Dështimi i Kurtit për t’u zgjidhur Kryeministër, lajmërohet Enis Ujkani: Prej nesër do jemi aty të shijojmë lirinë nga shkatërruesit

Moderatori dhe producenti i njohur, Enis Ujkani, ka reaguar nga Gjermania menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 3, duke publikuar një mesazh që reflekton qartësisht kënaqësinë e tij për këtë zhvillim politik.

Në një postim në Instagram, ai shkroi:

“Kosova jonë e dashur. Prej nesër do të jemi aty, ta gjallërojmë, ta gëzojmë, ta shijojmë çdo moment. Këtë liri nga shkatërruesit.”

Reagimi i tij vjen vetëm disa javë pasi ai u largua nga Kosova, duke e bërë publikisht përgjegjës kryeministrin Albin Kurti për këtë vendim. Në deklaratën e tij të asaj kohe, Ujkani kishte thënë:

“Albin mashtruesi, psikopat. E shkatërroi këtë vend”

Tani, me postimin e tij nga Gjermania, moderatori lë të kuptohet se pret një “rilindje” të vendit pas rrëzimit të qeverisë që ai e kishte quajtur më parë “simbol i shkatërrimit dhe mashtrimit”.

Fitore Pacolli u propozua për ministre në Qeverinë Kurti 3

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, që do të hidhet në votim për pak, shkruan Reporteri.net.

Në emrat e propozuar ka befasi. Glauk Konjufca është prezantuar për Kryediplomat, Donika Gërvalla për Ministre të Drejtësisë, kryeparlamentari Dimal Basha për Ministër të Infrastrukturës, Fitore Pacolli për Ministre të Mjedisit. Andin Hoti pritet të jetë Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale.

Sveçla, Vitia, Murati, Maqedonci do të jenë në ministritë e njëjta.

Ndërkohë, Besnik Bislimi nuk është përmendur për ndonjë pozitë.

Kabineti qeveritar:

Zëvendësministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, – Glauk Konjufca

Zëvendësministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu

Ministër i Shëndetësisë  – Arben Vitia

Ministër i Arsimit – Avni Zogiani

Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit – Blerim Gashani

Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha

Ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshall.

Bajrami: Po shkojmë drejt zgjedhjeve

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami pas dështimit të formimit të qeverisë “Kurti 3”, tha se po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas Bajramit, ka qenë e ditur që nga fillimi që LVV nuk i ka votat për krijimin e qeverisë.

“I patë zhvillimet dhe u vërtetua ajo që e kemi ditë nga fillimi, që LVV edhe pse fituese,  nuk i pat numrat për krijimin e qeverisë, për kundër faktit që me dhjetëra herë kanë potencuar se të krijohet Kuvendi sepse pastaj i kemi numrat e qeverisë”, tha Bajrami.

U propozua për ministër nga Kurti, reagon Bufi

Emri i aktorit të njohur Fatmir Spahiu u përmend sot nga kryeministri Albin Kurti si propozim për të drejtuar Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

Spahiu konfirmoi vetë në një postim publik se kishte pranuar ftesën për këtë pozitë, duke e falënderuar Kurtin për besimin dhe për faktin që kishte përzgjedhur një profesionist jashtë radhëve të partive politike.

Megjithatë, qeveria e Kurtit nuk arriti të marrë votëbesimin në Kuvend, pasi siguroi vetëm 56 vota nga 61 sa nevojiteshin, çka e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Në reagimin e tij, Spahiu shkroi me humor e qetësi:

“Para do dite pra edhe me një konfirmim pozitiv nga ana ime, sot në mëngjes i konfirmova Kryeministrit Kurti se do ta pranoj ftesën për pozitën Ministër i Kulturës dhe Turizmit. Pavarësisht që nuk u votu, e falënderoj zotin Kurti që tek unë pa një profesionist që do ta kryente mirë këtë detyrë, sidomos për përzgjedhjen e një personi që nuk është anëtar i ndonjë partie politike.”

