“Vera u dorëzua, ftohti e kaplon rajonin, nga fundjava temperaturat bien e priten shumë reshje”

Meteorologu Mendim Rugova tha se nga fundi i javës, temperaturat pritet të biejnë ndjeshëm.

Ai thase sot dhe nesër temperaturat do të shkojnë deri në 30°C, ndërsa vranësirat pritet të vijnë fillimisht nga e mërkura.

“Vera po e çon flamurin e bardhë. Shkoi më. U dorëzu”, tha ai.

“Ftohti e kapë një pjesë të madhe të rajonit dhe të kontinentit evropian, dhe temperaturat po pritet të zbresin”, paralajmëroi Mendim Rugova.

Ai tha se “të mërkurën pak kalojnë vranësira, por nuk pritet mundësi për të reshura”.

“E të enjten aty-këtu mund të shfaqen pak të reshura. Prej të premtes, sidomos fundjava, do të ketë më shumë të reshura”,, tha ai në Gjesi.

Mendim Rugova tha se nuk pritet që temperaturat të kthehen të larta as javën e ardhshme. Ato, siç tha ai, do të mbesin rreth 18-19°C, me një rritje eventuale deri në 20-22°C.

Përparim Rama premton vazhdimin e sheshit deri te rrethi i flamurit: Siç e ka katedralja, edhe xhamia do ta ketë sheshin modern

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Xhamia e madhe në Prishtinë do ta ketë sheshin modern.

Ai tha se siç e ka Katedralja, njëjtë do ta ketë edhe xhamia.

“E kemi xhaminë e madhe, xhamia e Kosovës. Siç e ka sheshin katedralja, do ta ketë edhe xhamia. Do të shndërrohet në shesh deri te rrethi i Flamurit”, tha Rama në Pressing në T7

Çmimet e arit arritën nivele rekord

Çmimi i arit u rrit me 0.7% të hënën, duke arritur një nivel historik prej 3,719.95 dollarësh që nga ora 06:30 GMT, ndërsa tregjet presin më shumë ulje të normave nga Rezerva Federale.

Çmimi i arit luhatet midis 2,536.91 dhe 3,719.95 dollarësh gjatë vitit të kaluar. Ai është rritur me 40.7% gjatë 12 muajve të fundit.

Pas këmbënguljes së Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Rezerva Federale e uli normën e saj të politikës me 25 pikë bazë javën e kaluar, transmeton AA.

Për takimet e Rezervës Federale në tetor dhe dhjetor, tregjet presin ulje të reja të normave.

Shifrat e dobëta të inflacionit dhe të dhënat në rritje të papunësisë, si dhe Trump, e shtyjnë Rezervën Federale të ulë normat.

Befason Loredana, kapet mat – në lidhje me konkurrenti e ‘Përputhen’

Një zhvillim i papritur ka shokuar fansat e sezonit të ri të “Përputhen”. Sipas raportimeve të Pamfletit, Loredana nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit” të djemve, duke lënë pas një boshllëk të dukshëm në strukturën e programit.

 

 

 

Arsyeja zyrtare për largimin nuk është bërë publike, por burime të sigurta brenda produksionit tregojnë se vendimi lidhet me një marrëdhënie të mundshme të Loredanës me konkurrentin Kejsi Hyseni. Ky informacion, që besohet të ketë dalë nga vetë stafi i programit, ka shkaktuar diskutime të forta brenda produksionit dhe mendohet se ka qenë arsyeja kryesore e largimit të saj.

Pavarësisht largimit, për shkak të regjistrimeve të kryera më parë, Loredana do të vazhdojë të shfaqet në ekran për disa ditë, por realiteti pas kamerave është krejt tjetër. Këtë fundjavë, Loredana është parë në plazh së bashku me Kejsin, ku dëshmitarë okularë raportojnë momente afërsie dhe shtrëngime duarsh, duke i shtuar peshë dyshimeve për lidhjen e tyre.

Produksioni nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht dhe detajet e mëtejshme mbeten të panjohura, por fakti që largimi i Loredanës nuk duket rastësor është i qartë. Ndjekësit e programit tashmë presin reagime dhe deklarata nga protagonisti dhe stafi, ndërsa intrigat pas skenave vazhdojnë të jenë temë kryesore e sezonit.

 

Ky episod risjell vëmendjen mbi jetën personale të pjesëmarrësve dhe sfidat që mund të lindin kur marrëdhëniet private përplasen me rregullat e një reality show.

Ikona e filmit Enver Petrovci varroset nesër në Prishtinë

Sot në moshën 71 vjeçare ka vdekur aktori i njohur, Enver Petrovci.

Ceremonia e varrimit të tij do të mbahet nesër me fillim nga ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Në njoftimin e Teatrit Kombëtar, bëhet e ditur se homazhet për Petrovcin bëhen nga ora 13:30 – 15:30.

Kurse, mbledhja komemorative bëhet me fillim nga ora 15:30.

