Seanca për Lirdonën, Naim Murseli ngre pyetjen që trondit sallën

 Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës në rastin e vrasjes së Lirdona Ademajt, ku i akuzuari kryesor për këtë rast është bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli dhe dy të tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Në këtë seancë po dëshmojnë zyrtarë të Psikiatrisë Forenzike për ekzaminimin e gjendjes së Naim Murseli. 

Ish- drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, ka nisur dëshminë e tij në seancës për rastin e Liridona Ademaj.

Haxhibiqiri në dëshminë e tij u shpreh se nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendor tek i akuzuari.

Por Naim Murseli pati një pyetje rreth raportit për ekspertizën psikiatrike që i është bërë atij. 

“Ne media kam parë tituj që ekzaminimi im thotë që Naim Murseli ishte në gjendje të aftësisë në momentin kur vrau gruan e tij. Pyetja ime është kjo. A e thotë raporti që unë e kam vrarë gruan time”, tha Murseli në seancë.

 

Këto janë tabletat që Naim Murseli kishte refuzuar t’i merrte nga Psikiatria Forenzike

Shpend Haxhibeqiri ish- drejtor i Psikiatrisë Forenzike në QKUK po vazhdon dëshminë e tij, sa i përket raportit psikiatrik për Naim Murselin, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj.

Haxhibeqiri, gjatë seancës tha se Murseli gjatë qëndrimit në klinikë, ka refuzuar tabletat “Psikopharmak”, që rekomandohen për personat me çrregullime mendore, transmeton IndeksOnline.

“Psikopharmak” rekomandohen për trajtimin e simptomave e çrregullimeve mendore, si depresioni, ankthi, skizofrenia, çrregullimet bipolare, çrregullimet e panikut, obsesive-kompulsive, e të tjera.

Naim Murseli “tip top”, sipas ekzaminimit psikiatrik ai nuk kishte asnjëherë probleme psikike

Ish- drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, ka nisur dëshminë e tij në seancës për rastin e Liridona Ademaj.

Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj, i ishte bërë ekzaminimi psikiatrit javë më parë në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike.

Sipas raportit nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendor tek i akuzuari.

Haxhibiqiri në dëshminë e tij u shpreh se në çregullimin afatgjatë prej fëmijë e deri tani nuk është shfaqur asnjë element që do ta mundësojë ndonjë problem dhe afatshkurtër është pjesa prej momentit të arrestimit deri tek ekzaminimit.

“Natyrisht ekzaminimi psikiatrit kryhet me biseda, vrojtim të sjelljeve, të folurit e të tjera dhe këto merren për bazë. Ne pikën 3 e kemi shpjeguar se kjo është bazuar në sjelljen e tij para gjatë edhe pas veprës”, ka thënë Haxhibeqiri, transmeton IndeksOnline.

“Qëndrimi i Murselit ka qenë koherent karshi gjendjes e situatës në të cilën ndodhej. Gjendja koherente do të thotë me e marrë për bazë të gjitha çështjet. Murseli ka qëndruar pa ndonjë telashe gjatë ekzaminimit edhe pse në momente për arsye të ngjarjes ka pasur ndërprerje dhe shqetesime”, ka shtuar tutje ai.

‘Shqiptarët do të paguhen si kurrë më parë’: Rritje historike – 500 euro paga minimale, 1,000 euro mesatarja!

Programi ekonomik “Rama 4” ka në fokus rritjen e qëndrueshme, vit pas viti të ekonomisë, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve për qytetarët.

Premtimi është që, në janar të vitit 2026 paga minimale arrin në 500 euro/muaj.

Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tha se ky nivel i ri vjen në përputhje me zhvillimet e sektorëve ekonomikë, ndërsa shpjegoi se biznesi në 18 muaj nuk do të paguajë kosto shtesë si pasojë e kësaj rritje.

“Paga 500 euro është një shifër që është e përballueshme për të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndaj studimet tona kanë treguar se ky nivel page është i arritshëm. Mbi të gjitha pjesë e programit tonë është që më rritjen e pagës minimale në 500 euro bruto, sipërmarrja private nuk do të ketë kosto shtesë, pra biznesi nuk do të paguajë më shumë kontribute shoqërore apo shëndetësore për 18 muajt e parë të zbatimit”, sqaroi Ibrahimaj në Vizion Plus.

Paralelisht është parashikuar që brenda katër viteve në vazhdim paga mesatare në shkallë vendi të arrijë në 1.000 euro, nga 830 euro që është aktualisht.

Administrata publike do të vijë të ketë një rritje të mëtejshme të pagës, çka mendohet se gradualisht paga mesatare në shtet të arrijë në 1.200 euro në fund të mandatit.

Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ja kush pritet të dëshmojë sot

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku i akuzuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Përveç Murselit, në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Në këtë seancë pritet të dëshmojnë ekspertët e psikiatrisë Shpend Haxhibeqiri, Blerina Hoxha dhe Ajet Bunjaku, të cilët kanë ekzaminuar Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Në sallë gjenden gjithashtu edhe mbrojtësit e të pandehurve: Teuta Zhinipotoku për Murselin, Skënder Gojani për Plavën, si dhe Ndrec Dodaj për Kokallën.

Ndërkohë, mungon në këtë seancë eksperti mjeko-ligjor Naim Uka./Insajderi

“Ditë e madhe për Palestinën”, një tjetër shtet i fuqishëm pritet ta njohë sot zyrtarisht shtetin palestinez

Franca pritet që sot, më 22 shtator, të shpallë njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, një hap që do të përbënte një zhvillim të madh diplomatik në skenën ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe sekretari i parë i Partisë Socialiste, Olivier Faure, i cili ka kërkuar që në këtë ditë historike, flamuri palestinez të ngrihet në të gjitha komunat franceze si akt simbolik i mbështetjes.

Mirëpo kjo nismë ka hasur në kundërshtimin e Ministrisë së Brendshme, e cila ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë masa penale ndaj kryebashkiakëve që vendosin të lyejnë godinat komunale me ngjyrat e flamurit palestinez.

Pavarësisht kësaj, Faure i ka bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron që të mbajë një qëndrim të qëndrueshëm e të qartë para komunitetit ndërkombëtar dhe të mos ndalet përballë presioneve të brendshme politike.

Zhduket një 15-vjeçare, babai raporton rastin në Polici

Një rast shqetësues është raportuar në Ferizaj, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është paraqitur në Policinë e Ferizajt në orët e vona të së dielës, më 22 shtator 2025, rreth orës 01:00, nga babai i vajzës, F.Jashari rreth 43-vjeçar.

Ai ka deklaruar se vajza e tij, E.J rreth 15-vjeçare, ishte larguar nga shtëpia më herët gjatë ditës, rreth orës 14:00, dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas përshkrimit të dhënë nga familjarët, vajza ka flokë ngjyrë kafe, sy të zi, gjatësi 1.65 cm dhe në momentin e largimit kishte veshur pantallona të bardha dhe xhampër të zi.

Policia ka nisur menjëherë veprimet e nevojshme për gjetjen e saj, ndërkohë që rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse hetimore.

Ndryshimi i orës, ja kur kthehen akrepat prapa

Si çdo vit, do të kthehehemi në orën dimërore në fund të muajit tetor. Ndryshimi i orës pritet të ndodhë në natën mes të shtunës 26 tetor dhe të dielës 27 tetor 2025, kur akrepat do të shkojnë një orë pas – nga ora 03:00 do të kthehen në 02:00.

Ky ndryshim do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më shumë, por pasditet do të bëhen më të shkurtra dhe errësira do të bjerë më herët.

Ora dimërore zbatohet çdo vit në të gjithë vendet e Bashkimit Europian dhe në rajon, mes tyre edhe Shqipëria, si pjesë e rregulloreve për kursimin e energjisë dhe sinkronizimin e sistemeve të transportit dhe komunikimit.

Prej disa vitesh në BE ka pasur debate për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, por vendimi përfundimtar është shtyrë disa herë dhe ende nuk është marrë një datë fikse për ndalimin e tij.
Deri atëherë, qytetarët duhet të mjaftohen me rregullin e zakonshëm:

Në pranverë ora shkon përpara (mars)
Në vjeshtë ora kthehet prapa (tetor)

Pra, këtë tetor akrepat do të lëvizin pas dhe Shqipëria do të kalojë zyrtarisht në orar dimëror.