Kupchan: Vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me ShBA-në

Ftohja e raporteve mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një nga top temat politike jo vetëm në vend, por edhe më gjerë.

Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, po e minimizon nivelin e prishjes së këtij raporti mes dyja vendeve, por nga Washingtoni e thonë të kundërten, dhe duket se situata të jetë goxha serioze.

Charles Kupcham nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Washington, ka deklaruar se do të ishte vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me një mbështetës kaq të fortë si SHBA.

“Mendoj se do të ishte e papërgjegjshme dhe vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të ndërmarrë hapa që dëmtojnë marrëdhënien me një vend që ka qenë një mbështetës aq i fortë”, tha ai për Radio Evropa e Lirë.

Kupchan theksoi se Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe ShBA-të.

“Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, për të çuar rajonin përpara”, ka thënë Kupchan.

Kush do ta moderojë Big Brother VIP Albania?

Ledion Liço do të rikthehet sërish si moderator i Big Brother VIP Albania, duke shënuar sezonin e tij të tretë në krye të spektaklit më të ndjekur televiziv në vend.

Lajmi u konfirmua përmes promos së fundit të publikuar nga Top Channel, duke vënë kështu pikën mbi “i”-në mbi thashethemet për moderimin e këtij sezoni

Aktualisht nuk është bërë e ditur data e nisjes së sezonit të ri, por pritshmëritë janë të larta, si për surprizat brenda shtëpisë së famshme, ashtu edhe për personazhet që do të marrin pjesë në spektakël.

Geci: Në kohën e pushtetit të opozitarëve të sotëm, Mitrovica konsiderohej e Serbisë

Veprimtari Halil Geci ka reaguar përmes një postimi, ku akuzon ish-pushtetarët e Prishtinës se në kohën e tyre veriu i Kosovës ishte lënë jashtë kontrollit.

Sipas tij, në vitin 2018 shqiptarëve nuk u lejohej as të fotografoheshin pranë liqenit të Ujmanit, ndërsa Radojičić shihej si “i zoti i veriut”, duke vendosur edhe për çështje të përditshme të qytetarëve.

“Radojičić, zotëri i veriut: opozitarët e sotëm e pranonin – Mitrovica nuk është e Kosovës, por e tij dhe e Serbisë”, ka shkruar Geci, duke shtuar se në atë kohë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi e pranonte ndarjen.

Postimi i plotë:

“RADOJIČIĆ, ZOTËRI I VERIUT: OPOZITARËT E SOTËM E PRANONIN– MITROVICA NUK ËSHTË E KOSOVËS , POR E TIJ DHE E SERBISË!”

“Shikoni këto dy video dhe binduni se kush ishin pushtetarët e asaj kohe.”

Ish-pushtetarët e Prishtinës ua kishin rrënjosur qytetarëve idenë se Mitrovica ishte e Serbisë, ndërsa qytetarët nuk guxonin as të fotografoheshin pranë Ujmanit.

Ja një argument: Në vitin 2018, në kohën kur opozitarët e Prishtinës mbanin pushtetin qendror dhe e kishin lënë veriun jashtë kontrollit të tyre, shqiptarëve nuk u lejohej as të fotografoheshin pranë Liqenit të Ujmanit. Kjo ishte koha kur Radojičić vizitonte Kryeministrin e Kosovës në Prishtinë, dhe ai konsiderohej ‘i zoti i shtëpisë’ në atë rajon.

Radojičić vendoste për atë pjesë; për të ndryshuar një kabull rryme, qytetarët duhej të kërkonin leje prej tij. Ndërkohë, ish-pushtetarët opozitarë të asaj kohe ua kishin rrënjosur në mendje qytetarëve idenë se Mitrovica ishte e Serbisë. Fatkeqësisht, edhe Hashimi e pranonte këtë ndarje.

Pas debaklit për “shamponin në Radiologji”, Arbër Ismajli i LDK-së nuk paraqitet në debatin e radhës për Gjilanin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, nuk është paraqitur në debatin televiziv për zgjedhjet lokale në televizionin Kanal 10.