Sinjali – aty ku e

Kenzinjo publikon këngën e re në bashkëpunim me artistin shqiptar nga Italia

Kenan Goliqi, i njohur në skenë me emrin artistik Kenzinjo, është një talent i ri nga Lipjani që prej gati dy vitesh po i përkushtohet seriozisht muzikës. I vendosur në Kosovë, ai tashmë ka sjellë projekte që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa së fundmi ka publikuar edhe këngën e re në bashkëpunim me një këngëtar shqiptar që jeton dhe vepron në Itali.

Në një prononcim për Gazeta Imazhi, Kenzinjo u shpreh se ky projekt është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë muzikor. “Jam i lumtur që kjo këngë doli siç e kishim menduar dhe shpresoj të pëlqehet nga publiku”, tha ai.

Përveç projekteve të tij, Kenzinjo njihet edhe për raportet e mira që ka krijuar me emra të njohur të estradës shqiptare si Bardhi, Ever B dhe të tjerë. Ai shton se në të ardhmen synon të sjellë edhe bashkëpunime të tjera me artistë të njohur të skenës.

Këngën e re mund ta dëgjoni në këtë link: 👉 Kliko këtu

Aksionet e Policisë nuk ndalen, bastisin…!

Njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtërpcë bashkë me atë të stacionit “Qendra” në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshime për posedim të armëve në fshatin Brezovicë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë realizimit të hetimeve, është kryer kontroll në një vilë në Brezovicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

Një pushkë automatike

Dy pushkë ajrore

Pesë karikatorë për pushkë automatike

Njëzetë e një copë fishekë të kalibrave të ndryshëm

Lidhur me veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është iniciuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe është proceduar më tej sipas procedurave ligjore.

I dyshuari, në momentin e kontrollit, nuk është gjetur në vendngjarje dhe mbetet në kërkim nga policia.

Njohja e Kosovës nga Spanja, vjen lajmi i fundit

Ish-këshilltari i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Reg Pula, i ka kërkuar kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, që Madridi ta njohë Kosovën, ashtu siç bëri me Palestinën.

Ai në një shkrim në X, ku Sanchez mirëpriti njohjen e Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, komentoi duke shkruar se njohja e Palestinës nga Spanja ua hapi rrugën shteteve të tjera.

“Megjithatë, mosnjohja nga e Kosovës nga Spanja forcon paqëndrueshmërinë në një pjesë tashmë të paqëndrueshme të Europës”.

“Nëse siguria e Europës do të jetë qendrore për strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar, ajo duhet të kërkojë ta përfshijë Spanjën në këtë çështje”, shkroi Pula i cili është edhe drejtor i Rud Petersen, trupit evropian të komunikimeve strategjike.

“Ata duhet t’i ngrehim zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”, Supremja merr vendim për ankesën e VV-së ndaj Sami Lushtakut

Gjykata Supreme ka marrë vendim lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, pas deklaratave të tij të bëra në një paraqitje televizive, shkruan Insajderi.

Supremja ka konstatuar se “ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje është e pa themeltë”.

Në aktvendim thuhet se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 15 shtator 2025 kishte pranuar ankesën e Vetëvendosjes, e cila pretendonte se Sami Lushtaku gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova më 13 shtator, kishte bërë thirrje të hapura për dhunë.

Lushtakut deklaronte: “Unë mendojë që qytetarët e këtij vendi duhet me dalë në rrugë dhe me dalë në protestë, dhe duhet me kërkuar që ata që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk i respektojnë ligjet e Kosovës, nuk respektojnë Prokurorinë, unë mendojë që ata duhet t’i ngrehim zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”.

Vetëvendosje kishte pretenduar se kjo shkel nenin 34, par.1, pika 1.11 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Nga ana tjetër, PDK në përgjigjen e saj kishte theksuar se pretendimet e Vetëvendosjes nuk qëndrojnë, duke argumentuar se partia ka shpërndarë udhëzime të qarta për të gjithë anëtarët që të respektojnë ligjin dhe të përmbahen nga gjuha fyese apo kërcënuese.

Sipas PDK-së, deklarata e Lushtakut nuk ishte nxitje për dhunë, por thirrje për reagim qytetar ndaj atyre që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke e interpretuar si një apel për përgjegjësi dhe drejtësi, e jo si nxitje për veprime të jashtëligjshme.

VENDIMI

Skandaloze: Hoxha shqiptar krah Vuçiqit në paradën e ushtrisë serbe në Beograd

Të shtunën në Beograd u mbajt parada ushtarake, të cilën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e prezantoi si një dëshmitë të forcës.

Por vëmendje mori prezenca e Nexhmedin Saqipit, hoxhës nga Tërnoci i Madh.

Kjo pjesëmarrje ishte befasuese për ekspertin e sigurisë, Bedri Elezin.

“Ishte befasuese pjesëmarrja e hoxhës në këtë aktivitet, i cili për qëllim kishte pikërisht kanosjen e sovranitetin të vendeve ballkanike, sidomos nga pozicioni i cili ka shkuar”, tha Elezi në “Kosova Today”.

Nga ana tjetër, Hoxhë Ladi tha se hoxhë Nexhmedin Saqipi ka mundur të jetë i detyruar të marrë pjesë në këtë aktivitet.

“Serbia është armiku jonë, madje është armik i përbetuar, dhe miku që e bën armikun mik, nuk ka justifikim”, u shpreh hoxhë Ladi.