Ndahet nga jeta infermierja e njohur

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të infermieres shumëvjeçare Rejane Haziri, një prej punëtoreve më të përkushtuara të këtij institucioni shëndetësor.

Në njoftimin zyrtar të publikuar nga spitali thuhet:
“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçare, punëtore e devotshëme, Infermiere Rejane Haziri. Infermierja Rejane Haziri punoi në shërbimin e Emergjencës, ajo do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.”

Menaxhmenti i Spitalit, në emër të gjithë stafit mjekësor dhe administrativ, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Haziri-Murati, si dhe për miqtë dhe të afërmit e saj.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Infermieren-Rejane Haziri. U prehtë në paqe shpirti i saj,” përfundon njoftimi.

Dëshmia e Rubinit dhe e të tjerëve në Hagë, deklarohet Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se e ka përcjell pjesërisht gjykimin në Hagë. Ai ka thënë se Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë dhe se roli i tyre është i kufizuar.

“E kam përcjell pjesërisht, me aq sa kam mbërritur për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta. Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, ka thënë ai për T7.

I pyetur se si e komenton faktin që Demaçi po përmendet si kryesori, e ai ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë me të, Kurti tha se do të presë ecurinë e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike.

“Faleminderit. Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe njëherë po e theksoj që qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar asnjëherë”.

Kurti nuk u përgjigj nëse beson që ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

“Faleminderit shumë”, tha ai pa shtuar asgjë tjetër.

FSK hap konkurs për 60 ushtarë të rinj nga komunitetet jo shumicë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shpallur një konkurs të ri për rekrutimin e 60 ushtarëve aktivë nga rradhët e komuniteteve jo shumicë, duke u dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave për t’i shërbyer atdheut të tyre.

Kjo iniciativë vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe për të siguruar përfaqësimin e të gjitha komuniteteve në strukturat e sigurisë së vendit.

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të informohen rreth kushteve të konkursit dhe procedurës së aplikimit përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

 

Vrasja e Liridona Ademajt – me këtë datë pritet të dëshmojë edhe babai i Naim Murselit

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Gjatë kësaj seance janë dëgjuar ekspertët e neuropsikiatrisë, Shpend Haxhibeqiri për Naim Murselin dhe Bujar Betinca për Granit Plavën.

Në të dy rastet ka rezultuar se të dyshuarit për vrasjen e Ademajt janë në gjendje të mirë psikike.

Në këtë seancë ka munguar eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, i cili pritet të dëshmojë më 6 tetor.

Ndërkohë, më 10 tetor para trupit gjykues do të paraqitet edhe babai i Naim Murselit, Shaban Murseli.

Këto janë tabletat që Naim Murseli kishte refuzuar t’i merrte nga Psikiatria Forenzike

Murselit i “djeg” raporti psikiatrik, që e nxori “shnosh si molla”, befason me veprimin në seancë

 

E dhimbshme sa ska më: Ndërron jetë 7-vjeçarja

Ka ndërruar jetë Baftije Asani.

Familjarët kanë thënë që vdekja e saj erdhi si pasojë e neglizhencës së mjekëve të spitalit të Tetovës.

Më poshtë njoftimi i fshatit Çellopek:

LETËR NGUSHËLLIMI FAMILJES ASANI
Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Baftije Asanit në moshën e re, vetëm 7 vjeçare. Jeta e saj e shkurtër dhe e pafajshme na ka lënë të trishtuar dhe pafjalë, por përveç dhimbjes, ne kërkojmë të zbardhet e vërteta dhe të bëhet drejtësi.
Në këtë moment të vështirë, i bëjmë thirrje organeve kompetente, autoriteteve shëndetësore dhe atyre të drejtësisë, që të shqyrtojnë me kujdes dhe transparencë çdo aspekt të këtij rasti, duke u fokusuar në mundësinë e neglizhencës nga ana e mjekëve. Të sigurohemi që çdo pasojë nga mosndihma e duhur ose dështimi në trajtim të mos mbetet pa u marrë në konsideratë dhe që drejtësia të sigurohet.

Zoti e mëshiroftë dhe ta shpërblejë me xhenet.Ndërsa familjarëve Zoti ju dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Shuhet ikona e aktrimit, Enver Petrovci

Aktor dhe regjisor shqiptar Enver Petrovci ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i aktorit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, thuhet në publikim.

Ai vdiq në moshën 71-vjeçare.

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka folur për deklaratën e ministrit në detyrë të Financave nga Vetëvendosje, Hekuran Murati, që e quajti Gjykatën Speciale të padrejtë.

Gucati tha se Vetëvendosje e ka në majë të gjuhës UÇK-në, por nuk e ka në zemër, sepse sipas tij, janë të njëjtit që i kanë thënë ish-presidentit Hashim Thaçi “shko në Hagë”.

Gucati tha se Murati po tenton ta pastrojë veten nga ajo që më herët kishte thënë, se “më lirë do t’i kushtonin Kosovës mercenarët”.

“Hekuran Murati po mundohet ta pastrojë veten, unë kështu po mendoj. Ai para disa viteve ka thënë se më mirë do të ishte të paguanim mercenarë sesa sot t’i paguanim veteranët e UÇK-së, që po marrin pensione që na takojnë, sepse janë fituar me djersë e gjak. Ne e dimë sa kanë ata dëshirë të lirohet Hashim Thaçi, ne e dimë sa kanë ata dëshirë të mos ekzistojë Gjykata Speciale. Ata thonë se nuk e kanë votuar Gjykatën Speciale”.

