I ndalohet hyrja në Shqipëri predikuesit të njohur fetar islam

Një person i cilësuar i rrezikshëm për sigurinë e vendit, për vepra të terrorizmit është ndaluar këtë pasdite në Rinas që të hyjë në republikën e Shqipërisë.

Top Channel raporton se bëhet fjalë për predikuesin fetar Imran Hosein.

Ai ishte nisur nga Amerika e Jugut, Triniadad drejt Shqipërisë për një agjendë fetare, por autoritetet e sigurisë kanë pasur ndaj tij informacione që lidhen me akte terrorizmi dhe për këtë arsye policia kufitare nuk ka lejuar që ai të hyjë në Shqipëri.

Aktualisht po mbahet në Rinas derisa të finalizohet rikthimi i tij nga vendi ku u nis.

Hosein është studiues dhe predikues islam nga Trinidad & Tobago, i njohur për komentet mbi eshatologjinë islame (shenjat e fundit të kohës) dhe çështjet botërore moderne.

Autor librash dhe ligjërues ndërkombëtar mbi ekonomi islame, politikë globale dhe interpretimin e ngjarjeve bashkëkohore në dritën e Kuranit.

Ndër temat kryesore për të cilat ai flet lidhen me Israelin. Hosein argumenton se Izraeli nuk është vetëm një shtet politik, por pjesë e një procesi historik dhe profetik që lidhet me përfundimin e botës në terminologjinë islame.

Nga ana tjetër edhe disa dijetarë dhe institucione islame e kanë kritikuar për interpretim të diskutueshëm të haditheve dhe qëndrime të pazakonta ndaj temave të caktuara.

Kurti nis gjahun për deputetë” – PDK: LVV po përpiqet t’i blejë votat për Qeverinë

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura tha se LVV ka pasur qasje armiqësore vazhdimisht me PDK-në.

Sipas tij LVV po përpiqet të blejë, deputet nga partitë opozitare për ta themeluar Qeverinë.

Në fund, deputeti deklaroi se nga grupi i deputetëve të PDK-së nuk ka votë për qeverinë e Kurtit.

“Kemi qenë të qartë se Lista Serbe nuk mund të merr vota nga PDK-ja, LVV ju e keni parë që nga fillimi me PDK-në ka pasur një qasje armiqësore vazhdimisht, nuk ka pas asnjë kontakt ose ndonjë bisedë rreth këtyre iniciative ose krijimit të institucioneve. Mendoj që nënkryetari iu takon vetëm grupeve parlamentare…. Votat e opozitës nuk mund i merr derisa nuk i kemi pas asnjë konsultim, as një borxh dikujt me i dhënë votë koti Listës Serbe e cila nuk e meriton votën e PDK-së. Mendoj që tek tash LVV e ka parë seriozisht që është në udhëkryq dhe tek tash është ka bënë përpjekje maksimale që të lëviz drejt krijimit të institucioneve dhe krijimit të Qeverisë, ka hasur në një pengesë të madhe, mendoj që edhe këto dy tri ditë ai do të bëjë çmos që të përpiqet që të kontrabandojë ose ta blejë ndonjë deputet në qoftese ekziston diku. Në PDK nuk ka votë për qeverinë e Albin Kurtit, as nga individualisht as nga grupi i deputetëve të PDK-së”, deklaroi ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Abdixhiku për Tahirin: “Nëse s’ndalet, veç me ia thirrë Gani Gecin”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar bashkëpunimin e iXhafer Tahiri, me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjatë debatit në televizionin “Dukagjini”, Abdixhiku ka ironizuar këtë bashkëpunim, duke thënë se kanë qenë kategorikisht kundër, por se megjithatë janë pajtuar.

Ai mes tjerash e ka përmendur edhe Gani Gecin.

“Unë maksimumi që kam mundur me bë, është me i thënë: mos e bëj, mos e bëj! Edhe kur më thotë ‘në rregull’, veç me e lidh fizikisht, vallahi. Se s’e dimë atë stil, edhe atë duhet me e provu – me i lidh fizikisht. Veç me ia thirrë Ganiun, ndoshta ndalet,” tha ai me ironi.

Dy kosovarë ndalohen në Mal të Zi, po shkruanin slogane pro UÇK-së

Policia në Herceg Novi të Malit të Zi ka ndaluar dy persona, të cilët raportohet se janë tifozë të KB Bashkimit, të njohur si “Arpaxhikët”.

Sipas mediave malazeze, banorë lokalë kanë raportuar se disa persona po shkruanin sllogane në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Të revoltuar nga ky veprim, disa banorë kanë tentuar të afrohen te autobusi me të cilin po udhëtonin tifozët, por policia ndërhyri menjëherë për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.

RTCG raporton se autobusi me tifozët ishte në tranzit drejt Shqipërisë dhe aktualisht është nën mbrojtjen e policisë në Igalo.

