Reshje shiu, IHMK: Në këto zona priten vërshime të shpejta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se reshjet e shiut, të cilat kanë filluar gjatë orëve të para të ditës së sotme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim me intensitete të ndryshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thekson se në disa zona pritet të ketë vërshime të shpejta, sidomos në rrjedhat lumore me karakter malor.

“Probabiliteti për tejkalimin e pragut të reshjeve për periudhën dyvjeçare është 47%, ndërsa për periudhën pesëvjeçare është 25% brenda dy ditëve të ardhshme. Zona më e prekur parashikohet të jetë pellgu i lumenjve Sitnicë (Zona e Prishtinës), Morava Binçës, Drini Bardhë (Ereniku, Lumi i Istogut, Klina, Mirusha) dhe Lepenci”, thekson Instituti.

Sipas njoftimit, nuk priten përmbytje të mëdha, për shkak të kushteve të thata që kanë ulur nivelet e lumenjve.

Instituti i bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve për vëmendje të shtuar në këto zona gjatë periudhës së reshjeve intensive.

Matoshi: Shteti i Kosovës po funksionon, Kurti gjithmonë ka qenë kundër kësaj Republike

Analisti politik Halil Matoshi ka deklaruar se pavarësisht zhvillimeve të fundit politike, institucionet e Republikës së Kosovës po funksionojnë normalisht. Këto komente ai i bëri në emisionin “Adresa” në Kanal10, ku foli për situatën aktuale politike dhe qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Shteti i Kosovës po funksionon, unë sonte po ndihem krenar me Gjykatën, me të gjitha nivelet e gjyqësisë. Sistemi i Republikës së Kosovës nuk bjen, kot e keni. Kurti gjithmonë ka qenë kundër kësaj republike,” ka deklaruar Matoshi.

Matoshi shtoi se funksionimi i institucioneve të drejtësisë është dëshmi se shteti është më i fortë se çdo individ apo parti politike.

Fatmir Spahiu tregon bisedën me Albin Kurtin para propozimit për ministër

Fatmir Spahiu ka bërë të ditur publikisht se ka pranuar ftesën për pozicionin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, duke falenderuar kryeministrin Albin Kurti për besimin e treguar në aftësitë e tij profesionale.

Ai thekson se, pavarësisht se nuk u votua, ndihet mirënjohës për përzgjedhjen e tij, veçanërisht pasi nuk është anëtar i ndonjë partie politike.

“Po kjo ftesë më është përmendur disa javë më përpara më është thënë se siku të propozohej rmti im për ministër të kulturës dhe turizimit a do ta pranoja, natyrisht e kam konsideru e kam parë e kam diskutu me familjen time kemi ardh në një përfundim që krejt këto ankesa që i kemi krejt këto vrejtje që i kemi të jap një kontribut”.

“Sot ma ka kërku edhe një konfirmim se a jam për dhe se se kam pyetur se a i ka numrat a si ka”, shtoi Spahiu.

 

LDK në Fushë Kosovë arrin koalicion me këtë parti

Besnik Osmani, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, ka arritur koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në këtë komunë.

Osmani e ka njoftuar këtë me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, duke thënë se së bashku është hartuar edhe plani qeverisës, shkruan Insajderi.

“Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë”, tha ndër të tjera ai.

“Gjatë këtyre ditëve, dy degët tona kanë punuar së bashku në hartimin e planit qeverisës dhe, në koordinim të plotë edhe me qendrën, kemi nënshkruar marrëveshjen për qeverisjen gjithëpërfshirëse për mandatin e ardhshëm qeverisës”.

“Kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara, me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve”, përfundoi Osmani. /Insajderi.org/

 

Labi reagon pas dështoi të formohet Qeveria e re: Përgjegjësia ndaj atdheut është më e rëndë se vdekja

Edhe ish-deputeti, njëherit këngëtari Labinot Tahiri i njohur si Lai ka reaguar pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re.

Ai ka shprehur keqardhje për situatën politike në Kosovë, duke kritikuar deputetët që, sipas tij, nuk po tregojnë përgjegjësi ndaj vendit.

Postimi i tij i plotë:

Mirëdita shqiptar e gurbetqar! ♥️🫡

Më vjen keq që shumë deputetë të këtyre zgjedhjeve parlamentare të fundit nuk e përjetuan se çfarë do të thotë të kesh përgjegjësi ndaj vendit sepse si duket vendi do të shkoj sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme!

Uroj që në zgjedhjet e ardhshme ta keni fatin të kontribuoni ashtu siç ua do zemra dhe ndërgjegjja.

Fat të mbarë Kosovës dhe Shqipërisë.

