Klosi: Kurti nuk iu bashkua UÇK-së në mal, iu tha se nuk ishte mirë me shëndet dhe nuk e përballonte jetën e malit

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi, në një intervistë për Top News, thotë se ‘Kurti është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së sepse nuk mori pjesë në atë histori”.

Kurti është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së se ka qenë vetë pjesëtar në fillimet e Demaçit, asistent i të cilit ka qenë Kurti.

Pas Rambujesë, ai nuk ra dakord në mënyrën se si u trajtua, ai iku, iku edhe ky”, thotë Klosi.

Ai ka thënë se UÇK e luti Kurtin që të dilte bashkë me ta në mal, por sipas Klosit, Kurti refuzoi me arsyetimin se ‘nuk ishte mirë me shëndet’.

Ju lutën që ta ndihmonin nëse donte të merte pjesë të dilte në mal. Nuk ishte aq i ri ky në krahasim me të tjerët.

U justifikua që nuk jam mirë me shëndet dhe unë nuk e përballoj dot jetën e malit dhe u tërhoq.

Që atëherë, sigurisht e ka ndjerë veten të mangët se pse nuk mori pjesë. Ai nuk mori pjesë në çlirimin e Kosovës që ishte fenomeni më i madh në historinë e kombit shqiptar, në shekujt e fundit po themi”, tha Klosi.

A do t’i ketë votat për nesër? – Kurti zgjedh heshtjen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse do t’i ketë 61 votat për ta bërë Qeverinë nesër.

Ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth kësaj çështjeje pas pjesëmarrjes në një aktivitet në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

Kurti, njëkohësisht nuk ka treguar se a është në kontakt me dikë nga partitë e tjera për t’i siguruar votat që i nevojiten për ta bërë funksional ekzekutivin.

Seanca e Kuvendit për qeverinë e re është caktuar për nesër me fillim nga ora 10:00.

Prokuroria nis hetimet për çështjen e shtrenjtimit të rrymës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me çështjen e shtrenjtimit të energjisë elektrike në vend.

Në një postim në facebook, Bajrami ka reaguar pas faturave të fundit të energjisë, duke thënë se ato po rëndojnë buxhetin e çdo familjeje kosovare.

“Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje. Tetori s’ka qenë aspak i ftohtë, por secili tashmë brengoset se sa do të jetë fatura në muajt e dimrit”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka theksuar se gjatë mandatit të tanishëm, çmimi i energjisë elektrike është dyfishuar për familjet dhe trefishuar për bizneset, gjë që sipas saj ka ndikuar në rritjen e përgjithshme të çmimeve në treg.

 

 

Deputetja ka njoftuar se në fillim të këtij muaji ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale, në lidhje me atë që e quan “mafi energjetike”.

“Ka një lajm të mirë: çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time për këtë çështje”, ka përfunduar ajo./IndeksOnline/

 

Kërcasin boksat mes dhëndërrit e baballakut në Istog, e bëjnë njëri – tjetrin për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se një dhëndër dhe baballëku i tij janë përleshur gjatë ditës së premte në Istog.

Bazuar në njoftimin e lëshuar nga organet e rendit, të dyshuarit u rrahën pas një mosmarrëveshje, derisa që të dy kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Të njëjtit pas intervistimit  me vendim të prokurorit janë liruar.

“Janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (dhëndër dhe baballëk-babai i bashkëshortes), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.  Të njëjtit pas intervistimit  me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Sulmohen policia e Kosovës

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar nga një person në stacionin policor në Vushtrri.

Ai fillimisht ishte arrestuar pasi kishte kanosur policët të cili kishin shkuar në shtëpinë e tij për ta mbikëqyrë nëse i njëjti është duke respektuar masën e arrestit shtëpiak.