Dy shtetasit e Kosovës janë dërguar në Departamentin e Sigurisë së Herceg Novit, ku po procedohen. Ata raportohet se do të dalin para gjyqtarit për kundërvajtje gjatë mbrëmjes së sotme.

Tifozët e Bashkimit po ktheheshin nga Italia dhe hynë në Mal të Zi përmes pikës kufitare Debeli Brijeg. Sipas mediave vendase, ndalimi i tyre ndodhi pasi në Meljine ata shkruan me të kuqe grafite në një stacion transformatorësh.

Nëse shpallen fajtorë, të dyshuarit mund të përballen me gjobë, dëbim nga vendi dhe ndalim hyrjeje në Mal të Zi.

Pas paralajmërimit të Abdixhikut për masa, Xhafer Tahiri ‘shpërthen’ me reagim të ashpër

Koalicioni i lidhur ndërmjet kandidatit të LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me Vetëvendosjen, është temë e parëndësishme për LDK-në.

Kështu ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kur u pyet për këtë koalicion të bërë pa dëshirën e partisë.

“Kjo është tema më e parëndësishme për LDK-në sepse jemi në betejë në 9 komuna tjera ku jemi në garë. Vushtrria nuk është në garë sepse kemi dalë të tretit”, ka thënë Abdixhiku. Kur u pyet nga analistët se përse nuk e ka shkarkuar ende Xhafer Tahirin, Abdixhiku tha “më pritni deri më 10 nëntor”.

“Kjo marrëveshje është jo valide për LDK. Më pritni deri më datën 10 nëntor. Për punë të shpisë merremi ne vet. Njëherë do të merremi me komunat tjera ku jemi në garë”, ka thënë Abdixhiku. “Secili njeri që e shtrinë qafën para kryetarit të një partie tjetër është qyqan”, ka thënë Abdixhiku.

Kësaj deklarate i reagoi i pari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri i cili tha se “Për të vërtetën, me fakte, për marrëveshjet nën tavolinë dhe çdo gjë tjetër, nesër mrama në Kanal 10, ora 21:00h.
Lideri i mirë nuk e ‘kall’ shtëpinë e tij!”.

Ky është vendi ku u arrestua Arbër Havolli i cili po kërkohej për vrasjen që ndodhi në shtator

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 31-vjeçarit Arbër Havolli, i cili që nga shtatori ishte në kërkim për një rast vrasjeje në Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Sot, njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar gjatë një operacioni të organizuar në kryeqytet.

Arrestimi i tij vjen pas dyshimeve të bazuara për përfshirje në veprën penale të vrasjes, ndërsa veprimet e mëtejshme do të merren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Rasti kishte ndodhur më 6 shtator 2025, në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës. Viktima ishte identifikuar si Bashkim Spahiu, banor i fshatit Gllamnik./Insajderi

“O qyqan ku e ki kryetarin?”, Abdixhiku i ashpër me Xhafer Tahirin: Më pritni deri me 10 nëntor

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur i pakënaqur me vendimin e Xhafer Tahirit për të bërë koalicion me Vetëvendosjen nën sytë e Albin Kurtit në Vushtrri.

Ai ka paralajmëruar se për fatin e Tahirit do të vendoset pas 10 nëntorit, një ditë pas balotazhit për zgjedhjet lokale.

Ai e ka quajtur qyqan Tahirin dhe ka thënë se ishte i habitur se si i pranishëm ishte Albin Kurti.

“Nuk e kam ditë që Kurti ka me qenë prezent atje, nuk ma ka marrë mendja që shkon. Ish dasht me i shku me i than atje o qyqan ku e ki kryetarin tënd? Jo valla s’e kom, e pse se ki, se s’u pajtu me këtë punë. Secili njeri që e shtrin qafën për një tjetër parti e për një punë që nuk është e tija fare”, ka thënë Abdixhiku.

“Nuk ka më me qëndru në LDK e pas shpinës një kryetar tjetër të partisë”, ka thënë kryetari i LDK-së në Debat Plus.

Abdixhiku ka thënë se një ditë para se të bëhej koalicioni, i kishte kërkuar Tahirit që të mos nënshkruante.

“I kemi kërkuar Xhafer Tahirit të mos bëjë asnjë nënshkrim sa i përket marrëveshjes, një natë më herët Jemi në betejë me 9 komuna dhe nuk e kemi mendjen më të vogël me u marrë me një garë ku nuk jemi pjesë në garë”, ka thënë ai.

“Për LDK-në marrëveshja është jovalide, LDK-ja nuk e njeh. Më pritni deri më dhjetë. Mu kanë dhimtë me i nda nja 3-4 veta me bo komisione dispilinore me u marrë me letra, në vend se të merren me mbledhjen e votave. Kjo është çështje disiplinore, është çështje e brendshme e LDK-së, na lini këto ditë të merremi me garë”, ka thënë ai.