Autori i emisionit “Politiko” në fillim të emisionit tha se kandidati i LDK-së e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në debatin që po transmetohet aktualisht, por nuk është paraqitur më pas në studio.

“E ka pasur të konfirmuar ardhjen Arbër Ismaili, kandidati për kryetar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ai nuk ka ardhur në debat pavarësisht konfirmimit të tij të mëhershëm. Gjithsesi kërriga ka qenë dhe është e rezervuar për të, nëse na bashkëngjitet eventualisht do ta ketë mundësi ta merr karrigen, nëse jo, vijojmë më tutje”, ka thënë Kushtrim Sadiku.

Debati me kandidatët për kryetar të komunës të Gjilanit që është duke u transmetuar prej orës 20:00 në Kanal10 është xhiruar paradite. Ndërkohë, në të njëjtën kohë kur po xhirohej debati, në rrjete sociale qarkulloi një fotografi e Ismajlit duke pirë kafe në Gjilan, i shoqëruar nga disa persona tjerë.

Në debatin televiziv sonte janë prezent të gjithë kandidatët e tjerë të partive politike që garojnë për kryetar të Gjilanit: Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje; Isa Agushi kandidat nga Bashkimi për Ndryshim; Nazim Gagica kandidat nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; dhe Riad Rashiti kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës.

Debati i fundit për Gjilanin ku kandidati i LDK-së mori pjesë ishte para pak ditësh në “Kallxo Përnime”. Gjatë këtij debati televiziv, Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni “e kishte vënë” në grackë kandidatin e LDK-së, Arbër Ismailin, duke e pyetur nëse kishte vizituar repartin e Radiologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ky i fundit ishte përgjigjur se “e kam vizituar dhe nuk ka shpampon për duar”. Por, Hyseni më pas e kishte njoftuar se në QKMF nuk ekziston reparti i Radiologjisë.

Momenti u bë viral në rrjete sociale. /Reporteri

Lajm i mirë: Nga janari paga minimale bëhet 500 euro në Shqipëri

Programi ekonomik “Rama 4” ka në fokus rritjen e qëndrueshme, vit pas viti të ekonomisë, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve për qytetarët.

Premtimi është që, në janar të vitit 2026 paga minimale arrin në 500 euro/muaj.

Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tha se ky nivel i ri vjen në përputhje me zhvillimet e sektorëve ekonomikë, ndërsa shpjegoi se biznesi në 18 muaj nuk do të paguajë kosto shtesë si pasojë e kësaj rritje.

“Paga 500 euro është një shifër që është e përballueshme për të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndaj studimet tona kanë treguar se ky nivel page është i arritshëm. Mbi të gjitha pjesë e programit tonë është që më rritjen e pagës minimale në 500 euro bruto, sipërmarrja private nuk do të ketë kosto shtesë, pra biznesi nuk do të paguajë më shumë kontribute shoqërore apo shëndetësore për 18 muajt e parë të zbatimit”, sqaroi Ibrahimaj në Vizion Plus.

Paralelisht është parashikuar që brenda katër viteve në vazhdim paga mesatare në shkallë vendi të arrijë në 1.000 euro, nga 830 euro që është aktualisht.

Administrata publike do të vijë të ketë një rritje të mëtejshme të pagës, çka mendohet se gradualisht paga mesatare në shtet të arrijë në 1.200 euro në fund të mandatit.

“Era luftë” – dy avionë luftarakë të Gjermanisë ndërhyjnë për të parandaluar aeroplanët rusë mbi Detin Baltik

Dy avionë luftarakë Eurofighter të ushtrisë ajrore gjermane u ngritën nga baza ajrore Rostock-Laage të dielën, për të ndërprerë një aeroplan ushtarak rus Il-20M, i cili kishte injoruar kërkesat për kontakt.

