Ky është kushti i vetëm që Nisma e voton Qeverinë Kurti 3

Nisma Socialdemokrate e ka ndarë mendjen që të mos e votojë qeverinë e re ‘Kurti 3’.

Burime të IndeksOnline thonë se kushti i partisë së Fatmir Limajt për ta votuar qeverinë e e Albin Kurtit, është shkarkimi i Dimal Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Kushti i vetëm i Nismës për votimin e qeverisë është shkarkimi i Dimal Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ky burim për IndeksOnline.

Arrestohet polici nga Njësia Speciale në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor i Njësisë Speciale në Prishtinë me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 24 tetor 2025 në Prishtinë, ndërsa polici special tashmë është ndaluar për 48 orë dhe është suspenduar, transmeton Klankosova.tv

“Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rasti, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor (i angazhuar në kuadër të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës)  është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.”

Gruaja e të riut që vdiq në aksident në Bresje: Burri jem do të dua deri në fund të jetës

Erëza Restelica, gruaja e të riut Herolind Restelica, që humbi jetën pas një aksidenti trafiku të shtunën, ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e bashkëshortit të saj.

“Burri jem do të dua deri në fund të jetës”, ka shkruar ajo në një postim prekës në rrjetet sociale.

Herolind Restelica vdiq tragjikisht në një aksident që ndodhi të shtunën në Bresje.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja përmes një njoftimi në rrjetet sociale. /Klankosova.tv

Pak para fillimit të seancës, ky deputet konfirmon takimin me Kurtin

Deputeti Veton Berisha ka thënë se nëse varet nga vota e tij, ai do të votojë pasi siç tha s’është i interesuar të bllokojë krijimin e institucioneve, shkruan Reporteri.net.

“Nëse varet prej votës time kam me e zhblloku, nuk jam i interesuar me e blloku, ndërsa se a do të jem pjesë e qeverisë mbetet për t’u vlerësuar”, tha ai.

Ai bëri të ditur se mbrëmë është takuar me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti por nuk dha detaje tjera rreth takimit.

“Kemi pasur mbrëmë kontakt, kemi takuar mbrëmë Kryeministrin. Ta shohim sot qysh po rrjedhë”, tha Berisha.

A ka kontaktuar VV deputetë të PDK’së për t’ua kërkuar votën, Lushtaku: Kam dëgjuar fjalë

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, tha se ka dëgjuar fjalë se Lëvizja Vetëvendosje ka kontaktuar deputetë të PDK’së individualisht për t’u kërkuar vota për Qeverinë, mirëpo tha se nuk janë informata të sigurta, shkruan Reporteri.net.

I pyetur se për cilët deputetë bëhet fjalë, Lushtaku tha se nuk i di emrat.

“Deri më tani nuk jam informuar që ka ndonjë thirrje nga partia e parë. Sigurisht që me pas informatë, e kisha shpërnda. Kam dëgju fjalë, por nuk derisa nuk kam informata të sigurta, nuk dua t’i gënjëj qytetarët. Nuk i di emrat”, tha Lushtaku.

Haradinaj: Do të tentohet votim i fshehtë

Qeveria e re e Kosovës mund të votohet me votim të fshehtë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit sot.

Këto dyshime i ka ngritur sot deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, i cili tha se sipas informatave të tij, sot do të tentohet që qeveria e re të votohet me votim të fshehtë, transmeton Zeri.info.

“Nëse kanë arritur gjatë natës me pazare individuale, atëherë mbetet të shihet. Sa kam informata, do të tentohet me votim të fshehtë”, tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se AAK-ja s’ka votë për qeverinë e re nga Albin Kurti. /Zëri

Formimi i Qeverisë: LDK-ja tregon nëse ndonjë deputet mund të votojë PRO Kurtit

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë dhe se nuk e di nëse LVV-ja i ka siguruar votat e nevojshme për votimin e qeverisë së re sot në Kuvend dhe nëse do ta arrijë këtë me ndihmën e ndonjë deputeti të kësaj partie.

Ai tha se masat për ndonjërin prej deputetëve të LDK-së që do të mund të votonte pro qeverisë së Kurtit, do të diskutoheshin pas seancës së sotme.

“Atëherë pas seancës kjo. Besoj që është një çështje tepër delikate votimi i qeverisë pa marrëveshje politike, individualisht, sidomos pas 8 muajsh të një situate të tensionuar dhe të krijuar paarsyeshëm. Është shumë vështirë ta bëjë dikush prej LDK-së, por nuk e di”, tha ai.

Gashi tha se ka frikë se “vendi do të hyjë në një krizë buxhetore”.

Ai tha se mund të mos mund të bëhet asnjë pagesë nga 1 janari.

PDK-ja del me njoftim për Qeverinë “Kurti 3”: A do të japë votat?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri thotë se partia e tij nuk ka votë për “Qeverinë Kurti 3”.

Pos tjerash, para mediave ai tha se PDK nuk do të hyjë në koalicion me LVV-në.

“Partia Demokratike e ka bërë të qartë prej certifikimit të zgjedhjeve, që në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe as nuk do të ketë votë për Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.

Tutje, Tahiri u shpreh i bindur që Albin Kurti do të dështojë të zgjedh Qeverinë e re.

Të shtëna me armë zjarri për shkak të një borxhi

Një borxh mendohet të ketë qenë arsyeja e disa të shtënave në një shtëpi në Mitrovicë të Jugut. Në vendin e ngjarjes policia gjeti gëzhojat, ndërsa tek ankuesi është sekuestruar një armë AK 47.

“Ankuesi m/k ka lajmëruar policinë se në afërsi te shtëpisë së tij ka pasur te shtëna me armë dhe sipas tij dyshon ne dy persona te cilëve ua kishte një borxh. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë ndërsa nga ankuesi është sekuestruar një armë AK 47 te cilën armë sipas ankuesit e kishte për vetëmbrojtje”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin është shoqëruar ne stacion te policisë një i dyshuar m/k dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.