Unë besoj se tani jam gati të vazhdoj sërish, për të kryer punë përmes shtetit me përgjegjësi të plotë ashtu si ndaj familjes sime. Punë që nuk do t’i kisha premtuar, por do t’i kisha kryer për çdo shqiptar e qytetar të cilët e duan Kosovën si familjen e vet.

E dini mirë se çdo shqiptari i jam përgjigjur me PO edhe kur unë kam sfiduar vetën dhe karrieren vetem që të jua lehtesoj jeten në kërkesat më të rënda të jetës së tyre, e aq më tepër në ato që i përkasin shtetit ku kam dhuruar mjete financiare me mundesi sepse kam kam dashur të kontribok në çdo fushë vetëm pse e dua kombin dhe atdheun më shumë se veten time.

Mos harroni se; përgjegjesia ndaj atdheut, është më e rënde se sa vdekja.

Me nderime,
Labi – Kosovë e Shqipërisë

Kurti nuk e propozoi më ministre, reagon Nagavci

Edhe pse Kurti dështoi formimin e qeverisë së re, Arbërie Nagavci mendon që është koha e tij dhe e LVV-së.

Kështu ka deklaruar ajo në një postim në Facebook, ani pse Kurti nuk e përfshiu në kabinetin qeveritar që synonte t’i merrte votat e nevojshme sot.

Arbërie Nagavci u la jashtë listës për udhëheqje të ndonjë ministrie, derisa mandatin e fundit ishte në krye të Ministrisë së Arsimit.

Reagimi i saj i plotë:

Lëvizja ka qenë dhe do të mbetet përherë me qytetarët, për të mirën e vendit, për drejtësi, për barazi e zhvillim. Qytetarët e dinë këtë, ata vlerësojnë integritetin e Kryeministrit Albin Kurti, guximin e tij, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij të palëkundur.

Falë Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrit Kurti, Qeverinë e Kosovës nuk e përcakton më Beogradi përmes Listës Serbe, ata nuk janë më faktorë në vendimmarrje.

Nuk ka më as marrëveshje koalicioni që në nenin e parë parashikojnë “… do të formohet Asociacionin brenda 3–5 muajsh”, siç ishte rasti me marrëveshjen PDK–LDK–Srpska.

Shteti nuk mund të dëmtohet për hir të pushtetit!

Sot, PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe, të gjithë bashkë, pamundësuan jetësimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve, pamundësuan formimin e Qeverisë Kurti 3. Ky është skenar që e kemi parë edhe më herët, kur u rrëzua Qeveria Kurti 1.

Por, sa herë që përpiqen të na ndalin, ne dalim edhe më të fortë.

Vazhdojmë punën, angazhimin dhe përkushtimin për vendin tonë. Për zhvillim, për drejtësi, për Republikën!Kthim prapa s’ka.

Është koha e Albin Kurtit, është koha e VETËVENDOSJES!

 

Aktori mbështet propozimin e Fatmir Spahiut ministër: Sakrificë e madhe, e çmoj edhe guximin e Kurtit

Aktori Shkumbin Istrefi ka përshëndetur vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, që Fatmir Spahiu të jetë ministër i Kulturës.

Istrefi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se Spahiu do të ishte një ministër i shkëlqyer dhe se për të do të ishte një sakrificë e madhe, shkruan Insajderi.

“Kete status nuk po e shkruaj per Bufin, po per shume te tjere qe e paragjykojne njeriun, dhe mendojne qe nje aktor i cili eshte i popullarizuar ne ate mase sa eshte Bufi, nuk mund apo nuk duhet te hyje ne politike. Apo apriori mendojne qe nuk eshte per ate pune?!?!?!?!. Ju lutem, mos paragjykoni njerez. Eshte sakrifice e madhe e nje njeriu te popullarizuar te pranoje te kandidohet per minister”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e tij.

“Poashtu cmoj edhe guximin dhe vendimin e Albin Kurtit qe te kerkoje emra jashte partiak. Kjo duhet te behet praktike edhe per partite tjera sipas meje. Jemi lodhur nga intereset partiake. Kosova nuk eshte e partive por eshte e njerezve qe jetojne ketu”, tha ndër të tjera Istrefi.

 

Ky është 19-vjeçari shqiptar që u gjet pa shenja jete në banesë nga i vëllai

Një 19-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët, kurse shkaqet mbeten të panjohura dhe ngjarja është e veshur me hije dyshimi.

Kur vëllai i tij hyri në dhomën e gjumit, e pa Flavio Saraçin të rrëzuar dhe të palëvizshëm dhe shkoi të shihte se çfarë po ndodhte. Ishte një tronditje e vërtetë atëherë kur kuptoi se vëllai i tij më i madh, një djalë i fortë dhe atletik, tani ishte i vdekur.