Më pas ai në stacion kishte tentuar të arratiset dhe është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i kishte kanosur dy zyrtarë policorë kur ata kishin shkuar në shtëpinë e tij për ta mbikëqyrë atë a është duke e zbatuar masën e arrestit shtëpiak. I dyshuari derisa kishte qenë brenda në stacion policor është arratisur nga stacioni, por është arrestuar prapë. Brenda në stacion policor i dyshuari duke dalë nga tualeti e ka shtyrë me ndor një zyrtarë policor dhe ka tentuar të arratiset, ku si pasojë zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë tentimit për tu arratisur i dyshuari është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia.

Haxhi Avdyli: Sapo më kërcënoi ish-shoferi i Avdullah Hotit, më tha se do të më gjej i njëjti fat si i qytetarit në shesh

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, është lajmëruar mbrëmjen e djeshme, duke njoftuar se ish-shoferi i Avdullah Hotit, Bislim Morina, i cili sipas tij i shërbeu gjatë kohës sa ky i fundit ishte ministër, e ka kërcënuar përmes rrjeteve sociale, raporton GazetaDemos.

Sipas Avdylit, e gjithë ngjarja vjen nga fryma e krijuar dje gjatë ditës në sheshin e Prishtinës, ku deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e goditi një qytetar pas ofendimeve ndaj të njëjtit.

Avdyli tha se kërcënimi ka përmbajtjen e paralajmërimit të dhunës së ngjashme, teksa publikoi edhe bisedën me të, në të cilën shihet se Morina shkruan; “A, Haxhi qamik, kur i rras hundët gjithkund, kështu të gjenë”.

“Sapo më shkroi në mesazhe private e më kercënoi pa nevojë, ish shoferi i ish ministrit Avdullah Hoti, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës. I trimëruar nga dhuna në shesh, më paralajmëron që nëse un i futi hundët gjithkah do më gjen njëjti fat. 🤔 Bislim Morina, është poashtu vendas dhe shumë i afërt i Avdullahut, edhe sot”, tha ai.

Avdyli gjithashtu i bëri thirrje organeve të rendit ta verifikojnë nëse ky kërcënim sipas tij, i erdhi me apo pa aprovimin e Avdullah Hotit.

“Prandaj organet e rendit duhet ta verifikojnë ndër tjera, nëse ky mesazh privat kercenues është bërë me apo pa aprovimin e Avdullah Hotit”, tha ai.

Tragjike: Kjo është mërgimtarja nga Kosova që humbi jetën në një aksident në Gjermani

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 tetor në Gjermani, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një mërgimtare nga Kosova.

Viktima e këtij aksidenti është Jeta (Naim) Kozmaqi, lajm që është konfirmuar tashmë edhe nga familjarët e saj, të cilët kanë njoftuar për ceremoninë mortore.

Lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në varrezat e fshatit Mazgit të Obiliqit.

Sipas njoftimit të familjes, “E pamja (e dielë, e hënë, e martë) do të mbahet në Hotel Star Hill në Prishtinë (te Rrethi i Madh), afër Banesave të Arabëve, prej orës 09:00 deri në 17:00”.

Familjarët dhe miqtë kanë shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje tragjike, duke e kujtuar Jetën si një vajzë dhe studente shembullore.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se në Gjermani tragjikisht humbi jetën mbesa ime Jeta, studente shembullore e Fakultetit Juridik. Prehu në parajsë, engjëlli i xhaxhit”, ka shkruar xhaxhai i saj në rrjete sociale.

Osmani për përfundimin e mandatit: Asnjëherë s’mendoj ku do të jem unë, por ku do të mbetet Republika e Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, s’ka pranuar të flas se a do të vazhdojë të jetë pjesë e skenës politike edhe pasi t’i përfundojë mandati i presidentes në pranverën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, Osmani ka deklaruar se populli i Kosovës është ai që vendos për këtë duke theksuar se nëse qytetarët duan që ajo të vazhdojë të jap kontribut për Kosovën, ajo do të vazhdojë të bëjë një gjë të tillë.

