Çmimi i naftës rritet në tregjet globale, këto janë çmimet aktuale në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se Indeksi Crude Brent qe ndikon në çmimet e naftës u rrit mbi 5%, gjatë ditës së djeshme.

Berjani sqaroi se kjo rritje erdhi pas sanksioneve të reja amerikane ndaj kompanive kryesore ruse të naftës, që ngriti shqetësime për një furnizim më të kufizuar në nivel global.

Ai potencoi se në të njëjtën kohë, rezervat e naftës në SHBA, ranë në mënyrë të papritur.

“Kombinimi i këtyre faktorëve ka ringjallur frikën për tregjet e energjisë dhe ka treguar se sa shpejt zhvillimet gjeopolitike mund të lëvizin çmimet e naftës” shkruan Berjani.

Berjani se sa janë aktulisht çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë.

“Çmimet aktuale në Kosovë janë: Diesel: 1.15€ deri 1.24€Benzin: 1.16€ deri 1.25€” shkruan ai.

Postimi i plotë:

Zhvillime dramatike: Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për…

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, pas kthimit nga Londra do të vazhdojë përpjekjet për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë. Kurtit i kanë mbetur edhe tri ditë deri të dielën kur i duhet ta dëshmojë para deputetëve të Kuvendit nëse i ka votat e nevojshme apo jo. Zyrtarisht nuk kanë nisur bisedimet dhe Vetëvendosje nuk ka treguar nëse i ka nisur ftesa ndonjë subjekti politik për takim.

PDK ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi për përfshirje në një Qeveri Kurti 3. Deputetja e PDK-së, Arbnore Salihu, thotë se Kurti para se të kritikojë partitë e ish-opozitës për bllokim të formimit të institucioneve, do të duhej që si i mandatuar të krijojë shumicën parlamentare.

‘’Ne e dimë që sipas Kushtetutës e drejta i takon partisë së parë që ta propozojë kandidatin për kryeministër dhe ta formojë Qeverinë. Obligimi i vërtetë është që kandidati i propozuar ta gjejë shumicën në Kuvend, sepse pa shumicë nuk mund të formohet Qeveria. Nëse Albin Kurti nuk mund ta gjejë shumicën në Kuvend prej 61 votash, atëherë ai nuk mund të fajësojë partitë e tjera për bllokim, sepse faji është tek Albin Kurit. Ai duhet ta mësojë njëherë e mirë se cila është dhe çka është demokracia parlamentare. Qeveria nuk formohet pa arritë marrëveshje politike dhe pa e pasur shumicën në Kuvend. Albin Kurti siç duket është mësuar të viktimizohet dhe me i fajësu të tjerët. Kurti ka ardhë në pushtet duke u viktimizuar dhe besoj se do të përshëndetet me pushtetin në këtë formë”, tha Salihu.

Deputetja Salihu ka mohuar zërat se PDK-ja dhe LVV-ja kanë bisedime të për formimin e Qeverisë së re

‘’PDK-ja nga fillimi ka qenë shumë e qartë në qëndrimin e saj. Edhe kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, menjëherë pas shpalljes së rezultateve e ka bërë qëndrimin tonë të qartë se nuk ka asnjë bashkëpunim dhe marrëveshje midis PDK-së dhe LVV-së. Këto nuk qëndrojnë, dhe dua të kthehet prapë tek ajo që thash, qëndrimi jonë ka qenë i qartë prej fillimit dhe vazhdon të mbetet i njëjtë. Mbetet të shihet, por nuk besoj se do të ketë Qeveri të dielën’’, tha Salihu për rtv21

LVV-ja ka këmbëngulur në partneritetin me LDK-në por kjo e fundi përfundimisht i ka thënë jo Kurtit për bashkëpunim. Liderit të LVV-së, i ka mbetur e hapur mundësia që ta përfshijë Nismën në Qeverinë e re por nuk dihet se çfarë oferte mund të ketë. Burimet e RTV21 në Nisma kanë thënë se ajo vazhdon të jetë e hapur për bashkëpunim me Kurtin, por detajet do të definohen në një takim të mundshëm Limaj-Kurti. Derisa me partitë shqiptare e ka të vështirë bashkëpunimin për formimin e Qeverisë, Kurti ka lëshuar dorën e bashkëpunimit me komunitetet jo shumicë në këmbim të votës.

Deputeti, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damka, konfirmoi për rtv21 se dy deputetët e këtij komuniteti do të votojnë për Qeverinë “Kurti 3” sepse atyre Kurti ua ka premtuar postin e zëvëndëskryeministrit.

‘’Pas zgjedhjeve parlamentare në marrë e kemi pasur një takim me i Kurtin për krijimin e Qeverisë Kurti 3 dhe kemi rën dakort që të krijojmë Qeverinë. Nuk besoj se gjatë kësaj kohe ka ndryshuar diçka. Në qoftëse do të vjen të dielën të votohet Qeveria Kurti 3 ne si dy deputetë të komuntetit turk do të votojmë, dhe sa më shpejtë të krijohet Qeveria sepse jemi shumë vonë. Nuk kemi kushte, jemi pjesë e koalicionit në Kurtin 2 kemi marrë pjesë si ministër dhe besoj se do të vazhdojë edhe në Qeverinë Kurti 3. Do të kemi postin e zëvëndëskryeministrit në Qeverinë Kurti 3, ashtu kemi rënë dakort”, tha Damka

Post qeveritar Kurti i ka ofruar edhe koalicionit Vakat. Deputeti i këtij komuniteti, Rasim Demiri, tha se mbështesin formimin e Qeverisë Kurti 3.