Tragjedia të premten, më 24 tetor, në Provincën e Pistoias. Vdekja e tij ishte aq e papritur, sa është aktualisht e pashpjegueshme për autoritetet. I riu merrej me sporte dhe nuk kishte probleme shëndetësore të shfaqura.

Ndërkohë, kjo është humbja e dytë serioze brenda vetëm pak ditësh që godet Masotti-n, një fshat në Serravalle Pistoiese, me vdekjen e një të riu në lulen e jetës, më pak se një javë pas aksidentit fatal që vrau shtatëmbëdhjetëvjeçarin Matteo Ducceschi. Të dy jetonin në fshatin në provincën e Pistoia-s, informon media italiane.

Këtë herë, një sëmundje fatale i mori jetën Flavio Saracit, duke lënë një familje në shok të plotë. I riu me sa duket ishte në dhomën e tij kur vëllai i tij më i vogël hyri dhe e gjeti të pajetë.

Gjithçka ndodhi brenda pak minutash, rreth orës 6 të mbrëmjes. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë dhe i riu u dërgua me urgjencë në Spitalin San Jacopo, por mjekët mundën vetëm të konfirmonin se nuk kishte asgjë më shumë që mund të bënin për Flavion, duke i lënë prindërit e tij, të shkatërruar nga një tragjedi kaq e papritur dhe e madhe, në humnerën e dëshpërimit të tmerrshëm, shkruan media italiane.

Familja u nxitua menjëherë për në spital, të paaftë të besonin se zemra e djalit të tyre të dashur nuk po tregonte më shenja jete, dhe në mënyrë të kuptueshme iu dorëzuan pikëllimit dhe ankthit.

Flavio Saraci ndoqi shkollën e mesme të shkencave të aplikuara në Institutin Filippo Pacini në Pistoia, ku u diplomua vitin e kaluar. Ata që e njihnin e përshkruanin si një të ri të gjatë dhe atletik, i cili merrej me sporte dhe kishte një personalitet të qetë dhe të rezervuar.

Shkaku i sëmundjes së tij të papritur është aktualisht i panjohur , por mjekët në Spitalin San Jacopo, ku ndodhet trupi i tij, ka të ngjarë të kryejnë një autopsi. Humbja e tij ka tronditur komunitetin shqiptar të zonës dhe gjithashtu shkollën e të riut.

Canaj: Kurti ende po jeton me shpresën për t’i marrë 500 mijë vota

Analisti politik Blerim Canaj ka sqaruar se është hera e parë që në Kosovë një qeveri nuk i merr votat e nevojshme për t’u formuar pas zgjedhjeve nacionale.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se qytetarët kanë treguar qartazi se duan një qeveri koalicioni dhe jo vetëm të një partie.

“Është hera e parë që po na ndodh të dalë një qeveri e të mos votohet, është edhe hera e parë që një qeveri në detyrë provon të ndërtojë qeveri jashtë vullnetit dhe dëshirës së popullit, si është votuar. Të gjithë e dimë se qytetari ka thënë se ‘dëshirojmë një qeveri koalicioni, sepse asnjëra nuk ka pasur mbi 50 për qind të votave’.”

“E shihnim se nuk kishte asnjë interesim që të ndërtohej një koalicion nga partia e parë, e pamë një ofertë drejtuar LDK-së, ishte si një ofertë ‘ja ku e keni’, gjuha brenda letrës ishte ‘ja e keni, por mos ejani’,” ka thënë Canaj.

Canaj ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje po frikësohet se mos “përbihet nga Partia Demokratike e Kosovës”, pasi sipas tij nuk ka biseduar për koalicion me këtë subjekt politik, i cili doli i dyti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, transmeton Klankosova.tv

“VV po qëndron në mes të dëshirës për ta përbirë LDK-në dhe të frikës së të përbihet nga PDK-ja. Pse po e them këtë? Të gjithë e dimë se LDK, që ka qenë e treta dhe do të mundësonte të formohej qeveria, nuk i është bërë një ofertë PDK-së për formim të qeverisë. Kjo flet për mosdëshirën e Kurtit që të ndajë pushtet.”

I njëjti tha se Kurti jeton ende me dëshirën që t’i marrë 500 mijë vota.

“Ai jeton me shpresën se do t’i marrë ato 500 mijë votat që i ka pritur në zgjedhjet e kaluara. Ende shpreson, unë më nuk besoj se do t’i marrë apo jo. E tëra ecuria dhe të gjitha parakushtet na kanë treguar se LVV-ja dhe Kurti dëshirojnë që këtë vit thjesht të udhëheqin në një formë sikur do të dëshironte çdo diktator, të udhëheqin pa parlament dhe me shkelje të ligjeve,” tha Canaj.