Bie borë në Slloveni!

 

Fjollat e para të dëborës së kësaj vjeshte kanë rënë në Kredarica. Sipas Agjencisë së Mjedisit, afërsisht një centimetër dëborë ra në stacionin më të lartë meteorologjik të Sllovenisë

Një front i ftohtë që arriti në Slloveni këtë javë ka siguruar dëborën e parë të kësaj vjeshte.

Bora e parë këtë herë ra në stacionin më të lartë meteorologjik në Kredarica në Slloveni, ku ra gjithsej një centimetër dëborë në 12 orët e fundit, sipas Agjencisë së Mjedisit të Republikës së Sllovenisë (Arso) në faqen e saj të internetit.

Siç shpjeguan meteorologët, për shkak të kalimit të frontit të ftohtë, është e mundur që të bjerë edhe më shumë dëborë në majat më të larta të Sllovenisë në ditët në vijim, por kjo nuk do të zgjasë për momentin.

 

Ata shtojnë gjithashtu se dëbora në malet e larta në verë dhe në fillim të vjeshtës nuk është asgjë e pazakontë. Për shembull, Kredarica dhe Kanin u bënë të bardha në fillim të korrikut të këtij viti, raporton N1.

Tragjedia e Gjestit prek edhe Luizin – reagimi i tij ngjall emocione të forta

Lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta të Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka tronditur opinionin publik dhe miqtë e tij të shumtë. Mes tyre ka reaguar edhe këngëtari i njohur Luiz Ejlli, i cili ka ndarë një mesazh prekës ngushëllimi, shkruan Gazeta Imazhi.

“Gjest, edhe pse bashkë nuk njihemi personalisht, lajmi i sotëm është i rëndë dhe prek këdo që e dëgjon. Ngushëllime të sinqerta për ty dhe familjen tënde. Të uroj forcë e durim për ty dhe familjen tënde në këtë periudhë kaq të vështirë. Kujtimet e bukura të Eldionit, qofshin ngushëllim e dritë në ditët që vijnë,” – ka shkruar Luizi në rrjetet sociale.

Vdekja tragjike e vëllait të Gjestit, Rozana Radi me reagimin më emocionues

Ish-banorja e BBVA, Rozana Radi ka reaguar pas vdekjes tragjike të vëllait të Gjestit sot në një aksident në Pejë.

Ajo e prekur thellë nga ngjarja ka thënp se nuk mund të gjejë fjalë për të ngushëlluar prindërit.

“Kurrë mos të kishte ardhur dita e sotme… si me ngushëllu një nënë e një baba, si me ngullëllu një vëlla e një motër? O Zot, mbaje pranë e jepu forcë .” Gjest behu i fortë skam fjalë”, shkroi Radi.

LAJMI I FUNDIT/ Raportohet se Slavko Simiq ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës

Nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës, shkruan GazetaDemos.

Moderatori i emisioni Debat Plus në RTV Dukagjini, Ermal Panduri tha se Policia e Kosovës, saktësisht njësitet e hetimit bashkë me prokurorinë kanë arritur që në bazë të shenjave të syve të identifikoj përfshirjen e Slavko Simiq në rastin e Banjskës.

 

Pamje prekëse të Gjestit me vëllain nga koha kur ishin bashkë në fshat…

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur jo vetëm familjen e një të riu nga Peja, por edhe mbarë opinionin publik shqiptar.

Një aksident i rëndë me motor katër rrotësh i mori jetën një djali të ri nga fshati Qungur i Pejës, duke lënë pas trishtim dhe boshllëk të madh tek familja, miqtë dhe gjithë ata që e kanë njohur nga afër. Dhimbja është e pakufijshme, pasi i ndjeri ishte vëllai i Gjestit, fituesit të edicionit të fundit të “Big Brother Vip Albania”, me të cilin kishte një lidhje të pazëvendësueshme.