Ky incident ndodhi mbi Detin Baltik, vetëm disa ditë pasi aeroplanët MiG-31 të Rusisë kishin shkelur hapësirën ajrore të Estonisë në Gjirin e Finlandës.

Në një kohë kur tensionet mes NATO-s dhe Rusisë po rriten, Estonisë i është kërkuar mbledhja e një seance urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas shkeljes së hapësirës ajrore nga aeroplanët rusë.

Estonezët kanë dënuar ashpër veprimet e Kremlinit, duke i cilësuar si një “sjellje të pafytyrë” dhe një provokim të drejtpërdrejtë që kërkon një përgjigje ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, e konsideroi këtë shkelje si pjesë të një modeli më të gjerë të eskalimit të agresionit rus, që ka përfshirë shkelje të hapësirës ajrore edhe të Polonisë dhe Rumanisë.

Një ditë pas këtij incidenti, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me angazhimin amerikan për të mbrojtur vendet e BE-së nga agresioni rus, duke thënë: “Po, do ta bëja. Do ta bëja.”

Ndërkohë, Estonisë i është kërkuar një mbledhje konsultative nën nenin 4 të NATO-s, i cili mundëson takime mes aleatëve kur siguria e një anëtari është e rrezikuar.

Ky zhvillim ka ngjallur shqetësim në shumë shtete evropiane, duke përfshirë Letoninë, që paralajmëron për mundësinë e një konflikti të mundshëm nëse Rusia vazhdon provokimet ndaj NATO-s. Edhe presidenti i Çekisë, Petr Pavel, bëri thirrje për një reagim të fortë nga aleanca perëndimore, duke theksuar se dorëzimi ndaj agresionit rus është i papranueshëm.

Për më tepër, Rusia vazhdon të hedhë akuza ndaj Britanisë së Madhe, duke e konsideruar atë si një nga liderët e një “kampi pro-luftës” që përpiqet të ushtrojë presion mbi Kremlinin për të përshkallëzuar më tej situatën.

Në mes të këtyre tensioneve, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka shprehur gatishmërinë e tij për bisedime me Vladimir Putin, por Kremlini ka theksuar se negociatat mund të zhvillohen vetëm pas adresimit të “arsyeve të thella” të luftës, duke përfshirë dorëzimin e Ukrainës.

E dhimbshme: Vdes 16-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku si pasojë në shqiptar ka humbur jetën.

Mësohet se 16-vjeçari po udhëtonte me motoçikletën e tij kur u përplas fillimisht me një automjet tip “Audi” të drejtuar nga një 44-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, Manuel Leti humbi kontrollin e mjetit dhe goditi një shtyllë ndriçimi.

Më pas ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht i mituri shqiptarë nuk mundi të mbijetojë nga plagët e rënda.

Njëra bardhë, tjetra kuq, paraqitjet e Eglit dhe Xhenetes si “kolege” në televizion

Ditën e sotme Egli dhe Xheneta kanë nisur emisionet në TCh.

Edhe pse nuk kanë ndonjë raport miqësor, e gjithë vëmendja është tek ato, shkruan Indeksonline.

Në këtë dalje të veçantë, Egli si moderatore është shfaqur me fustan të bardhë, ndërsa Xheneta si pjesëmarrëse në emision të Edi Manushi ka veshur fustan të kuq.

Të dyja duken bukur dhe nuk i dihet, mbase mes tyre mund të krijohet një miqësi.. në të ardhmen.

 

 

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, gjatë kësaj dite pritet shi dhe shkarkime rrufesh

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë moti parashihet të jetë me diell e vranësira të pjesshme. Të enjten parashihen riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh

Të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 7-11 gradë celsius, e maksimalet mes 26-31 gradë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të martën moti do të jetë me diell e vranësira të pjesshme, ndërsa të mërkurën moti do të jetë me diell e vranësira të pakta.

Të enjten e të premten do të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh, si dhe ulje temperaturash.

Të premten temperaturat minimale do të sillen mes 8-12 gradë e maksimalet mes 19-22 gradë.