“Po gënjejnë, sepse po të ishin kundër gjykatës, atë ditë kishin qëndruar në Parlament dhe kishin votuar kundër. Kjo është një gënjeshtër e tyre, sepse ata kanë dalë jashtë sallës së Kuvendit atë kohë dhe nuk kanë qëndruar për të votuar kundër. As nuk kanë votuar kundër, as nuk kanë abstenuar, ata në fakt janë pajtuar me atë. Kështu që Hekuran Murati ka dalë sa për sy e faqe me atë deklaratë për një grusht vota. Nuk e ka bërë me zemër Hekuran Murati atë deklaratë”, ka thënë Gucati.

Gucati ka thënë se Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo me zemër.

“Unë e kam thënë se Vetëvendosje në majë të gjuhës e kanë UÇK-në, por nuk e kanë me zemër, sepse e fyejnë, e shajnë. Për kohën kur ka thënë Hekuran Murati të paguheshin mercenarë, kanë qenë gjallë edhe Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Luani e Shkëlzen Haradinaj e shumë e shumë të tjerë – edhe ata mercenarë a?”, ka thënë Gucati.

Murselit i “djeg” raporti psikiatrik, që e nxori “shnosh si molla”, befason me veprimin në seancë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca për rastin e vrasjës së Liridona Ademaj, ku i akuzuari kryesor është Naim Murseli.

Derisa ish- drejtori i Psikiatrisë Forenzike në QKUK, Shpend Haxhibeqiri ka shpalosur detaje për raportin psikiatrik, Murseli ka listuar disa pyetje kundrejt tij, transmeton IndeksOnline.

Murseli: A e kam pranu ndonjëherë që unë e kam kryer veprën për të cilën akuzohem, qysh doli raporti në media, prej juve a prej gjykatës”?

Duket, se Murseli përgjatë këtyre muajve kishte hallin se si raporti psikiatrik u publikua në media, e i cili nxori në pah të vërtetën se ai nuk kishte as edhe një problem psikiatrik.

Dëshmia e John Stewart Duncan në Hagë, flet për familjen Jashari

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vazhduar dëshmia e John Stewart Duncan, ish-këshilltari i gjeneralit amerikan Wesley Clark, i cili është thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke folur për periudhën e luftës në Kosovë, Duncan tha se burimet për informimin e gjeneralit Clark ishin të shumta dhe të larmishme.

“Informoja gjeneralin Clark në mëngjes. Zgjohesha, kam hyrë në internet për të parë zhvillimet e fundit se çfarë po ndodhte në Kosovë, dëgjoja lajmet e 24 orëve të fundit, në veturë dëgjoja edhe BBC-në, lexoja të gjitha shërbimet. Përmes videolidhjeve informonim komandantët në terren”, deklaroi ai.

Duncan theksoi se angazhimi i tij kishte për qëllim të krijonte një pasqyrë të qartë ditore të zhvillimeve në Kosovë:

“Përpiqesha të krijoja një panoramë se çfarë kishte ndodhur çdo 24 orë në Kosovë”, shtoi ai.

Ish-diplomati nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte burime nga persona të brendshëm, por vuri në dukje se kultura shqiptare kishte luajtur rol të rëndësishëm në kuptimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai përmendi edhe ndikimin e familjes Jasharaj gjatë vitit 1998.“Kur bëja hulumtime, dilte emri i Jasharajve çdo kund. Kishin rëndësi të madhe”, tha Duncan.

Kandidati për asamble që premtoi një Ferizaj pa burka: Ku e di ti kush fshihet prapa, mund të jetë ndonjë hajn

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu ka trazuar rrjetin me një nga premtimet e tij në zgjedhjet e 12 tetorit.

Një Ferizaj pa burka [mbulesa e grave, ku mund të mbulohet edhe fytyra] po kërkon dhe po premton Fazliu.

E kam vërejt një dukuri të tillë, është goxha në rritje i sheh në qytet, pastaj i sheh edhe nëpër shkolla, ajo është kulmi. Unë e kam përmend shumë herë, është çështje ekskluzive e sigurisë publike. Ma së pari është mbulim, se këtu njerëzit e ka pa që ka dhezë“, deklaroi ai në Klan Kosova.

Nëse e keni pa, ky është mbulim i plotë i fytyrës. Unë jam për ndalimin e mbulimit të ftyrës, pjesën për me u identifiku. Ku e di ti se kush fshihet prapa. Ku e di ti nesër në oborr të shkollës, mundet me qenë naj hajn… Çka nëse këta janë “sleeping agents”? Çka nëse këta e marrin nesër një urdhër. Në momentin që hy në Kuvend, jam kompetent“.

A e din ku ju ka djeg më së shumti këtyre? E kam fjalën për grupe radikale. Ju ka djeg se është hera e parë që ata janë gjet para një muri të pakalueshëm, që është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e ka bazën ligjore. Kushtetuta, neni 38, paragrafi 4, lejon kufizimet me ligj kur është siguria publike. Unë e kam shpjegu elementin e sigurisë publike. Këtu është një rrjet që është dikush prapa. Organet e sigurisë duhet me i hetu këto“.