VV feston – votat e diasporës vendimtare, s’ka nevojë për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të diasporës për komunën e Shtimes.

Fitues me votat e disaporës ka dalë kandidati i Vetëvendosje, Qamajl Aliu, me 51.63%, duke lënë pas kandidatin e PDK-së, Përparim Musa me 35.15% të votave.

I treti renditet Kastriot Shabani i LDK-së me 13.22% të votave.

Kurse kandidati i AAK-së, Ramë Bislimi, nuk ka marrë asnjë votë.

Aliu nga votat e rregullta në Kosovë kishte fituar 50.49 për qind të votave, ndërsa votat me zarfë vetëm sa ia konfirmuan fotoren pa balotazh

Pak para se të nisë ‘BBVK’, Alaudini merr këtë vendim

Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, një prej formateve më të ndjekura në vend.

Por duket se moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, po shfrytëzon çdo moment të lirë para spektaklit të madh.

Ai ka udhëtuar drejt Luksemburgut, gjë që e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet e tij sociale.

Pak para se të nisë ‘BBVK’, Alaudini merr këtë vendim - Insajderi - image 172
Pak para se të nisë ‘BBVK’, Alaudini merr këtë vendim - Insajderi - image 173

 

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova po shndërrohet në një storie suksesi për sa i përket rritjes ekonomike në rajon.

Ai tha se, sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kosova pritet të ketë sërish rritjen më të lartë ekonomike krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

“Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike. Vendi ynë përsëri do ta ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, sipas projeksioneve të FMN-së. Politikat ekonomike dhe masat e ndërmarra gjatë qeverisjes sonë po ndikojnë pozitivisht në progresin dhe zhvillimin e shtetit”, ka deklaruar Kurti përmes një postimi në Facebook.

 

Tahiri e Peci në balotazh për Mitrovicën, kjo është renditja pas numërimit të votave me postë

Në faqen e KQZ-së tashmë janë publikuar edhe votat me postë për kandidatët e Mitrovicës së Jugut për kryetar të Komunës, shkruan Express.

Numërimi i tyre ka përfunduar plotësisht dhe në bazë të votave që kanë marrë kandidatët për kryetar, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka lëvizur nga vendi i dytë në pozitën e parë me gjithsejtë 15 mijë e 745 vota apo 47.97 %

Derisa Arian Tahiri i PDK i dyti me 15 mijë e 629 vota, apo 47, 61%.

Tabela e votave të rregullta:

Ky rezultat, në të cilin s’janë përfshirë ende votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të personave me nevoja të veçanta e çon Mitrovicën e Jugut në balotazh.

Gëzim Plakolli i LDK ka marrë gjithësejtë 1,217 vota apo 3.71% dhe Qazim Nimani i AAK-së 240 vota apo 0,73 %./Express/

Tabela e votave me postë:

KQZ-ja përditëson të dhënat nga QKN-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit rreth verifikimit të rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit.

Sipas KQZ-së, deri në orën 16:00, sot janë verifikuar rezultatet për 2499 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 2500 vendvotime për zgjedhjet për kuvende komunale.

“Deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 4,999 kuti” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë i KQZ-së:

Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e shtunë:

Janë verifikuar rezultatet për:

• 2,499 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave

• 2,500 vendvotime për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale

• Në të njëjtat 2,500 vendvotime, janë numëruar votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale

Deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 4,999 kuti

Deri më tani (e shtunë, ora 10:00), aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit janë përmbyllur në komunat, si më poshtë:

• E hënë: Hani i Elezit

• E martë: Junik, Mamushë, Zveçan, Ranillug, Partesh

• E mërkurë: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj

• E enjte: Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri

• E premte: Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë, Kllokot, Leposaviq

• E shtunë: Gjilan, Malishevë

Aktualisht aktivitetet janë duke u zhvilluar në QKN, Prishtinë dhe Prizren

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ janë duke u prezantuar rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi.

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

Pas numërimit të 75% të votave të diasporës, në Mitrovicën e Jugut ka ndryshim në vendin e parë. Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje e ka kaluar Arian Tahirin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare nga Qendrat Komunale të Numërimit, Tahiri i PDK-së ishte i pari me 40 vota diferencë karshit Pecit. Tahiri pati 15.393 vota, ndërsa Peci 15.353.

Nga votat e diasporës, kandidati i LVV-së ka marrë deri tash 302 vota, ndërsa ai i PDK-së 175.

Në total, Peci tash ka 15.655 vota, kurse Tahiri 15.568. Pra, Peci është mbi Tahirin për 87 vota deri tash.

Kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës do ta përcaktojë balotazhi.

Po vazhdon numërimi i votave me postë, publikohen rezultatet – këtu mund t’i ndiqeni LIVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave me postë ku tashmë janë publikuar rezultatet e para, shkruan Reporteri.net.

Qytetarët mund të klikojnë KËTU për të parë rezultatet e publikuara të votave me postë.

Nga rezultatet e para të publikuara në Gjilan të votave me postë, nga rezultatet e përmbledhura, Alban Hyseni i VV-së ka 49.82% të votave, ndërsa Arbër Ismajli 34.30%.