Pamje prekëse kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale, ku Gjesti shihet krah për krah me vëllain e tij në ditët më të bukura të jetës, duke kaluar kohë të lumtura në fshat, mes natyrës dhe familjes. Këto momente, të mbushura me dashuri e afërsi vëllazërore, sot janë kthyer në kujtime të çmuara dhe një plagë të dhimbshme për zemrën e tij.

Shumë fansa, miq dhe kolegë të Gjestit kanë ndarë reagime të forta emocionale, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të papritur. Komentet dhe mesazhet e tyre janë dëshmi e mbështetjes dhe ngrohtësisë që publiku ka ndaj tij në këtë periudhë të rëndë.

Familja e të ndjerit është e shokuar nga kjo tragjedi, teksa përballen me një dhimbje që nuk përshkruhet dot me fjalë. Për Gjestin, kjo është goditja më e madhe e jetës, pasi humbi jo vetëm një vëlla, por edhe një mik të ngushtë, një mbështetje të përhershme dhe një pjesë të shpirtit të tij.

Kujtimet nga fshati, ku ata dikur qeshnin e ndanin çdo ditë së bashku, tashmë mbeten vetëm si dëshmi e një dashurie të pastër vëllazërore që as koha, as tragjedia nuk mund ta fshijë.

Shiko videon:

Kajtazi: Mimoza sonte po flet si politikane e rregullit, ama Mimoza e vërtetë është bashkëpunëtore e Radoiçiqit

Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, ka thënë se sonte në një emision televiziv Mimoza Kusari po flet si një politikane e rregullit, por sipas tij Mimoza e vërtetë është bashkëpunëtore e Milan Radoiçiqit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kajtazi ka akuzuar në këtë rast edhe presidenten Osmani, për të cilën tha se aluzoi gazetarët pa asnjë fakt për lidhje me terroristin Radojçiq por kurrë nuk foli për bashkëpunëtoren e vërtetë të tij, Mimoza Kusari Lilën.

Postimi i plotë:

E ashtuquajtura presidente akuzoi gazetaret pa asnje fakt per lidhje me terroristin, Milan Radojeçiq.
Ama, kurre nuk foli per bashkepunetoren e vertete te tij, Mimoza Kusari Lilen e cila ne emer te Kurtit koordinohej me Radojeçiqin.
Sonte, ne Rubikon ajo po flet si nje politikane e rregullit. Ama, Mimoza e vertete eshte bashkepunetore e nje terroristi.

Festë në familjen e Gold AG

Këngëtari i njohur Arian Agushi sot ka arsye për të festuar.

Djali i tij, Froni, feston 3-vjetorin e lindjes, një moment që ka sjellë gëzim të madh në familjen Agushi. Për këtë ditë të veçantë, Ariani ka përgatitur dy ëmbëlsira, duke e bërë festën edhe më të veçantë. Një ëmbëlsirë nuk do të mjaftonte për të shprehur dashurinë dhe gëzimin që ndjen për birin e tij.

Atmosfera festive është ndjerë në çdo cep të shtëpisë, ku miqtë dhe familjarët janë mbledhur për të festuar këtë moment të rëndësishëm. Ariani ka ndarë me ndjekësit e tij një postim në rrjetet sociale, ku tregon se si po kalon këtë ditë të veçantë me ata që i duhen më shumë.

 

Festa e ditëlindjes është një mundësi e shkëlqyer për të krijuar kujtime të paharrueshme. Arian Agushi, i njohur për karrierën e tij muzikore, ka treguar se familja është prioriteti i tij kryesor. Ai është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, dhe çdo moment me ta është një dhuratë e çmuar.

Një festë e tillë është gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi vitet që kalojnë dhe për të vlerësuar çdo moment të kaluar me ata që duam. Arian ka ndarë me ndjekësit e tij emocionet e tij, duke theksuar rëndësinë e familjes dhe dashurisë në jetën e tij.