‘‘Unë nuk mendoj asnjëherë se ku do të jetë Vjosa Osmani, mendoj gjithmonë vetëm se ku do të mbetet Republika e Kosovës, dhe në qoftë se populli i Kosovës dëshiron që unë akoma të jap kontribut për Republikën tonë, atëherë do të vazhdojë ta jap atë kontribut”.

“Nëse qytetarët e Kosovës, nuk dëshirojnë të më shohin duke dhënë kontributin në politikë, unë gjej mënyra të tjera për të kontribuar për shtetin tim. Çka është më rëndësi është që unë do të vazhdojë të jem në Republikën e Kosovës, duke dhënë kontribut qoftë profesional qoftë politik’’, ka deklaruar ajo për DW.

Dërgohet nga prindërit në QKMF një foshnjë pa shenja jete, policia nis hetimet

Policia ka njoftuar se e prindërit e kanë dërguar dje një foshnjë në QKMF pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur në Obiliq dhe policia ka nisur hetimet.

Rr. Shkupi, Obiliq  24.10.2025 – 16:20. Raportohet se nga prindërit në QKMF është sjell pa shenja jete foshnja viktima mashkull. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport.

“Zemaj u sulmua nga militanti i Vetëvendosjes”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj,  gjatë ditës së sotme është përfshirë në një incident fizik me një qytetar.

Pas ngjarjes, avokati i tij, Besnik Berisha në studion e “Info Natës” ka sqaruar se Zemaj është detyruar të vetëmbrohet për shkak që siç thotë “militanti i LVV-së e ka sulmuar”.

Avokati theksoi se sulmi ka pasur ngjyrim politik.

“Nuk ishte tentim për sulm, ishte sulm, i cili nisi me provokim… u nis drejt tij për ta sulmuar, por duket që trimërinë e patë të kufizuar në përqindje dhe u kthye pastaj për të përdorur metoda tjera deri në ndërhyrjen e qytetarëve. Tashmë është kuptuar dhe është publike që është një militant i LVV-së, sulmi ka qenë absolutisht i motivuar për bindjet e tij politike dhe rrjedhimisht ka ngjyrim politik”, tha Berisha në Tëvë1.

Ai shtoi se ligji lejon vetëmbrojtje për aq kohë sa reagimi është proporcional me rrezikun.

“Absolutisht, nuk ka asnjë dilemë, dhuna nuk duhet të jetë as temë, as nuk duhet të promovohet, as normalisht të tolerohet, por dhuna edhe ligjërohet lejohet t’i përgjigjesh me dhunë për aq kohë sa është proporcionale dhe për aq kohë sa nuk ke mjet tjetër për ta shmangur sulmin. Besoj që në rrethanat që ai është gjendur nuk e kanë lejuar ose nuk e kanë ofruar mundësi për t’u kujtuar gjatë se a do ta godet ai me të majtën, apo do ta godet me të djathtën, ose të nxjerrë diçka nga xhepi. Forma e vetme për ta neutralizuar si sulm ka qenë ajo që është ndërmarrë”, deklaroi avokati.

Berisha thotë se rasti i sotëm, tregon mendësinë e një pjese të madhe të qytetarëve të Kosovës.

“Nuk është një ngjarje që duhet ta duartrokasim dhe e kemi mirëprit, por fatkeqësisht kjo është mendësia e një pjese të qytetarëve tanë, të cilët nuk kursejnë as identitetin, as profesionin, as fizikun e as integritetin e dikujt dhe ndodhi ajo që ndodhi që z.Zemaj u gjend në një situatë ku normalisht që fyerja e rëndë që përjetoi dhe sulmi që u ndërmor ndaj e detyroi të mbrohej në mënyrën se si është mbrojt”.

Ndërkaq, Zemaj ka kërkuar falje për rastin. Ai ka thënë se reagimi që ka bërë nuk ia përfaqëson bindjet personale e as parimet si deputet.