Buzhala kundër çdo koalicioni PDK-VV: Ftesë publike për Tribunalin Special që Thaçi dhe Veseli të dënohen rëndë

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj çdo ideje për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV), qoftë edhe në nivel lokal.

Në një postim në Facebook, Buzhala ka thënë se një koalicion i tillë, qoftë edhe në ndonjë fshat, do të ishte një “ftesë publike për Tribunalin Special që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të dënohen rëndë”, madje duke përmendur edhe një afat prej 25 vitesh burgim.

“Çdokush në PDK që e mendon një mundësi të tillë, qoftë edhe teorikisht, është njeriu më i poshtër në politikën e Kosovës”, shkruan ai.

Sipas tij, bashkëpunimi me kryeministrin Albin Kurti përbën një nënshtrim dhe një nënçmim të votuesve të PDK-së, si dhe një “tradhti bizantine” ndaj ish-krerëve të UÇK-së që aktualisht po përballen me drejtësinë në Hagë.

Numërohen votat me kusht në Gjilan, Alban Hyseni prinë me 50%

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Komunën e Gjilanit.

Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni ka marr 50.00% të votave me kusht, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa, Arber Ismajli nga LDK-ja, ka marr 30.26% të këtyre votave.

Ndërsa nga rezultatet e përmbledhurta që ka publikaur KQZ-ja, Hyseni prin në Gjilan me 49.82% të votave, derisa Ismajli radhitet i dyti me 34.30%.

 

 

As me votat me kusht nuk ka ndonjë ndryshim, Komuna e Gjilanit me këtë rezultat do të shkojë në balotazhin që do të mbahet me 9 nëntor.

Kosova nënshkruan marrëveshje me Turqinë — fabrikë municionesh me kapacitet 20 milion fishekë në vit

Prodhuesi shtetëror turk i sektorit të mbrojtjes, MKE, ka nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një fabrike prodhimi municionesh “çelës në dorë” në Kosovë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Ankarasë dhe Prishtinës.

Sipas raportimeve të DailySabah, fabrika do të ketë një kapacitet vjetor prodhimi prej 20 milionë fishekësh dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2026. MKE do të sigurojë linjat e prodhimit për fishekë dhe plumba, pajisjet e ngarkimit dhe montimit, si dhe laboratorët e testimit. Përveç ndërtimit të objekteve, kompania turke do të ofrojë trajnime për prodhim, mirëmbajtje dhe riparim, si dhe asistencë teknike për fuqinë punëtore lokale, shkruan Telegrafi.

Nisma vjen pas dërgesave të fundit të dronëve kamikazë në Kosovë nga kompania turke Baykar, përfshirë modelin Skydagger, si dhe pas blerjes së dronëve Bayraktar TB2 në korrik 2023. Dorëzimi i Skydagger-it më 8 tetor shkaktoi reagime të ashpra nga Serbia, duke nxitur tensione diplomatike midis Beogradit dhe Ankarasë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar më herët planet për ngritjen e fabrikës së parë të municioneve dhe laboratorit për projektimin e dronëve, pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve vendore për t’u përballur me kërcënime të mundshme në rajon.

Këto zhvillime ndodhin në një periudhë kur në Kosovë vijon të jetë e pranishme forca paqeruajtëse e NATO-s (KFOR) me mbi 4,000 trupa, kryesisht në pjesën veriore të vendit, ku tensionet etnike janë rritur në dy vitet e fundit.

MKE, e cila po zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme në tregun ndërkombëtar, ka përfunduar së fundmi projekte të ngjashme në Jordani dhe Mongoli, ndërsa është në bisedime me tetë vende të tjera për ngritjen e fabrikave të municioneve dhe pajisjeve të montimit.

Gërvalla: Kemi blerë armatim nga një shtet anëtar i NATO-s, nuk e bëjmë fare në fshehtësi

Ministrja Donika Gërvalla në seancën e OKB-së foli për armatimin që e ka blerë Kosova, transmeton GAZETA PAPIRUS.

Ajo tha se Kosova ka blerë armatim nga një shtet anëtar i NATO-s, dhe jo nga Rusia dhe Kina.

Më tej ajo shtoi se këta armatim nuk e blejnë në fshehtësi.

Në këtë seancë Kosovën e përfaqësoi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se nuk ekziston ‘Kosovë e Metohi’ dhe se kjo është një gjuhë e vjetër shoviniste e Sllobodan Millosheviqit dhe shprehje e ambicieve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës.

Ao iu kundërpërgjigj përfaqësuesit serb i cili akuzoi Kosovën për blerjen e armatimit, duke i thënë se kanë blerë nga një vend i cili është anëtar i NATO-s, jo sikurse Serbia që blen armatim nga Rusia e Kina.

Remzia e pranon, është në hall për këtë gjë

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Remzie Osmani, ka bërë një rrëfim në rrjete sociale, duke treguar se ndonëse ndodhet me pushime, mendja e saj nuk largohet asnjëherë nga muzika.

Në një postim në Instastory, Remzia ka ndarë një foto gjatë një shëtitjeje mbrëmjeje, por përshkrimi që i ka bashkangjitur fotos ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Ajo ka shkruar me humor e sinqeritet:

“S’di, kam ardh me pushu e asnjë kangë s’kam fillu, s’jam tu dit çka me punu, janë sos idetë”.

Këngëtarja, e cila prej dekadash është një ndër figurat më të dashura të skenës muzikore shqiptare, duket se po përjeton një periudhë reflektimi dhe kërkimi për frymëzim të ri artistik. Edhe pse e njohur për energjinë dhe pozitivitetin e saj, Remzia ka treguar se edhe artistët më të suksesshëm kanë momente kur ndihen “pa ide” dhe pa motiv.

Ndërkohë, ne presim që pas pushimeve të rikthehet në studio për të përgatitur këngë të reja, ashtu siç di vetëm ajo!

“Është helmu atmosfera”/ Matoshi për Kurtin: Ky njeri dashakeq e shpirtvogël flet për helmimin e gjuhës – s’ka lënë individ në Kosovë pa e njollosë

Mund të mos e formojë qeverinë e re dhe zgjedhjet duket se janë alternativë. Kështu deklaroi sot në Londër kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se nuk është aspak lehtë të formohet qeveria.Ai tha se ka shumë inat e xhelozi dhe është helmuar atmosfera.

“Nuk është kollaj, se, s’di se si t’jua shpjegoj, ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vetë, është intoksikuar atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë sesa ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë Qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”, tha ai.

Lidhur me këtë, analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë se Kurti s’ka lënë individ në Kosovë pa e njollosur dhe ka tallur partitë, shoqërinë civile e përbuzur mediat.

“Albin Kurti nuk ka lënë individ në Kosovë pa e njollosë, sha e true. Si njerëzit e politikës – kundërshtarë politik – ashtu edhe gjyqtarë të gjitha niveleve deri tek Kushtetuesja që i ka intimidu e frikësu. I ka përbuzë gazetarët e mediat duke ua zvogëlu besueshmërinë në publik, aq sa nuk ka britë “vrani”!? I ka tallë partitë e shoqërinë civile dhe po ashtu aleatët e Kosovës”, është shprehur ai.Po ashtu, Matoshi ka shtuar se Kurti e ka dërguar shtetin në gjendje permanente jokushtetuese dhe ka krijuar frikë te qytetarët e pasiguri juridike, ndërsa klasën politike e ka nënshtruar.

“E ka rrëkny çdo ligj e ligjësi duke e shpjerë vendin në gjendje permanente jokushtetuese. E ka përmbysë secilën të vërtetë duke e vendosur Kosovën në distopi e të folurit për luftën e ka normalizu. Thjesht ka kriju frikë te qytetarët e pasiguri juridike, kurse klasën politike i ka nënshtruar nën mallkimin historik të tradhtisë”, ka vlerësuar analisti për Gazeta Blic.Sipas Matoshit, tani Kurti, njeri dashakeq e shpirtvogël, flet për helmim të gjuhës, derisa heronjtë e vërtetë i ka ulur te pluhuri, ndërsa kriminelët i ka bërë heronj.

“Dhe ky njeri dashakeq e shpirtvogël sot u flet kosovarëve për helmimin e gjuhës dhe komunikimit! Ky njeri mbi të gjithë, heronjtë e vërtetë i ka ulë tek pluhuni e horrat, hajdutët, kriminelët dhe bashkëpunëtorët e fashizmit serbian i ka heroizu”, ka deklaruar Halil Matoshi