Policia lëshon njësitin në Podujevë, disa të arrestuar – kjo është arsyeja

Katër persona janë arrestuar në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, dy prej tyre shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë.

Në pronën e dy shtetasve kosovarë janë hasur një hektar me misër dhe lëndë narkotike kanabis.

Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se policia me njësiti përkatës kanë filluar asgjësimin e 5 mijë fijëve të bimëve narkotike.

“KULTIVIMI I BIMËS, SHKURRES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT- Dumnicë e Poshtme –Podujevë, 20.09.2025-17:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj; dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë. Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar pasi që në pronën e tyre kanë hasur në një sipërfaqe rreth një hektar të mbjella me misër dhe lëndë narkotike kanabis me gjatësi të ndryshme. Ndërsa dy te dyshuarit tjerë shtetas të Shqipërisë dyshohet se ishin punëtor. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, katër të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartcekur dhe ndalohen në qendrën mbajtjes.” thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rama: Përparim Rama, kryetari më i keq dhe keqpërdorues i votës së LDK-së

Analisti politik, Fidan Rama ka komentuar kandidaturën e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.

Ai ka thënë se e ka keqpërdorur votën e LDK-së, sepse nuk ishte një kryetar adekuat për Prishtinën.

“Përparim Rama është një keqpërdorues klasik i votës së LDK-së për përfitime të veta për me ardh në pushtet dhe me marrë edhe një mandat”, tha ai në Kanal10.

 

“1 mijë euro për fëmijën e 5-të – premtimi i madh i kandidatit për kryetar komune

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka shpalosur pjesë të planprogramit të tij qeverisës, ku foli për shqetsimin e tyre rreth natalitetit në Kosovë.

Për zgjidhjen e problemit të kësaj çështje, ai ka premtuar 1 mijë euro për fëmijën e pestë në familje.

Buja gjithashtu shtoi se pjesë e subvencioneve do të jenë edhe familjet që kujdesen për të moshuarit me aftësi të kufizuara, për të cilët premton 100 euro mbështetje mujore.

“Ka filluar të bie tepër shpejt nataliteti në Kosovë, në programin tonë e kemi fëmija i pestë të subvencionohet nga komuna e 1 mijë euro, kemi familjet që kanë njerëz apo pleq të palëvizshëm dhe ne do t’i subvencionojmë çdo familje nga 100 euro në muaj që të mund t’i dalin zot mbikëqyrjes së këtyre personave”, theksoi ai.

Çfarë do të thotë njohja e Palestinës?

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia kanë njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës, ndërsa Franca dhe disa vende të tjera perëndimore pritet ta bëjnë ditën e hënë, n një hap që ka shkaktuar reagime të ashpra nga Izraeli dhe kundërshtim të hapur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur këtë vendim si një “shpërblim për terrorizmin monstruoz të Hamasit”, ndërsa SHBA ka deklaruar se njohja e Palestinës do të përforconte pozitat e Hamasit dhe do ta vështirësonte arritjen e një armëpushimi në Gaza.

Çfarë nënkupton njohja e Palestinës si shtet?

Palestina është një shtet që ekziston në mënyrë të pjesshme – me përfaqësi diplomatike në shumë vende dhe pjesëmarrje në ngjarje ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Olimpike – por pa kufij të njohur ndërkombëtarisht, pa kryeqytet të përcaktuar dhe pa ushtri. Autoriteti Palestinez, i krijuar pas marrëveshjeve të Oslos në vitet ’90, nuk ka kontroll të plotë mbi territorin apo popullsinë. Rripi i Gazës, aktualisht në luftë, mbetet nën bllokadë dhe kontroll ushtarak nga Izraeli.

Për shkak të kësaj situate të paqartë, njohja e Palestinës është kryesisht një akt simbolik, më shumë politik dhe moral sesa praktik. Por simbolika është e fuqishme. Në një fjalim në OKB këtë korrik, ish-ministri i Jashtëm britanik David Lammy theksoi se Britania ka një “përgjegjësi të veçantë” për zgjidhjen me dy shtete, duke përmendur Deklaratën e Balfour-it të vitit 1917, në të cilën Britania shprehte mbështetjen për krijimin e një “atdheu kombëtar për popullin hebre” në Palestinë, por me kusht që kjo të mos dëmtonte të drejtat e komuniteteve jo-hebreje në atë territor.

Cilat vende e kanë njohur Palestinën?

Rreth 75% e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara  nga 193 gjithsej e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet. Në OKB, Palestina ka statusin e “shtetit vëzhgues të përhershëm”, që i jep të drejtë për të marrë pjesë në punimet e organizatës, por jo të drejtë vote. Me njohjen e planifikuar nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Belgjika, Malta, Australia dhe Kanadaja, katër nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do ta mbështesin zyrtarisht shtetin e Palestinës. Kina dhe Rusia e kanë bërë këtë që nga viti 1988. SHBA do të mbetet i vetmi anëtar i përhershëm që nuk e njeh.

Prej vitesh, qeveritë britanike kanë theksuar se njohja e Palestinës duhet të ndodhë si pjesë e një procesi paqeje, në bashkërendim me aleatët dhe “në momentin me ndikimin më të madh”. Por situata e rënduar në Gaza, uria masive dhe zhgënjimi i opinionit publik perëndimor kanë sjellë një ndryshim të qasjes. Disa vende po vendosin kushte për njohjen. Kanadaja, për shembull, kërkon që Autoriteti Palestinez të angazhohet për reforma, të mbajë zgjedhje në vitin 2026 dhe të çmilitarizojë shtetin e ardhshëm.

Mbretëria e Bashkuar, nga ana tjetër, pati thënë se do ta njihte Palestinën gjatë sesionit të OKB-së përveç nëse Izraeli ndërmerr hapa të qarta drejt ndalimit të luftës në Gaza, pezullimit të aneksimeve në Bregun Perëndimor dhe rifillimit të një procesi paqeje për një zgjidhje me dy shtete. Por këto hapa nga Izraeli duken pak të mundshme, duke e bërë njohjen të pashmangshme.

Shtetet e Bashkuara janë shprehur qartë kundër njohjes së shtetit të Palestinës, duke theksuar se kjo do të përforconte Hamasin dhe do të nxisë një reagim të ashpër nga Izraeli, përfshirë aneksimin e mëtejshëm të territoreve palestineze. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një konference të përbashkët me Netanyahu më 15 shtator, deklaroi se “njohja ndërkombëtare e Palestinës është një shpërblim për terrorizmin”, duke iu referuar sulmeve të 7 tetorit 2023 nga Hamasi. Sipas Rubios, SHBA i ka paralajmëruar aleatët se njohja do të komplikonte përpjekjet për armëpushim dhe paqe në rajon.

Nesër vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt

Nesër pritet që të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Kështu ka bërë të ditur vëllai i të ndjeres, Leonard Ademaj, i cili tha se seanca do të nisë nga ora 09:00, teksa i ka ftuar mediat që të jenë prezente.

“Ju njoftojmë se vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj vazhdon nesër ne ora 09.00.  Shpresojmë që mediat do ta përcjellin seancën”, shkroi Ademaj.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërrnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla.

Sërish Muriqi, i shënon edhe Atletico’s në minutat e fundit

Vedat Muriqi ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen Mallorca-Atletico Madrid në kuadër të La Ligës.

Goli i Muriqit erdhi në minutën e 85′, falë asistit të ish-lojtarit të Barcelonës Jan Virgili, shkruan Insajderi.

Prizrenasi u gjet mjaft mirë në 16-metërsh, ku realizoi me kokë para Oblak.

Të parët që shënuan ishin Atletico Madrid, duke kaluar në epërsi falë golit të Gallagher. /Insajderi.org/

 

Eglin nga sot do ta shohim si moderatore televizive

Egli Tako, një nga emrat më të përfolur të këtij viti në showbizin shqiptar, tashmë i bashkohet ekranit të Top Channel si moderatore e një emisioni të ri zbavitës.

Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania 4 ka qenë shumë aktive gjatë verës me mbrëmje muzikore dhe evente të ndryshme, por tani ajo bën një hap të ri në karrierë, duke kaluar përfundimisht në televizion.

Përmes një postimi të fundit në Instagram, Egli ka paralajmëruar ndjekësit e saj me mbishkrimin: “Pas pak”, duke lënë të kuptohet se emisioni i saj do të transmetohet së shpejti në Top Channel.

E veshur me një fustan të shkurtër dhe stil të kuruar deri në detaje, Egli ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, ndërsa fansat presin me entuziazëm debutimin e saj si prezantuese.

Zana Avdiu: Kurti nuk është antiamerikan

Analistja tha se në Kosovë nuk ekzistojnë grupe politike antiamerikane dhe se bashkëpunimi me SHBA duhet të mbetet prioritet.

Analistja Zana Avdiu ka thënë se ndërprerja e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shërbejë si një sinjal alarmi për Kosovën.

E ftuar në emisionin Pressing, Avdiu theksoi se pavarësisht dallimeve politike, në vend nuk ka forca antiamerikane dhe se as kryeministri Albin Kurti nuk mund të shihet si i tillë.

“Nuk ka grupe politike antiamerikanë në Kosovë, as Kurti nuk është,” deklaroi ajo, duke shtuar se ruajtja e marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në është thelbësore për të ardhmen e vendit.

Sipas saj, bashkëpunimi i institucioneve kosovare me Uashingtonin mbetet interes strategjik dhe duhet të trajtohet si prioritet absolut në politikën e jashtme të Kosovës.

Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për…

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Ai e ka cilësuar këtë hap si një “rrezik për ekzistencën e Izraelit” dhe një “shpërblim absurd për terrorizmin”.

Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të luftojë kundër këtij procesi “në OKB dhe në çdo forum tjetër ndërkombëtar”, duke e konsideruar atë një rrezik për ekzistencën e shtetit hebre.

“Do të duhet të luftojmë në OKB dhe në të gjitha forumet e tjera kundër propagandës së rreme të drejtuar kundër nesh dhe kundër kërkesave për krijimin e një shteti palestinez, që do të rrezikonte ekzistencën tonë dhe do të përbënte një shpërblim absurd për terrorizmin,” deklaroi Netanyahu, sipas raportimit të Times of Israel, gjatë mbledhjes javore të kabinetit izraelit.

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Policia deklarohet rreth të dyshuarve

Janë bërë me shumë se një muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti

Të dyshuar për këtë vrasje të rëndë janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Engjullin dhe Edonisin.

Që nga ajo kohë, ata janë bërë të pakapshëm për organet e rëndit.

Policia e Kosovës ende nuk ka arritur të lokalizojë vendin se ku po fshihet ata.

IndeksOnline ka kërkuar përgjigje nga Policia nëse ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e dyshuarave.

Në një përgjigje për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani tha se janë duke punuar intensivisht rreth rastit.

“Po punohet intensivisht lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, tha shkurt Hashani për IndeksOnline.

Ai tha se nuk mund të jap informata më të hollësishme rreth asaj se çfarë po bën policia për kapjen e autorëve të krimit të trefishtë në Gjilan.

“Për momentin nuk mund të ndajmë informacione tjera”, tha Hashani.

Kujtojmë që vrasja e trefishtë në Gjilan dyshohet se ka ndodhur për fajde.