“Kur ulësh aty e shtrin qafën e ki prapa kryetarin e një partie tjetër e nuk e ki kryetarin tënd, kjo nuk është përfaqësim i denjë”, ka thënë Abdixhiku.

“Lujta, lujta”, reagimi qesharak i Abdixhikut me thirrjen e Nagavcit që të votohet “Kurti 3”

Lumir Abdixhiku ka përdorur thirrjen “lujta” të Ramiz Lladrovcit kur është përgjigjur ndaj deklaratës së Arbërie Nagavcit që deputetët e LDK-së duhet ta votojnë të dielën qeverinë “Kurti 3” me qëllim që Kosova të mos shkojë në dy palë zgjedhje.

Arbërie Nagavci ka deklaruar se pret që deputetët e partive të tjera të reflektojnë dhe të votojnë qeverinë e Albin Kurtit dhe të mos e dërgojnë Kosovën në zgjedhje të reja.

Abdixhiku ka thënë se kjo është shfaqje teatrale që do të jetë edhe të dielën.

“Lujta, lujta, nuk ki as qysh i përgjigjesh, për interes të vendit thotë votoni. Të dielën do të ketë këso mentaliteti, shfaqje teatrale”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku “ia mbyll derën” Kurtit: Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm, jo koalicion me LVV-në

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, iu ka dhënë fund zërave për një koalicion të mundshëm mes LDK-së e LVV-së për formimin e Qeverisë së re.

Abdixhiku ka deklaruar se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre, duke potencuar edhe njëherë tjetër se një koalicion mes LDK-së e LVV-së është pothuajse i pamundur.

Sipas Abdixhikut, dallimet mes LDK-së e LVV-së janë thelbësore dhe se një refuzim të tillë sipas tij e ka kërkuar edhe vetë elektorati i LDK-së.

“Kam parë e kam vërejtur qa ka interesim të padrejtë për një koalicion eventual të LDK-së në këtë fazë. E kuptoj zhurmën edhe pse po bëhet, por e ritheksoj pozicionin e pa ndryshueshëm të LDK-së. Kjo zhurmë vjen për një arsye shumë të thjeshtë. Duket se ka pasur një mësim historik në Kosovë që ka pasur një politike për qytetarin – publike, dhe një politik nën tavolinë për pushtetarin, kjo politikë ka vdekur në Kosovë. Tashmë letrat janë të hapura nuk ekziston kjo politikë, duhet të mësohemi me një politikë të re ku fjala e dhënë ka peshë. Kur një politikan thotë se i ka 61 vota ai duhet ta dëshmojë se i ka 61 vota dhe kur unë them se nuk bëj qeveri me dikë që ka vlera të kundërta prej nesh duhet ti besoni këtij konstatimi deri në fund, sepse nuk jemi në politikë për interesa e plane afat shkurta, por jemi në politikë për të dhënë një vizion sepse kemi ideal. E këtë nuk e kanë kuptuar akoma kundërshtarët prandaj kemi zhurmë.

Nuk kemi pasur kontakte as në distancë që nga letra e fundit para disa muajve. Duhet ta mësojmë elektoratin me një politikë që i qëndron besnik fjalës, ka mbaruar koha kur themi po e bëjmë jo për disa gjëra. Qëndrimi i LDK-së është i pandryshueshëm. Kemi dallime thelbësore me LVV-në, është kontribut kombëtar i LDK duke mos bashkëpunuar me një lëvizje që ka ngjallë urrejtje, ndarje, përçarje, e që e ka izoluar Kosovën”, ka deklaruar Abdixhiku në Debat Plus.

Abdixhiku ka kërkuar nga Kurti që të deklarohet publikisht se përse e ka gënjyer popullin duke thënë se i ka 61 vota.

Në fund Abidhxiku i ka falënderuar edhe deputetët e kësaj partie, pasi që sipas tij asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të bashkëpunoj me LVV-në.

Bashkëpunimi me VV-në/ Deklarohet Lumir Abdixhiku

Koalicioni i lidhur ndërmjet kandidatit të LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me Vetëvendosjen, është temë e parëndësishme për LDK-në.

Kështu ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kur u pyet për këtë koalicion të bërë pa dëshirën e partisë.

“Kjo është tema më e parëndësishme për LDK-në sepse jemi në betejë në 9 komuna tjera ku jemi në garë. Vushtrria nuk është në garë sepse kemi dalë të tretit”, ka thënë Abdixhiku. Kur u pyet nga analistët se përse nuk e ka shkarkuar ende Xhafer Tahirin, Abdixhiku tha “më pritni deri më 10 nëntor”.

“Kjo marrëveshje është jo valide për LDK. Më pritni deri më datën 10 nëntor. Për punë të shpisë merremi ne vet. Njëherë do të merremi me komunat tjera ku jemi në garë”, ka thënë Abdixhiku. “Secili njeri që e shtrinë qafën para kryetarit të një partie tjetër është qyqan”, ka thënë Abdixhiku.