Me kalimin e viteve, Arian ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me fansat e tij. Ai shpesh ndan momente nga jeta e tij personale, duke i bërë ata të ndihen më afër. Kjo festë është një tjetër mundësi për të forcuar atë lidhje dhe për të treguar se sa shumë e vlerëson mbështetje nga ata që e ndjekin.

Festa e ditëlindjes së Fronit është një kujtesë se sa e rëndësishme është të festojmë momentet e vogla në jetë. Arian Agushi, me energjinë dhe pasionin e tij, vazhdon të inspirojë shumë njerëz, jo vetëm me muzikën e tij, por edhe me dashurinë për familjen. Çdo ditë është një mundësi për të festuar, dhe ai e di këtë më mirë se kushdo tjetër.

Me këtë rast, le të urojmë Arianin dhe familjen e tij për shumë vite të tjera të lumtura dhe plot dashuri. Siç thonë, momentet e vogla janë ato që krijojnë kujtime të mëdha, dhe kjo festë është një shembull i shkëlqyer i kësaj filozofie. Çfarë do të sjellë e ardhmja për Arianin dhe familjen e tij? Vetëm koha do ta tregojë, por një gjë është e sigurt: dashuria dhe gëzimi do të vazhdojnë të mbizotërojnë.

Ish-futbollisti i njohur nga Kosova, dënohet me 8 vjet burg

Gjykata Themelore në Helsinki e ka dënuar ish-futbollistin nga Kosova, Albert Kuqi, me tetë vjet burgim për tri vepra penale që lidhen me narkotikë.

Kuqi, bashkë me dy persona të tjerë, akuzohej se kishte dërguar rreth 14 kilogramë kokainë në Finlandë në tri raste të ndara në vitet 2024 dhe 2025. Nëntë kilogramë e gjysmë veçse kishin përfunduar në treg, ka shkruar “iltalehti.fi”.

33-vjeçari akuzohej se siguroi banesën për grupin që çonte kokainën në Finlandë e se po ashtu siguroi klientët dhe ndihmoi në mbledhjen e parave nga tregtia.

Kuqi megjithatë, sipas vendimit gjyqësor, ka pasur rol më të zbehtë në krahasim me dy shqiptarë të tjerë, Lulzim Gërxhaliun e Ergi Tushën, që u dënuan me nga dhjetë vjet e dy muaj burgim. Ata konsiderohen përgjegjës për organizimin e tregtisë.

Sipas prokurorisë, ata kishin kryer veprat si pjesë të aktiviteteve të një grupi kriminal.

Po ashtu ata detyrohen t’ia dorëzojnë shtetit rreth 360 mijë euro, që dyshohet se përfituan nga krimet.

Në këtë grup akuzoheshin 13 persona. Dhjetë prej tyre u dënuan e tre u liruan menjëherë.

Vendimi gjyqësor s’është i formës së prerë dhe mund të apelohet.

Kuqi ka luajtur në nivelin më të lartë të futbollit në Finlandë dhe në rangje më të ulëta. U pensionua në vitin 2018.

Flet personi që ishte në vend të ngjarjes ku vdiq vëllai i Gjestit (VIDEO)

Gjatë ditës një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku i vdekur ka mbetur vëllai i këngëtarit Gjesti, teksa një person tjetër është lënduar rëndë.

Në lidhje me këtë për Klan Kosovën ka folur një banor i fshatit i cili ishte në vend të ngjarjes.

Ai tha vëllai i Gjestit bashkë me personin e lënduar janë nisur prej fshatit Pllagaj, teksa aksidenti ka ndodhur si shkak i shpejtësisë.

“Janë nisur prej fshatit Pllagaj. Vëllai i Gjestit si shkak i shpejtësisë e ka humbur kontrollin. Unë kam qenë mbrapa tyre, brenda një minute kam mbërri. Deri sa kam mbërri, ka ndodhur aksidenti, aq ka pasur”, tha ai për Klan Kosova.

Për më tepër detaje, ndiqeni videon më poshtë: