E rëndë: Vdes në spital 6-vjeçarja e lënduar nga zjarri në Maliq – Ditën e ngjarjes humbën jetën nëna dhe vëllai i saj

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në shtëpinë e saj në Maliq. Nefeli Hazisllari ndodhej e shtruar prej 6 ditësh në Pediatrinë e Tiranës, pasi pësoi plagë të rënda nga flakët që përfshinë banesën. Flakët i morën jetën edhe nënës së saj dhe vëllait, Rrahime dhe Luka Hazisllari.

Ishte ora 13:30 kur teksa fëmijët luanin në një sfungjer në kuzhinën e tyre shumë të varfër, Rrahime Hazisllari 40-vjeçe pikasi tymin e zjarrit. Minutat ishin të tmerrshme dhe shumë tragjike. Rrahimja kishte mundur t’i nxirrte të vegjlit e saj, Lukën 13-vjeç dhe vajzën 6-vjeçare, ndërsa vetë mbeti e vdekur në derën e kuzhinës.

13-vjeçari Luka Hazisllari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën kurse 6-vjeçarja kishte të djegura të shumta në trup, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, u dërgua  në QSUT në Tiranë.

E mitura ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe u intubua në reanimacion, por nuk mundi t’ja dalë, duke thelluar bilancin e tragjedisë me 3 viktima.

Ganimete Musliu ironizon pas dështimit të formimit të Qeverisë Kurti 3: Fjalimet lamtumirëse janë gjithmonë të gjata

Me 56 vota për, 52 kundër dhe katër abstenime, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë Qeverinë e re të vendit, me Albin Kurtin të mandatuar për kryeministër.

E pas dështimit të formimit të Qeverisë Kurti 3, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar në Facebook.

Në mënyrë ironike ajo shkruan ”Fjalimet lamtumirëse janë gjithmonë të gjata”.

S’iu bë Qeveria, reagon edhe Dejona Mihali

Koorinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka reaguar pasi Kurti nuk mori votat e mjaftueshme në Kuend, për qeverinë e tij.

 

Mihali ka thënë se do ta vazhdojnë punën si çdo ditë, pasi ashtu e kërkon interesi publik e shtetëror.

 

Muharremi: Dështim i madh, 400 mijë vota u hodhën posht nga Albin Kurti në kërkim të pushtetit absolut

Analisti, Shenoll Muharremi ka reguar pas dështimit të formimit të Qeverisë së re.

Muharremi përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur si dështimin më të madh të historisë parlamentare dhe qeverisjes

“Potencialisht dështimi më i madh në historinë e parlamentarizmit dhe qeverisjes.
Rreth 400,000 vota të fituara u hodhën poshtë nga Albin Kurti dhe LVV në kërkim të pushtetit absolut. Një lojë e rrezikshme, në stilin e bixhozit dhe kasino’o krejt, o asgjë; që përfundoi me asgjë.Ky është rekord negativ historik me 42.3% të votave me dështu me formu qeveri dhe vështirë se do të thyhet ndonjëherë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë;

 

U propozua për ministër nga Kurti, reagon Andin Hoti

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ishte i propozuar nga mandatari Albin Kurti për postin e Ministrit për Familje dhe Mirëqenie Sociale.

Meqenëse formimi i Qeverisë “Kurti 3” dështoi, Hoti përmes një postimi në Facebook theksoi se vendimi i tij ka qenë i bazuar mirë në rrethanat aktuale. Ai shtoi se përgjegjësia e tij ndaj qytetarëve mbetet e pandryshuar.

Tutje, Hoti theksoi se punën politike e sheh si një mjet shërbimi dhe jo përfitimi personal.

Postimi i plotë:

Puna në institucione nuk është privilegj, por detyrë shërbimi ndaj qytetarëve.

Pavarësisht që sot nuk u arrit të formohet Qeveria e re, ky është një realitet politik që duhet pranuar me qetësi dhe përgjegjësi.

Pa dashur të përfshihem në debatet politike apo atmosferën e krijuar në vend, më vjen keq që ende na mungon vetëdijesimi për veprim të unifikuar në shërbim të interesave shtetërore e kombëtare.

Jam mirënjohës për vlerësimin dhe besimin që më është dhënë për të udhëhequr një dikaster kaq të rëndësishëm si Ministria për Familjen dhe Mirëqenien Sociale, pjesë e kabinetit qeveritar të z. Kurti, një ministri që përfshin kategoritë më të ndjeshme sociale në Republikën e Kosovës.

Ky është vendim i imi, i menduar mirë dhe i bazuar në rrethanat aktuale.

Përgjegjësia për njerëzit do të mbetet e pandryshuar, ashtu si edhe përkushtimi ndaj punës dhe ndaj vendit tonë.

Duke e parë politikën si mjet shërbimi dhe jo përfitimi, aty ku jam, aty ku do të jem, dhe aty ku më besohet puna ime, do të vazhdoj të jem në shërbim të qytetarëve dhe të vlerave që na bashkojnë.

Nuk përmbahet Egli, shfaqet pa të brendshme në postimin e fundit

Ish-finalistja e Big Borhter Vip Albania 4, Egli Tako është një nga emrat me të përfolur të momentit në show bizin shqiptar.

Ajo ka qenë goxha aktive këtë verë nëpër mbrëmje muzikore.

Egli nuk ka qenë indiferente as ndaj rrjeteve sociale, ku vazhdimisht ka qenë akitve me postime të ndryshme nga përditshmëria e saj, raporton IndeksOnline.

Këngëtarja se fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet goxha provokuse.

 

E veshur me fustan të shkurt, ajo zbulon se nuk ka veshur fare të riçipeta.

Kaq joshse po duket në këtë imazh këngëtarja nga Shqipëria.

Dështimi i formimit të Qeverisë, ja kur do të kemi zgjedhje të reja

Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë.

Kreu i partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se do t’i kërkojë presidentes Vjosa Osmani që të shkohet në zgjedhje menjëherë.

E sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.

Deri atëherë, Qeveria në detyrë do t’i kryente detyrat e saj.

“Koha e hajvanllekut ka kaluar” -Jeton Zogjani thumbon Fatmir Spahiun pas propozimit për ministër nga Kurti

Aktori, Jeton Zogjani, ka reaguar me ironi pas statusit të kolegut të tij, Fatmir Spahiu, i cili sot njoftoi se ishte propozuar nga Albin Kurti për postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Zogjani, në një postim në Facebook, shkroi:

“Nuk jam anetar i asnje partie politike, por z. Kurti me propozoi per minister! 😂😂Amon mos na fulliratni, se koha e hajvanllekut ka kaluar!”.

Ky reagim erdhi pasi Spahiu publikoi një status ku falënderonte Kurtin për besimin dhe e cilësonte veten si profesionist të pavarur nga politika.

“E falënderoj zotin Kurti që tek unë pa një profesionist që do ta kryente mirë këtë detyrë, sidomos për përzgjedhjen e një personi që nuk është anëtar i ndonjë partie politike”, shkroi Spahiu ndër të tjera.

 

Dështimi i formimit të Qeverisë “Kurti 3”, reagon Presidenca

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë Qeverinë e re, pasi që në seancën e jashtëzakonshme të kësaj të diele, ku e vetmja pikë e rendit të ditës ishte krijimi i qeverisë, “Kurti 3” mori vetëm 56 vota për, 52 deputetë votuan kundër dhe katër të tjerë abstenuan.

Kreu i Kuvendit, Dimal Basha, në mbyllje të seancës u shpreh se përgjegjësia tani kalon te Presidentja Vjosa Osmani.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidentja duhet të emërojë një mandatar të dytë brenda dhjetë ditësh, i cili ka gjasat më të mira për të formuar qeverinë.

Megjithatë, Presidentja Vjosa Osmani do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese.

Këtë e bëri të ditur për Insajderin, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, deklaroi ai.

Kujtojmë se krerët e partive opozitare PDK, LDK, AAK dhe NISMA, si gjatë seancës, ashtu edhe pas përfundimit të saj, deklaruan se nuk do të bëjnë shumicën dhe se vendi duhet të përgatitet për zgjedhje.

Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e thirrjes.