Don Xhon reagon me një mesazh prekës për Gjestin pas humbjes së vëllait, merr një vendim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Qungur, ku për fat të keq vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, humbi jetën në vendngjarje.

Pas kësaj tragjedie, shumë artistë kanë reaguar duke i dërguar ngushëllime të sinqerta Gjestit dhe familjes së tij. Ndër ta është edhe reperi Don Xhon, i cili tregoi se e ka përjetuar rëndë lajmin e dhimbshëm, shkruan “Kosovarja”.

Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur “Për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotëm, që përfundoi me fatalitet, kënga nuk do të publikohet sot. Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut tim Gjestit. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim.”

Vdekja e vëllait të Gjestit në aksident, reagojnë disa nga ish-banorët e Big Brother

Vëllai i artistit të njohur dhe fituesit të Big Brother VIP 4, Gjestit, Eldion Kelmendi, është ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik në Pejë.

Ish-banorë të Big Brother VIP 4 kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale duke i shprehur ngushëllimet e tyre artistit.

Rozana Radi, finalistja e edicionit të katërt me anë të një postimi shkroi: Kurrë mos të kishe ardhur dita e sotme…

Ndërkohë, banorë të tjerë si Loredana Brati, Krisa Çaushi, Amber Candy etj. i janë bashkuar ngushëllimeve.

Vdekja e vëllait të Gjestit në aksident, reagojnë disa nga ish-banorët e Big Brother - Insajderi - image 224

 

Me lot në sy, G-Bani ngushëllon Gjestin për vdekjen e vëllait, dhe merr këtë vendim

Reperi shqiptar G-Bani ka reaguar pas aksidentit tragjik në Pejë të Kosovës, që i mori jetën sot vëllait të Gjestit.

Ai i me lot në sy dërgon ngushëllimet e tij të përzemërta për Gjestin dhe të gjithë familjarët e tij për humbjen tragjike të Elidon Kelmendit, vëllait të këngëtarit.

G-Bani thotë ndër të tjera se do të shyjë për nesër publikimin e këngës së tij të re, për shkak të ngjarjes tragjike.

“Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.” Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”, thotë G-Bani.

“Sapo mora vesh nga një njeri imi, që vëllai i Gjestit ka humbur jetën në një aksident. Si fillim, janë momente shumë të vështira për të gjithë, për familjarët e vet. Ngushëllime Gjest, edhe fjalët janë të tepërta.

Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.”

Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”, shprehet ai.

Dhimbje e madhe për Gjestin, Xheneta emocionon me reagimin e saj

Pas aksidentit tragjik në Pejë, ku humbi jetën vëllai i këngëtarit të njohur kosovar Gjesti rast ky për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht, ka reaguar Xheneta.

Xheneta Fetahu, ish banorja e Big Brother Vip Kosova 4 që pati një lidhje me Gjestin brenda shtëpisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka dërguar fjalë ngushëllimi Gjestit dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”, ka shkruar ajo.

Ledioni shpërthen në emocion pas vdekjes së vëllait të Gjestit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Qungur, ku ka humbur jetën në vendngjarje vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi.

Moderatori i ‘Big Brother VIP Albania’ Ledion Liço ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij duke i dërguar ngushëllime Gjestit dhe familjes se tij.

“I trishtuar nga ky lajm, i kobshëm, për një familje të bukur që pak muja me parë gëzonte, bëhuni të fortë, atë do donte dhe engjëlli juaj” ishte shprehur ai.

Ledioni reagon me një mesazh për Gjestin dhe familjen e tij - Insajderi - 24077033 7dff 48b7 9b50 1b35e7811d5a

 

Tronditet Peja, vdes vëllai i Gjestit – pamje nga vendi i ngjarjes

Fshati Treboviq ka konfirmuar lajmin për vdekjen e Eldion Kelmendit, vëllai të fituesit të Big Brother Albania, Gjestit.

LAJMI I FUNDIT DHE SHUMË TRAGJIK

Një aksidendt i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatsishtë afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi.

Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në spitalin e Pejës.

Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe!

Viktima në Pejë është vëllai i Gjestit

Një aksident në Bllagajë të Pejës ka qenë fatal për një të ri mesditën e sotme. Viktima është Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së motorit katërrotësh me një veturë në lëvizje.

Kadri Berisha është në gjendje të rëndë dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës.

Skandali me krimbat, reagon për herë të parë AUV

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të qartë se sasia e peshqve të prekur me krimba është e bllokuar në depon e kompanisë importuese dhe se nuk është vënë në qarkullim në treg.

AUV ka reaguar të premten pas raportimeve në media për praninë e krimbave dhe parazitëve në peshkun e ngrirë që shitet në Kosovë.

Në një përgjigje për ‘Lajmi.net’, AUV ka potencuar se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për asgjësimin e e 35,170 kilogramëve të peshkut.

Agjencia ka bërë të qartë se janë duke vepruar konform vendimit të Gjykatës Komerciale.

“Në lidhje me këtë çështje, kemi edhe vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e shkallës së dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680. Në përputhje me këtë vendim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, janë duke ndërmarrë përgatitjet për asgjësimin e 35,170 kilogramëve peshk, me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. Ky proces është i domosdoshëm për mbrojtjen e shëndetit publik dhe ruajtjen e integritetit të tregut ushqimor në Kosovë. Gjithashtu, ju njoftojmë se sasia e lartëpërmendur e peshkut për asgjësim është aktualisht e bllokuar në depon e kompanisë dhe nuk është vënë në qarkullim në treg. Në momentin e asgjësimit AUV do të ju njoftoj.”, thuhet në përgjigjen e AUV-it.

‘Vox Kosova’ raportoi dje se prej vitesh qytetarët e Kosovës kishin konsumuar peshk të ngrirë të infektuar me krimba dhe parazitë.

Sipas këtij raportimi, institucionet shtetërore si Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dhe Ministria e Bujqësisë, megjithëse e kishin konstatuar këtë problem, nuk kishin marrë masa efektive për ta ndaluar këtë situatë.