Ai shtoi se do të vazhdojë të kontribuojë për vendin kudo që të ketë mundësi:

“Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë me respekt të ndërsjellë si deri tash. Do të vazhdoj me punu për me qenë Kosova e para! Rrnofte Kosova!”

Statusi u mbyll me ironi të lehtë:

“Me respekt, Fatmir Spahiu – i propozuari për Ministër, në një mëngjes vjeshte në Prishtinë.”

 

Krasniqi: Kurti s’do të jetë më kryeministër – koha e qeverisjes së tij mori fund (VIDEO)

Pas dështimit të grumbullimit të votave të VV-së për krijimin e Qeverisë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se koha e qeverisjes së Albin Kurtit, ka marrë fund.

Sipas tij, Kurti nuk do të jetë më kryeministër as në zgjedhjet e ardhshme.

“U vërtëtua edhe sot që Albin Kurti po e mban peng vendin dhe nuk i ka numrat për Qeveri. 56 vota për dhe asnjë më shumë. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës, as prej zgjedhjeve të 9 shkurtit e as prej atyre të ardhshme”.

“Koha e qeverisjes së tij ka marrë fund”, u shpreh Krasniqi para mediave, njofton Klankosova.tv.

Glauk Konjufca, Mimoza Kusari, Dimal Basha, Fitore Pacolli – Albin Kurti prezanton emrat e ministrave për “Qeverinë Kurti III”

I mandatauri për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar emrat për kabinetin e ri qeveritar:

Zv/kryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca

Zv/kryeministre ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Fikrim Damka, zv/kryeministër i tretë

Ministër i Financave, Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe mirëqenie sociale, Andin Hoti.

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministër i Brendshëm, Xhelal Svecla.

Ministër i Administratës Publike, Lulzon Haxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministër i Arsimit e Shkencës, Avni Zognia.

Ministër i Kulturës, Fatmir Spahiu

I Sportit, Blerim Gashani.

Rasim Demiri- i administrimit dhe pushtetit lokal

Ministre e Mjedisit, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës, Dimal Basha

Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete e Kthim, Nenad Rashiq.

Kurti shpalos 5 vendimet që do të marrë javën e parë të qeverisjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar pesë vendime që do t’i marrë menjëherë gjatë javës së parë nëse arrin ta formojë qeverinë ”Kurti 3”

Sipas tij, këto masa kanë për qëllim përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe fuqizimin e mirëqenies sociale në vend.

Vendimet e para që do të ndërmarrë qeveria Kurti janë:

• Miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit të ardhshëm

• Rritja e pensionit minimal

• Rritja e shtesave për fëmijë

• Rritja e pagës minimale në 500 euro

• Miratimi i ndryshimeve ligjore që do të mundësojnë heqjen e kufizimit për punësimin në sektorin privat për veteranët e luftës

Kurti tha se këto vendime do të jenë hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve të dhëna gjatë fushatës dhe përmirësimit të standardit të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Rritje të pagës minimale 500 euro, pensioneve e shtesave – Kurti tregon pesë vendimet që t’i marr nëse votohet sot Qeveria

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar pesë vendimet e para që do t’i marrin që në javën e parë, Qeveria e re.

Ai ka premtuar rritje të pensionit minimal në vlerë 150 euro, rritje të shtesave për 50 përqind, pagë minimale 500 euro dhe heqje të kufizimit për punësim për veteranët, shkruan Reporteri.met

“Pesë vendimet e para që do ti marrim si qeveri: Miratimi i Projektbuxhetit, vendimi për pension minimal 150 euro që prek 200 mijë pensionistë, rritje të shtesave 50 përqind mbi nivelin aktual, rritje të pagës minimale 500 euro dhe miratimi i ndryshimi të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët”, ka thënë Kurti.

Ai ka ftuar deputetët që të votojnë pro Qeverisë së re.