E rëndë: Burri vret gruan pastaj vetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Kuman të Fierit.

80-vjeçari Shefit Rrapaj ka vrarë me armë zjarri të shoqen Dashurie Rrapaj dhe më pas veten.

“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *