte menduar këtë ujë që shohim sot!

Jeta Statovci, bartëse e listës “Guxo” për Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka ngritur shqetësimet e banorëve të Barilevës për mungesën e ujit të pijshëm, kanalizimit, ndriçimit publik dhe çerdhes në këtë fshat, duke e cilësuar këtë si realitet të papranueshëm për vitin 2025.

Ajo tha se nga Asambleja do të jetë zëri i qytetarëve për të përfshirë këto çështje në buxhet dhe investime, duke theksuar se fshatrat nuk duhet të mbesin të harruara.

“Ky realitet po i detyron shumë banorë të braktisin vendlindjen e tyre. Kjo nuk është vetëm padrejtësi, por edhe dështim i qeverisjes lokale.Nga Asambleja, ne do të jemi zëri i qytetarëve që çështja e çerdhes, kanalizimit, ndriçimit publik dhe qasjes në ujë të pijshëm të jenë të buxhetuara dhe të përfshira si investime të domosdoshme”, ka shkruar në postim.

Në takim ishin të pranishëm edhe kandidatët Isa Rexha dhe Gykhan Troshupa, të cilët shprehën zotimin për t’u kujdesur që fshatrat e Prishtinës të marrin vëmendjen që meritojnë./IndeksOnline/

 

E dhimbshme: Të hënën i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Luksemburg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën, e 1 shtatorit, në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid në Luksemburg, ku një veturë dhe një furgon u përplasën ballë për ballë.

Mediat vendore raportojnë se pas përplasjes, të dy mjetet morën flakë dhe u shkatërruan plotësisht, duke lënë pasoja tragjike: pesë persona që ndodheshin brenda automjeteve humbën jetën.

Lajmin u konfrimua edhe nga një familjarë i viktimave i cili ka shkruar se: “Me dhimbjeje të thellë ju njoftoje se dje rreth orës 17 në Luksmeburg aksidentalisht humbën jetën 3 engjujt Uka dhe Ujkani nipat e mi, dhe djali i tezakut, Edonik Kastrati”.

Njëri prej viktimave, Edonik Kastrati, 19-vjeçar, lamtumira e fundit do t’i jepet të hënën (21 shtator) në varrezat e fshatit Dobërdol.

Kështu është bërë e ditur nga njoftimi i familjarëve të Edonikut.

Sipas mediave në Luksemburg, të dy automjetet u përplasën ballë për ballë, pas së cilës morën flakë. Të dy mjetet u shkatërruan plotësisht nga zjarri.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, vjen një lajm i mirë

Kongresisti amerikan, Brian Mast, ka paraqitur një amendament në Kongres që vendos anëtarësimin e Kosovës në NATO si një nga prioritetet kryesore të politikës amerikane në Ballkan.

Sipas organizatës “Albanians for America”, ky hap, i mbështetur edhe nga kongresisti Keith Self, konsiderohet një nga ndryshimet më të rëndësishme për rajonin që nga viti 2002.

Amendamenti përfshin disa pika kyçe, duke përfshirë prioritizimin e emërimit të ambasadorëve amerikanë në vendet e Ballkanit, përfshirë Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, si dhe rekomandime konkrete për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e saj në NATO.

Në kuadër të amendamentit, parashikohet gjithashtu një plan për përmirësimin e sigurisë energjetike në rajon, duke përfshirë zgjerimin e rrjetit të tubacioneve të Kroacisë dhe zëvendësimin e energjisë ruse me burime të tjera, si dhe mbështetje për programin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) në Kosovë, me qëllim rritjen e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit rajonal.

Mast ka propozuar gjithashtu që Shqipëria dhe Kosova të zhvillojnë bazat e industrisë së mbrojtjes dhe të rrisin shpenzimet kombëtare për mbrojtje sipas objektivave të NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të pranisë së forcave amerikane në Kosovë. Amendamenti parashikon gjithashtu vazhdimin e programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare, duke përfshirë pajisjet e inspektimit jo-intruzive në pikën kufitare të Merdarit për parandalimin e trafikut të armëve të paligjshme.

Organizata “Albanians for America” ka përshëndetur këtë nismë, duke e cilësuar si hap historik dhe duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit dhe mbështetjen e Kosovës.

“Kjo është një nismë historike që për herë të parë në dy dekada vendos prioritet politik për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Ne jemi krenarë që komuniteti ynë ka qenë pjesë e këtij procesi”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Aktivisti i njohur shqiptar në SHBA, Martin Vulaj, ka reaguar në Facebook duke e quajtur këtë një lajm të shkëlqyer.

“Lajm i shkëlqyer dhe punë e shkëlqyer nga individë të përkushtuar. Diaspora shqiptaro-amerikane po zgjohet”, ka shkruar ai.

Festë ‘e çmendur’ në Skenderaj, drenicakët hedhin valle në tubimin e PDK-së për Sami Lushtakun

Me valle e nën ritmet e tupanit, Partia Demokratike e Kosovës është pritur dje në Skenderaj, atje ku kandidat për këtë komunë e kanë Sami Lushtakun.

Qindra banorë të Skenderajt erdhën për t’ia konfirmuar mbështetjen e madhe për ta.

E për këtë ‘shpallje’ të fitorës në Skenderaj, dikush nuk mund ta ndalte entuziazmin, me çrast s’u ndal së kërcyeri.

 

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, reagon Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar të “shumë shqetësues” lajmin për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia.

Kurti theksoi se Kosova qëndron në solidaritet me Estoninë gjatë kësaj situate.

“Lajmi i sotëm për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia është shumë shqetësues. Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë kësaj kohe”, shkroi Kurti në X.