“Jemi në kontakt me kryeministrin Kurti. Ne e kemi konfirmuar se do të ketë mbështetje kryeministri Kurti për një gjë të tillë kemi vendos në kryesinë e partisë. Në takimet që kemi pas me kryeministrin mundemi me llogaritë se Vakat do të ketë një postë shumë të rëndësishëm në Qeverinë Kurti 3 nëse do të formohet. Do të kemi postë ministror”, tha Demiri.

Vetëvendosje me 48 deputetë, llogaritë edhe në votat e 7 nga 10 deputetë të komuniteteve jo shumicë jo serbe. Por, për të arritur shumicën e thjeshtë të votave 61 i duhet edhe 6 vota

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë

Kosova e fiton edhe një rast në arbitrazh

Republika e Kosovës ka shënuar një tjetër fitore ligjore ndërkombëtare në rastin kundër biznesmenit Bedri Selmani, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Paris, e cila ka refuzuar padinë për anulimin e vendimit të arbitrazhit të ngritur nga Selmani dhe ka urdhëruar atë që t’ia kompensojë Republikës së Kosovës shumën prej 120,000 eurosh për shpenzimet gjyqësore.

Lajmi e ka bërë të ditur zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë Blerim Sallahu.

Kjo çështje kishte nisur pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) në lëndën nr. 24443/MHM/HBH, më 1 gusht 2022, ku ishte refuzuar kërkesa e Bedri Selmanit në vlerë prej 60 milionë eurosh kundër Republikës së Kosovës, që kishte të bënte me rastin Kosova Petrol & Hotel Victory.

 

 

Në të njëjtin vendim, ICC-ja kishte urdhëruar Selmanin që t’ia kompensonte Kosovës shpenzimet e procedurës në shumën prej 1,477,165.38 dollarë amerikanë dhe 71,653.305 euro.

Pas këtij vendimi, Selmani kishte paraqitur padi për anulimin e arbitrazhit në Gjykatën e Apelit në Paris, por tani edhe kjo padi është refuzuar përfundimisht, duke i dhënë të drejtë shtetit të Kosovës.

Sipas burimeve zyrtare, Republika e Kosovës ka angazhuar një zyrë ligjore në Londër për procedurën e ekzekutimit të vendimit të arbitrazhit, meqë vendbanimi i z. Selmani ndodhet në Londër.

Ky vendim konsiderohet një tjetër fitore e rëndësishme për Kosovën në mbrojtjen e interesave të saj në arenën ndërkombëtare.

 

Arrestimi i Arbër Havollit – Policia jep detaje, çka iu konfiskua?

Gjatë ditës së djeshme nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, më konkretisht nga zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është lokalizuar dhe arrestuar Arbër Havolli.

Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit është bërë e ditur se gjatë arrestimit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. 

VRASJE E RËNDË

Podujevë 06.09.2025-19:36. Lidhur me rastin, me 23.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i njëjti  pas intervistimit dërgohet në mbajtje”

Ai ishte ishte në kërkim për vrasje. Havolli më 6 shtator të këtij viti, dyshohet i mori jetën Bashkim Spahiut

Rasti i rëndë ndodhi në Gllamnik të Podujevës, ku Havolli dyshohet se shtiu disa herë me armë mbi tashmë të ndjerin, Bashkimin.

Theksojmë se ai edhe pse ishte në arrati dhe kërkim nga Policia në disa raste paraqitej në platformën ”Tik Tok”.

Deputeti i VV-së: Të dielën do të kemi Qeveri të re – po zhvillohen bisedime…

Deputeti i Vetëvendosjes nga Obiliqi, Halil Thaçi, tha se pret që Qeveria Kurti 3 të formohet më së largu të dielën, kur edhe mbaron afati kushtetues.

Për të arritur këtë, ai tha se ka bisedime, por nuk arriti të japë detaje se më kë.

“Pres të dielën që ta kemi Qeverinë Kurti 3, shpresoj shumë se kjo do të ndodhë të dielën apo para të dielës. Shpresoj shumë se këto tri ditë do të krijohet Qeveria Kurti3. Sigurisht që ka bisedime dhe ato do të bëhen të ditura që sapo të formohet koalicioni”, ka thënë Thaçi në Tëvë1.

Duke komentuar deklaratën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se nuk do të ketë koalicion me LVV-në ai ka thënë se është e drejt e tyre, por pati edhe një porosi për Abdixhikun “ se partia nuk rritet duke bllokuar shtetin”.

E rëndë! Kaq miliona i humbi Kosova nga mosformimi i Qeverisë

Ekonomisti Safet Gërxhaliu mbrëmë në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka deklaruar se agjenda politike po e ngufat ekonominë e vendit.

 Ai ka treguar se sa para ka humbur Kosova që nga zgjedhjet e 9 shkurtit deri më tani, periudhë gjatë së cilës vendi ende nuk ka një qeveri të re.

“Sa negative ka qenë situata, tregon fakti që Kosova nuk është pjesë e ndarjeve të fondeve të destinuara për Ballkanin Perëndimor, që përbëjnë një cikël prej rreth 880 milionë eurosh. Këto fonde janë goditur në vetë thelbin e sektorëve vitalë të ekonomisë së shtetit, por edhe të vetë ekonomisë së Kosovës. Vlen të theksohet se 613 milionë euro janë projekte të pezulluara.

Janë dy procese paralele që ndihmojnë çdo shtet,  fondet IPA 2 dhe IPA 3,  nga të cilat Kosova ka humbur përafërsisht 580 milionë euro. Këto janë tri fusha substanciale për funksionimin e shtetit që janë goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë, kemi mjedisin, i cili është dëmtuar me 350 milionë euro, energjetikën, që është dëmtuar me 114 milionë euro, dhe aspektin e kulturës, që ka qenë në fokus të mbështetjes nga donatorë të ndryshëm, por është goditur me 15 milionë euro”, u shpreh Gërxhaliu.